Jeta e mbushur me Frymėn e Shenjtė

"Dhe mos u dehni me verė, nė tė cilėn ka shthurje, por mbushuni me Frymė" (Efesianėve 5:18).

Parathėnie

Perėndia dėshiron qė ne tė kemi njė jetė tė mbushur me Frymėn e Shenjtė. Kjo duhet tė jetė edhe dėshira jonė. Vetėm dy rrugė ka: ose tė pimė kupėn e pistė dhe dehėse tė botės (d.m.th. fenė, filozofinė, apo qejfet), ose tė kėnaqemi me Frymėn e Shenjtė, qė na drejton sipas fjalės sė Perėndisė. Komentuesit e Biblės: Xhejmisėn, Foset dhe Braun kanė thėnė: " Fryma nuk banon nė mendjen e njė tė krishteri , qė kėrkon kėnaqėsitė e qejfet, por nė mendjen qė lutet, nė mendjen e ballancuar mirė. Njė i krishterė i tillė e shpreh gėzimin e vet, jo me kėngėt e kėsaj bote, por me himne falenderimi". Krishtėrimi nuk ėshtė i lehtė, por ėshtė njė luftė, qė zgjat gjatė gjithė jetės, njė luftė kundėr ndikimit satanik nė botė. Nuk do tė mund tė jemi fitimtarė, po nuk e patėm Frymėn e Shenjtė nė jetėn tonė. Vetėm ata qė ecin nė Frymė, arrijnė ta kryejnė atė detyrė, pėr tė cilėn i ka thirrur Perėndia.

Arsyeja pse duhet tė mbushemi

Duhet tė jemi vazhdimisht tė mbushur me Frymėn e Perėndisė. Nuk mund tė mbushemi menjėherė, por duhet ta dėshirojmė njė bekim tė tillė. Prandaj edhe nuk mund tė mbushemi e tė mos e dimė se jemi tė mbushur. E kemi vetė nė dorė nėse duam tė mbushemi, apo jo. Nė tė njėjtėn kohė, duhet ta kuptojmė se ky bekim vjen atėherė, kur i bindemi urdhėrimeve tė Perėndisė. Mosbindja, nga ana tjetėr, na bėn tė pavlefshėm pėr punėn e Tij. Shpesh e konsiderojmė tė mbushurit me Frymėn si njė privilegj, qė i takon vetėm disa pasuesve tė veēantė tė Krishtit. Por njė pikėpamje e tillė e bėn kėtė bekim si diēka tė jashtėzakonshme, nė vend qė tė jetė njė standart normal i krishtėrimit tė Dhiatės sė Re.

Kemi nevojė tė mbushemi ēdo ditė me Frymėn e Shenjtė, sepse pėrndryshe, nuk do tė mund t'i shėrbejmė Krishtit e ta nderojmė Atė ashtu siē duhet. Kjo do tė thotė se kemi njė detyrim ndaj Perėndisė qė tė mbushemi me Frymėn. Si do tė mund tė jemi vėrtet fėmijė tė bindur, nėse e neglizhojmė kėtė ēėshtje? Pa Frymėn e Shenjtė nė jetėn tonė, nuk do tė mund:

a) Ta adhurojmė Perėndinė nė mėnyrė tė pėlqyeshme. "Duke i folur njėri-tjetrit me psalme, himne dhe kėngė frymėrore, duke kėnduar dhe duke lavdėruar Zotin me zemrėn tuaj, duke e falėnderuar vazhdimisht pėr ēdo gjė Perėndinė dhe Atin, nė emėr tė Zotit tonė Jezu Krisht" (Efesianėve 5:19-20)..."Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn” (Gjoni 4:24).

b) T'i vėmė nė pėrdorim armėt shpirtėrore (lexo Efesianėve 6:10-17). Armiku i shpirtrave tanė na sulmon kudo, nga tė gjitha anėt: nė shtėpi, nė punė, nė kishė, apo nė besimin tonė. Duhet tė jemi tė armatosur mirė pėr t'i bėrė ballė atij e pėr ta mundur. Por, nuk do tė korrim fitore, nėse nuk jemi tė mbushur me Frymėn. Jetojmė nė kohė tė kėqija, kur ėshtė shumė lehtė tė shkurajohesh, tė dėshpėrohesh e ta humbasėsh guximin. Fryma e Shenjtė ėshtė dhėnė pėr t'i forcuar ata, qė mbėshteten nė tė vėrtetėn.

Mėnyra se si mund tė mbushemi

Ka tre kritere bazė, pėr t'u mbushur me Frymėn e Shenjtė:

a) Sė pari, duhet tė jemi tė shpėtuar. Perėndia nuk i mbush ata, qė nuk kanė ardhur tek Krishti pėr shpėtim.

b) Sė dyti, duhet tė jemi tė pėrkushtuar ndaj Zotit. Kjo do tė thotė se gjithė jeta jonė duhet t'i nėnshtrohet Atij. Nga kjo rrjedh se duhet tė jemi plotėsisht tė varur dhe tė drejtuar prej Tij nė jetėn tonė tė pėrditshme: "Ashtu si e keni marrė Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni nė Tė, duke pasur rrėnjė dhe duke u ndėrtuar nė Tė, dhe duke u forcuar nė besim ashtu sikurse ju mėsuan, duke mbushulluar nė Tė me falenderim" (Kolosianėve 2:6-7).

c) Sė treti, duhet t'ia kėrkojmė Perėndisė kėtė mbushje: "Aq mė tepėr Ati juaj qiellor do t’u dhurojė Frymėn e Shenjtė atyre qė ia kėrkojnė” (Luka 11:13). Lutja e atyre qė janė tė shpėtuar e tė pėrkushtuar ndaj Krishtit, do tė gjejė pėrgjigje.

Cili ėshtė rezultati?

Duhet tė vihet re nga tė gjithė se jemi tė mbushur me Frymėn. Nuk jemi tė mbushur thjesht sepse e themi me gojė se jemi tė mbushur, por sepse kjo mbushje ėshtė e dukshme nė jetėn tonė. Ja disa prej fushave, ku vihet re ndryshimi:

a) Marrėdhėnia jonė me Perėndinė do tė forcohet edhe mė shumė. Kjo do tė thotė se do tė duam tė kalojmė mė shumė kohė, duke u lutur e duke e studiuar fjalėn e Tij. Do t'i shėrbejmė Atij ngaqė e duam, jo ngaqė e kemi pėr detyrė.

b) Marrėdhėnia jonė me tė tjerėt do tė forcohet po ashtu. Nuk do tė mbajmė mė mėri e ligėsi nė zemėr. Pėrkundrazi, do tė falim e do tė tregohemi tė mėshirshėm, nė vend qė tė hakmerremi.

c) Mendimet tona do tė ndryshojnė. Falenderimi do t'ia zėrė vendin ankesave, psherėtimave, apo pakėnaqėsive: "Pėr ēdo gjė falėnderoni, sepse i tillė ėshtė vullneti i Perėndisė nė Krishtin Jezus pėr ju" (1 Thesalonikasve 5:18).

d) Fryti i Frymės sė Shenjtė do tė shihet qartė nė jetėn tonė: "Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj. Edhe ata qė janė tė Krishtit e kanė kryqėzuar mishin bashkė me pasionet dhe lakmitė tė tij. Nė qoftė se rrojmė nė Frymė, nė Frymė edhe duhet tė ecim" (Galatasve 5:22-25).     

Pėrfundim

Nuk duhet tė gjejmė ēlodhje, derisa tė jemi tė sigurtė se jemi tė mbushur vėrtet me Frymėn e Shenjtė. Nėse jeta jonė e krishterė ėshtė njė jetė e vdekur fetare, atėherė pa dyshim se kemi nevojė qė Perėndia tė na prekė sėrish. Nė fakt, bekimi i tė mbushurit me Frymėn nuk ėshtė njė bekim qė merret njėherė e mirė, por njė bekim, tė cilin duhet ta marrim ēdo ditė nga Perėndia.  

© 31/5/2008