A janė rezultatet dėshmi e suksesit?

"Pastaj tėrė asambleja e bijve tė Izraelit u nis nga shkretėtira e Sinit, duke marshuar me etapa sipas urdhrave tė Zotit, dhe u vendos nė Redifim. Por nuk kishte ujė tė pijshėm pėr popullin. Atėherė populli u grind me Moisiun dhe i tha: "Na jep ujė pėr tė pirė". Moisiu u pėrgjigj: "Pse grindeni me mua? Pse tundoni Zotin?". Atje populli pati etje pėr ujė dhe murmuriti kundėr Moisiut, duke thėnė: "Pse na bėre tė ikim nga Egjipti qė tė vdesim nga etja ne, bijtė tanė dhe bagėtia jonė?". Kėshtu Moisiu i thirri Zotit, duke i thėnė: "Ēfarė tė bėj pėr kėtė popull? Edhe pak dhe ata do tė mė vrasin me gurė". Zoti i tha Moisiut: "Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga Izraeli; merr nė dorė edhe bastunin me tė cilin rrahe lumin, dhe nisu. Ja, unė do tė rri pėrpara teje, atje mbi shkėmbin nė Horeb; ti do tė rrahėsh shkėmbin, prej tė cilit do tė burojė ujė dhe populli do tė pijė". Kėshtu bėri Moisiu para syve tė pleqve tė Izraelit. Prandaj e quajti kėtė vend Masa dhe Meriba pėr shkak tė grindjeve qė pati me bijtė e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thėnė: "A ėshtė vallė Zoti nė mes nesh, apo jo?" (Eksodi 17:1-7).

Parathėnie

Nė kėtė pasazh, Moisiun e shohim duke zbatuar pikė pėr pikė urdhėrin e Perėndisė. Pėr shkak tė njė bindjeje tė tillė, populli i Izraelit pati ujė tė pijshėm. Kjo mrekulli e ky rezultat vėrtetoi se Moisiu ishte me tė vėrtetė njė shėrbėtor i bindshėm i Perėndisė. Por, mė vonė, lexojmė nė Bibėl rreth njė situate tjetėr, kur izraelitėve iu desh pėrsėri ujė pėr tė pirė dhe Zoti i tha Moisiut: "Merr bastunin; ti dhe vėllai yt Aaron thirrni asamblenė dhe para syve tė tyre i flisni shkėmbit, dhe ai do tė japė ujin e tij; kėshtu do tė nxjerrėsh pėr ta ujė nga shkėmbi dhe do t’u japėsh tė pinė njerėzve dhe bagėtisė sė tyre" (Numrave 20:8). Kėsaj rradhe, Moisiu bėri mė shumė sesa ē'i tha Perėndia: "Pastaj Moisiu ngriti dorėn, goditi shkėmbin me bastunin e tij dy herė dhe prej tij doli ujė me bollėk; kėshtu asambleja dhe bagėtia pinė ujė" (Numrave 20:11). Si nė rastin e parė, ashtu edhe kėsaj rradhe, Moisiu arriti rezultat tė mirė, por, herėn e dytė ai nuk bėri vullnetin e Perėndisė: "Atėherė Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Me qenė se nuk mė besuat pėr tė mė mbuluar me lavdi para syve tė bijve tė Izraelit, ju nuk do ta futni kėtė asamble nė vendin qė unė u dhashė atyre" (Numrave 20:12). E shohim, pra, se rezultatet nuk janė gjithmonė dėshmi suksesi.

Rezultatet nuk vėrtetojnė gjė

Vini re se si nga shkėmbi "doli ujė me bollėk". Nė sytė e asamblesė sė Izraelit, Moisiu ishte njeri i Perėndisė, njė njeri qė bėnte mrekulli, qė ishte i suksesshėm nė shėrbesėn e tij. Pėrpara tyre ndodhej njė njeri, qė iua plotėsonte nevojat dhe jo vetėm kaq, por qė iua plotėsonte nevojat me bollėk. Edhe ne, po tė kishim qenė atė ditė aty me Moisiun, do ta kishim ngritur atė nė pjedestal. Do ta kishim konsideruar atė si udhėheqėsin tonė. Por, Perėndia u inatos me atė qė bėri Moisiu. Nė atė moment, shėrbėtori i Tij nuk ishte mė i suksesshėm, por kishte dėshtuar. "Ata e provokuan pėrsėri nė ujėrat e Meribas, dhe Moisiu pėsoi tė keqen pėr shkak tė tyre, sepse e ashpėrsoi frymėn e tij (tė Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzėt e tij" (Psalmi 106:32-33). Moisiut, ngaqė nuk iu bind mirė urdhėrit tė Perėndisė, nuk iu lejua qė ta ēonte Izraelin nė Tokėn e Premtuar. Nė vend qė tė ishte udhėheqėsi shpirtėror i Izraelit, Moisiu e zbaviti popullin e Perėndisė me dredhi e marifete.

Ajo qė bėri Moisiu atė ditė, nuk ishte dėshmi suksesi, por dėshmi rebelimi e mosbindjeje nė zemrėn e tij. Tė shumtė janė ata njerėz, tė cilėve iu kanė bėrė shumė pėrshtypje predikuesit e famshėm, tė cilėt i shohin nė televizor. Predikues tė tillė hiqen sikur janė njerėz tė Perėndisė dhe i bėjnė pėr vete turmat, me paraqitjen e tyre tė shkėlqyer, pothuajse teatrale. Tė shumta janė historitė qė dėgjojmė nga goja e kėtyre predikuesve rreth aventurave tė tyre nė vende tė ndryshme tė botės. Por, ata qė pėrdorin hile e marifete, pėr t'i tėrhequr turmat e njerėzve, shumė shpejt bien nė tė njėjtin kurth, ashtu si edhe Moisiu. Pak rėndėsi ka sesa tė mėdha janė turmat e njerėzve qė vijnė nė kishė, apo sesa miliona njerėzve iu ėshtė dhėnė ushqim nė Afrikė, apo sesa shkolla biblike janė hapur nė Rusi. Po qe se Perėndia nuk do qė tė bėhen gjėra tė tilla, atėherė kėta predikues kot qė merren me kėto punė. "Nė qoftė se Zoti nuk ndėrton shtėpinė, me kot lodhen ndėrtuesit" (Psalmi 127:1). Arritja e rezultateve tė shkėlqyera nuk vėrteton absolutisht asgjė, po qe se kėto rezultate nuk i arrijmė, duke u bazuar tek vullneti i Perėndisė. Pak rėndėsi ka nėse njė pastor e mbush kishėn me njerėz, apo nėse kisha po pėrparon. Pėrkundrazi, ajo qė ka rėndėsi ėshtė kjo: "A po zbatohet vullneti i Perėndisė nė kishė?"

Bindja ėshtė rruga drejt suksesit

Moisiu, jo vetėm qė nuk iu bind Perėndisė, por ishte fajtor, ngaqė e lartėsoi veten, jo Perėndinė, nė sytė e popullit. Zoti ndėshkoi gjithashtu edhe njė udhėheqės tjetėr tė Izraelit, pėr mosbindjen e tij. I tha Saulit, nėpėrmjet profetit Samuel: "Ja, bindja ėshtė mė e mirė se flijimi; dhe tė dėgjosh me kujdes ėshtė mė mirė se dhjami i deshve" (1 Samuelit 15:22).

Shumica e krishtėrimit tė sotshėm i ngjan njė spektakli, njė reklame. Ku janė ata udhėheqės e ato kisha, qė e duan dhe i binden me tė vėrtetė Zotit? Perėndisė nuk i bėjnė shumė pėrshtypje tė kėnduarit bukur, apo broshura tėrheqėse, apo godina kishe tė ndėrtuara me finesė. Suksesi i vėrtetė dhe i pėrjetshėm arrihet vetėm atėherė, kur Perėndia i Shenjtė nderohet prej besimtarėve, qė i binden. "Ju nuk do ta futni kėtė asamble nė vendin qė unė u dhashė atyre" (Numrave 20:12).

Pėrfundim   

Izraelitėve iu dha ujė me bollėk. Kjo ishte njė ngjarje spektakolare, njė ngjarje mahnitėse, qė do tė pėrmendej gjithnjė prej brezave tė ardhshėm. Por, ajo qė bėri Moisiu, ishte e gabuar nė sytė e Perėndisė, ngaqė ai nuk veproi sipas urdhėrit tė Tij. Zoti lartėsohet vetėm nė mes tė atyre, qė i shėrbejnė Atij me bindje. Vetėm atėherė mund tė jemi tė suksesshėm nė sytė e Perėndisė. "Nėse mė doni, zbatoni urdhėrimet e mia" (Gjoni 14:15)... "Ky libėr i ligjit mos u ndaftė kurrė nga goja jote, por mendohu pėr tė ditė e natė, duke kėrkuar tė veprosh simbas tė gjitha atyre qė janė shkruar, sepse atėherė do tė kesh sukses nė veprimet e tua, atėherė do tė pėrparosh" (Jozueu 1:8).   

© 25/8/2008