Tė qėnit i pėrkryer - Maturia shpirtėrore

"I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi, qė njeriu i Perėndisė tė jetė i pėrkryer, tėrėsisht i pajisur pėr ēdo vepėr tė mirė" (2 Timoteut 3:16-17).

Parathėnie

Njė nga arsyet pse Perėndia na e ka dhėnė Biblėn, ėshtė kjo: qė tė maturohemi nga ana shpirtėrore, ose me fjalė tė tjera, qė tė bėhemi tė pėrkryer (tė pėrsosur). Nė Bibėl bėhet fjalė pėr dy lloj pėrsosmėrish. Sė pari, egziston pėrsosmėria absolute. Vetėm Perėndia karakterizohet prej njė pėrsosmėrie tė tillė. Sė dyti, egziston gjithashtu edhe njė lloj pėrsosmėrie tjetėr, drejt sė cilės duhet tė synojmė ne, si besimtarė, pėrsa kohė qė jemi gjallė nė kėtė botė. Kjo pėrsosmėri nuk arrihet, duke kryer vepra bamirėsie. Ajo nuk arrihet nėpėrmjet metodave njerėzore, por ėshtė vepėr e Perėndisė nė shpirtin e atij njeriu, qė ia ka dedikuar vėrtet veten vullnetit tė Tij.

Maturia shpirtėrore

"Noeu ishte njė njeri i drejtė dhe i patėmetė midis bashkėkohėsve tė tij. Noeu eci me Perėndinė" (Zanafilla 6:9)... "Nė vendin e Uzit ishte njė njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershėm dhe i drejtė, kishte frikė nga Perėndia dhe i largohej sė keqes" (Jobit 1:1).

Kėta njerėz (Noeu dhe Jobi) nuk ishin absolutisht tė pėrsosur. Kėtė e vėmė re, po tė lexojmė historinė e jetės sė tyre. E megjithatė, Perėndia e konsideroi si Noeun, ashtu edhe Jobin, si besimtarė tė matur e tė pjekur nga ana shpirtėrore. Ata i shėrbyen Perėndisė, ecėn me Tė, nė drejtėsi e besnikėri, duke iu bindur fjalės sė Tij. Kjo ėshtė, pra, maturia shpirtėrore. "Unė jam Perėndia i plotfuqishėm; ec nė praninė time dhe qėndro i ndershėm" (Zanafilla 17:1). Apostulli Pal e dinte mirė se ē'do tė thoshte tė mos ishe i pėrkryer (d.m.th. tė ishe mėkatar), por, nė tė njėjtėn kohė, tė ishe i pėrkryer nė sytė e Perėndisė. "Jo se unė tashmė e fitova ēmimin ose jam bėrė i pėrsosur, por po vazhdoj tė rend pėr ta zėnė, sepse edhe unė u zura nga Jezu Krishti. Vėllezėr, sa pėr vete, nuk mendoj se e kam zėnė, por bėj kėtė: duke harruar ato qė kam lėnė pas dhe duke u prirur drejt atyre qė kam pėrpara, po rend drejt synimit, drejt ēmimit tė thirrjes sė lartme tė Perėndisė nė Krishtin Jezus. Pra, tė gjithė ne qė jemi tė pėrsosur, le tė kemi kėto mendime; dhe nė qoftė se ju mendoni ndryshe pėr ndonjė gjė, Perėndia do t’jua zbulojė edhe kėtė" (Filipianėve 3:12-15). Pak rėndėsi ka se ē'mendojmė ne pėr veten tonė, apo se ē'mendojnė tė tjerėt pėr ne. Ajo qė ka rėndėsi, ėshtė fakti se ē'mendon Perėndia pėr ne? A na konsideron Ai tė pėrkryer?

Pėrsosmėria ėshtė e realizueshme

Nuk duhet ta gėnjejmė veten, duke menduar se pėrsosmėria nuk arrihet dot nė kėtė jetė. Pėrsosmėria arrihet prej atyre, qė nuk heqin dorė, por rendin, derisa arrijnė tė bėhen tė matur e tė pjekur nga ana shpirtėrore. "Do tė kujdesem tė bėj njė jetė tė ndershme. Kur do tė vish tek unė? Do tė ec me zemėr tė pastėr brenda shtėpisė sime" (Psalmi 101:2)... "Ki kujdes pėr njeriun e ndershėm dhe kėqyr njeriun e drejtė, sepse e ardhmja e kėtij njeriu do tė jetė paqja" (Psalmi 37:37). Zoti Jezus Krisht i tha tė riut pasanik: "Nė qoftė se do tė jesh i pėrsosur, shko, shit ē’tė kesh, jepua tė varfėrve dhe ti do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja dhe mė ndiq mua” (Mateu 19:21). Prandaj, pra, pėrsosmėria nuk ėshtė njė ėndėrr, por njė realitet plotėsisht i realizueshėm pėr ēdo besimtar. Tek 2 Korintasve 13:11, Pali i inkurajon lexuesit e tij, qė tė jenė tė matur shpirtėrisht nė Krishtin: "Mė nė fund, o vėllezėr, gėzohuni, pėrsosuni, ngushėllohuni, jini tė njė mendje, jetoni nė paqe; dhe Perėndia i dashurisė dhe i paqes do tė jetė me ju".

Si tė bėhemi tė matur nga ana shpirtėrore

Vargu nė hyrje tė kėtij studimi, na vė nė dukje themelin e maturisė shpirtėrore (d.m.th. themelin e pėrsosmėrisė) nė jetėn e besimtarit. Nuk e kemi kuptuar fare kėtė ēėshtje, nėse kujtojmė se Bibla na ėshtė dhėnė thjesht pėr tė na edukuar, apo pėr tė na treguar rrugėn pėr nė Qiell (pėr nė Parajsė). Bibla ėshtė dhėnė pėr pėrsosjen e popullit tė Perėndisė. Po ta hedhim poshtė Biblėn, atėherė pėrsosmėria bėhet e parealizueshme. Do tė fundosemi, po t'i mbyllim veshėt e tė mos e dėgjojmė tė predikuarit e fjalės sė Perėndisė, apo mėsimet e saj. "Dhe ai vetė i dha disa si apostuj, tė tjerė si profetė, tė tjerė si ungjilltarė dhe tė tjerė si barinj e mėsues, pėr pėrsosjen e shenjtorėve, pėr veprėn e shėrbimit dhe pėr ndėrtimin e trupit tė Krishtit, derisa tė arrijmė tė gjithė te uniteti i besimit dhe tė njohjes sė Birit tė Perėndisė, te njė njeri i pėrsosur, nė masėn e shtatit tė plotėsisė sė Krishtit" (Efesianėve 4:11-13).

Nėpėrmjet sė lexuarit, sė studjuarit dhe sė medituarit mbi fjalėn e Perėndisė, besimtari arrin ta kuptojė se ē'vendime duhet tė marrė nė jetė dhe se ē'rrugė duhet tė ndjekė, me qėllim qė tė arrijė pjekurinė nė Krishtin. Mungesa e Biblės nė jetėn e shumė besimtarėve, ka shkaktuar rėnien e tyre. "Populli im vdes pėr mungesė njohurish" (Osea 4:6). Nė shėmbėlltyrėn e mbjellėsit Jezusi bėn fjalė rreth atyre njerėzve, qė "e dėgjuan fjalėn; por, gjatė rrugės, ua zėnė frymėn shqetėsimet, pasuritė dhe kėnaqėsitė e kėsaj jete, dhe nuk arrijnė tė piqen" (Luka 8:14). Shkurtimisht, pra, njerėz tė tillė nuk ecin nė shenjtėri, maturi e drejtėsi. Ata e dėgjojnė fjalėn e Perėndisė, por nuk e vėnė atė nė praktikė, ashtu siē duhet. "Dhe bėhuni bėrės tė fjalės dhe jo vetėm dėgjues, qė gėnjejnė vetveten" (Jakobi 1:22).

Pėrfundim                      

Maturia shpirtėrore nuk matet me njohuritė qė kemi rreth ēėshtjeve teologjike, apo me numrin e vargjeve biblike qė dimė pėrmendėsh. Pėrkundrazi, maturia shpirtėrore matet me faktin se a i bindemi, apo jo vullnetit tė Perėndisė dhe qėllimeve tė Tij pėr jetėn tonė. Bibla na ėshtė dhėnė, pėr tė na ēuar drejt njė pėrsosmėrie tė tillė. "Tė cilėve Perėndia deshi t’ua bėjė tė njohur cilat ishin pasuritė e lavdisė sė kėtij misteri ndėr johebrenjtė, qė ėshtė Krishti nė ju, shpresė lavdie, qė ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mėsuar ēdo njeri me ēdo urtėsi, qė ta paraqesim ēdo njeri tė pėrsosur nė Jezu Krishtin" (Kolosianėve 1:27-28)... "Qė ju tė qėndroni tė pėrsosur dhe tė pėrkryer nė gjithė vullnetin e Perėndisė"

© 22/11/2008