"Kur tėrė ai brez u bashkua me etėrit e vet, mbas atij doli njė brez i ri qė nuk e njihte Zotin, as veprat qė kishte bėrė pėr Izraelin" (Gjyqtarėt 2:10).
Parathėnie
Jetojmė nė njė kohė, qė i pėrngjan kohės sė Izraelit tė vjetėr. Populli izraelit e kishte pėrjetuar hirin e Perėndisė tė derdhej mbi tė. Kishte parė gjithashtu mrekullitė e kryera prej Zotit gjatė gjithė periudhės nga eksodi prej Egjiptit e deri nė arritjen nė Tokėn e Premtuar. Izraelitėt kishin korrur fitore tė mėdha kundėr armiqve edhe mė tė fuqishėm se vetė ata. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe nė ishujt britanikė Perėndia ka kryer vepra tė mėdha pėr popullin anglez. Zoti pėrdori Gjon Uiklif, pėr shembull, pėr tė pėrkthyer Biblėn nė anglisht. Pėr mė tepėr, pėr vite me rradhė, fushata ringjalljesh u drejtuan nga burra tė tillė si p.sh. Gjon Ueslli, Ēarls Spėrxhėn, D. L. Mudi, Dankėn Kambėll, Evan Roberts, etj. Nė tė shkuarėn, pra, Perėndia i bėri favor kėtij vendi. Por sot, brezi i ri nuk di asgjė rreth Krijuesit dhe Shpėtimtarit tė botės.
Njohuria rreth Perėndisė
Brezi i ri izraelit nuk e njihte Perėndinė. Ndoshta kishin dėgjuar rreth gjėrave tė mėdha qė Perėndia kishte bėrė pėr gjyshėrit e stėrgjyshėrit e tyre, por kėto i quanin si histori. Njohuria e fakteve biblike nuk barazohet me njohjen personale tė Perėndisė. Ky brez nuk dinte asgjė fare lidhur me marrėdhėnien e ngushtė, qė duhej tė kishin me Zotin, prandaj edhe habiteshin tek dėgjonin histori rreth Abrahamit, Moisiut, apo Jozueut. Perėndia nuk kishte vend nė zemrat e tyre, sepse "secili bėnte atė qė i dukej e drejtė nė sytė e tij" (Gjyqtarėve 17:6). Pa dyshim, ata talleshin me kėdo qė besonte tek i Gjithėpushtetshmi dhe tek dashuria, mėshira dhe mirėsia e Tij. Ecnin rrugėve, duke u mburrur pėr mėkatet e tyre. E kishin harruar Perėndinė, sepse e kishin lėnė mėnjanė fjalėn e Tij. Jetonin, sikur tė mos egzistonte fare Zoti.
Pse nuk e njihnin Perėndinė?
Jozueu kishte vdekur: "Populli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė jetuan pas Jozueut, dhe qė kishin parė tė gjitha veprat e mėdha qė Zoti kishte bėrė pėr Izraelin" (Gjyqtarėve 2:7)... "Izraeli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė jetuan pas Jozueut dhe qė dinin tėrė veprat qė Zoti kishte bėrė pėr Izraelin" (Jozueu 24:31). Ndoshta, kujtonin se tani mund tė zgjidheshin nga zinxhirėt dhe tė bėnin si t'iua kishte qejfi.
Jozueu, pėrsa kohė qė kishte qenė udhėheqėsi i popullit, kishte patur pėrgjegjėsinė pėr t'iu mėsuar e pėr t'iu egzekutuar atyre Ligjin e Perėndisė: "Jini, pra, shumė tė vendosur nė zbatimin dhe vėnien nė praktikė tė ligjit tė Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas, pa u pėrzier me kombet qė mbeten midis jush; nuk do tė pėrmendni as emrin e perėndive tė tyre dhe nuk do tė betoheni pėr ta; nuk do ti shėrbeni dhe nuk do tė bini pėrmbys para tyre; por do tė lidheni ngushtė me Zotin, Perėndinė tuaj, siē keni bėrė deri sot...Tregoni, pra, kujdes tė madh pėr shpirtrat tuaj, pėr ta dashur Zotin, Perėndinė tuaj" (Jozueu 23:6-8, 11). Ka tė ngjarė qė, pas vdekjes sė Jozueut, tė mos ketė patur njeri aq tė perėndishėm si ai, qė ta drejtonte pėrsėri popullin e Izraelit. Jozueu e kishte nderuar Zotin, qė prej fillimit tė qeverisjes sė tij e deri nė momentin e vdekjes: "Prandaj tani tia kini frikėn Zotit dhe shėrbejeni me ndershmėri dhe besnikėri; hiqni perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit dhe nė Egjipt, dhe vihuni nė shėrbim tė Zotit. Dhe nė rast se ju duket njė gjė e keqe ti shėrbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni ti shėrbeni, o perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit, o perėnditė e Amorejve, nė vendin e tė cilėve ju banoni sot; sa pėr mua dhe pėr shtėpinė time do ti shėrbejmė Zotit" (Jozueu 24:14-15). Izraelitėt u betuan se do ta nderonin Perėndinė, ashtu siē i kishte mėsuar Jozueu: "Atėherė populli u pėrgjigj dhe tha: "Larg qoftė qė ne tė braktisim Zotin pėr tu shėrbyer perėndive tė tjera!...Populli iu pėrgjigj Jozueut: "Ne do ti shėrbejmė Zotit, Perėndisė tonė, dhe do ti bindemi zėrit tė tij" (Jozueu 24:16, 24). Por, sa shpejt e braktisėn Zotin! "Bijtė e Izraelit bėnė atė qė ishte keq nė sytė e Zotit dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit; ata braktisėn Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre, i cili i kishte nxjerrė nga Egjipti, dhe adhuruan perėndi tė tjera ndėrmjet perėndive tė popujve qė i rrethonin, ranė pėrmbys para tyre dhe kėshtu provokuan zemėrimin e Zotit; ata brakisėn Zotin dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit dhe tė Ashtarothit" (Gjyqtarėve 2:11-13). E hodhėn poshtė fjalėn e Perėndisė: "Mjerisht ata nuk i dėgjonin as gjyqtarėt e tyre, por kurvėroheshin pėrpara perėndive tė tjera dhe binin pėrmbys para tyre. Ata braktisėn shpejt rrugėn e ndjekur nga etėrit e tyre, tė cilėt u ishin bindur urdhrave tė Zotit; por ata nuk vepruan ashtu" (Gjyqtarėve 2:17). Ishin gati pėr t'u gjykuar prej Tij: "Prandaj mėria e Zotit u ndez kundėr Izraelit, dhe ai tha: "Duke qenė se ky komb ka shkelur besėlidhjen qė unė kisha pėrfunduar me etėrit e tyre dhe ata nuk i janė bindur zėrit tim" (Gjyqtarėve 2:20).
Po sot?
Ku janė ata njerėz tė Perėndisė, qė janė gati tė ngrihen e t'i thonė kėtij kombi qė tė pendohet pėr mėkatet? Drejtuesit e kishave shtetėrore janė ose liberalė, ose pasues tė "Atit tė gėnjeshtrave" (shiko Gjoni 8:44). Ndaj edhe nuk mund tė presim qė ata tė na udhėheqin nga ana shpirtėrore. Tė paktė janė ata pastorė e predikues, qė nuk pranojnė tė kompromentohen me botėn e me fenė e rreme. Nėse situata ėshtė kaq e keqe tani, vallė, si do tė jetė nė brezin e ardhshėm? "Tė pabesėt do tė zbresin nė Sheol; po, tė gjitha kombet qė harrojnė Perėndinė" (Psalmi 9:17). Pa dyshim, pra, kemi nevojė qė Perėndia tė veprojė pėrsėri.
Si prindėrit, ashtu edhe drejtuesit kishtarė e kėtij vendi janė pėrgjegjės pėr rritjen shpirtėrore tė brezit tė ri: "Dhe ju, etėr, mos provokoni pėr zemėrim fėmijtė tuaj, por i edukoni nė disiplinė dhe nė kėshillė tė Zotit" (Efesianėve 6:4)... "Dhe ato qė dėgjove nga unė pėrpara shumė dėshmitarėve, jepua njerėzve besnikė, qė do tė jenė tė aftė tė mėsojnė edhe tė tjerė" (2 Timoteut 2:2). Na duhet njė brez, ndėrgjegja e tė cilit tė jetė e drejtuar prej fjalės sė Perėndisė e jo prej standarteve tė botės: "Dhe Fryma e thotė shkoqur se nė kohėt e fundit disa do ta mohojnė besimin, duke u vėnė veshin frymėve gėnjeshtare dhe doktrinave tė demonėve, qė flasin gėnjeshtra me hipokrizi, tė damkosur nė ndėrgjegjen e tyre" (1 Timoteut 4:1-2).
Pėrfundim
![]()
© 24/5/2008