"Nė qoftė se ju jeni ringjallur me Krishtin, kėrkoni ato qė janė
lart, ku Krishti ėshtė ulur nė tė djathtė tė Perėndisė. Kini nė mend gjėrat
qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė, sepse ju keni vdekur dhe jeta
juaj ėshtė fshehur bashkė me Krishtin nė Perėndinė. Kur tė shfaqet
Krishti, jeta jonė, atėherė edhe ju do tė shfaqeni nė lavdi bashkė me tė.
Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė: kurvėrinė, ndyrėsinė,
pasionet, dėshirat e kėqija dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari; pėr kėto gjėra
zemėrimi i Perėndisė vjen pėrmbi bijtė e mosbindjes, midis tė cilėve
dikur ecėt edhe ju, kur rronit nė to. Por tani hiqni edhe ju tė gjitha kėto
gjėra: zemėrim, zemėratė, ligėsi, e mos tė dalė sharje e asnjė e folur e
pandershme nga goja juaj. Mos gėnjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshėt
njeriun e vjetėr me veprat e tij, edhe veshėt njeriun e ri, qė pėrtėrihet nė
njohurinė sipas shėmbullit tė atij qė e krijoi." (Kolosianėve
3:1-10).
Parathėnie
Mėnyra se si vishemi iu tregon tė tjerėve se ē'tip njeriu jemi. Po qe se vishemi shkel e shko, ka shumė tė ngjarė qė edhe jeta jonė tė jetė e ērregullt. Veshja na tregon gjithashtu edhe interesat e personit, p.sh. njė tifoz futbolli vesh rroba me ngjyrat e skuadrės sė tij. Njerėzit, qė vdesin, vishen me rrobat e varrit, kurse ata, qė martohen, me rrobat e dasmės. Po ne, si jemi tė veshur?
Ē'kemi veshur?
Si besimtarė tė rilindur, me besim tek Bibla, ne duhet tė jemi tė zbukuruar me jetė tė re. Na duhet "tė ecim nė risinė e jetės" (Romakėve 6:4). Siē e thotė edhe Pali, nė hyrje tė kėtij studimi, nė jetėn e re mund tė ecim vetėm, nėse i kemi hedhur tej rrobat e vdekjes dhe kemi veshur ato rroba, qė na ka siguruar vetė Krishti - rroba tė pėrshtatshme pėr ata, qė janė me tė vėrtetė tė shpėtuar. Kjo ėshtė njėlloj sikur tė vishemi me vetė Krishtin. "Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes pėr mishin, qė tia kėnaqni lakmitė" (Romakėve 13:14). Fjala "mish" kėtu ka kuptimin e "natyrės mėkatare, qė kishim, para se tė shpėtoheshim" (komentim i marrė prej versionit tė Biblės tė pėrkthyer prej autorėve Xhejmisėn, Foset dhe Braun).
Rrobat e varrit
Tė shpėtuarit (besimtarėt) kanė pėr tė marrė pjesė nė gostinė e dasmės sė Krishtit. "Lum ata qė janė ftuar nė gostinė e dasmės sė Qengjit" (Zbulesa 19:9). Prandaj, pra, besimtarėt nuk duhet tė veshin rroba, sikur po shkojnė nė varrim. Rrobat e varrit janė jeta, sjellja dhe veprimet e jetės sonė tė vjetėr, para se tė vinim tek Krishti. Pali na e bėn tė qartė se, qė nė momentin kur u shpėtuam, e hodhėm tej jetėn e vjetėr. Problemi qėndron kėtu se, nganjėherė na pėlqen tė ēlodhemi, tė veshur me rrobat e vjetra dhe kjo, fatkeqėsisht, ėshtė e vėrtetė edhe nga ana shpirtėrore. Duhet t'i hedhim poshtė, njėherė e pėrgjithmonė, tė gjitha ato gjėra, qė dikur ishin karakteristikė e jetės sonė tė mėparshme, me qėllim qė tė mos kemi asnjė mundėsi pėr t'u kthyer prapė tek to.
Jeta e vjetėr ka pėr t'u shkatėrruar, ndaj edhe kur vishemi me rrobat e saj, e bėjmė tė pavlefshme ftesėn tonė pėr nė Gostinė e Dasmės. "Atėherė mbreti hyri pėr tė parė tė ftuarit dhe gjeti aty njė njeri qė nuk kishte veshur rrobė dasme; dhe i tha: "Mik, si hyre kėtu pa pasur rrobė dasme?". Dhe ai mbylli gojėn. Atėherė mbreti u tha shėrbėtorėve: "Lidheni duar dhe kėmbė, kapeni dhe hidheni nė errėsirat e jashtme. Atje do tė jetė e qara dhe kėrcėllim dhėmbėsh". Sepse shumė janė tė thirrur, por pak janė tė zgjedhur (Mateu 22:11-14). E shohim, pra, se sa e domosdoshme ėshtė, qė tė veshim ato rroba, qė Zoti ka siguruar pėr tė "thirrurit", sepse vetėm nė kėtė mėnyrė, ata do tė "zgjidhen".
Rrobat e dasmės
"Qė tė zhvisheni, pėr sa i takon sjelljes sė mėparshme, nga njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė lakmive tė gėnjeshtrės, dhe tė pėrtėriteni nė frymėn e mendjes suaj dhe tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės" (Efesianėve 4:22-24).
Ēdo ditė, duhet tė veshim rrobat e reja, derisa Krishti tė na thėrrasė nė praninė e Tij. Kėto rroba, tė pėrgatitura nga vetė Zoti, mbajnė mbishkrimin e Tij mbi kraharor: "Drejtėsi dhe shenjtėri e sė vėrtetės". Kjo do tė thotė se nuk jemi tė veshur si bota. "Njeriu i ri ka zemėr tė re, mendime tė reja, jetė tė re. Kjo jetė ėshtė e rilindur nė njohuri, d.m.th. njohuria e njeriut tė ri pėr Krishtin ėshtė gjithnjė e nė rritje, duke i ngjarė gjithnjė e mė shumė imazhit tė Tij" (marrė nga komentimi popullor i Dhiatės sė Re).
"Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė" (Romakėve 12:2)... "Si bij tė bindur, mos iu pėrshtatni lakmive tė mėparshme kur ishit nė padijen tuaj, por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė (1 Pjetrit 1:14-16). Kjo ėshtė vepra e Frymės sė Shenjtė nė jetėn tonė. Kjo ėshtė fuqia e pėrditshme transformuese e Tij - shenjtėrimi ynė praktik.
Pėrfundim
![]()
© 15/8/2009