Lindja e Virgjėr - Sa rėndėsi ka kjo?

Parathėnie

Pse ka kaq shumė rėndėsi lindja e Krishtit prej virgjėreshės Mari, kur bėhet fjalė pėr planin e Perėndisė nė lidhje me shpėtimin tonė? A do tė kishte patur ndonjė problem, po qe se, nga ana biologjike, Jozefi do tė kishte qenė babai i Jezusit? Nėse Jezusi do tė ishte ngjizur pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė si edhe ne tė tjerėt, atėherė as qė nuk do ta diskutonim fare njė doktrinė tė tillė tė rėndėsishme. Historia e lindjes sė njė djali kėtu e 2000 vjet mė parė do tė ish harruar fare, ashtu siē janė harruar historitė e mijėra fėmijėve tė tjerė tė lindur rreth asaj kohe. Por, ėshtė pikėrisht deklarata se Shpėtimtari ynė lindi prej njė virgjėreshe ajo, qė e bėn lindjen e Tij jashtėzakonisht tė veēantė.

Jezusi ishte plotėsisht njeri

Edhe pse Gjoni nuk na thotė asgjė rreth lindjes sė Jezusit, prapėseprapė ai na tregon se Jezusi u bė Ai, qė nuk ishte mė parė: "Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne" (Gjoni 1:14). Pikėrisht kėtė kuptim ka edhe emri "Emanuel" - "Perėndia me ne". "Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t’i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"” (Mateu 1:23).

Ka patur nga ata njerėz, qė kanė sugjeruar se Jezusi ishte thjesht njė engjėll, qė, pėr njė farė kohe, mori formėn e trupit njerėzor. Ata qė kanė bėrė sugjerime tė tilla, i kanė bazuar thėniet e tyre tek fakti se, shpeshherė, nė Dhiatėn e Vjetėr engjėjt iu shfaqėn njerėzve nga ana trupore dhe hėngrėn e pinė sė bashku me ta. Por, ėshtė pėr t'u theksuar fakti se askund nė Bibėl nuk na thuhet se ka patur engjėj, qė kanė vdekur si siē vdesin njerėzit. Pėr mė tepėr, Hebrenjve 1:5 thotė: "Sepse cilit nga engjėjt i tha ndonjėherė: “Ti je Biri im, sot mė je lindur”? Edhe pėrsėri: “Unė do t’i jem Atė, dhe ai do tė mė jetė Bir”?" Fakti qėndron kėtu se vetė engjėjt adhurojnė Birin e Vetėmlindur tė Perėndisė: "Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: “Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė” (Hebrenjve 1:6). Ėshtė gabim i madh, madje mashtrim, tė thuash se Jezusi ishte vetėm njė engjėll i lartėsuar, qė u bė Bir i Perėndisė. "Sepse ai nuk kujdeset pėr engjėjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit" (Hebrenjve 2:16). E si mund tė jetė Jezusi thjesht njė engjėll, kur edhe vetė engjėjt nuk e kuptojnė plotėsisht planin e Perėndisė nė lidhje me shpėtimin? "Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo pėr vete, po pėr ne, ato gjėra qė po ju rrėfehen tani nga ata qė ju kanė predikuar ungjillin, me anė tė Frymės sė Shenjtė tė dėrguar nga qielli; gjėra tė cilat engjėjt dėshirojnė t’i vėzhgojnė" (1 Pjetrit 1:12).

Jezusi, duke qenė se ishte plotėsisht njeri, i pėrjetoi vetė vėshtirėsitė, problemet dhe vuajtjet tona. "Sepse ne nuk kemi kryeprift qė nuk mund t’i vijė keq pėr dobėsitė tona, po njė qė u tundua nė tė gjitha ashtu si ne, por pa mėkatuar" (Hebrenjve 4:15). Pėr 33 vjet me rradhė si njeri nė kėtė botė, Ai e dinte se ē'ishte vuajtja, uria, etja dhe lodhja, ashtu siē e dimė edhe ne. Nė vend qė tė ishte njė Perėndi, qė e vėshtronte njerėzimin nga larg, Jezus Krishti, Biri i Perėndisė, erdhi nė botė pėr ta pėrjetuar Vetė tė qėnit njeri, me qėllim qė tė bėhej me tė vėrtetė Shpėtimtari ynė. "Prandaj ai duhej t’u ngjante nė ēdo gjė vėllezėrve, qė tė mund tė ishte i mėshirshėm e kryeprift besnik nė ato qė i pėrkasin Perėndisė, pėr pėr t’u bėrė pajtim pėr mėkatet e popullit, sepse, duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund t’u vijė nė ndihmė atyre qė tundohen" (Hebrenjve 2:17-18).

Asnjėra prej kėtyre gjėrave tė mėsipėrme nuk do tė ishte e vėrtetė, po qe se Jezusi do tė ishte thjesht njė njeri i lindur nė mėnyrė natyrale (si gjithė tė tjerėt), apo thjesht njė engjėll, i dėrguar prej Perėndisė pėr tė marrė pėrvojė njerėzore.

Jezusi ishte plotėsisht Perėndi

Kemi dėgjuar ca qė thonė se Jezus Krishti ishte njė bir i Perėndisė e jo Biri i Perėndisė. Bibla e ka njė arsye pse e quan Krishtin "Biri i Perėndisė". Fėmija qė u lind prej virgjėreshės, ishte ndryshe prej fėmijėve tė tjerė tė lindur nė tė njėjtėn ditė. Ai kishte egzistuar, para se tė lindte e, pėr mė tepėr, kishte egzistuar si Perėndi i Pėrjetshėm: "Por ti, o Betlem Efratah, megjithėse je i vogėl midis mijėrave tė Judės, nga ti do tė dalė pėr mua ai qė do tė jetė sundues nė Izrael, origjinat e tė cilit janė nga kohėrat e lashta, nga ditėt e pėrjetėsisė" (Mikaia 5:2)... "Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė djalė na ėshtė dhėnė. Mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirueshėm, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm, Princ i paqes" (Isaia 9:6). Jezusi tha kėshtu rreth Vetes: "Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam” (Gjoni 8:58).

Fėmija i lindur nė njė stallė bagėtish, ishte me tė vėrtetė Biri i Perėndisė. Kėtu e shohim pikėrisht dhuratėn e parė tė dhėnė pėr Krishtlindje: "Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme" (Gjoni 3:16). Lindja e Krishtit ėshtė me tė vėrtetė e jashtėzakonshme dhe shumė e vėshtirė pėr t'u kuptuar. "Dhe s’ka asnjė dyshim se misteri i mėshirės ėshtė i madh: Perėndia u shfaq nė mish" (1 Timoteut 3:16). Kjo ėshtė njėra nga arsyet, qė e bėn lindjen e virgjėr tė Krishtit kaq tė veēantė dhe kaq tė rėndėsishme, sepse ai fėmijė nė grazhd mbante nė duart e Tij tėrė fuqinė e Perėndisė: "Sepse tek ai banon trupėrisht gjithė plotėsia e Hyjnisė" (Kolosianėve 2:9).

Pėrfundim

Zoti Jezus i kupton mirė problemet dhe vėshtirėsitė qė kalojmė, sepse Ai Vetė e pėrjetoi egzistencėn njerėzore. Si Perėndi qė ėshtė, Ai i fal tė gjithė ata, qė i varin shpresat vetėm tek Ai pėr shpėtim. Duhej dikush, qė tė ishte si Perėndi, ashtu edhe njeri, qė ta pėrmbushte planin e shpėtimit. Vetėm Perėndia nė mish mund tė bėhej sakrifica pėrfundimtare pėr mėkatin: "Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!" (Gjoni 1:29). Ai qė e mohon lindjen e virgjėr tė Jezusit, e ka hedhur poshtė mėnyrėn e vetme tė shpėtimit, tė dhėnė prej Perėndisė. Po qe se krishtėrimi do tė kishte mbijetuar pa egzistencėn e njė doktrine tė tillė tė rėndėsishme, atėherė ai do tė ishte kthyer thjesht si fetė e tjera, pa mundur tė ofronte dot ndonjė garanci shpėtimi. Pa Krishtin e Biblės, bota do tė mbetej pa shpresė. "Ishit nė atė kohė pa Krishtin, tė huaj nė qytetėrinė e Izraelit dhe tė huaj pėr besėlidhjen e premtimit, pa pasur shpresė dhe duke qėnė pa Perėndi nė botė" (Efesianėve 2:12). Duhet ta deklarojmė pa frikė atė qė thotė Bibla rreth Shpėtimtarit tonė. Ai nuk ishte thjesht njė njeri, apo njė profet. Ai ishte Perėndia i Gjithėpushtetshėm.  

© 24/12/2008