"Ai tha edhe kėtė shėmbėlltyrė
pėr disa qė pretendonin se ishin tė drejtė dhe i pėrbuznin tė tjerėt.
Dy njerėz u ngjitėn nė tempull pėr tu lutur; njėri ishte farise dhe
tjetri tagrambledhės. Fariseu rrinte nė kėmbė dhe lutej nė vetvete kėshtu:
"O Perėndi, tė falėnderoj qė nuk jam si njerėzit e tjerė, grabitqarė,
tė padrejtė, kurorėshkelės, dhe as si ai tagrambledhės. Unė agjėroj dy
herė nė javė dhe paguaj tė dhjetėn e gjithēkaje qė kam". Kurse
tagrambledhėsi rrinte larg dhe as qė guxonte ti ēonte sytė drejt qiellit;
por rrihte kraharorin e vet duke thėnė: "O Perėndi, ji i mėshirshėm
ndaj mua mėkatarit". Dhe unė po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye nė
shtėpinė e vet i shfajėsuar; sepse kushdo qė lartohet do tė ulet, dhe kush
ulet, do tė lartohet (Luka 18:9-14).
Parathėnie
Kush i bėn mė shumė pėrshtypje Perėndisė? Nė fakt, kujt kėrkojmė t'i bėjmė pėrshtypje? Zoti Jezus e tregoi kėtė shėmbėlltyrė, me qėllim qė ne t'i shihnim gjėrat, ashtu siē i sheh vetė Perėndia, jo siē i shohin sytė tanė. Fariseu, nė vend qė ta krahasonte veten me standartet e pėrsosura tė Perėndisė, vuri nė dukje arritjet e tij fetare e morale, duke e krahasuar kėshtu veten me ata, qė sipas tij, nuk ia vlente tė shpėtoheshin.
Fariseu mendjemadh
Fariseu e dinte mirė se ē'thoshin Shkrimet e Shenjta. Ishte i dhėnė pas fesė, por, fatkeqėsisht, feja e tij ishte zemėrgur.
Fariseu mburrej me fenė e tij. Kur ngrihej pėr t'u lutur, donte qė tė gjithė ta shikonin e ta dėgjonin. Gjithkush habitej me agjėrimin e tij 104 herė nė vit. Ligji i Moisiut thoshte qė agjėrimi tė bėhej vetėm nė Ditėn e Shlyerjes sė Mėkatit, nė Ditėn e Festės sė Purimit dhe nė Ditėn e Pėrkujtimit tė rėnies sė Jerusalemit. Fariseu, pra, duhet tė ketė qenė fetar jashtė mase. Perėndinė e vinte nė plan tė parė, kur vinte puna tek dhėnia e ofertės: "Mjerė ju, skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse ju llogaritni tė dhjetėn e mėndrės, tė koprės dhe tė barit tė gjumit, dhe lini pas dore gjėrat mė tė rėndėsishme tė ligjit: gjyqin, mėshirėn dhe besimin; kėto gjėra duhet ti praktikoni pa i lėnė pas dore tė tjerat" (Mateu 23:23).
Fariseu kujtonte se ishte aq i mirė e aq i shenjtė, saqė Perėndia nuk bėnte dot pa tė. Kujtonte se ishte nė rregull me Perėndinė, ngaqė i bindej Ligjit, e, madje, bėnte mė shumė sesa ē'kėrkonte Ligji. Mburrej me faktin se ishte njeri i fesė.
Edhe ne mund ta kemi shpirtin e fariseut. Ėshtė kollaj ta lavdėrojmė veten pėr faktin se lutemi, se japim tė dhjetėn nė kishė, se bėjmė vepra bamirėsie, apo se shkojmė nė kishė ēdo tė dielė. Por, asnjėra nga kėto gjėra nuk na bėjnė tė drejtė para Perėndisė. Fariseu iu kishte bėrė pėrshtypje njerėzve, qė e rrethonin, por jo Perėndisė.
Pesė herė me rradhė, fariseu pėrdori pėremrin "unė", pėr ta lavdėruar veten para tė tjerėve. Ashtu si edhe Satanai, ai ishte egoist dhe egoizmi ia kishte errėsuar sytė. Edhe djalli e pėrdori pėremrin "unė" pesė herė, pėr ta ngritur lart veten: "Ti thoshnje nė zemrėn tėnde: "Unė do tė ngjitem nė qiell, (unė) do tė ngre fronin tim pėrmbi yjet e Perėndisė; (unė) do tė ulem mbi malin e asamblesė nė pjesėn skajore tė veriut; (unė) do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, (unė) do tė jem i ngjashėm me Shumė tė Lartin" (Isaia 14:13-14).
I mbushur plot e pėrplot me krenari, fariseu i shikonte tė tjerėt me pėrbuzje. Do tė habitej, po t'i thoshte dikush se, nė fakt, ai vetė ishte mėkatar si tė tjerėt. Nė librin e Perėndisė, nuk thuhet se njėri ėshtė mėkatar i madh, e tjetri ėshtė mėkatar i vogėl, sepse "tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė" (Romakėve 3:23). Fariseu "u lut nė vetvete"; Perėndia nuk ia vuri veshin fare! E la Tempullin, pa marrė hirin e Perėndisė. Tė vetmit njerėz, qė largohen duarbosh prej pranisė sė Perėndisė, janė ata, qė janė tė mbushur plot e pėrplot me veten e tyre.
Tagrambledhėsi i mjerė
Askush nuk do ta kishte zgjedhur tagrambledhėsin si njeriun e lavdėruar prej Perėndisė. Sipas judenjve, ai ishte llumi i shoqėrisė. Tė gjithė e dinin se ai ishte mashtrues e gėnjeshtar. Por, nė fakt, tagrambledhėsi e dinte vetė se ishte i tillė. E dinte se nuk kishte vlerė nė sytė e Perėndisė. Nuk e krahasonte veten me mėkatarė mė tė mėdhenj se vetja, por e shihte se nuk i meritonte as edhe mėshirat mė tė vogla tė Perėndisė. Perėndia e dėgjoi lutjen e tagrambledhėsit, ngaqė ai e rrėfeu mėkatin e vet. Ky njeri nuk i ngrinte sytė nga qielli, por, pėrkundrazi, e shihte veten tė humbur nė mėkat. Fariseu ishte aq mendjemadh, saqė nuk i ulte dot sytė poshtė, kurse tagrambledhėsit i vinte aq turp, saqė nuk i ngrinte dot sytė lart. Tagrambledhėsi rrihte kraharorin e tij mėkatar, duke i kėrkuar mėshirė e falje Perėndisė. Ja, pra, ky ishte njė njeri komplet i kundėrt me fariseun.
Pėrulja
Bota mund tė kujtojė se njerėzit e ashtu-quajtur "tė shenjtė", me ritet e tyre, me mėnyrėn e tė veshurit, si edhe me respektin qė kanė nė shoqėri, janė afėr Perėndisė. Por Zoti Jezus Krisht nuk ėshtė i kėtij mendimi: "Dhe unė po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye nė shtėpinė e vet i shfajėsuar" (Luka 18:14). Autori i Psalmit 34 shkruan kėshtu: "Zoti qėndron afėr atyre qė e kanė zemrėn tė thyer dhe shpėton ata qė e kanė frymėn tė dėrmuar" (vargu 18). Perėndia kėnaqet, kur e ngre lart tė pėrulurin dhe e ul poshtė mendjemadhin: "Perėndia u kundėrvihet mendjemėdhenjve dhe u jep hir tė pėrulurve (Jakobit 4:6)... "Sepse kush do tė lartėsojė veten, do tė poshtėrohet; dhe kush do tė pėrulė veten, do tė lartėsohet" (Mateu 23:12). Gjėja mė e keqe ėshtė, jo vetėm tė jesh mėkatar, por tė jesh mėkatar mendjemadh e tė mos e pranosh njė fakt tė tillė.
Pėrfundim
Ajo qė tha Jezusi, i habiti tė gjithė ata, qė e rrethonin. Patjetėr qė Perėndia dėshiron tė ketė njerėz tė shenjtė nė parajsė! Por fakti qėndron kėtu: Parajsa ėshtė e mbushur plot e pėrplot me mėkatarė, qė e kanė pranuar pėrpara Perėndisė se kanė nevojė pėr Krishtin si Shpėtimtar: "Dhe unė po ju them se po kėshtu nė qiell do tė ketė mė shumė gėzim pėr njė mėkatar tė vetėm qė pendohet, sesa pėr nėntėdhjetė e nėntė tė drejtėt, qė nuk kanė nevojė tė pendohen" (Luka 15:7). Fariseu do t'i kishte fituar tė gjitha votat nė njė konkurs bukurie. Por e vetmja votė, qė ka vlerė, ėshtė vota e Perėndisė. Fariseu e bazoi teologjinė e tij mbi njė sistem meritash, duke bėrė kėshtu qė Perėndia t'i ishte borxhli njeriut. Kurse tagrambledhėsi e dinte se Perėndia ishte i mėshirshėm dhe i drejtė.
![]()
© 12/4/2008