Jezusi, Kryeprifti Ynė

"Prandaj ai duhej t’u ngjante nė ēdo gjė vėllezėrve, qė tė mund tė ishte i mėshirshėm e kryeprift besnik nė ato qė i pėrkasin Perėndisė, pėr t’u bėrė pajtim pėr mėkatet e popullit, sepse, duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund t’u vijė nė ndihmė atyre qė tundohen. Prandaj, o vėllezėr tė shenjtė, pjestarė tė thirrjes qiellore, vėshtroni apostullin dhe kryepriftin e rrėfimit tė besimit tonė, Jezu Krishtin" (Hebrenjve 2:17-3:1).

Parathėnie

Libri i Hebrenjve e pėrshkruan Zotin Jezus Krisht si Kryepriftin tonė. Ē'kuptim ka kjo shprehje? Fatkeqėsisht, sa herė qė pėrmendet fjala 'prift', neve na vjen ndėrmend kleriku kishtar, i veshur me rroba tė zeza. Por, nė fakt, apostulli Pal na kėrkon qė ta pėrqėndrojmė vėmendjen tek priftėrimi levitik i Dhiatės sė Vjetėr e jo tek pėrkufizimi modern i kėsaj shprehjeje. Libri i Hebrenjve na paraqet shėrbesėn priftėrore tė Krishtit.

Ē'ėshtė Kryeprifti pėr ne?

Sė pari, Ai ėshtė i mėshirshėm, i pasur nė dhembshuri, dashuri e mėshirė. Perėndia ynė ėshtė i mbushur plot e pėrplot me mėshirė. "Ja, ne shpallim tė lum ata qė duruan; ju keni dėgjuar pėr durimin e Jobit, dhe e keni parė fatin pėrfundimtar qė Zoti i rezervoi, sepse Zoti ėshtė plot mėshirė e dhembshuri" (Jakobit 5:11). Mėshira e Tij ėshtė me bollėk. "Qoftė bekuar Perėndia edhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, i cili me anė tė mėshirės sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė ringjalljes sė Jezu Krishtit prej sė vdekurish" (1 Pjetrit 1:3). Mėshira e Tij ėshtė e madhe. "Zoti ėshtė i dhemshur dhe mėshirplot, i ngadalshėm nė zemėrim dhe i madh nė mirėsi" (Psalmi 145:8). Kryeprifti ynė i di me saktėsi vuajtjet qė kalojmė. Ai na siguron gjithēka pėr tė cilėn kemi nevojė, duke na ngushėlluar e duke na forcuar. "Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit tė hirit, qė tė marrim mėshirė e tė gjejmė hir, pėr tė pasur ndihmė nė kohė nevoje" (Hebrenjve 4:16).

Sė dyti, Ai ėshtė besnik dhe i mban tė gjitha premtimet. "Nuk ra pėr tokė asnjė nga fjalėt qė Zoti i pati thėnė shtėpisė sė Izraelit; tė tėra u vėrtetuan" (Jozueut 4:16), sepse "tė gjitha premtimet e Perėndisė janė nė atė "po" dhe nė atė "amen," pėr lavdi tė Perėndisė nėpėrmjet nesh" (2 Korintasve 1:20). Njė nga premtimet e Tij mė tė rėndėsishme ėshtė ky: "Nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis” (Hebrenjve 13:5). Mund t'i varim gjithmonė shpresat tek Ai, "sepse besnik ėshtė ai qė premtoi" (Hebrenjve 10:23). Madje, edhe kur ne ia kthejmė kurrizin Perėndisė, Ai ėshtė gjithmonė gati pėr tė na pranuar pėrsėri nė gjirin e Tij. "Po t’i rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (1 Gjonit 1:9).

Ē'ka bėrė Kryeprifti ynė pėr ne?

Sė pari, Ai na ka shlyer mėkatet. Shlyerja e mėkatit ėshtė njė sakrificė, me anė tė sė cilės Perėndia na ka falur dhe zemėrimi i Tij nuk ėshtė mė mbi kokat tona. Ka vetėm njė mėnyrė, me anė tė sė cilės ky zemėrim largohet prej nesh dhe kjo mėnyrė, kjo rrugė ėshtė nėpėrmjet gjakut tė Jezus Krishtit. "Atė ka paracaktuar Perėndia pėr tė bėrė shlyerjen nėpėrmjet besimit nė gjakun e tij, pėr tė treguar kėshtu drejtėsinė e tij pėr faljen e mėkateve, qė janė kryer mė parė gjatė kohės sė durimit tė Perėndisė, pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin e Jezusit" (Romakėve 3:25-26)... "Ai ėshtė shlyesi pėr mėkatet tona; dhe jo vetėm pėr tonat, por edhe pėr ata tė tė gjithė botės" (1 Gjonit 2:2)... "Nė kėtė ėshtė dashuria: jo se ne e kemi dashur Perėndinė, por qė ai na ka dashur ne dhe dėrgoi Birin e tij pėr shlyerjen e mėkateve tona" (1 Gjonit 4:10).

Sė dyti, Ai na ndihmon, kur tundohemi. Ai na ndodhet pranė nė vėshtirėsi, nė sprova e nė momente tundimi. Ai ėshtė Miku ynė. "Ju jeni miqtė e mi, nėse bėni gjėrat qė unė ju urdhėroj. Unė nuk ju quaj mė shėrbėtorė, sepse shėrbėtori nuk e di ē’bėn i zoti; por unė ju kam quajtur miq, sepse ju bėra tė njihni tė gjitha gjėra qė kam dėgjuar nga Ati im" (Gjoni 15:14-15). Ai ėshtė Bariu ynė. "Unė jam bariu i mirė; bariu i mirė jep jetėn e vet pėr delet" (Gjoni 10:11). Ai ėshtė Shpėtimtari ynė. "Sepse kėshtu begatisht do t’ju hapet hyrja nė mbretėrinė e amshuar tė Zotit dhe Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht" (2 Pjetrit 1:11). Ai na kupton mirė, ngaqė ėshtė Kryeprifti ynė dhe ngaqė i ka pėrjetuar Vetė vuajtjet dhe vėshtirėsitė tona. "Ai i di vėshtirėsitė qė kalojmė, jo vetėm ngaqė ėshtė Perėndi, por ngaqė ėshtė gjithashtu Njeri, qė i ka pėrjetuar vetė ato vėshtirėsi" (thėnie anonime).  

Pėrfundim                      

Zoti Jezus Krisht ėshtė i mėshirshėm dhe besnik. Ai ėshtė Prifti ynė dhe Shlyerja (Sakrifica) pėr mėkatet tona. Ai jo vetėm qė na i shleu mėkatet, por edhe na gjendet pranė nė momente tė vėshtira. Duhet t'i jemi gjithmonė mirėnjohės Atij, pėr faktin se Ai ėshtė "Kryeprifti ynė i madh" (Hebrenjve 4:14), gjė qė tregon se Ai ėshtė mbi tė gjithė kryepriftėrinjtė e tjerė tė Dhiatės sė Vjetėr, apo mbi ēdo kryeprift, qė shugurohet prej njerėzve. Prandaj, pra, duhet t'i besojmė vetėm Atij e askujt tjetri.

© 1/11/2008