Enė prej argjili

"Dhe ne e kemi kėtė thesar nė enė prej balte qė epėrsia e pashoqe e kėsaj fuqie tė jetė nga Perėndia dhe jo nga ne” (2 Korintasve 4:7).

Parathėnie

Njė nga tė vėrtetat mė tė mrekullueshme tė fjalės sė Perėndisė gjendet nė vargun e mėsipėrm. Sapo njeriu mėkatar pendohet pėr mėkatet e tij, Perėndia e mbush atė me thesarin e Parajsės. E megjithatė, sado mirė e bukur qė tė vishemi, tė gjithė pa pėrjashtim, tė pasur a tė varfėr qofshim, jemi enė prej balte. Nė komentimin qė i bėn kėtij vargu, Dhiata e Re e Popullit thotė: "Njė thesar i mrekullueshėm i vendosur brenda njė ene prej balte, qė thyhet shpejt e qė nuk kushton shumė". Por duhet tė tregohemi tė kujdesshėm e tė mos kujtojmė se jemi pa pavlerė, apo se nuk kemi talent e se nuk mund tė bėjmė dot gjė pėr Perėndinė. Thesari ėshtė brenda nesh, por nuk ėshtė si ne.

Ėshtė Perėndia Ai, qė i krijoi enėt, nė tė cilat jetojmė: "Ja, unė jam i barabartė me ty pėrpara Perėndisė; edhe unė jam formuar nga argjili" (Jobit 33:6)... "Ja, ashtu si ėshtė argjila nė duart e poēarit, kėshtu jeni ju nė duart e mia" (Jeremia 18:6).

Thesari

"Thesari" nuk ėshtė njė send, por njė Person: "Sepse Perėndia qė tha: “Le tė ndriēojė drita nė errėsirė”, ėshtė i njėjti qė shkėlqeu nė zemrat tona pėr t’na ndriēuar nė njohurinė e lavdisė sė Perėndisė, nė fytyrėn e Jezu Krishtit" (2 Korintasve 4:6). Vetėm Krishti ėshtė personifikimi i lavdisė hyjnore, sepse Ai ėshtė Vetė Perėndi: "Tė cilėve perėndia i kėtij shekulli ua verboi mendjet e atyre qė nuk besojnė, qė drita e ungjillit tė lavdisė sė Krishtit, qė ėshtė shėmbėllimi i Perėndisė, tė mos ndriēojė tek ata" (2 Korintasve 4:4)... "Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij" (Hebrenjve 1:3)... "Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė" (Gjonit 1:14)... "Ai ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė sė padukshėm" (Kolosianėve 1:15). Perėndia nuk na dha thjesht njė libėr pėr ta lexuar, por gjithashtu edhe njė Person pėr ta ndjekur. Ky Person erdhi si njeri, pėr tė vuajtur ashtu siē vuan njeriu e pėr tė na mėsuar qė t'i bindemi vullnetit tė Perėndisė: "Atėherė unė thashė: "Ja, unė po vij; nė rotullin e librit ėshtė shkruar pėr mua; pėr tė bėrė, o Perėndi, vullnetin tėnd"” (Hebrenjve 10:7).

Njė thesar i tillė duhet tė pranohet prej atyre zemrave, qė nuk kanė ambicje apo mendjemadhėsi: "Sepse ne nuk predikojmė, pra, veten tonė, por Jezu Krishtin, Zotin, dhe jemi shėrbėtorėt tuaj pėr hir tė Jezu Krishtit" (2 Korintasve 4:5). Njė thesar i tillė egziston aty, ku nuk ka qėllime tė papastra apo mburrje njerėzore: "Ne kemi hequr dorė plotėsisht nga gjėrat e turpshme qė bėhen nė fshehtėsi, duke mos ecur me dinakėri, duke mos falsifikuar aspak fjalėn e Perėndisė, por duke shfaqur tė vėrtetėn, ne ia rekomandojmė veten tonė ndėrgjegjes sė ēdo njeriu pėrpara Perėndisė" (2 Korintasve 4:2). Thesari nuk gjendet kurrė tek njė njeri jobesimtar: "Dhe, nė qoftė se ungjilli ynė ėshtė ende i mbuluar me vel, ai ėshtė i mbuluar pėr ata qė humbin" (2 Korintasve 4:3).

Lavdia e kėtij thesari ka ndikim edhe nė jetėt e tė tjerėve: "Sepse tė gjitha kėto gjėra janė pėr ju, qė hiri, duke arritur me anė tė shumė personave, tė prodhojė falenderim me tepri pėr lavdi tė Zotit" (2 Korintasve 4:15)... "Qė tė jeni tė paqortueshėm dhe tė pastėr, bij tė Perėndisė pa tė meta nė mes tė njė brezi tė padrejtė dhe tė ēoroditur, nė mes tė tė cilit ju ndriēoni si pishtarė nė botė, duke e mbajtur lart fjalėn e jetės, qė unė tė kem me se tė krenohem nė ditėn e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot" (Filipianėve 2:15-16)... "Tė cilėve Perėndia deshi t’ua bėjė tė njohur cilat ishin pasuritė e lavdisė sė kėtij misteri ndėr johebrenjtė, qė ėshtė Krishti nė ju, shpresė lavdie" (Kolosianėve 1:27).

Ena

Nė kohėn e apostullit Pal, vetėm tė pasurit kishin enė tė zbuluruara me motive. Shumica e njerėzve kishin kupa e enė tė tjera prej balte. Pali e pėrdor kėtė fakt pėr tė na treguar se dobėsia egziston nė mish. Ėshtė mishi (natyra mėkatare) ajo, qė vazhdon tė na turpėrojė ne dhe Perėndinė. Prandaj edhe jemi nė luftė tė vazhdueshme me natyrėn tonė mėkatare: "Fryma ėshtė gati, por mishi ėshtė i dobėt” (Mateu 26:41). Ena ėshtė mė e dobėt, sesa thesari qė ka brenda. Nė komentimin qė i ka bėrė kėtij vargu, autori Adam Klark ka shkruar: "Drita dhe shpėtimi i Perėndisė nė shpirtin e njeriut ėshtė njė thesar qiellor brenda njė kutije tė shėmtuar".

Pėrsa kohė qė jetojmė nė kėtė tokė, do tė vazhdojmė tė luftojmė pėr t'iu pėrkushtuar edhe mė shumė Perėndisė, duke pritur me padurim ditėn, kur thesari tė jetė nė enė prej ari, jo prej balte: "Dhe jo vetėm kaq, por edhe ne vetė qė kemi frytet e para tė Frymės, vajtojmė nė veten tonė, duke pritur flakėt birėrimin, shpengimin e trupit tonė" (Romakėve 8:23). Por, derisa tė vijė ajo ditė, e pėrsa kohė qė vazhdojmė ta ndjekim Krishtin, Perėndia ėshtė duke punuar tek ne pėr tė na dhėnė formė: "Sepse Perėndia ėshtė ai qė vepron nė ju vullnetin dhe veprimtarinė, sipas pėlqimit tė tij" (Filipianėve 2:13)... "Tani atij qė, sipas fuqisė qė vepron nė ne, mund tė bėjė jashtė mase mė tepėr nga sa kėrkojmė ose mendojmė, atij i qoftė lavdia nė kishėn nė Krishtin Jezus pėr tė gjitha brezat, nė jetė tė jetėve. Amen" (Efesianėve 3:20-21). Ena prej argjili nuk ka pėr t'u transformuar kėtu nė tokė: "Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment, sa hap e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprisshėm dhe ne do tė shndėrrohemi, sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky ivdekshėm tė veshė pavdekėsinė" (1 Korintasve 15:51-53).

Pėrfundim

Thesari qiellor ruhet brenda trupit tė njeriut - brenda enėve prej argjili, ngaqė njeriut i ėshtė besuar lavdia e Perėndisė e shfaqur nė Jezus Krishtin, si edhe mesazhi i ungjillit. I krishteri nuk duhet t'i varė shpresat tek fuqia apo kapaciteti i vet. Ai nuk duhet tė dekurajohet, kur nuk i shkojnė mirė punėt. Pėrkundrazi, ai duhet t'i kėrkojė fuqi Perėndisė dhe tė mbėshtetet tek Ai: "Por ai mė tha: “Hiri im tė mjafton, sepse fuqia ime pėrsoset nė dobėsi”. Prandaj me kėnaqėsi tė madhe do tė krenohem mė tepėr pėr dobėsitė e mia, qė fuqia e Krishtit tė rrijė tek unė" (2 Korintasve 12:9). Jeta jonė e ēnderos Perėndinė, kur krekosemi, duke kujtuar se mund ta bėjmė vetė gjithēka. Duhet tė zvogėlohemi, qė Krishti tė rritet (shiko Gjonit 3:30). Vetėm nė kėtė mėnyrė, do tė ecim nga lavdia nė lavdi, tek shndėrrohemi, me anėn e Frymės, nė imazhin e Jezus Krishtit: "Dhe ne tė gjithė, duke soditur fytyrėzbuluar lavdinė e Zotit si nė pasqyrė, transformohemi nė tė njėjtėn shėmbėllim nga lavdia nė lavdi, posi prej Frymės sė Zotit" (2 Korintasve 3:18).

© 3/5/2008