Paqja e Ringjalljes

Teksti i studimit: Luka 24:36-49

Parathėnie

Pėr festėn e Pashkėve, ashtu si edhe pėr atė tė Krishtlindjeve, t'iu japėsh tė tjerėve dhurata ėshtė bėrė diēka tradicionale. Zoti Jezus Krisht, pasi u ngrit prej sė vdekuri, iu dha pasuesve tė Tij katėr dhurata.

Paqja e Tij

"Dhe, ndėrsa ata po bisedonin pėr kėto gjėra, vetė Jezusi u shfaq nė mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!”. Por ata [ishin] tė tmerruar dhe gjithė frikė" (Luka 24:36-37a).

Njė pėrshėndetje e tillė - "Paqja me ju!" - nuk ishte thjesht njė pėrshėndetje e njė njeriu me edukatė. Askush tjetėr nuk mund t'iu jepte dishepujve atė paqe, qė po iu ofronte Jezusi. S'ka dyshim se ata kishin nevojė pėr kėtė paqe, ngaqė ishin tė shqetėsuar, tė frikėsuar e tė hutuar nga tė gjitha ngjarjet, qė kishin ndodhur gjatė atyre ditėve. Pėr mė tepėr, u tmerruan edhe mė shumė, kur Jezusi iu shfaq papritur.

Paqja qė na jep Perėndia, nuk e kthen jetėn tonė nė njė jetė pa probleme e pa vėshtirėsi, por ėshtė pikėrisht kjo paqe, qė na forcon pėr ta pėrballuar ēdo problem e vėshtirėsi me besim. Duhet tė jemi plotėsisht tė bindur, se, n.q.s. Jezusi e ka mposhtur vdekjen, atėherė Ai do tė na bėjė edhe ne fitimtarė ndaj tė gjitha problemeve tė jetės: "Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus" (Filipianėve 4:7)... "Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė" (Romakėve 5:1).

Prania e Tij

"...mendonin se po shihnin njė frymė. Atėherė ai u tha atyre: “Pse jeni shqetėsuar Dhe pse nė zemrat tuaja po lindin dyshime? Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!”. Dhe, si i tha kėtė, u tregoj atyre duart dhe kėmbėt. Por, duke qenė se ende nuk besonin prej gėzimit dhe ishin tė ēuditur, ai u tha atyre: “A keni kėtu diēka pėr tė ngrėnė?”. Dhe ata i dhanė njė pjesė peshku tė pjekur dhe njė huall mjalti. Dhe ai i mori dhe hėngri para tyre" (Luka 24:37b-43).

Ai, qė po qėndronte pėrpara syve tė tyre, ishte vetė Jezusi, jo njė frymė (d.m.th. njė fantazėm), as njė iluzion. Krishti, tė cilit i besojmė, nuk ėshtė as njė patericė emocionale, ku mbėshtetemi kur jemi tė dobėt, as njė pjesė e imagjinatės sonė. Pėrkundrazi, pėr ne Ai ėshtė realitet: "Por nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj. Atėherė edhe ne do tė ishim dėshmitarė tė rremė tė Perėndisė, sepse dėshmuam pėr Perėndinė, se ai ringjalli Krishtin, tė cilin ai nuk e paska ringjallur, po tė jetė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen. Nė qoftė se tė vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk ėshtė ringjallur; por nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, i kotė ėshtė besimi juaj; ju jeni ende nė mėkatet tuaja" (1 Korintasve 15:14-17). Sa mirė do tė ishte sikur ta pranonim me gjithė zemėr se ky Jezus ėshtė me ne ēdo ditė tė jetės sonė! "Nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis" (Hebrenjve 13:5)... "Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės" (Mateu 28:20).

Premtimet e Tij

"Pastaj u tha atyre: “Kėto janė fjalėt qė unė ju thoja kur isha ende me ju: se duhet tė pėrmbushen tė gjitha gjėrat qė janė shkruar lidhur me mua nė ligjin e Moisiut, nė profetėt dhe nė psalmet”. Atėherė ua hapi mendjen, qė tė kuptonin Shkrimet" (Luka 24:44-45).

Zoti Jesus Krisht pėrmbushi ēdo profeci tė Dhiatės sė Vjetėr, qė kishte lidhje me jetėn, vdekjen dhe ringjalljen e Mesisė. Nė Bibėl, ka mbi 7000 premtime, qė kanė tė bėjnė me besimtarin e krishterė. Kėto premtime u miratuan, pikėrisht nė momentin kur Zoti u ringjall prej sė vdekuri: "Sepse tė gjitha premtimet e Perėndisė janė nė atė "po" dhe nė atė "amen," pėr lavdi tė Perėndisė nėpėrmjet nesh" (2 Korintasve 1:20). Bibla pėrmban premtime tė mjaftueshme pėr t'i bėrė ballė ēdo lloj problemi tė jetės. Premtimet e Biblės na inkurajojnė, na shėrojnė dhe na forcojnė.

Qėllimi i Tij

"Dhe u tha atyre: “Kėshtu ėshtė shkruar dhe kėshtu ishte e nevojshme qė Krishti tė vuante dhe tė ngjallej sė vdekuri ditėn e tretė, dhe qė nė emėr tė tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjithė popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. Dhe ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave. Dhe ja, unė po dėrgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qėndroni nė qytetin e Jeruzalemit deri sa tė visheni me pushtet nga lart” (Luka 24:46-49).

Ringjallja e Krishtit ėshtė njė prej mėsimeve mė tė mėdha, qė mund t'ia deklarojmė kėsaj bote mėkatare. Mandati i Madh (i shprehur tek Mateu 28:19-20) nuk do tė kishte aspak kuptim, po qe se Jezusi nuk do tė ishte ringjallur me tė vėrtetė fizikisht prej sė vdekuri. Prandaj edhe mesazhi i Pashkėve nuk i pėrket thjesht vetėm njė dite tė vitit. Ky mesazh ėshtė njė deklaratė, qė duhet shpallur vazhdimisht prej pasuesve tė vėrtetė tė Shpėtimtarit tė Ringjallur. Ata qė janė me tė vėrtetė besimtarė (tė lindur pėr sė dyti) dhe tė mbushur me Frymėn e Shenjtė, janė caktuar pėr tė folur pėr Krishtin.

Pėrfundim

Ja, pra, kėtu kemi njė mrekulli tė garantuar pėr tė gjithė ata qė besojnė nė Krishtin. Mrekullia ėshtė Jezusi vetė. Nė Tė gjejmė paqen, praninė, premtimet dhe qėllimin e Tij.

© 12/4/2008