Delja e humbur

"Cili njeri prej jush, qė ka njėqind dele dhe njė prej tyre t’i humbasė, nuk i lė tė nėntėdhjetė e nėntat nė shkretirė dhe nuk shkon pas asaj qė humbi deri sa ta gjejė? Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithė gaz; dhe, kur arrin nė shtėpi, i thėrret miqtė dhe fqinjėt dhe u thotė: "Gėzohuni bashkė me mua, sepse e gjeta delen time qė mė kishte humbur. Dhe unė po ju them se po kėshtu nė qiell do tė ketė mė shumė gėzim pėr njė mėkatar tė vetėm qė pendohet, sesa pėr nėntėdhjetė e nėntė tė drejtėt, qė nuk kanė nevojė tė pendohen” (Luka 15:4-7).

Parathėnie

Bariu u hidhėrua, kur pa se njėra nga delet e tij kishte humbur. Ai bėri tė pamundurėn, ta sillte prapė nė kullotė, jo ngaqė do tė pėrjetonte humbje nga ana financiare, po tė kishte njė dele mė pak, por ngaqė kishte dhembshuri pėr njė krijesė tė pambrojtur. Nė kėtė shėmbėlltyrė, shohim tė ilustruar dashurinė dhe pėrkujdesjen e Krishtit ndaj atyre, qė janė tė humbur shpirtėrisht. Edhe Ai bėri tė pamundurėn, pėr t'i sjellė mėkatarėt drejt pendimit dhe shpėtimit. Bariu i Mirė dha jetėn e Vet, me qėllim qė ne tė kishim jetė tė pėrjetshme.

Dashuria e bariut

Delja kishte humbur. Fjala "humbi" ėshtė e njėjta fjalė, si fjala "humbasė" tek Gjoni 3:16, "Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme". Delja po shkonte drejt shkatėrrimit. Bariu nuk mund ta mendonte dot njė gjė tė tillė, ndaj edhe e kuptoi se i duhej tė vepronte shpejt, qė ta shpėtonte. Delja e kishte vetė fajin, qė kishte humbur. Por bariu nuk e la, qė ajo t'i vuante pasojat e fajit tė vet.

"Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet" (Isaia 53:6)... "Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtėsi i shpirtrave tuaj" (1 Pjetrit 2:25). Zoti e di gjendjen shpirtėrore tė ēdo njeriu. Pėr shkak tė mėkatit tė Adamit, tė gjithė njerėzit janė tė humbur. Por, mėkatari ėshtė i tillė, ngaqė do vetė qė tė jetė mėkatar. Destinacioni i fundit pėr tė gjithė ata, qė nuk pranojnė tė kthehen tek Krishti, ėshtė Ferri: "Tė pabesėt do tė zbresin nė Sheol" (Psalmi 9:17)... "Sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja" (Romakėve 6:23). Perėndia bėri diēka, qė ta kthente pėrmbys kėtė situatė.

Delja u desh shumė prej bariut. Ajo ishte e ēmuar pėr tė, ndaj edhe ai donte qė ta kthente atė prapė nė kullotė. Dashuria e Perėndisė ndaj njeriut nuk matet dot: "Shumė kohė mė parė Zoti m’u shfaq duke thėnė: "Po, tė kam dashur me njė dashuri tė pėrjetshme; prandaj tė kam tėrhequr me dashamirėsi" (Jeremia 31:3). Ai e vėrtetoi dashurinė e Tij: "Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne" (Romakėve 5:8). Pėr tė parė dashurinė e Perėndisė, mjafton qė t'i kthejmė sytė tek Kryqi i Kalvarit.

Pėrkushtimi i bariut

Sakrifica - Bariu e vuri veten nė rrezik tė madh, duke kėrkuar delen natėn vonė. Ndoshta mund ta hanin ujqėrit, apo ta ndiqnin qentė. Edhe shpėtimi ynė kushtoi shumė. I kushtoi jetėn Zotit Jezus Krisht: "Unė jam bariu i mirė; bariu i mirė jep jetėn e vet pėr delet" (Gjoni 10:11)... "Duke ditur se jo me anė gjėrash qė prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mėnyra e kotė e tė jetuarit tė trashėguar nga etėrit, por nga gjaku i ēmuar i Krishtit, si tė Qengjit tė patėmetė dhe tė panjollė" (1 Pjetrit 1:18-19).

Suksesi - Bariu nuk hoqi dorė sė kėrkuari, derisa e gjeti delen e humbur. Edhe Zoti Jezus nuk zbriti nga kryqi, derisa arriti tė thėrriste: "U krye!” (Gjoni 19:30). Qė nga ai moment, ēdo njeri i humbur mund tė merrte shpėtimin, sepse Perėndia "nuk do qė ndokush tė humbasė, por qė tė gjithė tė vijnė nė pendim" (2 Pjetrit 3:9).

Fitorja e bariut

Shpėtimi - Delja u shpėtua prej rrezikut, ku ndodhej. Edhe ne jemi shpėtuar prej tmerrit, qė na priste: "Ai qė beson nė tė nuk dėnohet, por ai qė nuk beson tashmė ėshtė dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit tė vetėmlindur tė Perėndisė... Kush beson nė Birin ka jetė tė pėrjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do tė shohė jetė, por zemėrimi i Perėndisė qėndron mbi tė” (Gjoni 3:18, 36). Jemi shpėtuar si prej mėkatit, ashtu edhe prej fuqisė sė tij: "Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezu Krishtin, Zotin tonė. Le tė mos mbretėrojė, pra, mėkati nė trupin tuaj tė vdekshėm, qė t’i bindeni atij nė epshet e veta. As mos i jepni gjymtyrėt tuaja nė shėrbim tė mėkatit si mjete paudhėsie, por tregoni veten tuaj te Perėndia, si tė gjallė prej sė vdekurish, dhe gjymtyrėt tuaja si mjete drejtėsie pėr Perėndinė. Nė fakt mėkati nuk do tė ketė mė pushtet mbi ju, sepse nuk jeni nėn ligj, por nėn hir" (Romakėve 6:11-14).

Pushimi - Delja e humbur nuk e gjente dot vetė rrugėn pėr nė kullotė. Kishte bredhur shumė lart e poshtė. Vetėm bariu mund ta kthente prapė nė vendin e vet tė pushimit. Ky vend pushimi nuk ishte kullota, por supet e bariut. Nuk ėshtė fuqia jonė, por ajo e Krishtit, qė do tė na ēojė nė parajsė. Mund tė gjejmė pushim tek Ai, sepse e dimė se Ai kurrė nuk do tė na lėrė, kurrė nuk do tė na braktisė (shiko Hebrenjve 13:5).

Gėzimi - Pati gėzim tė madh, kur delja u kthye shėndoshė e mirė. "Po kėshtu po ju them: do tė ketė gėzim nė mes tė engjėjve tė Perėndisė pėr njė mėkatar tė vetėm qė pendohet” (Luka 15:10). Nėse ėngjėjt gėzojnė kaq shumė, kur i humburi shpėtohet, sa shumė mė tepėr qė gėzohet Perėndia? "Zoti, Perėndia yt, nė mes teje ėshtė i fuqishmi qė shpėton. Ai do tė mbushet me gėzim pėr ty, nė dashurinė e tij do qėndrojė nė heshtje, do tė gėzohet pėr ty me britma gėzimi" (Sofonia 3:17).

Pėrfundim

Shpėtimi ėshtė i mundshėm vetėm nėpėrmjet Jezusit. Vini re se si bariu e kėrkoi pa pushim delen e humbur. Zoti po i thėrret akoma tė humburit mėkatarė. Ai do t'i gjejė ata, kudo qė tė kenė bredhur. "Sepse Biri i njeriut erdhi tė kėrkojė dhe tė shpėtojė atė qė kishte humbur” (Luka 19:10). Asnjė shpirt nuk ka pse tė shkojė nė Ferr, sepse Krishti e ka garantuar mėnyrėn e shpėtimit me anė tė gjakut tė Tij.

© 12/04/2008