"Por ti nuk mė ke kėrkuar, o Jakob, pėrkundrazi je lodhur me mua, o Izrael! Nuk mė ke sjellė qengjin e olokausteve tė tua dhe nuk mė ke nderuar me flijimet e tua; nuk tė kam detyruar tė mė shėrbesh me oferta ushqimesh, as nuk tė kam lodhur duke kėrkuar temjan. Nuk mė ke blerė me para kanellėn dhe nuk mė ke ngopur me dhjamin e flijimeve tė tua. Pėrkundrazi mė ke rėnduar me mėkatet e tua, mė ke lodhur me paudhėsitė e tua. Unė, pikėrisht unė, jam ai qė pėr hir tė vetuetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do ti mbaj mend mėkatet e tua" (Isaia 43:22-25).
Parathėnie
A e meritojmė faljen? Ē'mund tė bėjmė qė ta fitojmė faljen e Perėndisė? Teksti i mėsipėrm na tregon faktin se njerėzimi ka rėnė shumė poshtė, ose siē e thotė edhe apostulli Pal: "Sepse tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė" (Romakėve 3:23). Nuk mund tė bėjmė dot asgjė pėr ta merituar, apo pėr ta fituar faljen e Perėndisė. Prandaj edhe falja duhet tė jetė njė dhuratė e hirit tė Tij.
Perėndia
qė fal
Izraelitėt ishte bekuar me bollėk prej Perėndisė, por ata refuzuan qė ta nderonin apo ta falenderonin Atė pėr tė gjitha gjėrat e mrekullueshme qė iu kishte dhėnė. Kjo lloj mosbindjeje dhe mosmirėnjohjeje vihet re nė pėrsėritjen e vazhdueshme tė fjalės "nuk" nė tekstin e mėsipėrm. Rėnia shpirtėrore e izraelitėve filloi atėherė, kur ata pushuan sė luturi. Bindja ndaj Perėndisė u bė diēka e mėrzitshme dhe shumė shpejt jeta e tyre nisi tė ishte nėn kontrollin e mėkatit. Po kryenin mėkatin e hipokrizisė, sepse, nga njėra anė zbatonin ritet fetare, nga ana tjetėr, e mohonin Perėndinė nė zemėr: "Ky popull po mė afrohet me gojė dhe mė nderon me buzėt; por zemra e tyre rri larg meje" (Mateu 15:8). Nė vend qė ta adhuronin Perėndinė, ata po e lodhnin Atė me mėkatet e tyre. E kishin hedhur poshtė sistemin e olokausteve, qė kishte themeluar Ai, njė sistem i cili simbolizonte tranferimin e mėkateve nga izraelitėt nė kafshėt e pafajshme. Duke vepruar kėshtu, ata po hidhnin poshtė pėrkujdesjen mbrojtėse tė Perėndisė dhe po vendosnin vetė mėnyrėn e tyre tė shpėtimit.
Pa dyshim qė izraelitėt e meritonin zemėrimin e Perėndisė. E megjithatė, edhe nė momente tė tilla, Ai iu premton atyre se do t'i falė, jo ngaqė kanė ndonjėfarė mirėsie tė dukshme, por pėr hir tė emrit tė Tij. Kėtu, pra, shohim tė shfaqur hirin dhe mėshirėn e Zotit. Nga dashuria qė ka pėr popullin e Tij, Ai thotė se falja ėshtė falas pėr tė gjithė. Hiri i Perėndisė, ai favor i pamerituar, na e shfaq dashurinė e Tij nė njė nivel tė atillė qė ėshtė i vėshtirė pėr t'u kuptuar plotėsisht prej mendjes njerėzore: "Dhe ta njihni dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri" (Efesianėve 3:19).
Perėndia
qė shpėton
Shpėtimi ėshtė shpikja e Perėndisė, sepse as nuk erdhi, as mund tė vinte kurrė prej njeriut. Perėndia bėri qė shpėtimi tė shfaqej nė mėnyrė tė atillė, qė tė tregonte faktin se Ai ėshtė Perėndia i lavdishėm, i dashur dhe i gjithė-pushtetshėm. Vini re se si Zoti e pėrshkruan Veten me fjalėt "Unė, pikėrisht Unė, jam Ai", qė ngjasojnė shumė me "UNĖ JAM AI QĖ JAM" (Eksodi 3:14). Nė tė dyja rastet, kėto fjalė pėrdoren pėr tė ilustruar ēlirimin prej skllavėrisė. Vetėm Perėndia i Gjithė-pushtetshėm ėshtė Ai, qė ka fuqinė pėr tė falur e pėr tė shpėtuar: "Kush mund tė falė mėkatet, veē Perėndisė vetė? (Marku 2:7)... "Sepse Biri i njeriut erdhi tė kėrkojė dhe tė shpėtojė atė qė kishte humbur (Luka 19:10).
Perėndia nuk e ka pėr detyrė as tė falė, as tė shpėtojė njeri, sepse, pėrndryshe, falja dhe shpėtimi konsiderohen jo si dhuratė, por si shpėrblim: "Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush" (Efesianėve 2:8-9). Prandaj, pra, Perėndia do tė mbetej i drejtė, edhe po qe se do tė na linte tė vdisnim nė mėkat e ta kalonim pėrjetėsinė nė Ferr. Por, ndėrsa po fundoseshim nė ligėsi, Ai zgjati dorėn pėr tė na shpėtuar: "Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne" (Romakėve 5:8). Doktrina e njė Perėndie, qė fal e qė shpėton, e veēon krishtėrimin nga tė gjitha fetė e tjera tė botės. Tė gjitha fetė e tjera pėrpiqen t'ia zbusin zemėrimin perėndisė sė tyre, duke kryer lloj-lloj veprash, tė mira apo tė dhunshme. Sapo i mbarojnė sė kryeri kėto vepra, pasuesit e kėtyre feve kujtojnė se tani e kanė merituar bekimin e zotit tė tyre. Pėr tė krishterin, gjithēka ėshtė nėpėrmjet besimit: "Por janė shfajėsuar falas me anė tė hirit tė tij, nėpėrmjet shpengimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus. Atė ka paracaktuar Perėndia pėr tė bėrė shlyerjen nėpėrmjet besimit nė gjakun e tij, pėr tė treguar kėshtu drejtėsinė e tij pėr faljen e mėkateve, qė janė kryer mė parė gjatė kohės sė durimit tė Perėndisė, pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin e Jezusit" (Romakėve 3:24-26).
Perėndia
qė harron
Perėndia na premton se i ka harruar plotėsisht mėkatet tona. Ky premtim e gjen pėrmbushjen e tij vetėm nė Krishtin, kur Ai vdiq nė kryq: "Dhe bashkė me tė Perėndia ju dha jetė ju, qė kishit vdekur nė mėkate dhe nė parrethprerjen e mishit, duke jua falur tė gjitha mėkatet. Ai e zhvlerėsoi dokumentin e urdhėrimeve, qė ishte kundėr nesh dhe ishte kundėrshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbėrthyer nė kryq" (Kolosianėve 2:13-14)... "Duke ditur se jo me anė gjėrash qė prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mėnyra e kotė e tė jetuarit tė trashėguar nga etėrit, por nga gjaku i ēmuar i Krishtit, si tė Qengjit tė patėmetė dhe tė panjollė" (1 Pjetrit 1:18-19)... "Sepse Unė do ta fal paudhėsinė e tyre dhe nuk do ta kujtoj mė mėkatin e tyre" (Jeremia 31:34). Mateo Henri ka thėnė: "Nuk kemi arsye pse tė presim qė tė na falė Perėndia. E kėrkojmė kėtė falje vetėm nėpėrmjet besimit nė Krishtin. Njė kėrkesė e tillė shoqėrohet gjithmonė me njė pendesė tė vėrtetė dhe pasohet nga risia e jetės (d.m.th. nga njė jetė e re), urrejtja ndaj mėkatit dhe dashuria ndaj Perėndisė".
Pėrfundim
![]()
© 14/6/2008