Kėnaqėsia e Davidit

“Mė mbro, o Perėndi, sepse unė po kėrkoj strehė te ti. I thashė Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjė tė mirė veē teje". Gjithė dashuria ime ėshtė vendosur te njerėzit e shenjtė dhe tė nderuar qė janė mbi tokė. Dhembjet e atyre qė turren pas perėndive tė tjera do tė shumėzohen; unė nuk do t’i derdh libacionet e tyre tė gjakut dhe nuk do tė shqiptoj me buzėt e mia emrat e tyre. Zoti ėshtė pjesa ime nga trashėgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atė qė mė ka rėnė nė short. Mua fati mė ka rėnė nė vende tė kėndshme; po, njė trashėgimi e bukur mė ka rėnė. Unė do tė bekoj Zotin qė mė kėshillon; zemra ime mė mėson edhe natėn. Unė e kam vėnė vazhdimisht Zotin pėrpara syve tė mi; duke qenė se ai rri nė tė djathtėn time, unė nuk do tė hiqem kurrė nga vendi. Prandaj zemra ime gėzohet dhe shpirti im ngazėllon pėr lavdinė e trashėgimisė sime; edhe mishi im do tė qėndrojė tėrė besim dhe nė siguri, sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Sheol dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė korruptimin. Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės; ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsi” (Psalmi 16:1-11).

Parathėnie

Ky ėshtė psalmi i kėnaqėsisė. Nė tė nuk gjejmė as vėshtirėsi, as pėrndjekje. Davidi thjesht, gjen kėnaqėsi, mbi tė gjitha, nė Zotin: “I thashė Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjė tė mirė veē teje" (vargu 2). Davidi, pra, thotė: “Asgjė tjetėr nuk ėshtė e mirė si Perėndia. Ai ėshtė gjithēka, qė mė nevojitet”. “Cilin kam nė qiell veē teje? Dhe mbi tokė nuk dėshiroj tjetėr njeri veē teje” (Psalmi 73:25).

Njerėzit e Perėndisė

Mė pas, Davidi gjen kėnaqėsi tek njerėzit e Zotit: “Gjithė dashuria ime ėshtė vendosur te njerėzit e shenjtė dhe tė nderuar qė janė mbi tokė” (vargu 3). Njė dashuri e tillė mungon nė shumicat e kishave dhe mungesa e saj ėshtė njė nga arsyet e mėrive dhe grindjeve tė shumta. Njė shprehje anonime thotė: “Tė jetosh lart (nė Qiell) me shenjtorėt, qė i do, pa dyshim, kjo ėshtė lavdia. Por, tė jetosh kėtu poshtė (nė tokė) me shenjtorėt, qė i njeh, ah, atėherė ndryshon puna!” “Sytė e mi do tė jenė mbi besnikėt e vendit dhe do t’i mbaj afėr vetes; ai qė do tė ecė me ndershmėri do tė jetė shėrbėtori im” (Psalmi 101:6)... “Unė jam shok i gjithė atyre qė kanė frikė prej teje dhe i atyre qė respektojnė urdhėrimet e tua” (Psalmi 119:63). Apostulli Gjon na e bėn tė qartė se nuk mund tė themi se e duam dhe e adhurojmė me tė vėrtetė Perėndinė, nėse i urrejmė bashkė-besimtarėt e tjerė: “Kushdo qė beson se Jezusi ėshtė Krishti, ka lindur nga Perėndia; dhe kushdo qė do atė qė e ka ngjizur, do edhe atė qė ka qenė ngjizur nga ai. Nga kjo ne dimė ti duam bijtė e Perėndisė: kur duam Perėndinė dhe zbatojmė urdhėrimet e tij” (1 Gjonit 5:1-2).

Kur gjejmė kėnaqėsi nė Zotin, atėherė do tė fillojmė tė gjejmė kėnaqėsi edhe tek njerėzit e Tij. Xhon Uesli ka shkruar: “E pasurojmė Perėndinė, atėherė kur iu japim fėmijėve tė Tij ato dhurata, qė Ai na ka dhėnė neve”. Por, nuk do tė gjejmė kėnaqėsi tek njerėzit e Perėndisė, po qe se nuk shpenzojmė kohė me ta nė takime: “Pa hequr dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa, por tė nxisim njeri tjetrin, aq mė tepėr se e shihni ditėn qė po afrohet” (Hebrenjve 10:25).

Furnizimet e Perėndisė

Davidi kėnaqet gjithashtu edhe me furnizimet, qė i ka siguruar Perėndia: “Zoti ėshtė pjesa ime nga trashėgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atė qė mė ka rėnė nė short. Mua fati mė ka rėnė nė vende tė kėndshme; po, njė trashėgimi e bukur mė ka rėnė” (vargu 5-6). Perėndia na ka dhėnė edhe ne pjesėn tonė, nė momentin kur erdhėm tek Krishti pėr shpėtim: “Dhe Perėndia im do tė plotėsojė tė gjitha nevojat tuaja sipas pasurisė sė tij nė lavdi, nė Jezu Krisht” (Filipianėve 4:19)... “Zoti ėshtė bariu im, asgjė nuk do tė mė mungojė. Ai mė ēon nė kullota me bar tė njomė, mė drejton pranė ujėrave qė tė ēlodhin. Ai ma pėrtėrin shpirtin, mė ēon nėpėr shtigjet e drejtėsisė, nga dashuria qė ka pėr emrin e tij. Edhe sikur tė ecja nė luginėn e hijes sė vdekjes, nuk do tė kisha frikė nga asnjė e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janė ato qė mė japin zemėr. Ti shtron para meje tryezėn nė prani tė armiqve tė mi; ti vajos kokėn time me vaj; kupa ime po derdhet” (Psalmi 23:1-5).

Perėndia, duke u bazuar nė planin e Tij, e di mirė se ku ta caktojė kufirin e trashėgimisė sonė. Atė qė do tė thotė Davidi me kėtė varg, e gjejmė tė ilustruar tek Psalmi 78:55, ku lexojmė se si Zoti i dha secilit fis tė Izraelit njė vend (njė copė toke) tė caktuar nė Tokėn e Premtuar: “I dėboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashėgiminė, dhe bėri qė fiset e Izraelit tė banonin nė ēadrat e tyre”. Problemet lindin atėherė, kur njerėzit nuk e dinė se deri ku janė tė caktuara kufijtė moralė e shoqėrorė. Duan t’i lėvizin vazhdimisht caqet e asaj qė ėshtė e pranueshme nė jetėn e krishterė. E si kujtojmė se do tė bekohemi prej Perėndisė, n.q.s. nuk pranojmė tė ndjekim rregullat e Tij?

Kėnaqėsitė e Perėndisė

Davidi gjen gjithashtu kėnaqėsi nė vetė kėnaqėsitė e Perėndisė: “Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės; ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsi” (vargu 11). Nėse duam jetė dhe gėzim, atėherė duhet tė ndjekim sekretin e Davidit, d.m.th. tė ecim ēdo ditė nė rrugėn e Perėndisė, tė jetojmė nė praninė e Tij dhe tė jetojmė pėr kėnaqėsitė e Tij. “O Perėndi, sa e ēmuar ėshtė mirėsia jote! Prandaj bijtė e njerėzve gjejnė strehė nėn hijen e krahėve tė tu; ata ngopen me bollėkun e shtėpisė sate, dhe ti u heq etjen nė pėrroin e kėnaqėsive tė tua” (Psalmi 36:7-8)... “Nė rast se ata e dėgjojnė dhe nėnshtrohen, do t’i mbarojnė ditėt e tyre nė mirėqėnie dhe vitet e tyre nė gėzime” (Jobit 36:11). Kėnaqėsitė tona kėtu nė tokė janė tė pėrkohshme dhe kalimtare. Por kėnaqėsitė nė tė djathtėn e Perėndisė janė kėnaqėsi nė pėrjetėsi, sepse ato janė kėnaqėsitė e shpirtrave tė pavdekshėm, tė cilėt kėnaqen me njė Perėndi tė pėrjetshėm” (Xhon Uesli). “Me siguri pasuri dhe mirėsi do tė mė shoqėrojnė nė gjithė ditėt e jetės ime; dhe unė do tė banoj nė shtėpinė e Zotit ditė tė gjata” (Psalmi 23:6).

Pėrfundim

Kemi se ku tė gjejmė kėnaqėsi. Mund tė gjejmė kėnaqėsi tek njerėzit e Perėndisė, mund tė kėnaqemi me furnizimet, qė na siguron Perėndia, si edhe me vetė kėnaqėsitė e Tij. Nėse gjejmė kėnaqėsi nė gjėrat e Perėndisė, atėherė do tė gjejmė kėnaqėsi nė vetė Perėndinė: “Mishi im dhe zemra ime nuk mund tė ligėshtohen, por Perėndia ėshtė kėshtjella e zemrės sime dhe pjesa ime nė pėrjetėsi” (Psalmi 73:26).

© 9/2/2008