Teksti
i studimit: Gjoni 4:1-42
Parathėnie
Ka tė ngjarė qė Jezusi tė kishte shkuar nė Samari, (njė vend, nė tė cilin Judenjtė nuk ishin tė mirėpritur) vetėm e vetėm pėr t'u takuar me gruan qė pėrmendet nė kėtė pasazh biblik. Ajo ishte si njė dele e humbur, qė kishte nevojė pėr Bariun, qė ta gjente: "Cili njeri prej jush, qė ka njėqind dele dhe njė prej tyre ti humbasė, nuk i lė tė nėntėdhjetė e nėntat nė shkretirė dhe nuk shkon pas asaj qė humbi deri sa ta gjejė? Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithė gaz; dhe, kur arrin nė shtėpi, i thėrret miqtė dhe fqinjėt dhe u thotė: "Gėzohuni bashkė me mua, sepse e gjeta delen time qė mė kishte humbur. Dhe unė po ju them se po kėshtu nė qiell do tė ketė mė shumė gėzim pėr njė mėkatar tė vetėm qė pendohet, sesa pėr nėntėdhjetė e nėntė tė drejtėt, qė nuk kanė nevojė tė pendohen" (Luka 15:4-7). Njė shpirt, qė jetonte nė errėsirėn shpirtėrore e morale, u ballafaqua me Shpėtimtarin e gjithė botės. Mė poshtė, po iu paraqesim disa fakte, tė cilat kjo grua i dinte mirė.
E dinte se kush ishte
"Por gruaja samaritane i tha: Po qysh, ti qė je Jude kėrkon tė pish prej meje, qė jam njė grua samaritane? (Sepse Judenjtė nuk shoqėrohen me Samaritanėt)" (Gjoni 4:9). E pranoi se pėrēmohej prej Judenjve, ngaqė vinte nga njė komb tjetėr e besonte nė njė fe tjetėr. Si ishte e mundur qė Jezusi ta shkelte rregullin e tė fliste me njė samaritan, e sidomos me njė grua samaritane? Dishepujt e Tij "u mrekulluan qė po fliste me njė grua" (Gjoni 4:27). Krishtėrimi i vėrtetė duhet tė thyej ēdo lloj tradite, apo kufizimi, nė mėnyrė qė t'iu vijė nė ndihmė atyre, qė kanė nevojė pėr Mesian.
E dinte se ishte mėkatare
"Jezusi i tha: Shko thirre burrin tėnd dhe eja kėtu. Gruaja u pėrgjigj dhe i tha: Unė nuk kam burrė. Jezusi i tha: Mirė the: "Nuk kam burrė," sepse ti kishe pesė burra dhe ky qė ke tani nuk ėshtė burri yt; pėr kėtė ke thėnė tė vėrtetėn!. Gruaja i tha: Zot, po shoh se ti je njė profet" (Gjoni 4:16-19). Njė gjė tė tillė pėrpiqemi t'iu themi edhe ne mėkatarėve. Po qe se ata nuk e konsiderojnė veten si mėkatarė, atėherė nuk do ta kuptojnė kurrė domosdoshmėrinė e Shpėtimtarit: "Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė. Nuk ka asnjeri qė tė kuptojė, nuk ka asnjeri qė tė kėrkojė Perėndinė. Tė gjithė kanė dalė nga udha e tij, qė tė gjithė janė bėrė tė padobishėm, nuk ka asnjė qė tė bėjė tė mirėn, as edhe njė... sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė" (Romakėve 3:10-12, 23).
E dinte se ku po qėndronte
"Gruaja i tha: Zot, ti nuk ke as kovė pėr tė nxjerrė dhe pusi ėshtė i thellė; nga e ke, pra, atė ujė tė gjallė? Vallė je mė i madh se Jakobi, ati ynė, qe na dha kėtė pus dhe piu prej tij ai vetė, bijtė e tij dhe bagėtitė e tij? (Gjoni 4:11-12). Pusi i Jakobit ishte njė vend i shenjtė historik. Por fakti se ajo ishte nė atė vend, nuk do tė thotė se ishte e shpėtuar. Ka nga ata njerėz, qė kujtojnė se ngaqė janė pagėzuar, apo ngaqė janė anėtarė tė njė kishe, apo ngaqė gjejnė kėnaqėsi nė gjėrat e shenjta, janė tė shpėtuar.
E dinte se Mesia duhej tė vinte
"Gruaja i tha: Unė e di se do tė vijė Mesia, qė e quajnė Krisht; kur tė ketė ardhur, ai do tė na kumtojė ēdo gjė (Gjoni 4:25). Jetojmė nė njė kohė, kur njerėzit e kuptojnė shumė mė pak tė vėrtetėn biblike, sesa ē'e kuptonte gruaja samaritane. Edhe pse ajo ishte e zhytur nė besimin e saj heretik, prapėseprapė, ajo dinte diēka rreth Mesias. Teologjia e saj mund tė mos ishte e pėrsosur, por mbi njė themel tė tillė Jezusi ndėrtoi mėsimin e Tij.
E dinte se pėr ēfarė kishte nevojė
"Etėrit tanė adhuronin mbi kėtė mal, dhe ju thoni se nė Jeruzalem ėshtė vendi ku duhet tė adhurojmė (Gjoni 4:20). Jezusi nuk i rekomandoi gruas samaritane njė vend adhurimi, qė i ngjante njė godine tė bukur e tė mahnitshme. Pėrkundrazi, shpirti i saj duhej tė prekej nga Fryma e Shenjtė, nė mėnyrė qė ajo tė kishte mundėsi ta adhuronte me tė vėrtetė Perėndinė: "Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn (Gjoni 4:24). "O Perėndi, krijo tek unė njė zemėr tė pastėr dhe pėrtėri tek unė njė frymė tė patundur" (Psalmi 51:10)... "Kush do ti ngjitet malit tė Zotit? Kush do tė qėndrojė nė vendin e tij tė shenjtė? Njeriu i pafajshėm nga duart dhe i pastėr nga zemra, qė nuk e ngre shpirtin pėr tu dukur dhe nuk betohet nė mėnyrė tė rreme. Ai do tė marrė bekimet e Zotit dhe drejtėsinė nga Perėndia e shpėtimit tė tij" (Psalmi 24:3-5).
E dinte se shpirti i saj i etur kishte nevojė pėr mė shumė se feja
"Gruaja i tha: Zot, mė jep kėtė ujė, qė unė tė mos kem mė etje dhe tė mos vij kėtu tė nxjerr ujė! (Gjoni 4:15). Pėrveē Jezusit, askush tjetėr nuk mund t'ia shuajė etjen njeriut me zemėr bosh. Nė momentin qė njeriu kėrkon Ujė tė Gjallė, Zoti menjėherė do t'ia plotėsojė nevojėn qė ka: "Atij qė ka etje unė do ti jap si dhuratė nga burimi i ujit tė jetės" (Zbulesa 21:6). Kur jemi tė ngopur me Ujin e Jetės, atėherė s'kemi mė nevojė pėr kovat me ujin e fesė: "Atėherė gruaja e la kovėn e saj" (Gjoni 4:28)... "Ju do tė merrni me gėzim ujin nga burimet e shpėtimit" (Isaia 12:3).
E dinte se Jezusi ishte shpėtimi i saj
E kuptoi se si duhej tė shpėtohej, ndaj edhe donte qė t'i sillte edhe tė tjerėt tek Jezusi: "Atėherė gruaja e la kovėn e saj dhe u kthye nė qytet dhe u tha njerėzve: Ejani tė shikoni njė njeri qė mė ka thėnė gjithēka kam bėrė; vallė mos ėshtė ky Krishti?. Dolėn, pra, nga qyteti dhe erdhėn tek ai...Dhe shumė Samaritanė nga ai qytet besuan nė tė, pėr shkak tė fjalės sė gruas qė dėshmoi: Ai mė tregoi gjithēka kam bėrė (Gjoni 4:28-30, 39). Kur ke gjetur diēka mė tė fuqishme sesa kovat e ujit tė fesė, atėherė nuk rri dot pa iu treguar pjesėtarėve tė familjes, miqve, apo fqinjėve rreth Zotit. Kur njerėzit binden se ne, me tė vėrtetė, besojmė se e kemi gjetur pėrgjigjen, atėherė ata duan ta njohin vetė Krishtin: "Por kur Samaritanėt erdhėn tek ai, e lutėn tė qėndrojė me ta; dhe ai ndenji aty dy ditė. Dhe shumė mė tepėr njerėz besuan pėr shkak tė fjalės sė tij. Dhe ata i thoshnin gruas: Sėshtė mė vetėm pėr shkak tė fjalėve tė tua qė besojmė, por sepse ne vetė e kemi dėgjuar dhe dimė se ai ėshtė me tė vėrtetė Krishti, Shpėtimtari i botės (Gjoni 4:40-42).
Pėrfundim
Po ne, ēfarė dimė? A e njohim aq mirė Zotin, saqė guxojmė t'iu tregojmė tė tjerėve me besim rreth Tij? Mos, vallė, nuk iu tregojmė tė tjerėve rreth Tij, ngaqė nuk jemi vetė tė sigurtė, nėse mrekullia e mahnitshme e shpėtimit na e ka transformuar me tė vėrtetė jetėn? "Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: Po ta njihje ti dhuratėn e Perėndisė dhe kush ėshtė ai qė tė thotė: "Mė jep tė pi!," ti vetė do tė kėrkoje nga ai dhe ai do tė tė jepte ujė tė gjallė (Gjoni 4:10)... "Dhe ta njihni dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri, qė tė mbusheni me tėrė plotėsinė e Perėndisė" (Efesianėve 3:19).
![]()
© 15/3/2008