A i ka dalė moda sė vėrtetės?

“Mos e luaj kufirin e vjetėr, tė vendosur nga etėrit e tu” (Fjalėt e Urta 22:28).

Parathėnie

Jetojmė nė periudhėn e kohės tė parashikuar prej profetit Daniel, kur “shumė njerėz do ta shfletojnė dhe dituria do tė shtohet” (Danieli 12:4). Pothuajse ēdo ditė dėgjojmė qė ka dalė njė shpikje tė re, e cila, qindra vjet mė parė, do t’i kish lėnė njerėzit me gojėhapur. Tani kemi telefona celularė, kompjutera dhe pajisje tė tjera, qė kanė si synim pėr tė na e bėrė jetėn mė tė rehatshme. Por, shtimi i diturisė ka sjellė degjenerim nė ēdo nivel tė jetės: “Dhe, duke qenė se paudhėsia do tė shumohet, shumėkujt do t’i ftohet dashuria” (Mateu 24:12). Brezi tonė s’i mungon asgjė, e megjithatė, tė paktė janė ata, qė e pranojnė se kanė nevojė pėr Perėndinė nė jetėn e tyre. Pastorėt e sotshėm, nė vend qė t’i qėndrojnė besnikė fjalės sė Perėndisė, e kanė kompromentuar mesazhin e shpėtimit. Dikur, kur njė pastor i ri e pyeti Xhon Ueslin se ē’duhej tė bėnte pėr ta shtuar numrin e atyre, qė vinin nė takimet e tij, ai iu pėrgjigj: “Lėre Perėndinė tė ta ndezė zemrėn dhe pastaj njerėzit do tė grumbullohen vetė pėr tė tė parė ty se si digjesh pėr Tė”.

Nė kėtė studim, do t’i hedhim njė sy tri temave tė predikimit, qė hidhen poshtė prej botės sė sotme, ngaqė ato konsiderohen si tė dala jashtė mode.

Tė Predikuarit kundėr Mėkatit

“Dhe nė qoftė se nuk veproni kėshtu, atėherė do tė mėkatoni kundėr Zotit; dhe tė jeni tė sigurtė qė mėkati juaj do t’ju gjejė” (Numrave 32:23). Bibla na jep shumė shembuj tė njerėzve tė tillė si p.sh.: Adami, Kaini, Loti, Akani, Sansoni, Sauli dhe Davidi, tė cilėt kujtuan se mėkati ishte njė gjė pa rėndėsi. Por, shumė shpejt, ata i kuptuan mirė pasojat e mėkatit. Edhe sot, njerėzit kujtojnė se mund tė bėjnė si t’iu dojė qejfi: “Secili bėnte atė qė i dukej e drejtė nė sytė e tij” (Gjyqtarėt 21:25).

Ka ardhur koha qė mėkati tė quhet ‘mėkat’, sepse ky brez e sheh mėkatin me mospėrfillje dhe madje edhe e mohon fare atė. Tė pirit e alkolit, p.sh. nuk ėshtė njė lloj sėmundje, por mėkat. Homoseksualiteti nuk ėshtė njė mėnyrė jetese alternative, por ėshtė i neveritshėm nė sytė e Perėndisė. Aborti nuk ėshtė e drejta e gruas tė bėjė ē’tė dojė me trupin e saj, por ėshtė vrasje. Nė kombin tonė, asnjėri prej problemeve shoqėrore tė ditėve tė sotme, duke filluar qė nga vrasjet me armė zjarri, e deri tek abuzimi i drogės, nuk mund tė zgjidhen nėpėrmjet edukimit tė masave, apo nėpėrmjet ligjeve mė tė rrepta nga ana e shtetit. Shoqėria jonė duhet tė kthehet pėrsėri tek themeli i vėrtetė, mbi tė cilin ndėrtohet kombi: “Kėshtu thotė Zoti: "Ndaluni nėpėr rrugė dhe shikoni, pyesni pėr shtigjet e vjetra, ku ėshtė rruga e mirė, dhe ecni nėpėr tė; kėshtu do tė gjeni prehje pėr shpirtrat tuaj". Por ata pėrgjigjen: "Nuk do tė ecim nėpėr tė" (Jeremia 6:16)… “Kur themelet janė shkatėrruar, ēfarė mund tė bėjė i drejti?” (Psalmi 11:3)… “Prandaj, ai qė i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i vė nė praktikė, mund tė krahasohet prej meje me njė njeri tė zgjuar, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi shkėmb” (Mateu 7:24).

Tė Predikuarit rreth Ferrit

“Biri i njeriut do tė dėrgojė engjėjt e vet dhe ata do tė mbledhin nga mbretėria e tij gjithė skandalet dhe ata qė bėjnė paudhėsi, dhe do t’i hedhin nė furrėn e zjarrit. Atje do tė ketė qarje dhe kėrcėllim dhėmbėsh” (Mateu 13:41-42). Zoti Jezus Krisht foli mė shumė rreth Ferrit, sesa rreth Parajsės. Njė fakt i tillė duhet tė na bindė se tema e Ferrit duhet tė pėrmendet dhe tė mėsohet nė kishat tona, nė Shkollat e sė Dielės dhe kurdo qė iu tregojmė tė tjerėve pėr Zotin.

Bota kujton se Ferri ėshtė njė vend argėtimi, ngaqė do tė jenė bashkė me shokėt e miqtė e tyre aty. Por, Ferri nuk ėshtė as vend mbrėmjesh, as vend pushimi. Pėrkundrazi, ai ėshtė njė vend i torturės sė pėrjetshme. Nuk ėshtė vendi, ku do tė ri-bashkohemi me pjesėtarėt e familjes, por ėshtė vend i ndarjes sė pėrjetshme. Ėshtė vendi, ku atyre, qė nuk besojnė nė Krishtin, do t’iu vijė ndėr mend ēdo moment i jetės sė tyre tė paperėndishme. Vans Havner ka thėnė: “Jezusi tha qė ėshtė mė mirė tė hysh nė jetė sakat, sesa tė shkosh i shėndetshėm nė Ferr. Njė proēedurė e tillė radikale predikohet rrallė nė ditėt e sotme dhe, edhe atėherė kur predikohet, predikohet dobėt. Si pasojė, shohim tek ndodh njė tragjedi e frikshme: njerėzit janė gati tė humbin gjithēka, nė vend qė t’ia dorėzojnė gjithēka Krishtit. Ata humbin, pra, gjithēka, nė mėnyrė qė tė ruajnė diēka”.

Tė Predikuarit rreth Shenjtėrimit

“Kėrkoni paqe me tė gjithė dhe shenjtėrim, pa tė cilin askush nuk ka pėr tė parė Perėndinė” (Hebrenjve 12:14). Shenjtėrimi ėshtė njė temė, pėr tė cilėn tė krishterėt e sotshėm nuk e vrasin mendjen fort. Ungjilli i Krishtit na inkurajon qė tė dalim jashtė zonės sonė tė rehatit dhe tė jetojmė jetėn e vėrtetė normale tė krishterė. Kjo do tė thotė sakrifikim nga ana jonė: “Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė” (Luka 9:23).

Edhe pse shumica e besimtarėve kėndojnė kėngė rreth shenjtėrimit dhe kanė njohuri tė mjaftueshme pėr kėtė temė, tė paktė janė ata, qė janė gati ta vėnė teorinė nė praktikė. Arsyeja pėr kėtė ėshtė e thjeshtė: ata nuk duan qė Jezusi tė zėrė vendin e parė nė jetėn e tyre. Nėse Ai ka parėsi lidhur me shpėtimin tonė, atėherė nga kjo rrjedh se Ai duhet tė jetė i pari, kur vjen puna tek koha qė shpenzojmė nė lutje apo nė studimin e Biblės, si edhe nė jetėn tonė kishtare, d.m.th. nė vajtjen nė takime, nė dhėnien e tė dhjetės dhe nė tė qėnit tė bindshėm ndaj thirrjes sė Tij nė jetėn tonė: “Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, t’i bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet tij” (Kolosianėve 3:17). Shprehja “ēdo gjė” nė kėtė varg pėrfshin ēdo aspekt tė jetės sonė, si nga ana shpirtėrore, ashtu edhe nga ajo laike.

Pėrfundim

Bota e konsideron Biblėn si njė mith, tė cilit i ka dalė moda. Nė sytė e botės, vetėm ata qė kanė nevojė pėr paterica shpirtėrore, kanė nevojė pėr Jezusin si Shpėtimtar tė jetės sė tyre. Tė krishterėt kanė rėnė nė kurthin e botės, duke e dėgjuar atė, nė vend qė tė dėgjojnė Krijuesin. Ndaj edhe sot, kisha e krishterė po vuan pasojat e veprimeve tė saj. E vėrteta mund tė jetė e lashtė, por asaj nuk i ka kaluar koha. Ajo nuk ka skaduar. Fjala e Perėndisė ėshtė aq e pėrjetshme, sa ē’ėshtė vetė “i Lashti i ditėve” (Danieli 7:9). Fjala e Perėndisė ėshtė e pėrjetshme dhe e pandryshueshme: “Gjithnjė, o Zot, fjala jote ėshtė e qėndrueshme nė qiejtė” (Psalmi 119:89). Tė krishterėt qė besojnė nė Bibėl, kanė “urtėsi” (2 Timoteut 1:7), ndėrkohė qė bota qė i rrethon, ėshtė e zhytur nė mėkat e nė degjenerim. Jezusi tha: “Qielli dhe toka do tė kalojnė, por fjalėt e mia nuk do tė kalojnė” (Mateu 24:35). Bota dhe gjithė teoritė e filozofitė e saj do tė shkatėrrohen, kur tė vijė Krishti. E vėrteta dhe ata qė e ndjekin Jezusin, do tė rrojnė nė pėrjetėsi: “Emri i tij quhet: "Fjala e Perėndisė” (Zbulesa 19:13). Tė thuash se tė vėrtetės i ka skaduar afati ėshtė njėsoj sikur tė thuash se Krishti nuk ėshtė “Udha, e Vėrteta dhe Jeta” (Gjoni 14:6).

© 12/2/2008