
Mos
mblidhni pėr vete thesare mbi tokė, ku i brejnė tenja dhe ndryshku, dhe ku
vjedhėsit shpėrthejnė dhe vjedhin, pėrkundrazi mblidhni pėr vete thesare nė
qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhėsit nuk shpėrthejnė
dhe nuk vjedhin. Sepse ku ėshtė thesari juaj do tė jetė edhe zemra juaj (Mateu
6:19-21).
Parathėnie
Ka shumė besimtarė, qė e kanė harruar paralajmėrimin e Zotit Jezus, tė shprehur nė kėtė tekst. Ata jetojnė, duke e patur mendjen tek gjėrat e kėsaj bote. Ato gjėra, tė cilave iua kemi vėnė syrin, vjen dita kur, mė nė fund, na bėjnė skllav tė tyre, si nga ana morale, ashtu edhe nga ajo shpirtėrore. Ka me miliona tė ashtu-quajtur tė krishterė, zemrat e tė cilėve janė tė burgosura nė burgun e pronės e tė pasurisė sė tyre.
Zemra e njeriut nė momentin e Krijimit
Perėndia i krijoi njeriut zemrėn, me qėllim qė ai tė komunikonte shpirtėrisht me Tė. Zemra e njeriut kishte privilegjin e mrekullueshėm e tė fluturuarit pėrtej tokės, drejt hapėsirės qiellore, pėr tu takuar ballė pėr ballė me Perėndinė. Para se mėkati tė hynte nė botė, zemra e njeriut ishte e pastėr dhe e shenjtė. Ndaj edhe njeriu mund tė ecte nė praninė e Zotit Hyjnor. Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr, sepse ata do ta shohin Perėndinė (Mateu 5:8). Por, zemra e njeriut ndryshoi, sapo mėkati hyri brenda saj: Zemra gėnjehet mė tepėr se ēdo gjė tjetėr dhe sėmuret nė mėnyrė tė pashėrueshme; kush mund ta njohė atė? (Jeremia 17:9).
Zemra e burgosur
Zemra, qė duhet tė adhurojė Krijuesin nė Qiell, adhuron tani gjėrat e tokės. Njeriu nuk ka mė njė zemėr tė lirė. Pėrkundrazi, zemra e tij tani ėshtė e mbyllur me ēelės nė kasafortėn bankare, apo nė kutinė e xhevahirėve. Thesari, tė cilit ia kemi vėnė sytė, mund tė mos jetė vetėm paraja, por gjithashtu edhe moda, prona, apo gjėra tė tjera tė kėsaj bote. Ai/ajo qė e mbyll kutinė e xhevahirėve tė vet me ēelės, mbyll me ēelės edhe zemrėn e vet nė tė njėjtėn kuti. Dhe ai qė ka marrė farėn midis ferrave ėshtė ai qė e dėgjon fjalėn, por shqetėsimet e kėsaj bote dhe mashtrimet e pasurisė ia mbysin fjalėn; dhe ajo bėhet e pafrytshme (Mateu 13:22).
Prona e ka si zakon qė tė na i grabisė bekimet e vėrteta, qė kemi marrė prej Perėndisė. Njėherė, Jezusi foli rreth njė pasaniku, zemra e tė cilit ishte e mbyllur nė burgun e hambarit tė vet: Dhe ai u tha atyre njė shėmbėlltyrė: Tokat e njė pasaniku dhanė tė korra tė bollshme; dhe ai arsyetonte me vete duke thėnė: "Ētė bėj, sepse nuk kam vend ku ti shtie tė korrat e mia?". Dhe tha: "Kėtė do tė bėj: do tė shemb hambarėt e mia dhe do ti bėj mė tė mėdhenj, ku do tė shtie tė gjitha tė korrat dhe pasuritė e tjera, dhe pastaj do ti them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri tė shumta tė shtėna pėr shumė vjet; pusho, ha, pi dhe gėzo". Por Perėndia i tha: "O i pamend, po atė natė shpirtin tėnd do tė ta kėrkojnė dhe ato qė pėrgatite tė kujt do tė jenė?". Kėshtu i ndodh atij qė grumbullon thesare pėr vete dhe nuk ėshtė i pasur ndaj Perėndisė (Luka 12:16-21). Ai u quajt i pamend, ngaqė zemrėn e kishte tė ngulitur tek pasuria, jo tek Perėndia. Nuk ėshtė gabim tė jesh i pasur, por, kur pasuria ta rrėmben zemrėn, atėherė ajo tė ēon drejt Ferrit, tė lidhur me zinxhirė ari e argjendi. Ari dhe argjendi juaj u ndryshkėn, dhe ndryshku i tyre do tė jetė njė dėshmi kundėr jush dhe do tju pėrpijė mishėrat si zjarr; keni mbledhur thesare nė ditėt e fundit (Jakobi 5:3) Por ata qė dėshirojnė tė pasurohen, bien nė tundim, nė lak dhe nė shumė pasione tė paarsyeshme dhe tė dėmshme, qė i plandosin njerėzit nė rrėnim dhe shkatėrrim (1 Timoteut 6:9)... Ēdobi do tė ketė njeriu tė fitojė gjithė botėn, nėse mė pas do tė humbė shpirtin e vet? (Marku 8:36).
Thesari ynė Qiellor
Nė qoftė se ju jeni ringjallur me Krishtin, kėrkoni ato qė janė lart, ku Krishti ėshtė ulur nė tė djathtė tė Perėndisė. Kini nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė (Kolosianėve 3:1-2) Mos e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė, sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminė e saj; por ai qė bėn vullnetin e Perėndisė mbetet pėrjetė (1 Gjonit 2:15-17) Sepse lakmia pėr para ėshtė rrėnja e gjithė tė kėqijave dhe, duke e lakmuar atė fort, disa u larguan nga besimi dhe e depėrtuan veten e tyre nė shumė dhimbje (1 Timoteut 6:10). Nuk ka asgjė nė kėtė botė, qė tė mund tė krahasohet me thesarin tonė Qiellor. Banka e Qiellit nuk emeton stėrlina, apo dollarė. Pėrkundrazi, ajo ėshtė njė depo bekimesh, tė cilat i ka pėrgatitur vetė Perėndia pėr tė gjithė ata, qė e duan dhe e ndjekin Krishtin.
Si mund ti grumbullojmė thesare tė tilla nė Qiell? Para se tė udhėtojmė pėr nė njė vend tė huaj, na duhet ti kthejmė paratė tona nė paratė e atij vendi ku po shkojmė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, mund ta kthejmė pasurinė qė kemi nė kėtė botė, nė thesar tė pėrjetshėm, duke mbėshtetur financiarisht ata qė kanė nevojė pėr ndihmė, p.sh. misionarėt, apo njerėz tė tjerė, qė bėjnė punėn e Zotit. Pasuria jonė nė Qiell nuk ėshtė as prej ari, as prej argjendi, por ėshtė pasuri e shpirtrave tė njerėzve, jetėt e tė cilėve ne vetė i kemi influencuar sadopak pėr Perėndinė. Ajo zemėr qė e ka mendjen tek gjėrat qiellore, ajo zemėr do tė jetė pėrjetėsisht nė duar tė sigurta. Porositi tė pasurit e kėsaj bote tė mos jenė krenarė, dhe tė mos i mbajnė shpresat nė pasurinė qė ėshtė e pasigurt, por nė Perėndinė e gjallė, i cili na jep gjithēka bujarisht pėr ta gėzuar, tė bėjnė tė mira, tė bėhen tė pasur nė vepra tė mira, tė jenė bujarė dhe tė gatshėm pėr tė dhėnė, duke mbledhur si thesar njė themel tė mirė pėr tė ardhmen, pėr tė arritur jetėn e pėrjetshme (1 Timoteut 6:17-19).
Ashtu siē thotė edhe apostulli Pal, duhet tė jemi tė kėnaqur nė Krishtin dhe nė gjėrat, me tė cilat Ai na ka bekuar pėr momentin: Perėndishmėria ėshtė njė mjet qė sjell dobi tė madhe, kur njeriu kėnaqet me aq sa ka. Sepse ne nuk kemi asgjė me vete nė kėtė botė, dhe ėshtė e qartė se prej saj nuk mund tė marrim gjė me vete; por, kur kemi ēfarė tė hamė dhe tė veshim, tė jemi tė kėnaqur me kaq (1 Timoteut 6:6-8).
Pėrfundim
Sa njerėz ka, qė e kanė mendjen vetėm pėr tė fituar llotarinė, apo vetėm pėr tė blerė njė makinė tė re, apo vetėm pėr tia bėrė qejfin vetes, duke blerė rrobat e modės sė fundit! Kėshtu pra, zemra e tyre ėshtė e burgosur prej gjėrave tė kėsaj jete. Besimtari duhet ta ketė mendjen e zemrėn tė ngulitur tek Krishti. Zemra e tij duhet tė jetė e mbushur me dėshirėn pėr ta ndjekur Atė, kudo qė ta drejtojė. Duaje Zotin, Perėndinė tėnde me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd dhe me gjithė mendjen tėnde (Mateu 22:37).
Thesari ynė mė i madh gjendet nė Krishtin, por kėtė thesar nuk mund ta marrim, po qe se nuk e kryqėzojmė mishin dhe dėshirat mishore: Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim (Filipianėve 1:21), po qe se nuk i braktisim gjėrat e kėsaj bote: Por gjėrat qė mė ishin fitim, i konsiderova, pėr shkak tė Krishtit, humbje. Dhe me tė vėrtetė i konsideroj tė gjitha kėto njė humbje nė krahasim me vlerėn e lartė tė njohjes sė Jezu Krishtit, Zotit tim, pėr shkak tė tė cilit i humba tė gjitha kėto dhe i konsideroj si pleh, qė unė tė fitoj Krishtin (Filipianėve 3:7-8).
Qė tju japė, sipas pasurisė sė lavdisė sė vet, tė forcoheni me fuqi nėpėrmjet Frymės tė tij nė njeriun e pėrbrendshėm, qė Krishti tė banojė nė zemrat tuaja me anė tė besimit, qė, tė rrėnjosur dhe tė themeluar nė dashuri, tė mund tė kuptoni me tė gjithė shenjtorėt cila ėshtė gjėrėsia, gjatėsia, thellėsia dhe lartėsia, dhe ta njihni dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri, qė tė mbusheni me tėrė plotėsinė e Perėndisė (Efesianėve 3:16-19).© 9 Qershor 2007