Si duhet tė veprojmė, kur inatosemi?

"Zemėrohuni dhe mos mėkatoni; dielli tė mos perėndojė mbi inatin tuaj; dhe mos i jepni vend djallit" (Efesianėve 4:26-27).

Parathėnie

Jetojmė nė njė botė mėkatare, ku shumica e njerėzve janė tė padisiplinuar e nuk munden qė t'i kontrollojnė dot ndjenjat e tyre. E si rezultat, njerėz tė tillė janė tė paduruar dhe bėhen shumė shpejt me nerva. Ne, si besimtarė qė jemi, ballafaqohemi ēdo ditė me tendenca mėkatare, por, edhe pse ka shumė gjėra nė kėtė botė, qė mund tė na bėjnė me nerva, prapėseprapė, duhet tė tregohemi tė kujdesshėm, qė tė mos e lejojmė inatin tė na ēojė nė mėkat.

Nuk ėshtė mėkat tė inatosesh

Shumica e njerėzve kujtojnė se njė i krishterė qė inatoset, ėshtė hipokrit. Madje edhe midis besimtarėve, egziston ideja se tė inatosurit ėshtė mėkat. Bibla na mėson se jeta jonė duhet t'i pėrngjajė Perėndisė dhe karakterit tė Tij. Por, le tė mos harrojmė se edhe Ai inatoset me ata, qė janė vazhdimisht kokėfortė e qė jetojnė nė mėkat e mosbindje. "Atėherė zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Moisiut" (Eksodi 4:14). Nė Dhiatėn e Re, Zotin Jezus Krisht e shohim tė zemėruar me drejtuesit fetarė. "Atėherė ai... i shikoi rreth e qark me zemėrim, i hidhėruar pėr ngurtėsinė e zemrės sė tyre" (Marku 3:5)... "Dhe nė tempull gjeti ata qė shisnin qe, dele e pėllumba dhe kėmbyes monedhash duke ndenjur; dhe si bėri njė kamxhik me litarė, i dėboi tė gjithė nga tempulli bashkė me qetė dhe delet, dhe ua hallakati paratė kėmbyesve tė monedhave dhe ua pėrmbysi tavolinat, dhe shitėsve tė pėllumbave u tha: “Hiqni kėto gjėra qė kėtej; mos e bėni shtėpinė e Atit tim shtėpi tregtie!”. Kėshtu dishepujve tė tij i kujtohej se ishte shkruar: “Zelli i shtėpisė sate mė ka pėrpirė!” (Gjoni 2:14-17). Kur Sauli mori vesh rreth planeve tė liga tė Amonitėve, "Fryma e Perėndisė pėrfshiu Saulin, zemėrimi i tė cilit u rrit me tė madhe" (1 Samuelit 11:6). Kėshtu pra, e shohim se edhe Perėndia Atė dhe Perėndia Bir inatosen dhe Fryma e Shenjtė, gjithashtu prodhon inat e zemėrim. Atėherė inati, nė vetvete, nuk ėshtė mėkat.

Si duhet t'i pėrgjigjemi situatave tė jetės?

Po ta ndezim televizorin e tė dėgjojmė lajmet, pėr shembull, shumė shpejt do tė bėhemi me nerva, kur dėgjojmė se qeveria kėrkon tė nxjerrė njė ligj qesharak. E si tė mos inatosemi, kur shohim djem rrugaēė, qė shkatėrrojnė gjithēka qė iu del pėrpara? Nė raste tė tilla, kur 'marrim zjarr', tek shohim mėkatin nė shoqėri e nė kishė, duhet tė tregohemi tė kujdesshėm qė tė mos inatosemi aq shumė, saqė tė mėkatojmė. Shkurtimisht, duhet ta kontrollojmė veten. Ja, disa nga mėnyrat, se si duhet tė veprojmė, kur bėhemi me nerva:

  a) Mbani mend mėshirėn: kur inatosemi, pėr shkak tė padrejtėsive dhe mėkateve tė shumta nė botė, nė vend tė zemėrimit, duhet tė tregojmė mėshirė. Edhe pse Perėndia  "zemėrohet ēdo ditė me keqbėrėsit" (Psalmi 7:11), nuk duhet ta harrojmė se Ai ėshtė "Zoti, Perėndia i pėrjetshėm, i mėshirshėm dhe i dhembshur, i ngadalshėm nė zemėrim, i pasur nė mirėsi dhe nė besnikėri" (Eksodi 34:6). Bibla na nxit qė edhe ne tė shfaqim tė njėjtin karakter si Ai. "Prandaj, vėllezėrit e mi shumė tė dashur, ēdo njeri tė jetė i shpejtė nė tė dėgjuar, i ngadalshėm nė tė folur dhe i ngadalshėm nė zemėrim, sepse zemėrimi i njeriut nuk kryen drejtėsinė e Perėndisė" (Jakobit 1:19-20). Kjo do tė thotė se jo vetėm mėnyra jonė e tė menduarit, por edhe rrethi shoqėror qė na rrethon, duhet tė ndryshojė pėr mirė. "Mos lidh miqėsi me njeriun zemėrak dhe mos u shoqėro me njeriun idhnak, qė tė mos mėsosh rrugėt e tij dhe tė mos gjesh njė kurth pėr shpirtin tėnd" (Fjalėt e Urta 22:24-25).

  b) Mos u hakmerrni! "Mos ia ktheni kurrkujt tė keqen me tė keqe, kėrkoni tė bėni tė mirėn pėrpara gjithė njerėzve. Po tė jetė e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni nė paqe me gjithė njerėzit. Mos u hakmerrni pėr veten tuaj, o tė dashur, por i jepni vend zemėrimit tė Perėndisė, sepse ėshtė shkruar: “Mua mė pėrket hakmarrja, unė kam pėr tė shpaguar, thotė Zoti”. “Nė qoftė se armiku yt, pra, ka uri, jepi tė hajė; nė pastė etje, jepi tė pijė; sepse, duke bėrė kėtė, do tė grumbullosh mbi krye tė tij thėngjij tė ndezur”. Mos u mund nga e keqja, por munde tė keqen me tė mirėn" (Romakėve 12:17-21). Nėse reagojmė nė mėnyrė mėkatare ndaj atyre, qė na kanė ofenduar, atėherė jemi po aq fajtorė sa edhe ata vetė. Pėr mė tepėr, duke vepruar kėshtu, ia marrim Perėndisė autoritetin nga dora. Lėrjani Atij shpėrblimin.

  c) Qepeni gojėn! Kur jemi me nerva, ėshtė kollaj tė themi fjalė qė s'duhen thėnė dhe sa mė shumė qė tė inatosemi, aq mė shumė ka tė ngjarė qė tė mėkatojmė. "Nė fjalėt e shumta faji nuk mungon, por ai qė i frenon buzėt e tij ėshtė i urtė" (Fjalėt e Urta 10:19). Nganjėherė, ėshtė mė mirė ta mbajmė gojėn mbyllur. "Budallai e shfryn gjithė zemėrimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul" (Fjalėt e Urta 29:11)... "Por tani hiqni edhe ju tė gjitha kėto gjėra: zemėrim, zemėratė, ligėsi, e mos tė dalė sharje e asnjė e folur e pandershme nga goja juaj" (Kolosianėve 3:8)... "Asnjė fjalė e keqe le tė mos dalė nga goja juaj, por ajo qė ėshtė e mirė pėr ndėrtimin, sipas nevojės, qė t’u japė hir atyre qė dėgjojnė" (Efesianėve 4:29).

  d) Jini tė matur. Kur shpėrthejmė nga inati, e turpėrojmė veten pėrpara atyre, qė na dėgjojnė e qė na shohin. Bėhemi njėlloj si fėmijėt e vegjėl, qė nuk dinė si ta kontrollojnė veten, kur bėhen me nerva. "Budallai e tregon menjėherė pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin" (Fjalėt e Urta 12:16). Ai qė ėshtė i matur, iu shmanget atyre gjėrave, atyre njerėzve, apo atyre situatave, qė e bėjnė qė tė inatoset. "Mėnēuria e bėn njeriun tė mos rrėmbehet shpejt nga zemėrimi dhe ėshtė nė lavdinė e tij t’i kapėrcejė fyerjet" (Fjalėt e Urta 19:11)... "Ėshtė njė lavdi pėr njeriun t’u shmanget grindjeve, por ēdo budalla pėrzihet nė to" (Fjalėt e Urta 20:3).

  e) Mbani me vete njė pasqyrė. Duhet t'i hedhim njė sy vetes sonė, para se t'i gjykojmė tė tjerėt. "Mos gjykoni, qė tė mos gjykoheni. Sepse ju do tė gjykoheni sipas gjykimit me tė cilin ju gjykoni; dhe me masėn me tė cilėn ju masni, do t’ju masin tė tjerėt" (Mateu 7:1-2)... "Prandaj, o njeri, cilido tė jesh ti qė e gjykon, je i pafalshėm sepse nė kėtė qė gjykon tjetrin, dėnon vetveten, sepse ti qė gjykon bėn tė njėjtat gjėra" (Romakėve 2:1).

Pėrfundim                      

Nuk ėshtė inati ai, qė na bėn tė mėkatojmė, por mėnyra se si veprojmė, kur inatosemi. Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm, qė tė mos i japim vend djallit nė jetėn tonė. "Por atij qė ju do t’i falni diēka, e fal edhe unė, sepse edhe unė, nėse kam falur gjė, kujtdo qė t’ia kem falur, e bėra pėr ju pėrpara Krishtit, qė tė mos na mposhtė Satanai, sepse ne i dimė qėllimet e tij" (2 Korintasve 2:10-11).

© 25/10/2008