Konflikti i Perėndisė me kombin tonė

"Dėgjoni fjalėn e Zotit, o bij tė Izraelit, sepse Zoti ka njė konflikt me banorėt e vendit: Nuk ka nė fakt as sinqeritet, as mėshirė dhe as njohje tė Perėndisė nė vend. Nuk bėhet tjetėr pėrveē shpėrbetimeve, gėnjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve tė kurorės, shkeljeve tė ēdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak. Pėr kėtė shkak vendi do tė jetė nė zi dhe tėrė banorėt e tij do tė vuajnė, bashkė me kafshėt e fushės dhe me shpendėt e qiellit; madje edhe peshqit e detit do tė eliminohen" (Osea 4:1-3). 

Parathėnie

Perėndia kishte njė konflikt me popullin e Izraelit. E kishte bekuar atė nė mėnyra nga mė tė ndryshmet, e prapėseprapė, populli i Izraelit tregohej mosmirėnjohės e i pabindshėm. Ja, disa nga premtimet, qė Perėndia iu kishte dhėnė izraelitėve: "Asnjė armė e sajuar kundėr teje nuk do tė ketė sukses" (Isaia 54:17)... "Unė do t’ju jap shirat simbas stinėve, toka do tė japė prodhimin e saj dhe drurėt e fshatit do tė japin frytet e tyre" (Levitikut 26:4)... "Unė do tė bėj qė tė mbretėrojė paqja nė vend; do tė bini nė shtrat dhe askush nuk ka pėr t’ju trembur" (Levitikut 26:6). Por izraelitėve, krahas premtimeve, iu ishte dhėnė edhe urdhėrimi pėr t'iu bindur Perėndisė, por ata vendosėn qė tė mos ia vinin veshin Atij. "Shikoni, unė vė sot para jush bekimin dhe mallkimin; bekimin nė rast se u bindeni urdhėrimeve tė Zotit, Perėndisė tuaj, qė sot ju pėrcaktoj; mallkimin, nė rast se nuk u bindeni urdhėrimeve tė Zotit, Perėndisė tuaj, dhe largoheni nga rruga qė ju pėrcaktoj sot, pėr tė ndjekur perėndi tė tjerė qė nuk i keni njohur kurrė" (Ligji i Pėrtėrirė 11:26-28). Nė tė kaluarėn, edhe kombi ynė ka qenė i bekuar fuqimisht nga Perėndia. Por, edhe ne, ashtu si izraelitėt e lashtė, ia kemi kthyer Atij kurrizin. Nuk mund tė presim dot mė bekime prej Tij, por vetėm gjykim.

Ankesa e Perėndisė

Shoqėria (nė kohėn e profetit Osea) ishte e prishur krejt. Profetėt, priftėrinjtė dhe politikanėt i mashtronin njerėzit. Ata qė duhej t'i dilnin pėr zot sė vėrtetės, ishin tė kompromentuar, me qėllim qė tė mos ofendonin asnjeri. Tė njėjtėn gjė vėmė re edhe sot. Qeveria drejtohet prej politikanėve tė korruptuar, qė nxjerrin pretekste pėr mėkatet e tyre. Medja (televizori, gazetat, etj) i shtrembėrojnė lajmet aq shumė, saqė njerėzit arrijnė ta besojnė ēdo lloj gėnjeshtre. Drejtuesit e fesė i dalin pėr zot ēdo lloj ēėshtjeje, me pėrjashtim tė krishtėrimit biblik.

Nė kombin e Izraelit mungonte mėshira. Njerėzit e kishin humbur fare idenė e drejtėsisė dhe nuk i kuptonin dot parimet morale. Ku ka mėshirė sot? Njerėzit, nė pėrgjithėsi, janė bėrė egoistė dhe imoralė. Dhuna vihet re pothuajse nė ēdo rrugė tė ēdo qyteti. Njė komb, apo njė individ, qė nuk tregon mėshirė ndaj tė tjerėve, nuk mund tė presė qė tė marrė mėshirė prej tė tjerėve: "Lum ata qė janė tė mėshirshėm, sepse ata do tė gjejnė mėshirė" (Mateu 5:7)... "Ti tregohesh i dhimbshėm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtė me njeriun e drejtė. Ti tregohesh i pastėr me atė qė ėshtė i pastėr dhe dinak me tė ligun" (Psalmi 18:25-26). Pikėrisht, pėr kėtė arsye, Osea ia vuri emrin vajzės sė tij 'Loruhamah', qė do tė thotė 'pa mėshirė'. "Atėherė Zoti i tha Oseas: "Vėri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do tė kem mė mėshirė pėr shtėpinė e Izraelit, por do t’i heq tė gjithė" (Osea 1:6). Ky ishte, pra, si njė paralajmėrim i Perėndisė ndaj Izraelit dhe njė thirrje pėr t'u penduar.

Izraelitėt nuk kishin njohuri rreth Perėndisė. Njė deklaratė e tillė duket e habitshme, kur marrim parasysh se populli i Izraelit i ishte borxhli Perėndisė pėr vetė egzistencėn e tij: ligjet izraelite ishin tė bazuara nė fjalėn e Perėndisė; populli kishte parė me sytė e tij gjėrat e mrekullueshme qė Perėndia kishte bėrė pėr ta. Pėr mė tepėr, ata gjithmonė kishin patur begati, ndėrkohė qė kombet e tjera jetonin nė varfėri. E megjithatė, izraelitėt nuk dinin gjė fare pėr Perėndinė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe fėmijėt nė vendin tonė, po rriten nė njė ambjent pagan. Kanė njohuri rreth fesė myslimane, fesė hindu, etj., por nuk iu jepet mėsim siē duhet rreth Krishtit dhe Biblės. Shkollat i nxisin fėmijėt qė tė meditojnė me sy mbyllur, nė praninė e dritave, tė kristaleve, apo tė pajisjeve tė tjera tė kulteve nga mė tė ndryshmet, por lutja drejtuar Perėndisė sė Gjallė nuk lejohet fare. Vendi ynė i vogėl ka mundur shumė armiq tė fuqishėm. Pse? Sepse dikur kishim besim tek Perėndia. Pa shihni se ē'na ka ndodhur, qėkurse kemi pushuar sė nderuari Perėndinė dhe fjalėn e Tij!

Rezultati i pashmangshėm

Po i vjen rradha gjykimit. Madje edhe tani, ne jemi nėn tutelėn e kombeve tė tjera. Pėr kėdo, qė ia kthen kurrizin Perėndisė, rezultati pėrfundimtar ėshtė gjykimi, por Zoti thotė tek Psalmi 9:17, "Tė pabesėt do tė zbresin nė Sheol; po, tė gjitha kombet qė harrojnė Perėndinė". Nuk mund ta mohojmė dot se kombi ynė ėshtė i degjeneruar, ngaqė nuk zbatohet siē duhet ligji. As policia, as politikanėt nuk janė nė gjendje ta mbrojnė tė pafajshmin. Mallkimi i ka rėnė fushave, kafshėve, peshqve e zogjve, shėndetit tonė personal dhe atij kombėtar. Tė gjitha kėto janė pjesė pėrbėrėse e gjykimit tė Perėndisė ndaj nesh, por do tė vuajmė edhe mė shumė, po tė mos pendohemi.

A na ka mbetur mė kohė pėr t'u penduar?

Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e di vetėm Perėndia. Kombi ynė mund tė ketė dalė nga rruga e drejtė: nga ana politike, kontrollohemi plotėsisht prej Evropės, kurse, nga ana shpirtėrore, jemi rrethuar prej feve tė rreme. Fakte tė tilla tregojnė se ndoshta nuk ka mė pėrmirėsim pėr kombin tonė. Por, nuk ėshtė kurrė vonė pėr popullin e Perėndisė. Ai pėr ne ėshtė pėrgjithmonė "njė streh dhe njė forcė, njė ndihmė gjithnjė e gatshme nė fatkeqėsi" (Psalmi 46:1). Prandaj edhe mund tė themi bashkė me Davidin: "Prandaj ne nuk do tė kemi frikė edhe sikur toka tė luajė dhe malet tė hidhen nė mes tė detit, dhe ujėrat e tij tė tėrbohen dhe tė shkumojnė, dhe malet tė dridhen nė fryerjen e tij" (Psalmi 46:2-3). Si individė, si kishė dhe si familje, ne mund ta kėrkojmė Zotin me gjithė zemėr: "Kėrkoni Zotin ndėrsa mund tė gjendet, e thirrni ndėrsa ėshtė afėr. I pabesi le ta lėrė rrugėn e tij dhe njeriu i padrejtė mendimet e tij, dhe le tė kthehet tek Zoti qė tė ketė dhembshuri pėr tė, tek Perėndia ynė qė fal bujarisht" (Isaia 55:6-7).  

Pėrfundim   

Nėse Perėndia ka njė konflikt me ne, atėherė nuk ėshtė mirė qė tė vazhdojmė tė mos ia vėmė veshin Atij. Izraelitėt, mė nė fund, pėr 70 vjet me rradhė u morėn si skllevėr nė Babiloni dhe, edhe sot e kėsaj dite, nuk i kanė rifituar dot kurrė bekimet, privilegjet apo tokėn e dikurshme. Tek Izraeli shohim atė qė i ndodh atij kombi, qė e mohon fjalėn e Perėndisė. Mateo Henri ka thėnė: "Mėkatet tona, si individė, si familje, si lagje, si komb, janė arsyeja pse Perėndia ka njė konflikt me ne. Le t'i nėnshtrohemi e t'i pėrulemi Atij, qė tė mos shkatėrrohemi mė shumė prej Tij".    

© 9/8/2008