Parathėnie
Dhiata e Re nis me njė tregim rreth diēkaje, qė,
nga ana biologjike, duket si e pamundur. Lindja e njė foshnjeje mė shumė se
2000 vjet mė parė, pa patur nevojėn e njė babai, duket si pėrrallė.
Prandaj, pra, edhe lindja e Jezusit, prej njė vajze tė virgjėr me emrin Mari,
ėshtė mrekullia mė e madhe e tė gjitha kohėrave. Lindja e Krishtit, ashtu
siē na paraqitet tek ungjijtė e Dhiatės sė Re, ėshtė historia mė e
famshme e treguar ndonjėherė - epiqendra e shpėtimit tonė, sepse pa Krishtin,
nuk do tė kishim as Shpėtimtar.
Ujė i trazuar
Fatkeqėsisht, fetė e rreme pagane, si edhe
traditat dhe zakonet e njerėzve i kanė shtrembėruar fare faktet lidhur me
lindjen e Krishtit. E vėrteta rreth kėsaj lindjeje nuk i ngjan mė ujit tė
pastėr si kristali, por ėshtė kthyer nė ujė tė trazuar. P.sh. bota e
feston lindjen e Krishtit mė 25 dhjetor, por kjo datė nuk ėshtė data e saktė
e lindjes sė Tij. Ka shumė tė ngjarė qė Krishti tė ketė lindur nė
shtator. Pėr mė tepėr, skenat e bukura tė barinjve dhe tė dijetarėve
mbledhur rreth e rrotull grazhdit, i kanė shtrembėruar faktet e vėrteta tė kėsaj
ngjarjeje. Dijetarėt bėhen pjesėtarė tė kėsaj historie vetėm atėherė,
kur Jezusi ishte rreth moshės 2-vjeēare. "Dhe
ata, pasi e dėgjuan mbretin, u nisėn; dhe ja, ylli qė kishin parė nė lindje
u shkonte pėrpara atyre derisa u ndal pėrmbi vendin ku ndodhej fėmija. Ata,
kur e panė yllin, u gėzuan me gėzim shumė tė madh. Dhe, mbasi hynė nė shtėpi,
panė fėmijėn me Marien, nėnėn e tij, dhe ranė pėrmbys dhe e adhuruan.
Pastaj hapėn thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrė...Atėherė
Herodi, duke parė se dijetarėt e kishin mashtruar, u zemėrua fort dhe urdhėroi
tė vriten tė gjithė fėmijėt meshkuj qė ishin nė Bethlehem dhe nė tėrė
rrethinėn e tij, nga dy vjeē e poshtė, sipas kohės tė cilėn e kishte
hetuar me kujdes nga Dijetarėt" (Mateu 2:9-11, 16).
Kisha katolike beson se Maria mbeti e virgjėr,
derisa vdiq. Por Bibla nuk na e sugjeron aspak njė gjė tė tillė. Maria ishte
e virgjėr vetėm deri atėherė sa "ajo
lindi djalin e saj tė parėlindur" (Mateu 1:25). Prej Mateut 13:55-56
mėsojmė gjithashtu se Jezusi kishte vėllezėr e motra nga Maria dhe Jozefi.
"A nuk ėshtė ky i biri i
marangozit? Nuk quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij Jakob, Iose,
Simon dhe Juda? Dhe motrat e tij nuk janė tė gjitha ndėr ne? Atėherė nga i
erdhėn kėtij tė gjitha kėto?. Besimi nė virgjėrinė e pėrjetshme tė
Maries e ka origjinėn tek mėsimet e Gnostikėve, tė cilėt kujtonin se
riprodhimi seksual ishte mėkat.
Lindja e virgjėr
Pa dyshim, Bibla na mėson se Maria ishte e virgjėr.
"Prandaj vet Zoti do tju japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė
mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel"
(Isaia 7:14, shiko Mateun 1:23)... "Nė
muajin e gjashtė, engjėlli Gabriel u dėrgua nga Perėndia nė njė qytet tė
Galilesė, qė quhej Nazaret, te njė e virgjėr, qė ishte e fejuar me njė
njeri qė quhej Jozef, nga shtėpia e Davidit; dhe emri i virgjėreshės ishte
Maria" (Luka 1:26-27). Maria e deklaroi vetė se ishte e virgjėr:
"Dhe Maria i tha engjėllit: Si
do tė ndodhė kjo, pėrderisa unė nuk njoh burrė? (Luka 1:34).
Bibla na e bėn plotėsisht tė qartė faktin se,
nga ana biologjike, Jozefi nuk ishte babai i Jezusit. "Tani
lindja e Jezu Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte
premtuar Jozefit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė
nga Frymėn e Shenjtė. Atėherė Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i
drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas. Por,
ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė
engjell i Zotit dhe i tha: Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me
vete Marinė si gruan tėnde, sepse ēėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr
e Frymės sė Shenjtė. Dhe ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do ti vėsh
emrin Jezus, sepse ai do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre
(Mateu 1:18-21). Fėmija, qė kishte Maria nė bark, ishte Biri i Perėndisė, e
jo biri i njeriut. "Ai do tė jetė
i madh dhe do tė quhet Biri i Shumė tė Lartit; dhe Zoti Perėndi do ti japė
fronin e Davidit, atit tė tij...Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe
pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i
shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė" (Luka
1:32, 35). Vini re se sa tė kujdesshėm tregohen si Mateu, ashtu edhe Luka, kur
vjen puna pėr tė dhėnė me hollėsi faktet e lindjes sė Krishtit. "Jakobit
i lindi Jozefi, bashkėshorti i Marisė, nga e cila lindi Jezusi, qė quhet
Krisht" (Mateu 1:16)... "Dhe
Jezusi ishte rreth tridhjetė vjeē; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit"
(Luka 3:23).
Pėrfundim
"Sepse
Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo
qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme"
(Gjoni 3:16). S'ka dyshim se fakti i lindjes sė Krishtit gjendet nė Bibėl. Ta
mohosh njė fakt tė tillė, ėshtė njėlloj sikur tė kesh mohuar jo vetėm tė
vėrtetėn, por edhe Atė, qė u lind pėr tė na shpėtuar nga mėkati. Ai qė
e mohon Krishtin, ia ka pėrplasur nė fytyrė Perėndisė dhuratėn e Vet.
"Ai qė beson nė tė nuk dėnohet, por ai qė nuk beson tashmė ėshtė
dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit tė vetėmlindur tė Perėndisė"
(Gjoni 3:18). Lindja e Krishtit prej virgjėreshės Mari mund tė konsiderohet e
pamundur nga ana biologjike, por pikėrisht njė fakt i tillė e kthen kėtė
lindje nė njė mrekulli. "Pėr njerėzit
kjo ėshtė e pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur (Mateu
19:26). I njėjti Perėndi, qė krijoi universin prej asgjėje dhe qė e bėri
krijesėn e parė njerėzore sipas shėmbėlltyrės sė Vet, ėshtė po ashtu nė
gjendje tė krijojė jetė nė mitrėn e virgjėreshės, tė quajtur Mari.
![]()
© 24/12/2008