A ia vlen?

Teksti: Psalmi 73

Parathėnie

Mendimet e Asafit kėtu janė shumė tė ngjashme me ato tė besimtarėve tė ēdo brezi. Nėse gjithēka shkon mirė e bukur pėr ata qė nuk besojnė, ndėrkohė qė i krishteri vuan gjatė gjithė jetės, atėherė a ia vlen tė besosh nė Perėndinė? Mishi e trupi njerėzor thonė 'jo', por ne, ashtu si edhe autori i kėtij psalmi, duhet t'i shohim gjėrat me syrin e Perėndisė: "Deri sa hyra nė shenjtoren e Perėndisė dhe mora parasysh fundin e tyre" (Psalmi 73:17). Ata qė nuk besojnė, nuk pyesin fare pėr Perėndinė. Nuk e marrin aspak nė konsideratė faktin se duhet tė besojnė nė Krishtin dhe ta ndjekin Atė. Jobesimtarėt duket sikur kanė mė shumė begati e pasuri sesa fėmijėt e Perėndisė: "Sepse i kisha zili mburravecėt, duke parė mirėqėnien e njerėzve tė kėqij" (Psalmi 73:3). Nganjėherė, na duket sikur do ishte mė mirė sikur tė mos besonim nė Zot: "Mė kot, pra, pastrova zemrėn time dhe i lava duart nė pafajėsinė time" (Psalmi 73:13).

Ia vlen, sepse...

Dikur ishim tė humbur nė mėkat e tė destinuar pėr nė Ferr: "Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė" (Romakėve 3:23)... "Ndėrmjet tė cilėve edhe ne dikur jetuam nė lakmitė e mishit tonė duke i plotėsuar dėshirat e mishit dhe tė mendjes, dhe ishim prej natyre bij tė zemėrimit, ashtu si edhe tė tjerėt" (Efesianėve 2:3).

Ia vlen, sepse...

Dikur ishim tė dėnuar: "Ai qė beson nė tė nuk dėnohet, por ai qė nuk beson tashmė ėshtė dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit tė vetėmlindur tė Perėndisė" (Gjoni 3:18)... "Tani, pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezu, qė nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymės" (Romakėve 8:1).

Ia vlen, sepse...

Dikur mbanim mbi supe barrėn e rėndė tė fajit, njė barrė, e cila na u hoq kur erdhėm tek kryqi i Kalvarit: "Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja. Edhe tė gjitha gjėrat janė nga Perėndia qė na pajtoi me veten pėrmes Jezu Krishtit dhe na dha shėrbimin i pajtimit, sepse Perėndia e ka pajtuar botėn me veten nė Krishtin, duke mos ua numėruar njerėzve fajet e tyre dhe vuri ndėr ne fjalėn e paqtimit. Ne, pra, bėhemi lajmėtarė pėr Krishtin, sikurse Perėndia tė kėshillonte nėpėrmjet nesh; dhe ne ju kėshillojmė juve pėr hir tė Krishtit: Paqtohuni me Perėndinė! Sepse ai bėri tė jetė mėkat pėr ne ai qė nuk njihte mėkat, qė ne tė bėhemi drejtėsia e Perėndisė nė tė" (2 Korintasve 5:17-21).

Ia vlen, sepse...

Bota nuk kėnaqet me ato qė ka. Tė pasurit duket sikur vuajnė mė shumė nga depresioni, shqetėsimet e ndryshme dhe dėshpėrimi, sesa tė varfėrit. Mbreti Salomon e dinte mirė njė fakt tė tillė. Ai kishte mė shumė pasuri, sesa ē'mund ta imagjinonim, por shpirtin e kishte tė pakėnaqur. I provoi tė gjitha: alkolin, imoralitetin, shkollimin dhe menēurinė njerėzore. Por pėrgjigjen e gjeti brenda nė zemėr, kur tha: "Unė i kam parė tėrė gjėrat qė bėhen nėn diell; dhe ja, tė gjitha janė gjėra tė kota dhe njė kėrkim pėr tė kapur erėn" (Predikuesit 1:14). Njeriu gjen paqe e siguri tė vėrtetė vetėm atėherė, kur e kupton se vetėm Perėndia ėshtė Ai, qė mund t'ia kėnaqė shpirtin: "Cilin kam nė qiell veē teje? Dhe mbi tokė nuk dėshiroj tjetėr njeri veē teje" (Psalmi 73:25). Vetėm atėherė ka kuptim jeta e tij: "Dhe ne e dimė se tė gjitha gjėra bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij" (Romakėve 8:28).

Ia vlen, sepse...

Shtėpia jonė nuk ėshtė prej kėsaj bote, sepse nė kėtė botė asgjė nuk ka vlerė tė pėrjetshme: "Unė u kam dhėnė atyre fjalėn tėnde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janė prej botės, ashtu si edhe unė nuk jam prej botės. Unė nuk kėrkoj qė ti t’i heqėsh nga bota, por qė ti t’i mbrosh nga i ligu. Ata nuk janė nga bota, sikurse unė nuk jam nga bota" (Gjoni 17:14-16). Shtėpia jonė ėshtė me Krishtin: "Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua! Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do t’ju thoja. Unė po shkoj t’ju pėrgatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e t’ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t’ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju" (Gjoni 14:1-3). Duhet ta falenderojmė vazhdimisht Perėndinė pėr shpėtimin e mrekullueshėm, qė na ka dhėnė. Kur tė arrijmė nė Qiell, nuk do ta marrim fare nė konsideratė sesa shumė kemi vuajtur pėr Krishtin: "Dhe nėse jemi bij, jemi dhe trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Perėndisė dhe bashkėtrashėgimtarė tė Krishtit, nėse vuajmė mė tė dhe lavdohemi me tė. Unė mendoj nė fakt, se vuajtjet e kohės sė tanishme nuk vlejnė aspak tė krahasohen me lavdinė qė do tė shfaqet nė ne" (Romakėve 8:17-18). 

Pėrfundim

Njė komentator i Biblės, Xheimisėn Foset-Braun, ka thėnė: "Perėndia ėshtė i mirė ndaj popullit tė Tij. Edhe pse begatia e tė ligut dhe vuajtjet e tė drejtit bėnė qė autori i psalmit 73 ta vinte nė dyshim qeverisjen e Perėndisė, prapėseprapė, zemra e tij gjeti qetėsi, tek pa, nėn dritėn e zbulesės sė Perėndisė, shkatėrrimin e tmerrshėm e tė papritur tė tė ligut. Duke e qortuar veten pėr budallallėkun qė tregoi, autori i psalmit iu drejtua pėrsėri Perėndisė dhe u kėnaq me mirėsinė dhe dashurinė e Tij".

Djalli do qė ne tė kujtojmė se nuk ia vlen tė besosh tek Perėndia. Ai na shfaq para syve tėrė botėn e mbushur me kėnaqėsi e pasuri, por na i fsheh kurthet e veta, qė janė gati ta zėnė pre kėdo, qė s'e ka mendjen. Pėrkundrazi, Fryma e Shenjtė na drejton tek jeta e pėrjetshme, qė ėshtė e bekuar me pasuri shpirtėrore nė praninė e Krishtit: "Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės; ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsi" (Psalmi 16:11), sepse “ato gjėra qė syri nuk i ka parė dhe veshi nuk i ka dėgjuar dhe nuk kanė hyrė nė zemėr tė njeriut, janė ato qė Perėndia ka pėrgatitur pėr ata qė e duan atė”. Po Perėndia na i ka zbuluar me anė tė Frymės sė tij, sepse Fryma heton ēdo gjė, edhe tė thellat e Perėndisė" (1 Korintasve 2:9-10). A ia vlen tė jesh i krishterė? Pėrgjigja ndaj kėsaj pyetjeje varet nga fakti se kujt i besojmė.

© 22/3/2008