Qėndro nė Krishtin

Teksti i studimit: Gjoni 15:1-11

Parathėnie

Jetojmė nė njė epokė, nė tė cilėn gjėrat nuk mund tė funksionojnė dot pa energji. Na duhet energjia e motorit tė makinės, qė tė na ēojė nga njėri vend nė tjetrin. Na duhet energjia elektrike, pėr tė bėrė kafen nė mėngjes, apo pėr tė ndezur dritat. Po ta shkėpusim veten nga burimi i energjisė sonė shpirtėrore, as ne nuk do tė kemi mė fuqinė pėr tė ecur nė rrugėn e Zotit. Po tė mos qėndrojmė nė Krishtin, edhe ne do tė bėhemi po aq tė dobėt, sa edhe njeriu, qė s'e ka njohur kurrė Atė.

Duhet tė marrim jetė prej Tij

"Qėndroni nė mua dhe unė do tė qėndroj nė ju; sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt nga vetja, po qe se nuk qėndron nė hardhi, ashtu as ju, nėse nuk qėndroni nė mua. Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė. Nė qoftė se ndokush nuk qėndron nė mua, hidhet jashtė si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin nė zjarr dhe digjen" (Gjoni 15:4-6).

Fjala "qėndro" mund tė pėrkthehet edhe kėshtu: "vazhdo tė jetosh". Njė degė e shkėputur nga pema nuk mund tė japė dot fryt, por pėrkundrazi, thahet. Njė degė e tillė nuk e ka burimin e jetės, po qe se nuk qėndron nė pemė. E njėjta gjė ndodh edhe me besimtarin, qė nuk ecėn mė me Krishtin. Krishti pret qė ata qė ecin me Tė, tė vazhdojnė tė ecin me Tė. Ai na kėrkon qė tė bėjmė dy gjėra tė rėndėsishme, sepse Ai Vetė tha: "Ejani tek Unė" (Mateu 11:28) dhe "gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi juaj tė jetė i plotė" (Gjoni 15:11). Ėshtė e lehtė tė thuash se je i shpėtuar, por duhet ta vėrtetosh me vepra se je i tillė.

Shumica e njerėzve shkojnė nė kishė tė dielėn, pėr t'u dukur se janė pasues tė Krishtit, por, gjatė ditėve tė tjera tė javės, ata nuk sillen si tė tillė. Nėse e neglizhojmė marrėdhėnien tonė me Perėndinė, a mund tė themi me tė vėrtetė se Jezusi ėshtė burimi i jetės sonė? Duhet tė ballafaqohemi me faktin se vetėm Ai ėshtė burimi i mjaftueshėm i jetės. "Duke qenė se fuqia e tij hyjnore na dhuroi tė gjitha gjėrat qė i takojnė jetės dhe perėndishmėrisė" (2 Pjetrit 1:3). Ai na dha jetėn dhe tė gjitha gjėrat e nevojshme pėr falje dhe plotėsi jete. "Unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk" (Gjoni 10:10). Ai do qė tė jetė miku mė i ngushtė i jetės sonė dhe, nėse e lejojmė qė tė jetė njė mik i tillė, do ta shohim se Ai kurrė nuk do tė na lėrė e kurrė nuk do tė na braktisė. "Nuk do tė tė lė, nuk do tė tė braktis" (Hebrenjve 13:5)... "Unė mund tė bėj gjithēka me anė tė Krishtit qė mė forcon" (Filipianėve 4:13). Nuk mund tė prodhojmė dot asgjė tė pėlqyeshme, nga ana shpirtėrore, nė sytė e Perėndisė, po qe se nuk qėndrojmė nė Krishtin.

Duhet tė kėnaqemi me fjalėn e Tij

"Nė qoftė se qėndroni nė mua dhe fjalėt e mia qėndrojnė nė ju, kėrkoni ēfarė tė doni dhe do t’ju bėhet. Nė kėtė ėshtė pėrlėvduar Ati im, qė tė jepni shumė fryt, dhe kėshtu do tė jeni dishepujt e mi" (Gjoni 15:7-8).

Kuptimi mė elementar i fjalės "qėndro" ėshtė shprehja "qėndro nė njė vend", nė atė vend qė ne e quajmė "shtėpi". Nėse do tė qėndrojmė nė Krishtin, atėherė duhet ta duam fjalėn e Tij dhe duhet t'i bindemi asaj fjale. Nėse qėndrojmė nė Zotin, atėherė do tė vėmė re se fjala e Tij ka zėnė vend nė zemrėn tonė. Nėse shtėpia jonė nuk ėshtė aty ku ėshtė Jezusi, atėherė nuk ka dyshim se as fjala e Tij nuk banon brenda nesh. "Fjala e Krishtit banoftė nė ju me begatinė e vet; nė ēdo dituri" (Kolosianėve 3:16).

Nuk e kemi fjalėn kėtu pėr njohurinė biblike, por, pėrkundrazi, pėr pėrgjigjen qė i japim asaj, qė na thotė Zoti nė fjalėn e Tij. Po qe se mendimet tona nuk pėrqėndrohen nė tė vėrtetėn, atėherė do tė na e kontrollojnė jetėn doktrinat e rreme, iluzionet dhe mashtrimet. "Duke pasur rrėnjė dhe duke u ndėrtuar nė tė, dhe duke u forcuar nė besim ashtu sikurse ju mėsuan, duke mbushulluar nė tė me falenderim. Tregoni kujdes se mos ndokush ju bėn prenė e tij me anė tė filozofisė dhe me mashtrime tė kota, sipas traditės sė njerėzve, sipas elementeve tė botės dhe jo sipas Krishtit" (Kolosianėve 2:7-8).

Duhet tė mbėshtetemi tek dashuria e Tij

"Sikurse Ati mė ka dashur mua, ashtu edhe unė ju kam dashur juve; qėndroni nė dashurinė time" (Gjoni 15:9).

Ky varg bėn fjalė pėr dashurinė e pamatė qė ka Krishti pėr ne: "Tė mund tė kuptoni me tė gjithė shenjtorėt cila ėshtė gjėrėsia, gjatėsia, thellėsia dhe lartėsia, dhe ta njihni dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri, qė tė mbusheni me tėrė plotėsinė e Perėndisė" (Efesianėve 3:18-19). Krishti na do neve, po aq sa ē'e do edhe Perėndia Atė Birin e Tij tė vetėmlindur. Ē'do tė ndodhė, po qe se nuk pranojmė tė qėndrojmė nė dashurinė e Tij? Fakti qė Ai na thėrret pėr tė vazhduar nė kėtė dashuri, na tregon se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė qėndrojmė nė tė. Tė largohesh nga dashuria e Krishtit, do tė thotė tė largohesh nga hiri e nga mėshira. Gjon Uesli ka thėnė: "Kini kujdes, qė tė mos e hidhni poshtė kėtė bekim tė ēmuar. Po qe se do tė ishte e pamundur qė tė mos largoheshim prej dashurisė sė Krishtit, atėherė pse na jep urdhėrim Ai qė tė qėndrojmė nė Tė?

Duhet t'i bindemi urdhėrimeve tė Tij

"Po tė zbatoni urdhėrimet e mia, do tė qėndroni nė dashurinė time, sikurse unė i zbatova urdhėrimet e Atit tim dhe qėndroj nė dashurinė e tij. Kėto gjėra jua kam thėnė qė gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi juaj tė jetė i plotė" (Gjoni 15:10-11).

Bindja vjen si pasojė e tė paturit tė njė marrėdhėnieje tė vėrtetė me Shpėtimtarin dhe bindja tė ēon nė njė marrėdhėnie edhe mė tė fortė me Tė: "Kush ka urdhėrimet e mia dhe i zbaton, ėshtė ai qė mė do; dhe kush mė do mua, Ati im do ta dojė; dhe unė do ta dua dhe do t’i dėftehem atij” (Gjoni 14:21). Njė bindje e tillė vėrteton vlerėn e besimit tonė. Fryti i prishur ėshtė rezultat i mosbindjes dhe i mungesės sė dashurisė pėr Perėndinė. Ai, qė ėshtė i rrėnjosur nė Krishtin, nuk jep kurrė fryt tė keq. Jeta e krishterė e atij, qė nuk pranon qė tė jetojė nė bazė tė asaj qė na ka urdhėruar Krishti, ėshtė njė jetė pa fuqi. "Ju jeni miqtė e mi, nėse bėni gjėrat qė unė ju urdhėroj" (Gjoni 15:14).  

Pėrfundim

Nėse jemi me tė vėrtetė nė Krishtin, atėherė do tė qėndrojmė nė Tė, nė fjalėn e Tij, nė dashurinė e Tij dhe do t'i bindemi urdhėrimeve tė Tij. Tek veprojmė kėshtu, e jetojmė jetėn e krishterė, duke marrė forcė vetėm prej Tij. Pasojat e tė qėndruarit nė Tė, do tė vihen re nė frytet shpirtėrore qė do tė japim. Mund ta shtypim butonin sa tė duam, por, po qe se radioja nuk ėshtė e futur nė prizė, atėherė ajo nuk ka pėr tė funksionuar ashtu siē e ka prodhuar fabrika. Kėshtu edhe ne, mund tė sillemi si tė krishterė, por pa patur fuqinė e Krishtit, nuk jemi fare tė tillė. Pse? Ngaqė Ai duhet tė jetė burimi i fuqisė sonė. Le tė sigurohemi se jemi gjithmonė tė lidhur tek Ai, nė ēdo moment tė jetės sonė tė pėrditshme.    

© 13/12/2008