Neveria e Shkretimit

"Ai u pėrgjigj: "Shko, Daniel, sepse kėto fjalė janė tė fshehura dhe tė vulosura deri kohėn e mbarimit. Shumė njerėz do tė pastrohen, do tė zbardhen dhe do tė pėrsosen; por tė pabesėt do tė veprojnė me pabesi dhe asnjė nga tė pabesėt nuk do tė kuptojė, por do tė kuptojnė njerėzit e ditur. Nga koha qė do tė ndalohet flijimi i pėrditshėm dhe do tė ngrihet neveria qė shkakton shkretimin do tė kalojnė njėmijė e dyqind e nėntėdhjetė ditė. Lum ai qė pret dhe arrin nė njėmijė e treqind e tridhjetė e pesė ditė. Por ti shko drejt mbarimit tėnd; do tė prehesh dhe pastaj do tė ngrihesh pėrsėri pėr tė marrė pjesėn tėnde tė trashėgimisė nė mbarim tė ditėve"" (Danielit 12:9-13).

Parathėnie

Sipas Biblės, e neveritshme ėshtė ajo gjė, qė duket e neveritshme nė sytė e Perėndisė. Danieli, nė profecinė e tij, bėn fjalė rreth njė ngjarjeje tė caktuar nė historinė botėrore, njė ngjarje, e cila do tė pėrmbushet nė Ditėt e Fundit.

Ē'ėshtė neveria e shkretimit?

Neveria, qė pėrmendet nė Bibėl, i referohet si diēkaje, ashtu edhe dikujt. "Nga koha qė do tė ndalohet flijimi i pėrditshėm dhe do tė ngrihet neveria qė shkakton shkretimin do tė kalojnė njėmijė e dyqind e nėntėdhjetė ditė" (Danielit 12:11)... "Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes, kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi" (2 Thesalonikasve 2:3-4). Kėshtu pra, neveria e shkretimit ėshtė ai imazh, qė vendos Antikrishti nė Tempullin e Izraelitėve nė Jeruzalem. Sipas Zbulesės 13:15, ky imazh do tė jetė nė gjendje tė komunikojė. "Dhe iu dha t’i japė njė frymė figurės sė bishės, aq sa figura e bishės tė flasė, edhe tė bėjė qė tė gjithė ata tė cilėt nuk e adhuronin figurėn e bishės, tė vriteshin". Pėr t'ia arritur kėtij qėllimi, ndoshta, djalli do tė pėrdorė metoda tė reja teknologjike, si ajo e holografisė.

Kur?

Imazhi do tė instalohet nė mes tė periudhės 7-vjeēare. "Ai do tė lidhė gjithashtu njė besėlidhje me shumė njerėz pėr njė javė, por nė mes tė javės do t’i japė fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahėt e veprimeve tė neveritshme do tė vijė njė shkatėrrues, deri sa shkatėrrimi i plotė, qė ėshtė dekretuar, do tė bjerė mbi shkatėrruesin" (Danieli 9:27). Ka shumė tė ngjarė qė kjo ngjarje tė ndodhė pak mė pėrpara, sesa kisha e Krishtit tė rrėmbehet nė Qiell. "Sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin" (1 Thesalonikasve 4:16-17). Kjo ngjarje do tė pasohet prej njė periudhe vuajtjeje dhe mundimesh tė papara ndonjėherė nė botė. "Sepse atėherė do tė ketė njė mundim aq tė madh, sa nuk ka ndodhur kurrė qė nga krijimi i botės e deri mė sot, dhe as nuk do tė ketė mė kurrė!" (Mateu 24:21).

Kush do ta adhurojė imazhin?

Ata qė nuk e njohin Jezus Krishtin si Zot dhe Shpėtimtar, do tė jenė tė detyruar pėr ta adhuruar Antikrishtin. Kėtu gjen pėrmbushjen e vet edhe rebelimi i parė. "Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet? Ti thoshnje nė zemrėn tėnde: "Unė do tė ngjitem nė qiell, do tė ngre fronin tim pėrmbi yjet e Perėndisė; do tė ulem mbi malin e asamblesė nė pjesėn skajore tė veriut; do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, do tė jem i ngjashėm me Shumė tė Lartin". Po pėrkundrazi do tė hidhesh nė Sheol, nė thellėsitė e gropės" (Isaia 14:12-15).

Ata qė do t'i shkojnė pas Bishės, do ta nderojnė atė, duke e pranuar damkėn e tij. "Dhe do ta adhurojnė tė gjithė banorėt e dheut, emrat e tė cilėve nuk janė shkruar nė librin e jetės sė Qengjit, qė ishte vrarė qė nga krijimi i botės... Veē kėsaj bėri qė tė gjithėve, tė vegjėl e tė mėdhenj, dhe tė pasur dhe tė varfėr, dhe tė lirė dhe skllevėr, t’u vihet njė damkė mbi dorėn e tyre tė djathtė ose mbi ballin e tyre, dhe qė askush tė mos mund tė blinte ose tė shiste, po tė mos kishte damkėn ose emrin e bishės ose numrin e emrit tė saj" (Zbulesa 13:8, 16-17). Ky numėr pėrfshin tė gjithė ata, qė do ta mohojnė Ungjillin e Krishtit, para se tė rrėmbehet kisha nė Qiell. "Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Zoti do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė tij dhe do ta asgjėsojė me tė dukurit e ardhjes sė tij. Ardhja e atij tė paudhi do tė bėhet me anė tė veprimit tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrrekullish tė rreme, dhe nga ēdo mashtrim ligėsie pėr ata qė humbin, sepse nuk pranuan ta duan tė vėrtetėn pėr tė qenė tė shpėtuar. E prandaj Perėndia do t’u dėrgojė atyre njė gėnjim qė do t’i bėjė tė gabojnė, qė t’i besojnė gėnjeshtrės, qė tė dėnohen tė gjithė ata qė nuk i besuan sė vėrtetės, por pėrqafuan ligėsinė!" (2 Thesalonikasve 2:8-12).   

Pėrfundim                      

Nė kėtė studim, lexuam pak rreth rebelimit tė Satanait nė Qiell. Por tek Zanafilla 3:4-5, shohim rebelimin, qė shkaktoi Satanai nė tokė, kur e tundoi Adamin dhe Evėn, duke iu thėnė qė tė mos e besonin fjalėn e Perėndisė. "Atėherė gjarpri i tha gruas: "Ju s’keni pėr tė vdekur aspak; por Perėndia e di qė ditėn qė do t’i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen". Qė prej atij momenti, njeriu, nėpėrmjet udhėheqjes sė djallit, ishte i destinuar pėr t'u bėrė vetė zot i vetvetes. Imazhi i Antikrishtit nė tempull ėshtė pika kulminante e idhujtarisė, d.m.th. drejt kėsaj pike ėshtė drejtuar gjithmonė adhurimi i zotėrve dhe imazheve tė rreme. Neveria e Shkretimit ėshtė sulmi pėrfundimtar i Satanait kundėr Perėndisė. "Dhe kur tė shihni neverinė e shkatėrrimit, tė parathėnė nga profeti Daniel, e cila qėndron atje ku nuk duhej tė ishte (ai qė lexon le ta kuptojė)" (Marku 13:14).

Duhet ta falenderojmė Perėndinė, sepse, atėherė kur Ai do tė derdhė zemėrimin e Tij mbi Antikrishtin dhe mbretėrinė e tij, atėherė ne do tė jemi me Krishtin nė Qiell. "Vjen zemėrimi i Perėndisė mbi bijtė e mosbindjes" (Efesianėve 5:6)... "Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua! Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do t’ju thoja. Unė po shkoj t’ju pėrgatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e t’ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t’ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju" (Gjoni 14:1-3). 

© 27/9/2008