Teksti i Studimit: Psalmi 23
Parathėnie
Psalmet 22, 23 dhe 24 na shfaqin aspekte tė ndryshme tė shėrbesės sė Zotit Jezus Krisht. Tek Psalmi 22, Ai na paraqitet si Shpėtimtari qė vuan: "Tėrė ata qė mė shohin mė pėrqeshin, zgjatin buzėn dhe tundin kokėn, duke thėnė: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta ēlirojė, pra, ta ndihmojė, mbasi e do...Ndajnė midis tyre rrobat e mia dhe hedhin nė short tunikėn time" (7-8, 18). Tek Psalmi 23, Ai ėshtė Bariu i deleve tė Tij. Tek Psalmi 24, Ai ėshtė Mbreti i Lavdishėm: "O ju porta, ēoni kokat tuaja; dhe ju, porta tė pėrjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisė do tė hyjė" (vargu 7). Nė kėto psalme shohim kryqin, shkopin (e bariut) dhe kurorėn.
Bibla na e shfaq Zotin Jezus si Bariun e Mirė, Bariun e Madh dhe Kryebariun.
Bariu
i Mirė
"Unė jam bariu i mirė; bariu i mirė jep jetėn e vet pėr delet" (Gjoni 10:11).
Ai vdiq nė kryq pėr mėkatet tona. Ky aspekt i punės sė Tij i pėrket sė kaluarės dhe nuk mund tė pėrsėritet mė. Pikėrisht, nėpėrmjet punės sė pėrfunduar nė Kalvar, ne kemi privilegjin pėr tė marrė shpėtimin dhe faljen: "Nė fakt njė ėshtė Perėndia, dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Perėndisė dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri, i cili e dha veten si ēmim pėr tė gjithė, pėr dėshmim nė kohėn e caktuar" (1 Timoteut 2:5-6)... "Edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit), edhe na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus, pėr tė treguar nė epokat qė do tė vijnė pasurinė e pamasė tė hirit tė tij, me anė tė mirėsisė ndaj nesh nė Krishtin Jezus. Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush" (Efesianėve 2:5-9)... "Prej kėtij vullneti, ne jemi shenjtėruar me anė tė kushtimit tė trupit tė Jezu Krishtit, qė u bė njė herė pėr tė gjithė" (Hebrenjve 10:10).
Duke qenė se ėshtė Bariu i Mirė, Jezusi ėshtė i veēantė, ngaqė Ai, me vullnetin e Tij, e dha jetėn e Vet pėr ne: "Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet, dhe Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve... e ka pėrkushtuar jetėn e tij deri nė vdekje dhe u pėrfshi midis keqbėrėsve; ai ka mbajtur mėkatin e shumė vetave dhe ka ndėrhyrė nė favor tė shkelėsve" (Isaia 53:6, 12)... "Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė ti shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetėve" (Mateu 20:28). Ashtu siē Davidi luftoi me luanin e me ariun, pėr t'i shpėtuar delet e tij, ashtu edhe Krishti na ēliroi, duke na rrėmbyer nga goja e "luanit vrumbullues" (shiko 1 Samuelit 17:34 dhe 1 Pjetrit 5:8).
Bariu
i Madh
"Dhe Perėndia e paqes, qė e ngriti nga tė vdekurit, me anė tė gjakut tė Besėlidhjes sė amshuar, Bariun e madh tė dhėnve, Perėndinė tonė Jezu Krisht" (Hebrenjve 13:20).
Nė kėtė varg, Bariun tonė e shohim tė ngjallur prej sė vdekuri, duke mbrojtur ata qė besojnė tek Ai. Ky aspekt i punės sė Tij i pėrket sė tashmes. Ringjallja e Krishtit na tregon se vepra e Tij mbi kryq e zgjidhi njė herė e pėrgjithmonė problemin e mėkatit.
Pikėrisht, nėpėrmjet Tij, ne mund ta mundim mėkatin, duke korrur kėshtu vazhdimisht fitore: "Sepse ligji i Frymės i jetės nė Jezu Krishtin mė ēliroi nga ligji i mėkatit dhe i vdekjes" (Romakėve 8:2)... "Unė u kryqėzova bashkė me Krishtin dhe nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua; dhe ajo jetė qė tani jetoj nė mish, e jetoj nė besimin e Birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha veten pėr mua" (Galatasve 2:20). Njė fitore e tillė ndaj mėkatit ėshtė nė qendėr tė shenjtėrisė nė jetėn e besimtarit. Gjon Uesli ka thėnė: "Besėlidhja e pėrjetshme - besėlidhja e krishterė, nuk ėshtė e pėrkohėshme, si ajo e judenjve, por ėshtė e planifikuar pėr tė rrojtur pėrgjithmonė. Zoti ju shenjtėroftė nga ēdo aspekt, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtė, nėpėrmjet aplikimit tė atij gjaku, pėrmes sė cilit u themelua edhe kjo besėlidhje!"
Kryebariu
"Dhe kur tė shfaqet kryebariu, do tė merrni kurorėn e lavdisė qė nuk fishket" (1 Pjetrit 5:4).
Bariu ynė do tė kthehet njė ditė pėr tė na marrė me Vete. Nė kėtė varg, shohim aspektin e ardhshėm tė punės sė Tij pėr hirin tonė. Ai do tė vijė pėr tė na ēliruar e pėr tė na ēuar nė lavdi: "Qė nga fuqia e Perėndisė me anė tė besimit jeni tė ruajtur, pėr shpėtimin gati pėr tu zbuluar nė kohėt e fundit" (1 Pjetrit 1:5)... "Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ēdo tė jemi; por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai" (1 Gjonit 3:2)... "Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsisė qė Perėndia, gjykatėsi i drejtė, do tė ma japė atė ditė, dhe jo vetėm mua, por edhe gjithė atyre qė presin me dashuri tė shfaqurit e tij" (2 Timoteut 4:8). Kryebariu ynė do ta mbajė premtimin, qė iua ka dhėnė deleve tė tij: "Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua! Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do tju thoja. Unė po shkoj tju pėrgatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e tju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do tju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju" (Gjoni 14:1-3).
Pėrfundim
![]()
© 27/7/2008