"Nė kohė tė pėlqyer unė tė dėgjova dhe nė ditė shpėtimi tė ndihmova. Ja, pra, koha e pėlqyer, ja, pra, dita e shpėtimit" (2 Korintasve 6:2).
Parathėnie
Po tė mos kishte vdekur Krishti nė kryq, asnjėri prej nesh nuk do ta falenderonte dot Perėndinė pėr shpėtimin qė na ka dhėnė. Pikėrisht pra, tek kryqi, Perėndia e shfaqi dashurinė e Tij tė pamatė pėr ata qė i kishte krijuar Vetė: "Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme" (Gjoni 3:16)... "Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne" (Romakėve 5:8). Mėkatarėt gjejnė shpėtim vetėm tek kryqi: "Sepse mesazhi i kryqit ėshtė marrėzi pėr ata qė humbin, por pėr ne qė shpėtohemi ėshtė fuqia e Perėndisė" (1 Korintasve 1:18).
Njerėzit, sidomos tė rinjtė, qė sapo kanė dalė nė jetė, kujtojnė se mund ta lėnė shpėtimin pėr njė ditė tjetėr, kur jetės sė tyre t'i vijė fundi. Njėlloj si bujku, i cili (njė herė nė vit) ka mundėsi pėr ta korrur arėn, ashtu edhe Perėndia i jep mundėsi ēdo burri e gruaje, qė ai ose ajo tė vijė tek Krishti. Do vijė dita (dhe ajo ditė mund tė mos jetė thjesht momenti i vdekjes), kur nuk do tė ketė mė rast tjetėr pėr t'u shpėtuar..."Fryma im nuk do tė hahet gjithnjė me njeriun" (Zanafilla 6:3)... "Korrja ka mbaruar, vera ka marrė fund dhe ne nuk kemi shpėtuar" (Jeremia 8:20).
Le t'i hedhim njė sy dy llojeve tė mundėsive, qė kanė ata qė nuk besojnė, pėr t'u penduar e pėr t'u kthyer tek Zoti.
Lloji
i parė: Rinia
"Por kujto Krijuesin tėnd nė ditėt e rinisė sate, para se tė vijnė ditėt e kėqija dhe tė arrijnė vitet pėr tė cilat ke pėr tė thėnė: "Nuk gjej asnjė kėnaqėsi nė to,"para se tė errėsohet dielli, drita, hėna dhe yjet, dhe tė kthehen retė pas shiut; nė moshėn gjatė sė cilės rojtarėt e shtėpisė dridhen, njerėzit e fortė pėrkulen, ato qė bluajnė nuk punojnė mė se kanė mbetur pak, ata qė shikojnė nga dritaret errėsohen dhe portat mbi rrugė mbyllen; kur pakėsohet zhurma e mokrės, dikush ēohet me kėngėn e njė zogu, dhe gjithė bijat e kėngės dobėsohen; kur dikush ka frikė nga lartėsitė dhe nga tmerret e rrugės; kur bajamja lulėzon, karkaleci ėshtė njė peshė, dhe dėshira pakėsohet, sepse njeriu shkon nė banesėn e tij tė pėrjetshme dhe qaramanėt enden rrugėve. Kujto Krijuesin tėnd pėrpara se tė kėputet kordoni prej argjendi, tė thyhet vazoja prej ari, tė thyhet shtamba te burimi dhe tė bėhet copė-copė ēikriku nė pus, dhe pluhuri ti kthehet tokės siē ishte mė parė dhe fryma ti kthehet Perėndisė qė e ka dhėnė" (Predikuesit 12:1-7).
Me guxim tė madh, Salomoni na tregon se ai qė pendohet e beson tek Perėndia para se tė vdesė, e ka shkuar dėm tėrė jetėn e vet. Tė rinjtė mendojnė se vdekja ėshtė larg, ndaj edhe nuk e ndjejnė nevojėn e Krishtit si Shpėtimtar. Pėrsa kohė qė janė mirė me shėndet, kujtojnė se vdekja nuk do t'i marrė sot me vete: "Tė hamė dhe tė pimė, se nesėr do tė vdesim!" (Isaia 22:13). Shpėtimi dhe vdekja nuk qenkan pėr sot, por pėr nesėr! Ata qė kanė vdekur pa i besuar Krishtit, e mallkojnė veten, ngaqė nuk erdhėn tek Zoti, sa ishin gjallė, kurse ata qė kanė vdekur, duke i besuar Krishtit, do tė donin qė t'i kishin besuar Atij edhe mė herėt, "Por ti qėndro nė ato qė mėsove dhe u binde plotėsisht, duke e ditur prej kujt i mėsove, dhe se qė nga fėmijėria i njeh Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus" (2 Timoteut 3:14-15).
Lloji
i dytė: Bindja
"Duke e njohur frikėn e Zotit, ne bindim njerėzit" (2 Korintasve 5:11).
Tė paktė janė ata njerėz, qė e vrasin mendjen se si do tė ballafaqohen me njė Perėndi tė shenjtė. "Dhe, duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė, dhe mė pas vjen gjyqi" (Hebrenjve 9:27)... "Kush beson nė Birin ka jetė tė pėrjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do tė shohė jetė, por zemėrimi i Perėndisė qėndron mbi tė (Gjoni 3:36). Ca njerėz jetojnė sikur tė mos kishte Zot fare, sikur mėkatet e tyre tė mos kishin fare pasoja. Ka tė tjerė qė shpresojnė se veprat e bamirėsisė qė kanė bėrė gjatė jetės, do tė ngrenė mė shumė peshė sesa veprat e liga. Jetojnė aq serbes e nė mėnyrė mospėrfillėse, duke kujtuar se Perėndia nuk iua vė re mėkatet: "Gjė e tmerrshme ėshtė tė bjerė njeriu nė duart e Perėndisė sė gjallė" (Hebrenjve 10:31). Ca njerėz e dėgjojnė Lajmin e Mirė, por akoma vazhdojnė ta hedhin poshtė, ose ta lėnė atė pėr njė ditė tjetėr, edhe pse Perėndia i ka bindur se duhet tė pendohen pėr mėkatin e tė kthehen tek Ai. Por, mund tė mos kenė mė 'njė ditė tjetėr' - e nesėrmja mund tė mos i gjejė gjallė: "Njeriu qė fortėson qafėn kur qortohet, do tė thyhet papritmas pa tjetėr" (Fjalėt e Urta 29:1).
Po ne, qė jemi tė shpėtuar? A shqetėsohemi aq shumė pėr ata qė nuk besojnė, saqė tė shkojmė e t'iu tregojmė atyre tė vėrtetėn? Rasti i tyre i shpėtimit ėshtė edhe rasti ynė i ungjillizimit: "A nuk thoni ju se ka edhe katėr muaj dhe vjen korrja? Ja, unė po ju them: Ngrini sytė tuaj dhe shikoni fushat qė tashmė zbardhojnė pėr korrjen" (Gjoni 4:35).
Pėrfundim
Perėndia pėrdor mjete nga mė tė ndryshmet pėr t'i bindur mėkatarėt, qė tė largohen prej "zemėrimit qė po vjen" e tė shkojnė tek kryqi (Luka 3:7). Ai pėrdor sėmundje, katastrofa, apo frikėn, por Atij do t'i pėlqente mė shumė sikur ata tė vinin tek Krishti, pasi ta kishin dėgjuar predikimin e fjalės sė Tij. Ne e kemi pėr detyrė qė ta shfrytėzojmė rastin e t'iu tregojmė atyre qė nuk besojnė rreth Krishtit: "Ai qė ka Birin, ka jetėn; ai qė nuk ka Birin e Perėndisė, nuk ka jetėn" (1 Gjonit 5:12)... "Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur ska kush predikon?" (Romakėve 10:14).
Ata qė nuk pranojnė tė vijnė tek Zoti, do tė
gjykohen pėr mėkatet e tyre, kurse ne do tė gjykohemi, ngaqė nuk i kemi
shfrytėzuar mundėsitė qė na ka dhėnė Perėndia, pėr t'i paralajmėruar mėkatarėt:
"Nė rast se unė i them tė pabesit:
"Me siguri ke pėr tė vdekur," dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet pėr
ta lajmėruar tė pabesin qė tė braktisė rrugėn e tij tė keqe pėr tė shpėtuar
jetėn e tij, ai i pabesė do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por unė do tė
kėrkoj llogari prej teje pėr gjakun e tij" (Ezekielit 3:18).
![]()
© 28/6/2008