Frika e Perėndisė

"Mė mblidh popullin dhe ai tė dėgjojė fjalėt e mia, qė tė mėsojnė tė mė kenė frikė gjatė tė gjitha ditėve qė do tė jetojnė mbi tokė dhe t’ua mėsojnė bijve tė tyre" (Ligji i Pėrtėrirė 4:10).

Parathėnie

Nuk mund ta imagjinojmė dot ditėn, kur prania e Perėndisė zbriti mbi malin Horeb. Tek qėndronte buzė malit, populli i Izraelit u drodh i tėri, si fizikisht, ashtu edhe shpirtėrisht. "Ditėn e tretė, sa u bė mėngjes, pati bubullima dhe vetėtima; mbi mal doli njė re e dendur dhe u dėgjua njė zė shumė i fortė borie; dhe tėrė populli qė ishte nė kamp u drodh" (Eksodi 19:16). Nuk e vunė aspak nė mėdyshje faktin se Fryma e Shenjtė ishte me ta. Moisiu i dha urdhėr popullit qė ta nderonin Perėndinė, duke patur frikė e respekt ndaj Tij. "Sepse Zoti, Perėndia yt, ėshtė njė zjarr qė tė konsumon, njė Zot ziliqar" (Ligji i Pėrtėrirė 4:24).

Frika e Perėndisė

Sot, tė paktė janė ata njerėz, qė kanė frikė nga Perėndia. Kjo duket qartė nė mėnyrėn se si media e vė nė lojė Zotin, popullin e Tij dhe Biblėn, duke thėnė se ata qė e adhurojnė Krijuesin, janė skllevėr tė mitologjisė. Njerėzit nuk kanė frikė nga Perėndia, ngaqė e kanė qejf mėkatin: "Mėkati i tė pabesit i thotė zemrės sime: "Nuk ekziston asnjė frikė nga Perėndia pėrpara syve tė tij" (Psalmi 36:1).

Madje edhe tė krishterėt e kanė harruar frikėn e Zotit nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Po t'iu flasėsh atyre lidhur me kėtė ēėshtje, tė quajnė religjoz, njė qė e zbaton pikė pėr pikė ligjin e Perėndisė. Hidhen menjėherė, duke cituar 1 Gjonit 4:18, qė thotė: "Nė dashuri nuk ka frikė, madje dashuria e pėrsosur e nxjerr jashtė frikėn, sepse frika ka tė bėjė me ndėshkimin, dhe ai qė ka frikė nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri". Por Gjoni nuk na thotė qė tė mos kemi frikė nga Perėndia. Pėrkundrazi, ta duash Perėndinė, do tė thotė ta nderosh e ta lavdėrosh Atė, tė kesh frikė prej Tij, aq shumė sa ta adhurosh Atė me gjithė zemėr: "Druani Perėndinė dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit tė tij erdhi; adhuroni atė qė bėri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujėrave” (Zbulesa 14:7). Pavarėsisht nga fjalėt e bukura e kėngėt e ėmbla, ėshtė e pamundur ta adhurosh vėrtet Zotin, po qe se nuk kemi frikė prej Tij: "Lėvdoni Perėndinė tonė, gjithė ju shėrbėtorė tė tij dhe ju qė e druani, dhe tė vegjlit dhe tė mėdhenjtė” (Zbulesa 19:5). Komentuesit e Biblės, Xhejmisėn, Foset dhe Braun, thonė kėshtu: "Frika e Perėndisė ėshtė parimi i besimit tė thellė".

A duhet tė kemi frikė nga Perėndia?

Ėshtė marrėzi tė mos kesh frikė fare nga Perėndia: "Frika e Zotit ėshtė fillimi i njohjes; por njerėzit e pamend pėrēmojnė diturinė dhe arsimin" (Fjalėt e Urta 1:7). Po nuk patėm njė frikė tė shėndetshme nga Perėndia, atėherė nuk do tė pėrpiqemi fare pėr tė ecur nė shenjtėri e drejtėsi: "Tė dėgjojmė, pra, pėrfundimin e gjithė ligjėratės: "Ki frikė nga Perėndia dhe respekto urdhėrimet e tij, sepse kjo ėshtė tėrėsia e njeriut. Sepse Perėndia do tė vėrė tė gjykohet ēdo vepėr, edhe ēdo gjė qė ėshtė fshehur, qoftė e mirė apo e keqe" (Predikuesit 12:13-14).

Ashtu siē tregohet edhe nė Dhiatėn e Vjetėr, kushdo qė vinte nė praninė e Perėndisė, dridhej dhe, nė mė tė shumtat e rasteve, binte pėrmbys pėrpara Tij. Njė shembull tė tillė e vėmė re tek Isaia 6:1-5, "Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė pashė Zotin tė ulur mbi njė fron tė ngritur dhe tė lartė, dhe cepat e mantelit tė tij mbushnin tempullin. Mbi tė ishin serafinėt; secili prej tyre kishte gjashtė krahė: me dy mbulonte fytyrėn, me dy tė tjerė kėmbėt dhe me dy fluturonte. Njeri i bėrtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti i ushtrive. Tėrė toka ėshtė plot me lavdinė e tij". Shtalkat e portės u tronditėn nga zėri i atij qė bėrtiste, ndėrsa tempulli po mbushej me tym. Atėherė unė thashė: "I mjeri unė! Unė jam i humbur, sepse jam njė njeri me buzė tė papastra dhe banoj nė mes tė njė populli me buzė tė papastra; megjithatė sytė e mi kanė parė Mbretin, Zotin e ushtrive".

Bibla na mėson se ėshtė njė gjė normale qė pasuesit e vėrtetė tė Perėndisė tė kenė frikė prej Tij: "Kėshtu nė mbarė Judenė, nė Galile dhe nė Samari kishat kishin paqe dhe ndėrtoheshin. Dhe duke ecur nė druajtjen e Zotit dhe nė ngushėllimin e Frymės sė Shenjtė, shumoheshin" (Veprat e Apostujve 9:31)... "Frika e Zotit ėshtė e pastėr" (Psalmi 19:9). Frika e Perėndisė na ruan prej mėkatit. "Frika e Zotit ėshtė tė urresh tė keqen...kryelartėsinė, arrogancėn, rrugėn e keqe... Me frikėn e Zotit njeriu largohet nga e keqja" (Fjalėt e Urta 8:13, 16:6). Frika e Perėndisė na e zgjat jetėn: "Frika e Zotit i zgjat ditėt" (Fjalėt e Urta 10:27). Frika e Perėndisė na e ruan zemrėn tė pastėr, tek udhėtojmė nė rrugėn e jetės sė pėrjetshme: "Frika e Zotit ėshtė njė burim jete" (Fjalėt e Urta 14:27). Na e forcon besimin: "Nė frikėn e Zotit gjendet njė siguri e madhe" (Fjalėt e Urta 14:26).

Pėrfundim

Ndoshta arsyeja pse tė paktė janė ata sot, qė kanė frikė nga Perėndia, qėndron nė faktin se njerėz tė tillė nuk e kuptojnė ashtu siē duhet shenjtėrinė e Tij. Mungesa e shenjtėrisė sjell si pasojė mungesėn e bindjes ndaj urdhėrimeve tė Tij. Duhet tė mos harrojmė se njė ditė, tė gjithė do tė qėndrojmė pėrpara Perėndisė dhe, nė praninė e Tij, tė gjithė do tė dridhemi: "Gjė e tmerrshme ėshtė tė bjerė njeriu nė duart e Perėndisė sė gjallė" (Hebrenjve 10:31). Ata qė refuzojnė tė kenė frikė nga Perėndia, tregojnė se nuk e njohin mirė Atė, tė Cilit thonė se i shėrbejnė: "Atėherė do tė ndjesh frikėn e Zotit dhe ke pėr tė gjetur kuptimin e Perėndisė" (Fjalėt e Urta 2:5).

© 12/7/2008