Teksti:
Luka 16:19-31
Parathėnie
Tė gjithėve na ėshtė garantuar njė gjė: njė ditė, do tė largohemi nga kjo botė dhe do tė qėndrojmė pėrpara Krijuesit tonė: "Dhe, duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė, dhe mė pas vjen gjyqi" (Hebrenjve 9:27). Do tė vdesim, pavarėsisht nga pozita qė kemi tani nė jetė: "Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetė dhe i sigurt... Njė tjetėr pėrkundrazi vdes me shpirt tė hidhėruar, pa pasė shijuar kurrė tė mirėn. Qė tė dy dergjen bashkė nė pluhur dhe krimbat i mbulojnė" (Jobit 21:23, 25-26). Shumica e njerėzve kujtojnė se janė njerėz tė mirė, tė destinuar pėr nė Parajsė. Ka tė tjerė qė nuk besojnė fare se egziston Ferri. Ndoshta mund tė na habisė fakti se Zoti Jezus Krisht foli mė shumė pėr Ferrin, sesa pėr Parajsėn. Ja, pra, kaq serioze ėshtė kjo ēėshtje.
Shėnim: Kjo histori (Luka 16:19-31) ka tė ngjarė tė jetė thjesht njė shėmbėlltyrė, por e bazuar nė ngjarje tė vėrteta. Gjithashtu, jemi tė prirur pėr ta konsideruar gjirin e Abrahamit (d.m.th. Parajsėn) si njė vend me dy zona: njėra zonė, ku shkojnė besimtarėt, kurse tjetra, ku shkojnė ata qė nuk besojnė. Por, po ta lexojmė me vėmendje tekstin, e shohim se shpirti i lypėsit kishte shkuar nė gjirin e Abrahamit, ndėrsa trupi i pasanikut ishte i varrosur nė njė varr tė kushtueshėm, por shpirti i tij kishte shkuar nė Ferr (vargu 22). Fati i pėrjetshėm i tė dyve nuk kthehej dot mbrapsht pas vdekjes.
Nė Ferr nuk ka ngushėllim
"Por Abrahami thoshte: "O bir, kujto se ti i ke marrė tė mirat e tua gjatė jetės sate, kurse Llazari tė kėqijat; tashti, pėrkundrazi, ai po pėrdėllehet dhe ti vuan" (Luka 16:25). Vini re se si pasaniku, sa ishte gjallė, kishte tė gjitha tė mirat: pasuri, rroba tė shtrenjta e tė modės dhe ushqim tė mirė. Por, asnjė nga kėto gjėra nuk udhėtuan bashkė me tė nė Ferr. Tani ai nuk mund tė kėnaqej dot me llukse tė tilla. Pėrkundrazi, pėr rrisk i ranė mundime tė pėrjetshme. E kishte kaluar jetėn nė tokė, duke menduar vetėm pėr veten. Kishte marrė vendime tė gabuara, e tani po vuante pasojat. Ata qė nuk besojnė, shpesh bėjnė pyetjen: "Si ka mundėsi qė njė Perėndi i dashurisė t'i lejojė krijesat e Tij qė tė vuajnė nė Ferr?" Por pyetja qėndron kėtu: E pse tė mos i lejojė Perėndia krijesa tė tilla? Ferri vėrtet qė nuk i pėrshtatet dashurisė sė Perėndisė, por ėshtė pasojė e drejtpėrsėdrejtė e asaj dashurie.
Nė Ferr nuk ka paqe
"Atėherė ai bėrtiti dhe tha: "O atė Abraham, ki mėshirė pėr mua, dhe dėrgoje Llazarin tė lagė majėn e gishtit tė vet nė ujė qė tė mė freskojė gjuhėn, sepse po vuaj tmerrėsisht nė kėtė flakė" (Luka 16:24). A e imagjinoni dot se si mund t'i lehtėsojė mundimet e Ferrit njė pikė uji? Nė Ferr, nuk ka paqe, por, pėrkundrazi, ka mundim tė vazhdueshėm, ankth dhe pikėllim. Paqja duhet gjetur nė kėtė anė tė pėrjetėsisė (nė tokė). Ajo gjendet vetėm nė Krishtin: "Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė" (Romakėve 5:1).
Nė Ferr nuk ka mėshirė
"Dhe, veē tė gjithave, midis nesh dhe jush ėshtė njė humnerė e madhe, kėshtu qė ata qė do tė donin tė kalonin qė kėtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund tė kalojė qė andej te ne" (Luka 16:26). Nuk egziston mundėsia qoftė edhe e mėshirės mė tė vogėl ndaj atyre qė shkojnė nė Ferr. Ata qė mėkatojnė, duke e mohuar Krishtin, e nėnvleftėsojnė dashurinė dhe mėshirėn e Perėndisė: "Ėshtė njė hir i Zotit qė nuk jemi shkatėrruar plotėsisht, sepse mėshirat e tij nuk janė mbaruar plotėsisht. Pėrtėriten ēdo mėngjes; e madhe ėshtė besnikėria jote" (Vajtimet 3:22-23). Njė ditė, mėshirės sė Tij ndaj rebelėve do t'i vijė fundi. Xhonatan Eduarts ka thėnė: "Kėtu nė tokė, tė gjithė gjykatėsit tregojnė sadopak mėshirė. Por zemėrimi i Perėndisė do tė derdhet pa mėshirė mbi kokat e mėkatarėve. Pa imagjinojeni veten tė futur nė njė furrė sobe vetėm pėr njė ēerek ore, me trupin qė ju digjet si thėngjill i ndezur, ndėrkohė qė, gjatė gjithė kėsaj kohe, jeni plotėsisht i vetėdijshėm pėr atė qė po ju ndodh. Ē'tmerr do tė ndjenit! O, sa do t'ju pikėllohej zemra, po ta dinit se edhe pas miliona vitesh, mundimit tuaj nuk do t'i vinte kurrė fundi! Por, mundimi juaj nė Ferr do tė jetė edhe mė i madh sesa ky shembull qė ju dhashė unė".
Nė Ferr nuk ka shoqėri
Pasaniku vdiq nė vetmi (Luka 16:22). Edhe pse shumė prej shokėve tė tij mė nė fund arritėn nė tė njėjtin vend, ku ndodhej edhe ai vetė, prapėseprapė ai nuk i shihte dot. Nuk kishte asnjeri afėr, qė ta ndihmonte. Ka patur shumė raste, kur i kemi dėgjuar budallenjtė tė thonė: "Nuk e ēaj kokėn fare, nėse shkoj apo jo nė Ferr. Tė gjithė shokėt e mi do tė jenė aty me mua". Nė Ferr, nuk ka shoqėri. Ferri ėshtė njė burg i pėrjetshėm, nė tė cilin askush nuk vjen dot pėr vizitė, e nga i cili nuk ka shpresė daljeje (Luka 16:26).
Nė Ferr nuk ka shpresė
"Por ai i tha: "Atėherė, o atė, tė lutem ta dėrgosh atė te shtėpia e tim eti, sepse unė kam pesė vėllezėr e le ti paralajmėrojė rreptėsisht qė tė mos vijnė edhe ata nė kėtė vend mundimesh" (Luka 16:27-28). Ata qė vuajnė nė Ferr, nuk kanė qejf ta marrin vesh se edhe tė afėrmit e tyre janė aty, nė Ferr, me ta. Nė tė njėjtėn kohė, atyre as qė nuk i jepet dot mundėsia qė ta marrin vesh nėse ndonjėri prej tė afėrmve tė tyre ia ka falur jetėn e vet Zotit (d.m.th. ėshtė bėrė besimtar i krishterė). Ferri ėshtė njė vend, ku mungon plotėsisht ēdo lloj shprese: "Sepse Sheoli nuk mund tė tė lėvdojė, vdekja nuk mund tė tė kremtojė; ata qė zbresin nė gropė nuk mund tė shpresojnė mė nė besnikėrinė tėnde" (Isaia 38:18).
Pėrfundim
Me ē'lloj metode do tė arrijnė tė besojnė njerėzit nė Krishtin, pėr t'iu shpėtuar mundimeve tė Ferrit? Mos, vallė, do tė binden, duke parė mrekulli tė mėdha, apo duke dėgjuar predikues tė famshėm? Ndoshta do ta pranojnė Krishtin, nėse njėri prej tė afėrmve iu kthehet nga varri! Fakti qėndron kėtu: nuk kanė pėr tė besuar, po qe se nuk duan tė besojnė: "Abrahami u pėrgjigj: "Kanė Moisiun dhe profetėt, le ti dėgjojnė ata". Ai tha: "Jo, o atė Abraham, por nėse dikush nga tė vdekurit do tė shkojė tek ata, do tė pendohen". Atėherė ai i tha: "Nėse ata nuk e dėgjojnė Moisiun dhe profetėt, nuk do tė binden edhe nė se dikush ringjallet prej tė vdekurish" (Luka 16:29-31).
Pse nuk duan tė besojnė? Ngaqė e duan shumė mėkatin: "Tani gjykimi ėshtė ky: Drita erdhi nė botė dhe njerėzit deshėn errėsirėn mė tepėr se dritėn, sepse veprat e tyre ishin tė mbrapshta. Sepse kushdo qė bėn gjėra tė mbrapshta e urren dritėn dhe nuk vjen te drita, qė tė mos zbulohen veprat e tij" (Gjoni 3:19-20). Mungesa e besimit vjen, jo nga mungesa e dėshmive dhe e provave nė favor tė besimit, por nga prania e njė zemre rebele e mėkatare. Ateisti, Isak Asimov, ka thėnė: "Nuk besoj nė jetėn pas vdekjes, prandaj edhe nuk e kaloj kohėn, duke patur frikė qoftė nga ferri, qoftė nga parajsa. Sepse, sado tė tmerrshme tė jenė torturat e Ferrit, mendoj se mėrzia e parajsės do tė jetė akoma edhe mė e madhe". Por, ky ateist, do tė qėndrojė njė ditė para Fronit tė Gjyqit, pavarėsisht nėse beson apo jo nė egzistencėn e Ferrit, a tė Parajsės. Nė njė pllakatė jashtė njė kishe, shkruhet: "Si do ta kaloni pėrjetėsinė? Duke u pjekur?"![]()
© 12/5/2008