Teksti i studimit: 2 Mbretėrve 17:1-12
Parathėnie
Nė vargun 9-tė tė tekstit tė mėsipėrm, thuhet: "Bijtė e Izraelit kishin kryer gjithashtu nė mėnyrė tė fshehtė kundėr Zotit, Perėndisė tė tyre, gjėra jo tė drejta". Izraelitėt kujtonin se mėkatet e tyre mund tė mbaheshin tė fshehura prej Perėndisė, por Pali tha: "Dhe nuk ka asnjė krijesė qė tė jetė e fshehur para tij, por tė gjitha janė lakuriq dhe tė zbuluara para syve tė Atij, tė cilit ne do ti japim llogari" (Hebrenjve 4:13). Izraelitėt e kishin gėnjyer veten, duke menduar se Perėndia nuk dinte gjithēka e nuk ishte i plotfuqishėm. Shkurtimisht, pra, ata e kishin harruar fare Perėndinė.
Perėndia i di sekretet tona
Ndoshta tė tjerėt mund tė mos e dinė se ē'ndodh nė jetėn tonė private. Por Perėndia e di gjithēka qė bėjmė. Ai dėgjon gjithēka qė themi dhe regjistron gjithēka qė mendojmė. "Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė mendimet dhe dėshirat e zemrės" (Hebrenjve 4:12). Ja, disa shembuj:
1. Eva ndoshta kujtoi se askush nuk e vuri re, atėherė kur nuk iu bind urdhėrimit tė Perėndisė. Por shumė shpejt, ajo dėgjoi vetė Perėndinė, qė e pyeti: "Pse e bėre kėtė?" (Zanafilla 3:13). Nuk kishte asnjė gjethe fiku, qė ta mbante tė fshehtė shpirtin fajtor prej syve tė Perėndisė.
2. Perėndia e pa Kainin, tek e varrosi fshehtas trupin e vėllait tė tij: "Dhe Kaini foli me tė vėllanė, Abelin; kur u gjendėn nė fushė, Kaini u ngrit kundėr vėllait tė tij Abelit dhe e vrau. Atėherė Zoti i tha Kainit: "Ku ėshtė vėllait yt Abeli?". Ai u pėrgjegj: "Nuk e di; mos jam unė rojtari i vėllait tim?". Zoti i tha: "Ēfarė ke bėrė? Zėri i gjakut tė vėllait tėnd mė vėngon nga toka" (Zanafilla 4:8-10).
3. Perėndia e pa mėkatin, qė kreu Davidi fshehurazi, por Ai iua bėri tė njohur tė gjithėve ndėshkimin e merituar: "Sepse ti e ke bėrė kėtė gjė fshehurazi, kurse unė do ta bėj pėrpara tėrė Izraelit nė dritėn e diellit" (2 Samuelit 12:12).
4. Perėndia e pa adhurimin e drejtuar fshehurazi idhujve e perėndive tė rreme nė Tempull: "Pastaj mė tha: "Bir njeriu, a ke parė atė qė bėjnė pleqtė e shtėpisė sė Izraelit nė errėsirė, secili nė dhomėn e figurave tė tij? Nė fakt thonė: "Zoti nuk na shikon, Zoti e ka braktisur vendin"" (Ezekielit 8:12).
5. Perėndia e dinte se ē'bluanin nė zemėr Ananiasi dhe Safira (shiko Veprat e Apostujve 5:1-12).
Le tė mos e gėnjejmė veten
Vetėm tė ligėt e gėnjejnė veten, duke kujtuar se Perėndia nuk iua vė re mėkateve, qė kryejnė. Kujtojnė se Perėndia nuk i sheh e nuk di gjė rreth mėkateve tė tyre sekrete. "Gjėrat e fshehta i pėrkasin Zotit, Perėndisė tonė" (Ligji i Pėrtėrirė 29:29). Ai sheh gjithēka, qė bėn ēdo njeri nė ēdo vend tė botės. Ai i sheh komplotet, qė thur terroristi, tek planifikon sulmin e tij vetėvrasės. Ai i dėgjon detajet e sakta tė hajdutėve, tek thurin plane pėr tė grabitur bankėn. "Ti i vė fajet tona para teje, mėkatet tona tė fshehta nė dritėn e fytyrės sate" (Psalmi 90:8). Ai vė re ēdo vepėr tė ligė, ēdo plan e ēdo qėllim. Anjė prej tyre nuk i shpėton syrit tė Tij. "A jam unė vetėm njė Perėndi nga afėr," thotė Zoti, "apo dhe njė Perėndi nga larg? A mundet dikush tė fshihet nė vende tė fshehta nė mėnyrė qė unė tė mos e shoh?," thotė Zoti. "A nuk e mbush unė qiellin dhe tokėn?," thotė Zoti" (Jeremia 23:23-24). Ai nuk ka nevojė pėr mikrofona pėrgjimi, sepse Ai ėshtė Perėndia, qė di e qė sheh gjithēka. Prandaj edhe asnjė mėkatar nuk mund tė thotė dot se s'do tė pėsojė ndonjė ndėshkim pėr mėkatin e tij. "Tė jeni tė sigurtė qė mėkati juaj do tju gjejė" (Numrat 32:23).
Perėndia i ka parė gjėrat, qė kemi vjedhur. Ai i ka dėgjuar gėnjeshtrat, qė kemi thėnė. Ai e di se kujt i mbajmė mėri. Ai mund ta lexojė ēdo mendim mėkatar, qė kemi nė mendje. Tė gjithė ata qė na rrethojnė, do tė habiteshin, po t'i dinin tė gjitha ato gjėra, qė di Perėndia rreth nesh. Por njė ditė, gjithēka do tė dalė pėrpara gjyqit: "Tė gjithė, pra, do tė dalim pėrpara gjykatės sė Krishtit" (Romakėve 14:10)..."Por unė po ju them se ditėn e gjyqit njėrėzit do tė japin llogari pėr ēdo fjalė tė kotė qė kanė thėnė" (Mateu 12:36)..."Sepse Perėndia do tė vėrė tė gjykohet ēdo vepėr, edhe ēdo gjė qė ėshtė fshehur, qoftė e mirė apo e keqe" (Predikuesi 12:14). Perėndia mban shėnim nė Qiell gjithēka qė bėjmė ne nė tokė. "Pastaj pashė njė fron tė madh tė bardhė dhe atė qė ulej mbi tė, nga prania e tė cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vėnd pėr ata. Dhe pashė tė vdekurit, tė mėdhenj e tė vegjėl, qė rrinin nė kėmbė pėrpara Perėndisė, edhe librat u hapėn; dhe u hap njė libėr tjetėr, qė ėshtė libri i jetės; dhe tė vdekurit u gjykuan nė bazė tė gjėrave tė shkruara nė libra, sipas veprave tė tyre. Dhe deti i dorėzoi tė vdekurit qė ishin nė tė, dhe vdekja dhe Hadesi dorėzuan tė vdekurit qė ishin nė ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave tė veta. Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakėn nė liqenin e zjarrit. Kjo ėshtė vdekja e dytė. Dhe, nėse ndokush nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės, u flak nė liqenin e zjarrit" (Zbulesa 20:11-15).
Pėrfundim
![]()
© 29/11/2008