Teksti: Mateu 18:21-35
Parathėnie
T'i falėsh tė tjerėt nuk ėshtė
gjė e lehtė, qoftė edhe pėr njė tė krishterė. Por tė falurit ėshtė njė
element i rėndėsishėm i Ungjillit tė Krishtit. Sa herė qė na ofendon
dikush, nė vend qė tė hakmerremi, duhet t'i themi vetes se Perėndia po na
jep njė mundėsi pėr ta ndarė me tė tjerėt dhuratėn e mrekullueshme tė
faljes.
Frekuenca e tė falurit
A mund t'i vėmė kufi numrit tė
faljeve, qė duhet tė japim atij, qė vazhdimisht mėkaton kundra nesh? Pjetri
kujtoi se caku duhej vėnė tek numri i pėrsosmėrisė, numri shtatė. Edhe
drejtuesit fetarė nė kėtė mėnyrė do tė kishin vepruar ndaj atyre qė mėkatonin.
Por Jezusi nuk veproi kėshtu. Dhiata e Re e Popullit i bėn njė komentim tė
tillė kėtij vargu: "Thuhet se mėsuesit e judenjve e falnin atė njeri, qė
e rrėfente mėkatin, por kjo falje kishte kufi, kur mėkati pėrsėritej mė
shumė se tre herė". A do tė na vinte mirė neve, po qe se Zoti do tė na
e kufizonte faljen deri nė tre herė? "Po
ti rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė
mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (1 Gjonit 1:9).
Perėndia nuk fal me numėr,
sepse mėshira e Tij e tejkalon ēdo lloj mase njerėzore. "Sepse
Zoti ėshtė i mirė; mirėsia e tij ėshtė e pėrjetshme" (Psalmi
100:5)... "Ėshtė njė hir i Zotit qė nuk jemi shkatėrruar plotėsisht, sepse mėshirat
e tij nuk janė mbaruar plotėsisht" (Vajtimet 3:22). Jezusi i tha
Pjetrit qė, po tė ishte nevoja, ta falte dikė 490 herė nė ditė, d.m.th.
pothuajse njė herė nė ēdo tre minuta. Njė numėr i tillė ishte pėr t'i
treguar Pjetrit se ėshtė njė gjė e pamėshirshme dhe e pavlerė, qė t'i vėsh
kufi faljes. Tė falėsh me numėr ėshtė njėlloj sikur tė mbash llogari. Ai
qė fal me numėr, tregon se nuk e ka kuptuar vėrtet se ē'do tė thotė falja.
Shėmbėlltyra
Pėr ta ndihmuar Pjetrin qė ta
kuptonte tė vėrtetėn, Jezusi tregoi njė histori rreth dikujt, qė i kishte
borxh mbretit njė borxh aq tė madh, saqė nuk e paguante dot. Mbreti, nė vend
qė ta fuste borxhliun nė burg, tregoi mėshirė ndaj tij dhe e la tė lirė,
pa e paguar fare borxhin e vet. Por, i njėjti njeri, shkoi e gjeti dikė, qė i
kishte borxh atij njė shumė parash, qė, nė krahasim me atė, qė ai vetė i
kishte borxh mbretit, ishte njė shumė e vogėl. Tė tjerėt e panė se ē'bėri
ky hipokrit i pamėshirshėm dhe ia raportuan mbretit. Mbreti i tha borxhliut se
tani duhej ta paguante borxhin, ngaqė s'kishte nxjerrė aspak mėsim prej mėshirės,
qė i kishte treguar mbreti. Borxhliu nuk e kishte kuptuar fare se ē'do tė
thoshte falja, ndaj edhe nuk kishte pikė mėshire pėr dikė tjetėr. "Dhe na i fal fajet tona, ashtu siē ua falim ne fajtorėve tanė...
Sepse nė qoftė se ju ua falni njerėzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do
tjua falė edhe juve; por nė qoftė se ju nuk ua falni njerėzve gabimet e
tyre, as Ati juaj nuk do tua falė juve gabimet tuaja" (Mateu 6:12,
14-15). Nė lidhje me kėtė varg, Mateo Henri ka thėnė kėshtu: "Ata, qė
e quajnė veten tė krishterė, do tė gjykohen me tė drejtė, po tė vazhdojnė
tė tregohen tė pamėshirshėm ndaj vėllezėrve tė tyre".
A e kuptojmė se ē'do tė thotė tė falėsh?
Ose jemi si Ati ynė i mėshirshėm,
ose jemi si shėrbėtori i lig i shėmbėlltyrės sė mėsipėrme. Kjo varet nga
fakti, nėse jemi gati pėr t'i falur me tė vėrtetė ata, qė na ofendojnė, qė
na pėrbuzin, e qė na keqtrajtojnė. Mėkatari i shpenguar duhet tė jetė nė
gjendje ta kuptojė doktrinėn e faljes dhe tė jetė i mėshirshėm ndaj tė
tjerėve, sepse ai qė fal, e vlerėson shpėtimin. Ai besimtar qė nuk i fal tė
tjerėt, ėshtė njėlloj si ai, qė nuk ka gjetur falje prej Perėndisė. Perėndia
as nuk mban llogari, as nuk fal me numėr. Kėshtu duhet tė veprojmė edhe ne.
Tė mbajturit mėri ndaj dikujt, qė tė ka ofenduar, nuk i bėn mirė qėndrimit
tėnd pėrpara Perėndisė.
"Kini
kujdes veten tuaj! Nėse yt vėlla mėkaton kundėr teje, qortoje; dhe nėse
pendohet, fale. Edhe sikur tė mėkatonte shtatė herė nė ditė kundėr teje,
dhe shtatė herė nė ditė do tė kthehet te ti duke thėnė: "Pendohem,"
fale" (Luka 17:3-4). A duhet tė presim, derisa ai qė na ka ofenduar,
tė pendohet, e pastaj ta falim? Apo, mos vallė, duam qė ai tė ndėshkohet,
po qe se nuk pendohet? Jo. Edhe pritja tregon gjithashtu njė mungesė mėshire
nga ana jonė. "Nėse ti, pra, po paraqet ofertėn tėnde te altari, dhe atje kujtohesh
se yt vėlla ka diēka kundėr teje, lėre atje ofertėn tėnde para altarit dhe
shko pajtohu mė parė me vėllanė tėnd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertėn tėnde"
(Mateu 5:23-24).
Pėrfundim
![]()
© 4/10/2008