A je ti njė i krishterė i pėrkushtuar?

"Janė ata Hebrenj? Jam edhe unė! Janė ata Izraelitė? Jam edhe unė! janė ata pasardhės tė Abrahamit? Jam edhe unė. Janė ata shėrbėtorė tė Krishtit? Po flas si i pamend, unė jam edhe mė tepėr si kėta; nė mundime mė tepėr, nė goditje mė tepėr, nė burgje mė tepėr dhe shpesh nė rrezik pėr vdekje. Nga Judenjtė mora pesė herė nga dyzetė kamxhike pa njė. Tri herė mė rrahėn me shkopinj, njė herė mė qėlluan me gurė, tri herė m’u mbyt anija nė det, kalova njė ditė e njė natė nė humnerė. Nė udhėtime tė shpeshta nė rreziqe lumenjsh, nė rreziqe kusarėsh, nė rrezik nga ana e bashkėtdhetarėve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe nė qytet, rreziqe nė shkretėtirė, rreziqe nė det, rreziqe midis vėllezėrve tė rremė, nė lodhje e nė mundim, nė netėt pa gjumė, nė uri e nė etje, shpesh herė nė agjėrime, nė tė ftohtė dhe nė tė zhveshur. Pėrveē kėtyre gjėrave tė jashtme, ajo qė mė mundon ēdo ditė ėshtė kujdesja pėr tė gjitha kishat. Kush ėshtė i dobėt, qė tė mos jem edhe unė? Kush ėshtė skandalizuar dhe unė tė mos pėrvėlohem? Nė qoftė se duhet tė mburrem, unė do tė mburrem me ato qė kanė tė bėjnė me dobėsinė time. Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, qė ėshtė i bekuar pėrjetė, e di se unė nuk gėnjej. Nė Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e Damaskasve pėr tė mė zėnė, por nga njė dritare mė ulėn pėrgjatė murit me njė shportė, dhe shpėtova nga duart e tij" (2 Korintasve 11:22-33).

Parathėnie

Kjo dėshmi, e shkruar nga apostulli Pal, na tregon se ai ishte njė i krishterė i pėrkushtuar, qė ia kishte besuar tėrė jetėn e vet Zotit Jezus Krisht. Shumica e tė krishterėve tė sotėm, po tė ballafaqoheshin me vuajtjet dhe stėrmundimet, qė pėrjetoi Pali, do tė iknin me vrap e do ta braktisnin besimin. Por Pali ishte i vendosur, qė tė ecte gjithnjė e mė lart, gjithnjė e mė pėrpara me Zotin, pavarėsisht nga ēmimi qė mund tė paguante pėr besimin e tij.

Njė i krishterė i pėrkushtuar vė nė pėrdorim ēdo lloj mundėsie

"Unė u jam borxhli Grekėve dhe barbarėve, tė diturve dhe tė paditurve. Kėshtu, aq sa varet nga unė, jam gati t’ju predikoj ungjillin edhe juve qė jeni nė Romė. Nė fakt unė nuk kam turp pėr ungjillin e Krishtit, sepse ai ėshtė fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson, mė parė Judeun e pastaj Grekun" (Romakėve 1:14-16).

Gjatė gjithė jetės sė tij misionare, Pali u ballafaqua me shumė vėshtirėsi. E, megjithatė, ai e konsideronte ēdo vėshtirėsi si njė mundėsi, pėr ta pėrhapur lajmin e mirė mes atyre, qė nuk kishin dėgjuar fare rreth Krishtit. Pali kurrė nuk e lejonte veten, qė tė tundohej e tė hiqte dorė nga detyra e tij, kur e shihte se e kishte jetėn nė rrezik: "Sepse m’u hap njė derė e madhe dhe e efektshme, dhe kundėrshtarė ka shumė" (1 Korintasve 16:9). Kishte raste, kur e kishte gjetur veten nė kėshtjellėn e Satanait, si p.sh. nė Efes, njė qytet i mbushur me magji. Por, nė vend qė tė frikėsohej, ai predikoi Krishtin: "Kėshtu fjala e Perėndisė shtohej dhe forcohej" (Veprat e Apostujve 19:20).

Njė i krishterė i pėrkushtuar bėn njė jetė sakrifikuese

"Sa pėr veten time, unė do tė shpenzoj me gėzim dhe do tė shpenzohem pėr shpirtrat tuaja, megjithse ju dua mė fort dhe mė doni mė pak" (2 Korintasve 12:15). 

Jetojmė nė njė epokė, nė tė cilėn njerėzve iu thuhet qė t'ia bėjnė qejfin sa mė shumė vetes. Brenda pėr brenda kishės, shumica e besimtarėve nuk e kanė fare idenė se ē'kuptim ka njė jetė sakrifikuese. Kujtojnė se tė shkuarit nė kishė, apo tė dhėnit e ofertės ėshtė sakrificė e madhe. Por, sakrifica e vėrtetė ėshtė gatishmėria pėr ta pėrdorur jetėn tonė pėr tė mirėn e tė tjerėve. Njė sakrificė e tillė nuk ėshtė ndihmė humanitare, apo bamirėse, por ėshtė njė sakrificė, qė e ka burimin tek dashuria hyjnore, e jo thjesht tek keqardhja.

Pali nuk pushoi sė derdhuri jetėn e tij pėr tė mirėn e tė tjerėve, pavarėsisht se, sa mė shumė i donte, aq mė pak e donin. Kėtė lloj dashurie mund ta quajmė "dashuri joreciproke".

Njė i krishterė i pėrkushtuar punon, ashtu siē e drejton Perėndia

"Dhe, qė tė mos mė rritet mendja pėr shkak tė jashtėzakonshmėrisė sė zbulesave, m’u dha njė gjėmb nė mish, njė engjėll i Satanit, pėr tė mė rėnė me grushta, qė tė mos mbahem me tė madh. Lidhur me kėtė iu luta tri herė Zotit qė ta largonte nga unė. Por ai mė tha: “Hiri im tė mjafton, sepse fuqia ime pėrsoset nė dobėsi”. Prandaj me kėnaqėsi tė madhe do tė krenohem mė tepėr pėr dobėsitė e mia, qė fuqia e Krishtit tė rrijė tek unė. Prandaj unė kėnaqem nė dobėsi, nė fyerje, nė nevoja, nė pėrndjekje, nė ngushtica pėr shkak tė Krishtit, sepse, kur jam i dobėt, atėherė jam i fortė" (2 Korintasve 12:7-10).

Perėndia gjithmonė na jep fuqi, pėr ta kryer punėn, pėr tė cilėn edhe na ka thirrur. Sapo tė fillojmė tė kujtojmė se jemi nė gjendje, apo se kemi talent, pėr ta bėrė vetė punėn e Perėndisė, atėherė nuk do tė mund ta shfaqim dot fuqinė e Tij. Ai na ka thirrur pėr tė punuar pėr Tė, ngaqė jemi tė dobėt. Edhe ne, ashtu si Pali, do tė ndeshemi me botėn, apo me fetė e rreme. Por, nėse vazhdojmė t'ia dėgjojmė zėrin e t'i bindemi Frymės sė Shenjtė, atėherė "nė tė gjitha kėto gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na deshi" (Romakėve 8:37).

Njė i krishterė i pėrkushtuar bėn njė jetė tė pastėr, tė ndarė nga bota

"Mos hyni nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt, sepse ē’lidhje ka drejtėsia me paudhėsinė? Dhe ēfarė afrie ka drita me terrin? Dhe ē’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē’pjesė ka besimtari me jobesimtarin? Dhe ēfarė marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė sė gjallė, sikurse tha Perėndia: “Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im”. Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti, dhe mos prekni asgjė tė ndyrė, dhe unė do t’ju pranoj, dhe do tė jem si njė Atė pėr ju, dhe ju do tė jeni pėr mua si bijtė e bijat, thotė Zoti i Plotfuqishėm” (2 Korintasve 6:14-18).

Njė ndarje, apo njė veēim i tillė duhet tė vihet re sidomos nė dy aspekte tė jetės sonė tė krishterė. Sė pari, nė mendjen tonė: "Por ne kemi mendjen e Krishtit" (1 Korintasve 2:16). Mendimet tona duhet tė na ndajnė (tė na veēojnė) automatikisht prej atyre qė nuk e kanė mendjen e Krishtit. Sė dyti, nė sjelljen tonė. E si mund tė themi se Krishti na e ka transformuar jetėn, nėse vazhdojmė tė sillemi si bota? Kėto dy aspekte, pra, ndikojnė shumė nė gjithēka qė bėjmė e nė gjithēka qė themi, nė mjedisin, qė frekuentojmė dhe nė shoqėrinė qė kemi. Besimtari qė nuk bėn njė jetė tė pastėr, tė veēuar nga bota, nuk ka fuqi pėr tė jetuar njė jetė normale tė krishterė.    

Pėrfundim

Tė shumtė janė ata, qė jetojnė njė jetė tė krishterė, qė nuk jep fryte fare, nė njė kohė qė Zoti na ka premtuar njė jetė "me bollėk". "Unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk" (Gjoni 10:10). Pėrkushtimi i vėrtetė gjendet nė ato gjėra, qė pėrmendėm edhe mė sipėr. Njė pėrkushtim i tillė pėrshkruhet gjithashtu prej apostullit Pal edhe tek Romakėve 12:1-2, "O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė".

© 6/12/2008