Krishtėrim i Pėrqėndruar tek Kryqi

Teksti i studimit: 1 Korintasve 1:18-2:5

Parathėnie

Pasazhi i mėsipėrm na jep udhėzim, lidhur me tė vėrtetėn themelore tė kishės sė vėrtetė tė krishterė. Nė qendėr tė kishės sė vėrtetė duhet tė jetė Krishti dhe Kryqi, d.m.th. kisha e vėrtetė as nuk duhet tė bazohet, as nuk duhet tė deklarojė asgjė tjetėr, pėrveēse asaj, qė pėrputhet me doktrinėn e "Jezu Krishtit edhe atė tė kryqėzuar" (1 Korintasve 2:2).

Dy lloj mėnyrash jetese

"Sepse mesazhi i kryqit ėshtė marrėzi pėr ata qė humbin, por pėr ne qė shpėtohemi ėshtė fuqia e Perėndisė. Sepse ėshtė shkruar: “Do tė bėj tė humbasė dituria e tė diturve, dhe do ta asgjėsoj zgjuarėsinė e tė zgjuarve”. Ku ėshtė i dituri? Ku ėshtė skribi? Ku ėshtė debatuesi i kėsaj epoke? A nuk e bėri tė marrė Perėndia diturinė e kėsaj bote? Sepse, duke qenė se nėpėrmjet diturisė sė Perėndisė bota nuk e njohu Perėndinė me urtinė e vet, Perėndisė i pėlqeu tė shpėtojė ata qė besojnė nėpėrmjet marrėzisė sė predikimit, sepse Judenjtė kėrkojnė njė shenjė dhe Grekėt kėrkojnė dituri, por ne predikojmė Krishtin tė kryqėzuar, skandal pėr Judenjtė dhe marrėzi pėr Grekėt" (1 Korintasve 1:18-23).

Nė tekstin e mėsipėrm, fjala "botė" i referohet shoqėrisė, nė tė cilėn jetojmė, si edhe qėnieve tė tjera njerėzore, qė na rrethojnė. Njerėzimi pėrpiqet tė gjejė kėnaqėsi tė pėrjetshme, nėpėrmjet filozofisė, fesė dhe diturisė mistike. Pali na pėrshkruan kėtu dy tipe njerėzish:

1. Grekėt

Grekėt kishin njė etje tė jashtėzakonshme pėr njohuri. Donin tė dinin gjithēka, pak rėndėsi kishte se ē'lloj njohurie ishte. "Mėsojnė gjithnjė dhe kurrė nuk mund tė arrijnė nė njohjen e plotė tė sė vėrtetės" (2 Timoteut 3:7). Perėnditė qė adhuronin, ishin personifikim i diturisė, qė ata vetė kishin akumuluar pėr shekuj me rradhė. Kėto perėndi ishin thjesht shpikje tė imagjinatės sė tyre. Duke u bėrė kėshtu adhurues tė shumė perėndive (panteistė), ata kishin harruar tė adhuronin tė vetmin Perėndi tė vėrtetė: "Atėherė Pali, duke qėndruar nė kėmbė nė mes tė Areopagut, tha: “O burra athinas, unė shoh se nė tė gjitha gjėrat ju jeni shumė fetarė”. Sepse, duke ecur e duke vėnė re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe njė altar mbi tė cilin ėshtė shkruar: "PERĖNDISĖ SĖ PANJOHUR". Atė, pra, qė ju e adhuroni pa e njohur, unė po jua shpall" (Veprat e Apostujve 17:22-23).

2. Judenjtė

Judenjtė kėrkonin manifestim fuqie, pėr ta vėrtetuar nėse diēka ishte e vėrtetė apo jo. Kėtė karakteristikė ata e kishin shfaqur, qėkur u ēliruan prej Egjiptit nga skllavėria. "Ky brez i mbrapshtė dhe kurorėshkelės kėrkon njė shenjė, por asnjė shenjė nuk do t’i jepet, pėrveē shenjės sė profetit Jona. Nė fakt ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri net nė zemėr tė tokės" (Mateu 12:39-40). Ata mund tė kenė qenė mė besimtarė sesa kombet e tjera, por prapėseprapė, etja e tyre pėr shenja e mrekulli i kishte larguar prej Perėndisė.

A nuk mund ta vėmė re dot tė njėjtėn gjė, tek ndodh sot si nė kishė, ashtu edhe nė botė? Ka besimtarė, qė me zor e pranojnė atė, qė iu mėson Bibla. Njerėz tė tillė janė gati tė udhėtojnė deri nė fund tė botės, vetėm e vetėm pėr tė dėgjuar zbulime tė reja, apo tė ashtu-quajtura 'mrekulli', tė kryera prej sharlatanėve, qė hiqen si shėrbėtorė tė Krishtit. "Dhe nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite. Nuk ėshtė, pra, gjė e madhe, nėse edhe punėtorėt e tij shndėrrohen nė punėtorė (marrin trajtėn e punėtorėve) tė drejtėsisė, fundi i tė cilėve do tė jetė sipas veprave tė tyre" (2 Korintasve 11:14-15)... "Kurse pėr ata qė janė tė thirrur, qofshin Judenj ose Grekė, predikojmė Krishtin, fuqia e Perėndisė dhe diturinė e Perėndisė; sepse marrėzia e Perėndisė ėshtė mė e ditur se njerėzit dhe dobėsia e Perėndisė mė e fortė se njerėzit" (1 Korintasve 1:24-25). Kur Perėndia i shfaqi njeriut rrugėn e vetme tė shpėtimit, Ai nuk i mori shembull as grekėve, as judenjve. Nė vend qė tė dėrgonte njė manifestim fuqie, apo njė arsyetim mistik, Ai dėrgoi nė tokė njė Person. Askush, as greku, as judeu, nuk mund ta kishin gjetur dot njė mėnyrė tė tillė shpengimi. Pėr besimtarin e vėrtetė, kryqėzimi i Zotit Jezus Krisht nuk ėshtė njė fund fatkeqe i njė jete plot premisa. Pėrkundrazi, ai ėshtė vetė themeli i mesazhit tė krishterė. Sakrifica e Birit tė Vetėmlindur tė Perėndisė mbi kryqin e Kalvarit ėshtė manifestimi mė i fuqishėm i diturisė sė Perėndisė, qė ka parė, e qė ka pėr tė parė ndonjėherė bota.

Si mund ta kuptojmė, nėse njė kishė ėshtė e pėrqendruar tek kryqi?

"Shikoni nė fakt thirrjen tuaj, vėllezėr, sepse ndėr ju ka jo shumė tė ditur sipas mishit, jo shumė tė fuqishėm, jo shumė fisnikė, por Perėndia ka zgjedhur gjėrat e marra tė botės pėr tė turpėruar tė urtėt; dhe Perėndia ka zgjedhur gjėrat e dobėta tė botės pėr tė turpėruar tė fortėt; dhe Perėndia ka zgjedhur gjėrat jo fisnike tė botės dhe gjėrat e pėrēmuara, edhe gjėrat qė nuk janė, pėr tė asgjėsuar ato qė janė, qė asnjė mish tė mos mburret pėrpara tij. Por prej tij ju jeni nė Krishtin Jezus, i cili nga Perėndia u bė pėr ne dituri, drejtėsi, shenjtėrim dhe shpengim, qė, sikurse ėshtė shkruar: “Ai qė mburret, le tė mburret nė Zotin” (1 Korintasve 1:26-31).

Pali na thotė qė ta shikojmė mirė se kush e pėrbėn Trupin e Krishtit. Anėtarėt e vėrtetė tė Trupit tė Tij nuk kanė kėrkuar, qė ta meritojnė pozitėn e tyre nė Qiell, nėpėrmjet diturisė njerėzore, fuqisė apo njohurive. Pėrkundrazi, ata kanė ardhur tek Perėndia, pėrmes kryqit. "Dhe unė, kur tė jem ngritur lart nga toka, do t’i tėrheq tė gjithė tek unė” (Gjoni 12:32). Njerėz tė tillė erdhėn tek Krishti duarbosh e me zemėr tė rėnduar, por morėn prej Tij dhuratėn mė tė madhe. Njerėz tė tillė nuk mburren, as nė njohuri, as nė mrekulli, por nė Perėndinė, qė iu shpėtoi shpirtin, nėpėrmjet gjakut tė Krishtit.

Njerėzve tė tillė iu del nga goja, ajo qė kanė nė zemėr: "Edhe unė, o vėllezėr, kur erdha te ju, nuk erdha me shkėlqim fjalėsh a diturie, qė t’ju shpall dėshminė e Perėndisė, sepse e vendosa qė tė mos di tjetėr gjė ndėr ju, veē Jezu Krishtit edhe atė tė kryqėzuar. Edhe unė kam qenė te ju me dobėsi, me frikė dhe drithėrimė tė madhe. Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bėnė me fjalė mbushamendėse nga dituria njerėzore, por nė dėftim tė Frymės dhe tė fuqisė, qė besimi juaj tė mos qėndrojė mbi diturinė e njerėzve, po mbi fuqinė e Perėndisė" (1 Korintasve 2:1-5). Pali foli pėr Krishtin, jo pėr njohuritė njerėzore. Ai predikoi rreth kryqit, jo rreth shenjave e mrekullive. Ishte i dobėt, e megjithatė iu shėrbeu tė tjerėve, i vajosur prej Frymės sė Shenjtė. Kryqi i Krishtit ishte nė qendėr tė mesazhit tė tij. Sot, shohim kisha tė tėra, qė iu shkojnė pas njerėzve tė caktuar, apo shenjave e mrekullive, qė janė tė etur pėr zbulime tė reja. Por, ah, sa tė paktė janė ata, qė, me pėrulėsi, e bazojnė jetėn e tyre tek fjala e pėrsosur e Perėndisė!

Pėrfundim

Pak rėndėsi kanė pėr Perėndinė talentet tona, njohuritė apo personaliteti ynė. Nė fakt, Atij nuk i bėjnė aspak pėrshtypje gjėra tė tilla. Ai kėnaqet me ata, qė e ndjekin Krishtin me besim tė vėrtetė dhe qė predikojnė shpėtimin, pėrmes gjakut tė Tij. Vetėm kėshtu gjendet fuqia e vėrtetė. Njė mesazh i tillė ėshtė i vetmi mesazh, qė i ēliron shpirtrat prej mėkatit dhe Ferrit. Kėtė mesazh e ka shpallur gjithmonė edhe kisha e krishterė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė vetė kryqi.

© 3/1/2009