Fryma qė e motivon Tod Bentlin

Kush ėshtė Ema?

"Dhe Fryma e thotė shkoqur se nė kohėt e fundit disa do ta mohojnė besimin, duke u vėnė veshin frymėve gėnjeshtare dhe doktrinave tė demonėve, qė flasin gėnjeshtra me hipokrizi, tė damkosur nė ndėrgjegjen e tyre" (1 Timoteut 4:1-2).

"Shumė tė dashur, mos i besoni ēdo fryme, por i vini nė provė frymėrat pėr tė ditur nėse janė nga Perėndia, sepse shumė profetė tė rremė kanė dalė nė botė" (1 Gjonit 4:1).

"Ruhuni nga profetėt e rremė, tė cilėt vijnė te ju duke u shtėnė si dele, por pėrbrenda janė ujqėr grabitqarė. Ju do t’i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallė rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? Kėshtu ēdo dru i mirė jep fryte tė mira; por druri i keq prodhon fryte tė kėqija. Njė dru i mirė nuk mund tė japė fryte tė kėqija, as njė dru i keq tė japė fryte tė mira. Ēdo dru qė nuk jep fryt tė mirė pritet dhe hidhet nė zjarr. Ju, pra, do t’i njihni profetėt nga frytet e tyre. Jo ēdo njeri qė mė thotė: "Zot, Zot" do tė hyjė nė mbretėrinė e qieve; por do tė hyjė ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej. Shumė do tė mė thonė atė ditė: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne nė emrin tėnd, a nuk i dėbuam demonėt nė emrin tėnd, a nuk kemi bėrė shumė vepra tė fuqishme nė emrin tėnd?". Dhe atėherė unė do t’u sqaroj atyre: "Unė s’ju kam njohur kurrė; largohuni nga unė, ju tė gjithė, qė keni bėrė paudhėsi" (Mateut 7:15-23).

Parathėnie

Ajo lėvizje, qė nisi para ca vitesh nė Braunsvil dhe Toronto, tanimė ka shpėrthyer nė njė shfaqje tjetėr jobiblike, qesharake dhe, mbi tė gjitha, satanike. Kėsaj rradhe, protagonisti kryesor ėshtė njė burrė me emrin Tod Bentli. Ai vetė thotė se, para se tė kthehej nė besim tek Krishti, kishte qenė praktikues i magjive tė okultit, kishte rrahur nėnėn, kishte bėrė burg pėr vjedhje dhe kishte abuzuar (keqtrajtuar) fėmijė. Pėr mė tepėr, ai thotė se Perėndia i tha qė ta mbushte trupin me tatuazhe (disa prej tė cilave duken qartė qė janė tė liga), si edhe ta shponte fytyrėn me karfica e gjilpėra me kokė. Njėra nga tatuazhet e tij paraqet fytyrėn e Krishtit. Por, a ka mundėsi qė Perėndia t'i thotė njeriut qė ta shkelė urdhėrimin e dytė? "Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiejt ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujėrat nėn tokė" (Eksodi 20:4) dhe "Nuk do tė bėni asnjė prerje nė mishin tuaj pėr njė tė vdekur, nuk do tė bėni asnjė tatuazh mbi trupin tuaj. Unė jam Zoti" (Levitikut 19:28). Tod Bentli ėshtė i famshėm pėr dhunėn, qė pėrdor ndaj atyre, qė i kėrkojnė atij t'iua shėrojė sėmundjet, t'i ēlirojė nga demonėt, apo t'i vajosė. Nė inēizime tė ndryshme me vidio, ai tregon se sesi i ka gjuajtur me shqelma, sesi i ka qėlluar me grushta dhe gati sa s'ua ka marrė frymėn atyre qė janė ngjitur tek ai lart nė skenė. Por, a i ngjan kjo sjellje, qoftė edhe sadopak, natyrės dhe karakterit tė Krishtit? Nėse pėrgjigja jonė ėshtė "jo", atėherė duhet t'i bėjmė pyetjen vetes: "Kujt po i shėrben Tod Bentli?"

Dėshira e djallit

Bibla thotė: "Kush banon nė strehėn e Shumė tė Lartit, pushon nė hijen e tė Plotfuqishmit" (Psalmi 91:1). Edhe njė fėmijė mund ta interpretojė saktė kėtė tekst. Por Tod Bentli mendon ndryshe. Vini re se ē'thotė ai lidhur me kėtė varg (nėnvizimet janė tė miat):

"Ai qė banon, jo ai qė viziton, por ai qė banon banesėn e Perėndisė, do tė jetė si Shumė i Larti, d.m.th. ti do tė jesh mė i madhi, mbi tė gjithė, mė i miri nė gjithēka qė bėn nė jetė, sundues suprem nė ēdo situatė. Ai qė banon nė strehėn e Shumė tė Lartit, ėshtė mė i madhi nga tė gjithė, mbi tė gjithė, mė i lartė se edhe vetė lartėsitė mė tė larta tė qiellit, i shkėlqyer, njė i krishterė triumfator. A mė kuptoni ku e kam fjalėn?"

Them se e kuptojmė shumė mirė se ku e ka fjalėn Tod Bentli. Fjalėt e tij i ngjajnė pikėrisht fjalėve tė vetė zotit, tė cilit ai i shėrben: "Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet? Ti thoshnje nė zemrėn tėnde: "Unė do tė ngjitem nė qiell, do tė ngre fronin tim pėrmbi yjet e Perėndisė; do tė ulem mbi malin e asamblesė nė pjesėn skajore tė veriut; do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, do tė jem i ngjashėm me Shumė tė Lartin" (Isaia 14:12-14).

Mė pas, Todi thotė: "Pra, siē e shikoni, unė dua tė jem i frytshėm. Dua tė jem mbi tė gjithė. Dua tė jem fitimtar. Dua tė jem i fortė si mali. Dua tė jem vetė madhėshtia. Tė gjithėve na pėlqen fjala 'madhėshti'. Kėshtu, pra, ai qė banon nė strehėn e Shumė tė Lartit, automatikisht bėhet ashtu siē ėshtė edhe vetė Ai". Por Perėndia i pėrgjigjet kėshtu njė dėshire tė tillė: "Po pėrkundrazi do tė hidhesh nė Sheol, nė thellėsitė e gropės" (Isaia 14:15).

Ėngjėlli Ema - kush ėshtė ajo?

Nėse nuk ėshtė Perėndia Ai, qė e motivon Tod Bentlin, atėherė kush po e motivon kėtė njeri? Siē e thashė edhe mė lart, unė besoj se ėshtė Satanai ai, qė ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė tė ashtu-quajtur 'ringjallje', e cila po pėrhapet nė mbarė botėn. Pse jam kaq i sigurtė unė pėr kėtė? Vetė Bentli deklaron se njė ėngjėll iu afrua, pėr ta mėsuar e pėr ta udhėhequr.  Mos vallė, po na gėnjen me kėto fjalė? Jo, nuk e besoj se Bentli po na gėnjen, por nuk ėshtė shumė e vėshtirė pėr ta zbuluar se kush ėshtė ky ėngjėll: "Dhe nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite" (2 Korintasve 11:14).

Ja, se ēfarė thotė vetė Todi nė lidhje me Emėn: "Dy herė me rradhė, Bob Xhounsi mė pyeti lidhur me kėtė ėngjėll, qė nė atė kohė ishte nė qytetin Kansas nė 1980-ėn. "Tod, e ke parė ndonjėherė ėngjėllin, me emrin Ema?" Mė pyeti nė mėnyrė tė atillė, sikur priste qė ky ėngjėll tė mė shfaqej nga ēasti nė ēast. I habitur, i thashė: "Bob, kush ėshtė Ema?" Mė tha se Ema ishte ėngjėlli, qė kishte bėrė tė mundur fillimin e tėrė lėvizjes profetike nė qytetin e Kansasit nė vitet 1980-tė. Ajo ishte si njė lloj nėne-ėngjėlli, qė iu dha ushqim e forcė profecive, qė po dilnin nė atė kohė. S'kaluan shumė javė, pasi mė kishte pyetur Bobi lidhur me Emėn, kur, nė mes tė njė shėrbese nė Bjula, Dakotėn e Jugut, tek po flisja me Ivanin dhe me njė person tjetėr, Ema hyri nė dhomė. Tek po e shikoja ėngjėllin me sy hapur, Zoti mė tha: "Ja, ku ėshtė Ema". Nuk po bėj shaka. Ajo ndenji pezull nė ajėr rreth 5 centimetra larg nga dyshemeja. Ngjante si Kathrin Kulman nė ato inēizimet e vjetra, e veshur me njė fustan tė bardhė dhe dukej sikur po rrėshqiste nė skenė. Ema m'u duk e bukur dhe e re - rreth 22 vjeēe -  por ishte, nė tė njėjtėn kohė, e vjetėr. Mbante mbi supe menēurinė, virtytet dhe hirin, qė pėrshkruhen tek Fjalėt e Urta, kapitulli 31. Rrėshqiti nė dhomė, duke e mbushur atė me drita e ngjyra tė shkėlqyeshme. Ema mbante nė dorė ca ēanta dhe filloi tė nxirrte ar prej tyre. Pastaj, eci lart e poshtė korridoreve tė kishės dhe filloi t'i spėrkaste njerėzit me pluhur prej ari. Pas tre javėsh, kjo kishė mė dha ofertėn mė tė madhe, qė kisha marrė ndonjėherė nė shėrbesėn time. Me mijėra dollarė! Me mijėra dollarė!... Gjatė po kėsaj vizite, gruaja e pastorit tė kishės (ishte njė Kishė e Asamblesė sė Perėndisė) u godit fuqishėm prej Frymės sė Shenjtė. Ajo filloi tė vraponte rreth e rrotull dhomės tamam si qen, apo tė kėlthiste si pulė, ndėrkohė qė njė frymė e fuqishme profetike ishte mbi tė. Gjithashtu, kur kjo vajosje profetike ishte mbi tė, ajo filloi tė gjente numrat e telefonit tė njerėzve tė panjohur, nė mėnyrė qė t'i merrte nė telefon dhe tė profetizonte mbi ta. Mė pas, ėngjėj tė tjerė filluan tė vijnė nė kishė".

Njėherė e njė kohė, Bob Xhounsi ka qenė i mbyllur nė spital psikiatrik, brenda tė cilit, ai thotė se Perėndia i tha qė, ose t'i vriste njerėzit, ose t'i falte ata. Ai ėshtė i famshėm, gjithashtu, pėr faktin se i urdhėronte vajzat e reja, qė tė zhvisheshin lakuriq para syve tė tij, nė mėnyrė qė ai tė profetizonte mbi to. Ja, pra, se tek cili njeri bazohet Tod Bentli! Ėngjėlli Ema na shfaq njė Ungjill ndryshe nga ai, qė lexojmė nė Bibėl: "Por, edhe sikur ne ose njė engjėll i qiellit t’ju predikonte njė ungjill tė ndryshėm nga ai qė ju kemi predikuar, qoftė i mallkuar" (Galatasve 1:8).

Por, kush ėshtė Ema? Emri 'Ema' do tė thotė "ajo qė i pėrqafon tė gjithė", "universale". Ky emėr rrjedh gjithashtu edhe nga njė fjalė nė gjuhėn hebraishte, qė do tė thotė "shėrues". E dimė se Satanai kėrkon t'i ngjasojė Zotit Jezus nė ēfarėdo lloj mėnyre qė tė jetė e mundur, me qėllim qė tė shkaktojė konfuzion e ērregullim nė mendjet e njerėzve. Prandaj, pra, nuk duhet tė na habisė fakti se emri 'Ema' ėshtė njė formė e shkurtuar e emrit 'Emanuel'. Por, prit se ka prapė!

Enciklopedia Britanike e identifikon emrin 'Ema-o' si Demonin Sundues tė Ferrit: "Nė mitologjinė budiste japoneze, Ema-o ėshtė zot i ferrit...qė gjykon shpirtrat e njerėzve...Mėkatari dėrgohet nė njėrėn prej 16 zonave tė zjarrit apo tė akullit, tė caktuara prej Ema-osė, pėr njė periudhė tė caktuar deri nė rilindjen tjetėr". Sipas faqes sė internetit www.godchecker.com, Ema-o "jeton njė jetė tė mirė, nė njė kėshtjellė tė madhe tė mbuluar me ar, argjend, xhevahire e gurė tė ēmuar". Prandaj, pra, Ema ėshtė nė tė vėrtetė Satanai!

Tod Bentli thotė: "Kur kam nevojė pėr ndihmė financiare, nuk i lutem Perėndisė tė mė ndihmojė e tė mė japė para. Lutem bashkė me ėngjėjt, duke i kėrkuar Atit, qė t'iu caktojė si detyrė ėngjėjve qė tė mė japin mua para. 'Atė, mė jep tani, nė kėtė moment, ėngjėjt e qiellit, qė janė caktuar tė mė japin para e pasuri. Dhe jepu leje atyre ėngjėjve, pėr hatrin tim. Lėri qė tė shkojnė nė katėr skajet e botės dhe tė mė mbledhin para". Pak mė lart, Bentli, lidhur me Emėn, na tha se: "Ajo rrėshqiti nė dhomė, duke e mbushur atė me drita e ngjyra tė shkėlqyeshme. Ema mbante nė dorė ca ēanta dhe filloi tė nxirrte ar prej tyre. Pastaj, eci lart e poshtė korridoreve tė kishės dhe filloi t'i spėrkaste njerėzit me pluhur prej ari".

Lidhur me Luciferin, Fjala e Perėndisė thotė kėshtu: "Me diturinė tėnde dhe zgjuarėsinė tėnde ke grumbulluar pasuri dhe ke mbledhur ar dhe argjend nė thesaret e tua; me diturinė tėnde tė madhe, me tregtinė tėnde ke rritur pasuritė e tua, dhe pėr shkak tė pasurive tė tua zemra jote ėshtė ngritur...Ishe nė Eden, nė kopshtin e Perėndisė; ishte mbuluar me lloj lloj gurėsh tė ēmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve tė tua dhe i flauteve tė tua u pėrgatit pėr ty ditėn qė ti u krijove" (Ezekielit 28:4-5, 13).

S'ėshtė pėr t'u habitur, pra, qė Todi thotė: "Kur kam nevojė pėr ndihmė financiare, nuk i lutem Perėndisė tė mė ndihmojė e tė mė japė para. Lutem bashkė me ėngjėjt, duke i kėrkuar Atit, qė t'iu caktojė si detyrė ėngjėjve qė tė mė japin mua para. 'Atė, mė jep tani, nė kėtė moment, ėngjėjt e qiellit, qė janė caktuar tė mė japin para e pasuri. Dhe jepu leje atyre ėngjėjve, pėr hatrin tim. Lėri qė tė shkojnė nė katėr skajet e botės dhe tė mė mbledhin para".

Pėrfundim

Ky mesazh nuk ka si qėllim qė tė jetė njė ekspoze e Tod Bentlit. Ka me dhjetėra faqe interneti, tė cilave mund t'iu referoheni, po tė doni informacione tė mėtejshme lidhur me ato qė mėson dhe qė praktikon ky njeri. Duke e parė se kush ėshtė ky i ashtu-quajtur ėngjėlli Ema, e kuptojmė shumė qartė se Tod Bentli po ndjek njė frymė tė rreme e prej demoni. Fatkeqėsisht, kudo nė botė ka me mijėra tė krishterė naivė, qė po tėrhiqen drejt kėsaj rruge shkatėrrimi pėr nė Ferr: "Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes, kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi" (2 Thesalonikasve 2:3-4).             

© 5/7/2008