Tė adhuruarit nė Frymė dhe nė tė Vėrtetėn

"Gruaja i tha: “Zot, po shoh se ti je njė profet. Etėrit tanė adhuronin mbi kėtė mal, dhe ju thoni se nė Jeruzalem ėshtė vendi ku duhet tė adhurojmė”. Jezusi i tha: “O grua, mė beso: vjen ora qė as mbi kėtė mal as nė Jeruzalem nuk do tė adhuroni Atin. Ju adhuroni atė qė s’e njihni; ne adhurojmė atė qė njohim; sepse shpėtimi vjen nga Judenjtė. Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, qė adhuruesit e vėrtetė ta adhurojnė Atin nė frymė dhe nė tė vėrtetėn, sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ati. Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet t’a adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn”" (Gjoni 4:19-24).

Parathėnie

Ē'kuptim ka fjala "adhurim"? Pėr shumicėn e njerėzve, "adhurim" do tė thotė thjesht t'i kėndosh kėngė Perėndisė tė dielėn, nė shėrbesėn e kishės. Ca kisha, p.sh. kanė njė kohė tė caktuar adhurimi. Ka nga ata besimtarė, qė kujtojnė se po e adhurojnė Perėndinė, ngaqė iu pėlqejnė kėngėt e adhurimit, qė kėndohen nė kishė, apo ngaqė ndihen tė kėnaqur shpirtėrisht. Por, adhurimi nuk ka tė bėjė fare me ne, apo me mėnyrėn sesi ndihemi nga brenda. Pėrkundrazi, adhurimi ka tė bėjė me vetė Perėndinė. Bibla pėrdor me dhjetėra fjalė, qė kanė tė bėjnė me adhurimin, por ajo asnjėherė nuk e pėrkufizon fjalėn "adhurim". Adhurimi i vėrtetė ka tė bėjė me Perėndinė, qė kėnaqet, kur ne e lavdėrojmė ashtu siē dėshiron vetė Ai.

Pse duhet ta adhurojmė Perėndinė?

Perėndia nuk ka nevojė, qė ta adhurojmė ne, por Ai na urdhėron qė ta adhurojmė nė Frymė dhe nė tė Vėrtetė. " Sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ati" (Gjoni 4:23). Adhurimi as nuk i shton gjė sovranitetit tė Perėndisė, (d.m.th. Perėndia ėshtė dhe mbetet sovran, e adhuruam apo s'e adhuruam ne), as nuk e ndryshon dot Perėndinė. Por, pėrkundrazi, adhurimi na ndryshon neve. "Dhe ne tė gjithė, duke soditur fytyrėzbuluar lavdinė e Zotit si nė pasqyrė, transformohemi nė tė njėjtėn shėmbėllim nga lavdia nė lavdi, posi prej Frymės sė Zotit" (2 Korintasve 3:18). U krijuam, qė tė kemi bashkėsi (shoqėri) me Perėndinė dhe njė pjesė pėrbėrėse e kėsaj bashkėsie ėshtė adhurimi. "Bashkėsia jonė ėshtė me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin" (1 Gjonit 1:3). Njeriu, gradualisht, fillon t'i pėrngjasė atij personi, tė cilin e adhuron mė shumė. Ata, qė adhurojnė perėndinė e myslimanizmit, bėhen gjithnjė e mė tė dhunshėm. Ata, qė iu shkojnė pas yjeve tė sportit apo tė muzikės, fillojnė e vishen si ata, e sillen si ata. Ata, qė e duan Krishtin, manifestojnė karakterin e Tij. Kėshtu, pra, adhurimi na transformon jetėn.

Perėndia e meriton qė tė adhurohet. “Ti je i denjė, o Zot, tė marrėsh lavdinė, nderimin dhe fuqinė, sepse ti i krijove tė gjitha gjėra, dhe nėpėrmjet vullnetit tėnd ekzistojnė dhe u krijuan” (Zbulesa 4:11). Zoti ėshtė i denjė pėr t'u lavdėruar e adhuruar, ngaqė ėshtė Krijuesi i gjithėsisė. Shumica e njerėzve e ēnderojnė Perėndinė, duke refuzuar qė ta adhurojnė Atė. "Sepse, megjithėse e njohėn Perėndinė, nuk e pėrlėvduan as e falėnderuan si Perėndi, pėrkundrazi u bėnė tė pamend nė arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errėsua" (Romakėve 1:21).

Si duhet tė adhurojmė?

Jezusi, nė bisedėn qė pati me gruan samaritane, e shpjegoi qartė se nė ē'mėnyrė do Perėndia qė ta adhurojmė. Judenjtė dhe samaritanėt kujtonin se adhurimi duhej bėrė nė njė orė tė caktuar e nė njė vend tė caktuar. Ka shumė tė krishterė, qė kanė po kėtė mendim. Pėr ta, adhurimi bėhet nė godinėn e kishės, nga ora 10-tė deri nė orėn 12-tė tė ditės sė dielė. Kujtojnė se adhurimi ėshtė thjesht tė kėnduarit e ca kėngėve gjatė shėrbesės sė kishės.

Perėndia kėrkon qė ta adhurojmė me gjithė zemėr. Ēarls Spėrxhėni ka thėnė: "Perėndia nuk e vė shumė re zėrin tonė. Ai na dėgjon zemrėn dhe, nėse nuk na kėndon zemra, atėherė nuk kemi kėnduar fare". Isaia 29:13 thotė: "Prandaj Zoti thotė: "Me qenė se ky popull mė afrohet mua vetėm me gojėn dhe mė nderon me buzėt e tij, ndėrsa zemra e tij mė rri larg dhe frika e tij ndaj meje ėshtė vetėm njė urdhėrim i mėsuar nga njerėzit". Prandaj, pra, mund tė kemi kėnduar shumė bukur e megjithatė tė mos e kemi adhuruar me tė vėrtetė Zotin. Atė nuk mund ta adhurojmė, po qe se zemrėn nuk e kemi tė prekur prej Tij. E, nėse zemra jonė nuk i pėrket Zotit, atėherė nuk ia vlen qė ta adhurojmė fare.

Adhurimi duhet bėrė, nė pėrputhje me tė vėrtetėn. Shpeshherė dėgjojmė njerėz, qė thonė: "E adhuroj Zotin, siē dua vetė. Kam mėnyrėn time tė adhurimit, unė". Por, nuk ėshtė mėnyra jonė e adhurimit ajo, qė ka vlerė pėrpara Perėndisė. Ai na ka thėnė se adhurimi duhet bėrė sipas mėnyrės sė Tij. Nuk mjafton thjesht qė tė jemi tė sinqertė nė adhurimin tonė. Edhe judenjtė dhe samaritanėt ishin tė sinqertė nė atė qė besonin, duke kujtuar se po e adhuronin Perėndinė ashtu siē duhej, por sa gabim e kishin! Perėndinė duhet ta adhurojmė vetėm nė atė mėnyrė, qė na thotė Bibla. Pėrndryshe, adhurimi ynė nuk do tė jetė i pranueshėm prej Tij. P.sh. si mund ta adhurojmė Atė, nėse nuk kemi "duar tė pafajshme dhe zemra tė pastra" (Psalmi 24:4)? Ai na urdhėron qė ta adhurojmė "nė shkėlqimin e shenjtėrisė sė tij" (Psalmi 29:2).

Adhurimi i vėrtetė ka tė bėjė me gjithė qėnien tonė. "Duaje Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė mendjen tėnde e me gjithė forcėn tėnde!". Ky ėshtė i pari urdhėrim" (Marku 12:30). Kjo do tė thotė se duhet tė jemi adhurues tė Perėndisė 24 orė nė ditė. Duhet t'ia dedikojmė gjithė jetėn tonė shėrbesės sė Tij. Gjon Uesli ka thėnė: "Duhet ta adhurojmė Atė me adhurimin e vėrtetė shpirtėror tė besimit, dashurisė dhe shenjtėrisė, duke iu kushtuar vėmendje tė gjitha emocioneve, mendimeve, fjalėve dhe veprimeve tona". 

Pėrfundim                      

Le tė jemi adhuruesit, qė kėrkon vetė Zoti Perėndi. Adhurimi i vėrtetė duhet bėrė nė tė vėrtetėn se Ati e ka zbuluar Veten tek Biri, qė ėshtė pranuar prej Frymės sė Shenjtė. Adhurimi i atyre, qė nuk e pėrfillin tė vėrtetėn, nuk mund tė pranohet prej Perėndisė. "Sepse rrethprerja e vėrtetė jemi ne, qė i shėrbejmė Perėndisė nė Frymė dhe qė mburremi nė Krishtin Jezus pa besuar nė mish" (Filipianėve 3:3).

© 8/11/2008