Teksti i Studimit: Psalmi 19
Parathėnie
Nė ē'mėnyrė na ėshtė shfaqur Perėndia? Sipas psalmit 19-tė, Ai na ėshtė shfaqur nėpėrmjet Krijimit, si edhe nėpėrmjet Shkrimeve tė Shenjta (ose Biblės). Si tė krishterė qė jemi, do tė shtonim gjithashtu se Perėndia na ėshtė shfaqur me anė tė Krishtit: "Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta" (Hebrenjve 1:3). Nė kėtė studim, do ta shtjellojmė mė shumė kėtė ēėshtje, duke e parė atė me sytė e autorit tė psalmit.
Natyra
"Qiejtė tregojnė lavdinė e Perėndisė dhe kupa qiellore shpall veprėn e duarve tė tij" (Psalmi 19:1). Perėndia ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje qė egziston. Egzistenca e Perėndisė ėshtė e vėrteta themelore, me tė cilėn fillon edhe Bibla: "Nė fillim Perėndia krijoi qiejt dhe tokėn" (Zanafilla 1:1). Njė ide e tillė gjendet e pėrsėritur shpeshherė nga Zanafilla e deri tek Zbulesa. Bibla na e bėn tė qartė se vetė krijimi i botės shėrben pėr tė vėrtetuar se njė dezinjator inteligjent (d.m.th. Perėndia) krijoi gjithēka. Nuk duhet tė habitemi, pra, kur e shohim se si teoria e evolucionit ėshtė mėnyra, me tė cilėn Satanai mundohet pėr ta shtrembėruar e pėr ta hedhur poshtė fare kėtė tė vėrtetė. Teologėt thonė se kjo ėshtė 'zbulesa e pėrgjithshme e Perėndisė', ngaqė i gjithė njerėzimi, sidomos ata njerėz, qė nuk e kanė nė duar fjalėn e shkruar tė Perėndisė, kanė se si ta vėrtetojnė egzistencėn dhe madhėshtinė e Tij, duke parė botėn, qė Ai vetė e ka krijuar.
"Njė ditė i flet ditės tjetėr dhe njė natė ia tregon tjetrės" (Psalmi 19:2). Qė prej ditės sė parė tė Krijimit, Perėndia e ka shfaqur vazhdimisht Veten nė natyrė. Njė zbulesė e tillė ka egzistuar edhe mė pėrpara se profetėt tė na jepnin tė gjitha ligjet dhe urdhėrimet e Perėndisė. Vetėm ai njeri, qė s'ka mend, i ngre sytė lart nga qielli dhe thotė se gjithēka u formua aksidentalisht: "Nė fakt cilėsitė e tij tė padukshme, fuqia e tij e pėrjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm. Sepse, megjithėse e njohėn Perėndinė, nuk e pėrlėvduan as e falėnderuan si Perėndi, pėrkundrazi u bėnė tė pamend nė arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errėsua" (Romakėve 1:20-21). "I pamendi ka thėnė nė zemėr tė tij: "Nuk ka Perėndi" (Psalmi 14:1).
"Nuk kanė gojė, as fjalė; zėri i tyre nuk dėgjohet; por harmonia e tyre pėrhapet mbi gjithė dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri nė skajin e botės; nė qiejtė Perėndia ka vėnė njė ēadėr pėr diellin; dhe ai ėshtė si njė dhėndėr qė del nga dhoma e tij e martesės; ngazėllon si njė trim qė pėrshkon rrugėn e tij. Ai del nga njė skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri nė skajin tjetėr; asgjė nuk mund ti fshihet nxehtėsisė sė tij" (Psalmi 19:3-6). Krijimi ka gojė vetė; nuk ka nevojė pėr pėrkthyes. Krijimi pėrmban tė njėjtin mesazh pėr tė gjitha kombet e botės, pavarėsisht nga prania e gjuhėve tė ndryshme. Vini re se si Davidi pėrdor fjalėn 'harmoni', nė bazė tė sė cilės do tė gjykohen tė gjithė ata, qė nuk kanė dėgjuar gjė akoma pėr Krishtin, apo nuk e kanė akoma Biblėn pėr ta lexuar nė gjuhėn e tyre. Kjo "harmoni" nuk njeh pengesa gjuhe, kulture apo distance. Psalmi 18-tė mbyllet me fjalėt: "Prandaj, o Zot, unė do ta kremtoj midis kombeve emrin tėnd me kėngė" (vargu 49). Autori i psalmit mund ta bėnte njė gjė tė tillė, duke iu treguar atyre qė nuk besonin tek Zoti, mrekullitė e Krijimit. Tė gjithė i ulim sytė poshtė e shikojmė tė njėjtėn tokė; i ngremė sytė lart e shikojmė tė njėjtin qiell. Krijimi i botės mund tė shėrbejė si pika fillestare pėr ungjillizim, sepse bota e krijuar, nė tė cilėn jetojmė, na shfaq dhe na reflekton Krijuesin e saj.
Shkrimet
e Shenjta (Bibla)
"Ligji i Zotit ėshtė i pėrsosur, ai e pėrtėrin shpirtin; dėshmia e Zotit ėshtė e vėrtetė dhe e bėn tė ditur njeriun e thjeshtė. Porositė e Zotit janė tė drejta dhe e gėzojnė zemrėn; urdhėrimet e Zotit janė te pastra dhe ndriēojnė sytė. Frika e Zotit ėshtė e pastėr, mbetet pėrjetė; gjykimet e Zotit janė tė vėrteta, tė gjitha janė tė drejta; janė mė tė dėshirueshme se ari, po, mė tepėr se shumė ari i kulluar; janė mė tė ėmbla se mjalti, nga ai qė del nga hojet. Edhe shėrbėtori yt mėson prej tyre; ke njė shpėrblim tė madh duke i parė" (Psalmi 19:7-11). Tek vargu 6-ė, lexuam se si nxehtėsia e diellit arrin tė depėrtojė deri nė tokė, por tani autori i psalmit na tregon se si fjala e Perėndisė arrin tė depėrtojė nė ēdo zemėr njerėzore. Ai na shpjegon karakteristikat e fjalės sė Perėndisė: 'e pėrsosur, e vėrtetė, e drejtė, e pastėr, mbetet pėrjetė'. Kur Perėndia na shfaqet nėpėrmjet fjalės sė Tij, Ai pret qė ne t'i pėrgjigjemi, prandaj edhe Davidi na pėrshkruan veprimtarinė e fjalės nė shpirtin tonė: 'pėrtėrin shpirtin, e bėn tė ditur njeriun e thjeshtė, gėzon zemrėn, ndriēon sytė'. Ashtu siē i pėrgjigjemi Biblės, ashtu i pėrgjigjemi edhe vetė Perėndisė.
Njeriu mund ta kuptojė se Perėndia egziston, thjesht duke vėshtruar natyrėn. Por ai nuk mund ta gjejė dot Perėndinė tek natyra. Natyra nuk na ėshtė dhėnė, qė tė na shfaqė fjalėn e Perėndisė. Ai ka vendosur qė tė na e shfaqė Veten edhe mė shumė, nėpėrmjet gjuhės njerėzore. Krijimi i botės i vėrteton njeriut mėkatar se Perėndia egziston, edhe sikur askush tė mos shkojė e t'i tregojė atij tė vėrtetėn pėr Tė. Por ne e kemi pėr detyrė qė ta ndajmė fjalėn e Perėndisė me ata qė nuk besojnė, me tė humburit. Pali na sugjeron se zbulesa e Perėndisė nėpėrmjet Krijimit nuk ėshtė e mjaftueshme pėr t'i shpėtuar njerėzit nga mėkati: "Kushdo qė do ta thėrrasė emrin e Zotit do tė shpėtohet. Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur ska kush predikon? Dhe si do tė predikojnė pa qenė dėrguar? Siē ėshtė shkruar: Sa tė bukura janė kėmbėt e atyre qė shpallin paqen, qė shpallin lajme tė mira! (Romakėve 10:13-15).
Pėrfundim
Krijimi i botės i ngjan njė pikture. Nuk njeh kufij njerėzorė dhe flet vetė rreth faktit se dikush e ka krijuar. Por, nuk mund ta njohim mirė artistin, thjesht duke e admiruar krijimin e tij.
Fjala e Perėndisė na ėshtė dhėnė, pėr tė na treguar atė, qė kėrkon Ai prej nesh. Zbatimi i fjalės sė Tij na mban larg mėkatit: "Edhe shėrbėtori yt mėson prej tyre; ke njė shpėrblim tė madh duke i parė" (Psalmi 19:11). Fjala e Tij na mėson se duhet tė pendohemi pėr mėkatin, nėse duam tė kemi vėrtet njė marrėdhėnie tė mirė me Perėndinė: "Kush i njeh gabimet e tij? Pastromė nga ato qė nuk i shoh. Pėrveē kėsaj ruaje shėrbėtorin tėnd nga mėkatet e vullnetit, dhe bėj qė ato tė mos mė sundojnė mua; atėherė unė do tė jem i ndershėm dhe i pastėr nga shkelje tė mėdha" (Psalmi 19:12-13). Fjala e Tij na bėn thirrje, qė t'i pėrkushtohemi Perėndisė nė ēdo aspekt tė jetės sonė: "U miratofshin para teje fjalėt e gojės sime dhe pėrsiatjet e zemrės sime, o Zot, kėshtjella ime dhe shpėtimtari im" (Psalmi 19:14).![]()
© 7/6/2008