Perėndia i Gjallė

“Sepse vetė ata tregojnė pėr ne, si qe ardhja jonė ndėr ju si u kthyet nga idhujt te Perėndia, pėr t’i shėrbyer Perėndisė sė gjallė e tė vėrtetė” (1 Thesalonikasve 1:9)...“O burra, pse bėni kėto gjėra? Edhe ne jemi njerėz me tė njėjtėn natyrė si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirė, qė ju nga kėto gjėra tė kota tė ktheheni te Perėndia e gjallė qė ka bėrė qiellin, dheun, detin dhe tė gjitha gjėrat qė janė nė ta” (Veprat e Apostujve 14:15).

Parathėnie

Jeta egziston vetėm nė planetin tokė. Jeta vjen vetėm nga Perėndia. Pėr shekuj me rradhė, shkenca ėshtė pėrpjekur pėr tė vėrtetuar se Bibla e ka gabim. Me miliarda lekė janė shpenzuar pėr tė gjetur qėnie jashtėtokėsore nė planete tė tjerė, por pa sukses. Pėrpjekje tė tilla janė budallallėk. Teoria e evolucionit na sugjeron se jeta u shfaq nė mėnyrė spontane, si rezultat i njė shpėrthimi tė madh mitologjik. Por ėshtė e pamundur qė jeta tė prodhohet nga asgjėja.

Bibla vazhdon akoma tė na japė pėrgjigjen: Perėndia i Gjallė, i cili krijoi qiellin, tokėn, detin dhe tė gjitha gjėrat qė janė nė ta, ėshtė origjina e jetės: “Pastaj Perėndia tha: "Tė mbushen ujėrat nga njė numėr i madh qeniesh tė gjalla dhe tė fluturojnė zogjtė lart mbi tokė nėpėr hapėsirėn e madhe tė kupės qiellore". Kėshtu Perėndia krijoi kafshėt e mėdha ujore dhe tė gjitha gjallesat qė lėvizin dhe qė mbushin ujėrat, secili simbas llojit tė vet, e ēdo shpend fluturues simbas llojit tė vet. Dhe Perėndia e pa se kjo ishte mirė” (Zanafilla 1:20-21)... “Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė” (Zanafilla 2:7).

Perėndia e gjallė ėshtė origjina e jetės njerėzore

“Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn” (Zanafilla 1:27).

Nuk i pėrulemi njė statuje prej mermeri, apo njė imazhi pa jetė (njė idhulli), qė as nuk shikon, as nuk dėgjon, as nuk ndjen, as nuk mendon dot. Nuk adhurojmė as natyrėn (kjo mėnyrė adhurimi quhet panteizėm), as njeriun (p.sh. njė hero). Adhurojmė Perėndinė e gjallė dhe tė vėrtetė, qė na krijoi, qė na mbron, qė na do, qė dėgjon lutjet tona dhe qė ndėrhyn pėr tė na ndihmuar: “Por Zoti ėshtė Perėndia i vėrtetė, ai ėshtė Perėndia i gjallė dhe mbreti i pėrjetshėm. Para zemėrimit tė tij toka dridhet dhe kombet nuk mund tė qėndrojnė pėrpara indinjatės sė tij” (Jeremia 10:10). Pasi Perėndia e ēliroi Danielin nga shpella e luanėve, mbreti Dar shkroi kėshtu: “Atėherė mbreti Dar u shkroi tėrė popujve, kombeve dhe gjuhėve qė banonin nė gjithė dheun: "Paqja juaj qoftė e madhe! Unė dekretoj qė nė tė gjithė sundimin e mbretėrisė sime tė dridhen dhe tė kenė frikė para Perėndisė tė Danielit, sepse ai ėshtė Perėndia i gjallė qė ekziston pėrjetė. Mbretėria e tij nuk do tė shkatėrrohet kurrė dhe sundimi i tij nuk do tė ketė fund kurrė. Ai ēliron, shpėton dhe kryen shenja dhe mrekulli nė qiell dhe nė tokė; ėshtė ai qė e ēliroi Danielin nga fuqia e luanėve” (Danieli 6:25-27).

Perėndia i gjallė i ka folur njeriut

Nė kohėn kur besėlidhja e vjetėr iu dha popullit tė Izraelit, ata dėgjuan “zėrin e Perėndisė tė gjallė tė flasė nė mes tė zjarrit” (Ligji i Pėrtėrirė 5:26).

Kur Jezusi erdhi si Shpėtimtar i botės, u dėgjua zėri i Perėndisė, qė tha: “Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur” (Mateu 3:17). Pjetri, Jakobi dhe Gjoni dėgjuan zėrin e Perėndisė, nė momentin kur Jezusi u shpėrfytyrua para tyre: “Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė jam kėnaqur: dėgjojeni!” (Mateu 17:5). Nė letrėn e tij tė dytė, Pjetri dėshmon se: “Sepse nuk jua bėmė tė njohur fuqinė dhe ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht, duke shkuar pas pėrralla tė sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dėshmitarė okular e madhėshtisė sė tij. Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perėndia Atė, kur i erdhi ky zė nga lavdia e madhėrishme: “Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur”. Dhe ne e dėgjuam kėtė zė qė vinte nga qielli, kur qemė bashkė me tė nė malin e shenjtė. Ne e kemi edhe mė tė vėrtetuar fjalėn profetike, tė cilėn bėni mirė ti kushtoni kujdes, si njė kandil qė ndriēon nė njė vend tė errėt, derisa tė zbardhė dita dhe ylli i dritės tė lindė nė zemrat tuaja, duke ditur sė pari kėtė: qė asnjė profeci e Shkrimit nuk ėshtė objekt i interpretimeve tė veēanta. Sepse asnjė profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerėzit e shenjtė tė Perėndisė kanė folur, tė shtyrė nga Fryma e Shenjtė” (2 Pjetrit 1:16-21).

Perėndia i gjallė i ka folur gjithmonė njeriut. Mesazhi i Tij ėshtė i ruajtur nė shkrimet e profetėve. Nuk na lejohet qė ta interpretojmė Biblėn ashtu si tė na dojė qejfi, sepse fjala e Perėndisė ka njė kuptim tė caktuar, ndaj edhe njeriu mundet qė ta kuptojė lehtė. Por interpretimet e veēanta tė njerėzve zakonisht ta bėjnė mendjen lėmsh. Jeremia i paralajmėroi njerėzit: “Keni shtrembėruar fjalėt e Perėndisė tė gjallė, Zoti i ushtrive, Perėndia ynė” (Jeremia 23:36) dhe pėr kėtė arsye, Perėndia thotė: “Ja, unė do t’ju harroj plotėsisht dhe do t’ju hedh larg fytyrės sime, ju dhe qytetin qė ju kisha dhėnė juve dhe etėrve tuaj” (Jeremia 23:39). Nėse ne nuk duam ta dėgjojmė Perėndinė e gjallė, atėherė pėr ē’arsye duhet qė tė na dėgjojė Ai ne?

Pjetri bėn fjalė pėr ata njerėz tė paditur e tė paqėndrueshėm, qė e shtrembėrojnė Biblėn, duke i bėrė dėm kėshtu vetėm vetes (shikoni 2 Pjetrit 3:16). Nuk duhet t’i ndryshojmė, apo t’i shtrembėrojmė fjalėt e Perėndisė sė gjallė. Kur flasim me Perėndinė gjatė lutjes, ulim kokėn nė shenjė pėruljeje para Tij. Duhet tė tregohemi edhe mė tė respektueshėm e mė tė pėrulur, kur ėshtė Perėndia Ai qė na flet, gjatė leximit, studimit apo mėsimit tė Biblės.

Do tė gjykohemi njė ditė me anė tė fjalės sė gjallė: “Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė mendimet dhe dėshirat e zemrės. Dhe nuk ka asnjė krijesė qė tė jetė e fshehur para tij, por tė gjitha janė lakuriq dhe tė zbuluara para syve tė Atij, tė cilit ne do t’i japim llogari” (Hebrenjve 4:12-13).

Perėndia i Gjallė ėshtė shfaqur nė Jezus Krishtin

“Askush s’e pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t’Et, ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur” (Gjoni 1:18). Rrėfimi i Pjetrit duhet tė zbatohet prej tė gjithė tė krishterėve: “Dhe Simon Pjetri duke u pėrgjigjur tha: “Ti je Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė” (Mateu 16:16)... “Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė” (Gjoni 6:69).

Vetėm nėpėrmjet Krishtit, si Judenjtė, ashtu edhe jo-hebrenjtė mund tė bėhen bij e bija tė Perėndisė: “Dhe do tė ndodhė qė atje ku u ėshtė thėnė atyre: "Ju nuk jeni populli im," atje do tė quheni bij tė Perėndisė sė gjallė” (Romakėve 9:26). Kėtu bazohet edhe besimi ynė: “Kemi shpresuar nė Perėndinė e gjallė, qė ėshtė Shpėtimtari i gjithė njerėzve” (1 Timoteut 4:10)... “Aq mė shumė gjaku i Krishtit, i cili me anė tė Frymės sė Shenjtė e dha veten e tij tė papėrlyer nga asnjė faj ndaj Perėndisė, do ta pastrojė ndėrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura pėr t’i shėrbyer Perėndisė sė gjallė!” (Hebrenjve 9:14).

Ky pastrim i bėn tė krishterėt qė tė jenė “tempulli i Perėndisė sė gjallė” (2 Korintasve 6:16). Jemi anėtarė tė shtėpisė sė Perėndisė, “qė ėshtė kisha e Perėndisė sė gjallė, shtylla dhe mbėshtetja e sė vėrtetės” (1 Timoteut 3:15).

Pėrfundim

I shėrbejmė Perėndisė sė gjallė dhe tė vėrtetė, qė krijoi qiellin, tokėn, detin dhe gjithēka qė egziston nė to. Ai na krijoi sipas shėmbėlltyrės sė Tij dhe, ashtu si autori i kėtyre psalmeve, edhe ne kemi mall pėr Atin tonė: “Shpirti im ka njė etje tė madhe pėr Perėndinė, pėr Perėndinė e gjallė. Kur do tė vij dhe do tė paraqitem para Perėndisė?” (Psalmi 42:2)… “Shpirti im dėshiron me zjarr dhe shkrihet pėr oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dėrgojnė britma gėzimi Perėndisė tė gjallė” (Psalmi 84:2).

© 23/1/2008