Guxo tė jesh Protestant

“Pėr ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė sė tij. Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni kundėr kurtheve tė djallit, sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet qiellore” (Efesianėve 6:10-12).

Parathėnie

Pėrkufizimi mė i zakonshėm i fjalės 'protestant' ėshtė 'njė qė proteston'. Por ky nuk ėshtė pėrkufizimi i vėrtetė i kėsaj fjale. Nė shekullin 15-tė, fjala 'protestant' i referohej atyre qė "e kishin hedhur poshtė autoritetin e Kishės Katolike" (marrė nga Fjalori Webster). Protestanizmi i sotshėm i ngjan njė kėmishe tė re, tė bardhė, e cila gradualisht ėshtė bėrė e verdhė, e mė pas ngjyrė portokalli. Njė protestant nuk ėshtė anėtar i njė kishe tė reformuar, por, pėrkundrazi, ai/ajo ėshtė dikush, qė e pranon se Bibla dhe vetėm Bibla ėshtė autoriteti pėrfundimtar, pėrsa i pėrket besimit dhe jetės praktike mbi tokė. Dikur, njė prift katolik e pėrmblodhi bukur, kur tha: "Ju, protestanėt, besoni gjithēka qė thotė Bibla!" Prandaj, pra, njė protestant ėshtė njė i krishterė i rilindur, qė i beson Biblės.

Nuk protestojmė kundėr gjakut e mishit

Nė komentimin qė i bėn Efesianėve 6:12, Bibla e Gjenevės thotė: "Armiqtė tanė mė kryesorė e mė tė fuqishėm janė tė padukshėm. Prandaj, pra, le tė mos kujtojmė se konflikti ynė mė i madh ka tė bėjė me njerėzit". Sapo nisim tė luftojmė kundėr burrave e grave, pavarėsisht sesa mėkatare mund tė jenė veprimet e tyre, atėherė shkatėrrojmė pikėrisht ata, qė po mundohemi t'i shpėtojmė prej armikut tė vėrtetė: "Tė cilėve perėndia i kėtij shekulli ua verboi mendjet e atyre qė nuk besojnė, qė drita e ungjillit tė lavdisė sė Krishtit, qė ėshtė shėmbėllimi i Perėndisė, tė mos ndriēojė tek ata" (2 Korintasve 4:4). Kur Satanai e angazhon kishėn tė marrė pjesė nė demonstrata me pllakarta, qė hedhin poshtė gjithēka qė nuk i pėlqen asaj, atėherė tė krishterėt nuk po luftojnė mė trup me trup as me djallin, as me shpirtrat e ligė, qė janė nėn kontroll tė jetės sė mėkatarėve. Nė kėtė mėnyrė, jo vetėm qė luftojmė kundėr tė tjerėve, por bėhemi vetė tė humbur.

Fitorja jonė nuk arrihet, duke luftuar kundėr gjakut e mishit, por duke luftuar kundėr fuqive tė errėsirės. Pėr mė tepėr, betejėn nuk mund ta fitojmė, po qe se nuk luftojmė, duke patur fuqinė e Zotit. Duhet tė qėndrojmė nė Krishtin: "Qėndroni nė mua dhe unė do tė qėndroj nė ju; sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt nga vetja, po qe se nuk qėndron nė hardhi, ashtu as ju, nėse nuk qėndroni nė mua" (Gjoni 15:4). Nuk mund tė luftojmė me ata, sfera e tė cilėve ėshtė "nė vendet qiellore", n.q.s. nuk jemi me Krishtin: "Edhe na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus" (Efesianėve 2:6). Nuk mund t'i mundim "sunduesit e botės sė errėsirės tė kėsaj epoke", po qe se nuk "ecim nė dritė, sikurse ai ėshtė nė dritė" (1 Gjonit 1:7). "Armatimi i Perėndisė" ėshtė Krishti: " Por vishuni me Zotin Jezu Krisht" (Romakėve 13:14). Kur Krishti ishte nė kėtė tokė, armatimi i Tij ishte e vėrteta, drejtėsia, lutja dhe besnikėria.

Jemi nė luftė shpirtėrore: "Sepse, edhe pse ecim nė mish, nuk luftojmė sipas mishit, sepse armėt e luftės sonė nuk janė prej mishi, por tė fuqishme nė Perėndinė pėr tė shkatėrruar fortesat, qė tė hedhim poshtė mendimet dhe ēdo lartėsi qė ngrihet kundėr njohjes sė Perėndisė dhe t’ia nėnshtrojmė ēdo mendim dėgjesės sė Krishtit" (2 Korintasve 10:3-5). Njė luftė e tillė kėrkon disiplinė nga ana jonė. Kjo do tė thotė se duhet tė jemi tė shėndetshėm e tė kalitur. Duhet tė forcohemi "me fuqi nėpėrmjet Frymės tė tij nė njeriun e pėrbrendshėm" (Efesianėve 3:16) dhe tė mos merremi me gjėrat e kėsaj bote: "Sepse asnjė nga ata qė shkojnė ushtarė nuk ngatėrrohet me punėrat e jetės, qė t’i pėlqejė atij qė e mori ushtar" (2 Timoteut 2:4).

Lutje, jo pllakarta

Duke e ditur se lufta jonė nuk ėshtė kundėr gjakut e mishit, atėherė duhet ta pėrcaktojmė se ku qėndron beteja e vėrtetė. Armėt tona shpirtėrore pėrmenden tek Efesianėve 6:13-18, "Prandaj merreni tė gjithė armatimin e Perėndisė, qė tė mund tė rezistoni nė ditėn e mbrapshtė dhe tė mbeteni mė kėmbė pasi t’i keni kryer ēdo gjė. Qėndroni, pra, tė fortė, duke patur nė ijė brezin e sė vėrtetės, tė veshur me parzmoren e drejtėsisė, dhe duke mbathur kėmbėt me gatishmėrinė e ungjillit tė paqes, mbi tė gjitha, duke marrė mburojėn e besimit, me tė cilėn mund tė shuani tė gjitha shigjetat e zjarrta tė tė ligut. Merrni edhe pėrkrenaren e shpėtimit dhe shpatėn e Frymės, qė ėshtė fjala e Perėndisė, duke u lutur nė ēdo kohė dhe me ēdo lloj lutjeje dhe pėrgjėrimi nė Frymėn, duke ndenjur zgjuar pėr kėtė qėllim me ēdo ngulmim dhe lutje pėr tė gjithė shenjtorėt". Fryma e Shenjtė nuk na dha pėr tė mbajtur njė pllakartė!

Si ėshtė e mundur, qė njė grup i madh njerėzish mblidhen pėr tė protestuar kundėr abortit, homoseksualitetit, apo mėkateve tė tjera shoqėrore, por vetėm pak njerėz mblidhen nė takim lutjeje? Duhet tė lutemi qė mėkatari tė shpėtohet dhe tė jemi tė gatshėm pėr t'i predikuar atij fjalėn e Perėndisė. Shoqėria jonė nuk ka pėr t'u reformuar prej atyre, qė janė kundėr kėsaj, apo asaj gjėje, por prej atyre, qė i vėnė nė praktikė mėsimet e Biblės dhe luten: "Populli i atyre qė njohin Perėndinė e tyre do tė tregojė qėndresė dhe do tė veprojė" (Danieli 11:32). Nuk jemi thirrur pėr tė debatuar kundėr Papės, myslimanizmit, qeverisė sė kombit tonė, apo atyre qė e mohojnė tė vėrtetėn. Pėrkundrazi, duhet tė pėrpiqemi qė t'iua ēelim sytė atyre dhe t’i kthejmė "nga errėsira nė dritė dhe nga pushteti i Satanit te Perėndia, qė tė marrin me anė tė besimit faljen e mėkateve dhe njė trashėgim midis tė shenjtėruarve" (Veprat e Apostujve 26:18). Edhe ne, dikur, ishim njėlloj si ata. Prandaj, pra, Perėndia, qė na shpėtoi ne, mund t'i shpėtojė edhe ata: "Ai na nxori nga pushteti i errėsirės dhe na ēoi nė mbretėrinė e Birit tė tij tė dashur" (Kolosianėve 1:13)... "A nuk e dini ju se tė padrejtėt nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė? Mos u gėnjeni: as kurvarėt, as idhujtarėt, as shkelėsit e kurorės, as tė zhburrėruarit, as homoseksualėt, as vjedhėsit, as lakmuesit, as pijanecėt, as pėrqeshėsit, as grabitėsit nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė. Dhe tė tillė ishit disa nga ju; por u latė, por u shenjtėruat, por u shfajėsuat nė emėr tė Zotit Jezus dhe me anė tė Frymės sė Perėndisė tonė" (1 Korintasve 6:9-11).          

Pėrfundim

Problemi me ata qė protestojnė, qėndron kėtu: tė protestuarit ėshtė njė aktivitet, qė kryhet nė kohėn e lirė. Kurse protestani i vėrtetė e jeton ēdo moment tė ēdo dite i pėrkushtuar ndaj Perėndisė. Ai nuk ėshtė mik, qė e lė Krishtin nė baltė, por ėshtė pasues, qė qėndron "deri nė fund" (Mateu 10:22), pavarėsisht nga betejat, apo konfliktet, qė mund t'i dalin pėrpara. Na ėshtė dhėnė mandati, pėr t'i shpėtuar tė humburit, e jo pėr t'i shkatėrruar tė plagosurit. Zoti nuk na ka premtuar se do t'i shtypim njerėzit me kėmbė, por se "Perėndia e paqes do ta dėrmojė sė shpejti Satananė nėn kėmbėt tuaja" (Romakėve 16:20).

©1/3/2008