Ati i djalit plangprishės

Teksti i studimit: Luka 15:11-32

Parathėnie

Sa predikime keni dėgjuar mbi Djalin Plangprishės? Shumė pak prej tyre flasin rreth figurės sė babait nė kėtė histori. Kjo ka tė bėjė zakonisht me faktin se qoftė pastorėt, qoftė dėgjuesit, nuk e kuptojnė, apo nuk e vlerėsojnė sa duhet karakterin e Perėndisė Atė, i Cili simbolizohet prej babait tė djalit plangprishės.

Vullneti i atit

Nė kėtė shėmbėlltyrė, na thuhet se babai e kishte bėrė gati testamentin pėr dy bijtė e tij. Djali i madh i ishte bindur besnikėrisht gjithēkaje, qė i kishte thėnė i ati, kurse tė voglit egoistik i mungonte vetė-kontrolli, ngaqė kėrkonte tė jetonte vetėm pėr tė tashmen. "Mė i riu i tyre i tha babait: "Atė, mė jep pjesėn e pasurisė qė mė takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinė" (Luka 15:12).

Babai ishte i njeri i drejtė, ndaj edhe tė dy bijtė e tij morėn tė njėjtėn pjesė pasurie, kur ai ishte akoma gjallė. Por, qė nga ai moment, prej tyre pritej qė ta pėrdornin me kujdes e maturi, atė shumė, qė iu ishte dhėnė. Ēdo njeri ėshtė i lirė tė veprojė e tė vendosė si tė dojė dhe kjo liri e ky vullnet i lirė nuk humbet aspak, kur njeriu i beson Krishtit pėr shpėtim. Babai nuk i detyroi bijtė, qė tė bėnin atė qė s'donin. Pėrkundrazi, tė dy djemtė ishin tė lirė tė iknin nga shtėpia e ta bėnin rrush e kumbulla gjithė pasurinė e tyre. Tė dy bijtė e donin babanė e tyre, por i vogli donte tė bėnte njė jetė qejfi, e jo tė merrej me punė monotone. Ai "shkoi nė njė vend tė largėt dhe atje e prishi gjithė pasurinė, duke bėrė njė jetė tė shthurur" (Luka 15:13). E shohim, pra, se Perėndia i derdh bekimet e Tij, si mbi tė drejtin, ashtu edhe mbi tė padrejtin. "Pėr tė qenė bij tė Atit tuaj, qė ėshtė nė qiej, sepse ai bėn tė lindė diellin e tij mbi tė mirėt dhe mbi tė kėqijtė, dhe bėn tė bjerė shi mbi tė drejtėt dhe tė padrejtėt" (Mateu 5:45).

Dashuria e atit

Babai i donte tė dy djemtė e tij njėlloj. Kjo histori na tregon se ai e deshi birin e tij plangprishės, edhe atėherė kur ky bir po bėnte njė jetė mėkatare. Perėndia na do, edhe atėherė kur jemi tė zhytur nė mėkat. Djali plangprishės e nisi udhėtimin e tij, duke dashur thjesht ta shikonte botėn, por pėrfundoi, duke e lejuar botėn t'i hynte nė zemėr. U largua prej tė atit, ngaqė donte t'i kėnaqte dėshirat e veta epshore. Por, shumė shpejt, ai e kuptoi se babai e donte akoma. E kuptoi se po tė kthehej nė shtėpi, i ati nuk do ta hidhte poshtė, por do ta pranonte me dashuri.

Njeriu, qė ėshtė vėrtet i shpėtuar, por qė largohet prej Perėndisė dhe shkon drejt botės, gjithmonė do ta mbajė mend premtimin se Perėndia e do akoma dhe se Ai po e thėrret, qė tė kthehet pėrsėri nė shtėpinė e Tij. Nė zemrėn e njė njeriu tė tillė ka 'diēka', qė e bėn atė, qė tė mos e harrojė dashurinė dhe dhembshurinė e Perėndisė. Ėshtė pikėrisht njė njohuri e tillė mbi dashurinė e Perėndisė, qė i bėn mėkatarėt tė kthehen tek Zoti, atėherė kur iu vijnė mendtė: "Tėrhiqmė te ti! Ne do tė rendim pas teje! Mbreti mė ēoi nė dhomat e tij. Ne do tė kėnaqemi dhe do tė gėzohemi te ti; ne do ta kujtojmė dashurinė tėnde mė shumė se verėn. Kanė tė drejtė qė tė duan" (Kantiku i kantikėve 1:4).

Shtėpia e atit

Mjafton t'i shohėsh ata, qė merren me drogė, apo qė pijnė alkol, dhe e kupton se mėkati ta shkatėrron jetėn. Djalit plangprishės iu kujtuan bekimet e shtėpisė sė atit tė tij, atėherė kur mėkati ia kishte shkatėrruar jetėn. "Dhe ai dėshironte tė mbushte barkun me lendet qė hanin derrat, por askush nuk ia jepte. Atėherė erdhi nė vete dhe tha: "Sa punėtorėve mėditės tė atit tim u tepron buka, kurse unė po vdes nga uria!" (Luka 15:16-17). Papritur, atij nuk iu duk mė monotone t'i bindej besnikėrisht tė atit! Liria, qė kishte zgjedhur e kishte ēuar direkt nė robėri, por dashuria do ta kthente pėrsėri nė shtėpinė e atit tė vet.

Hiri i tė atit

Kėtu na shfaqet hiri i Perėndisė. Djali nuk e meritonte shansin, qė iu dha pėr herė tė dytė. Pse? Ngaqė nuk e meritonte as atė shans, qė iu dha pėr herė tė parė! Edhe pse ishte djali i tė atit, ai nuk e meritonte as pasurinė, as dashurinė e tė atit. Kujtoi se po tė punonte shumė, do tė pranohej pėrsėri nė shtėpinė e tė atit. Por mendime tė tilla i dolėn nga mendja, sapo e gjeti veten nė krahėt e babait. Ajo qė i mbetej pėr tė bėrė tani, ishte thjesht fakti, qė tė kthehej aty, ku kishte gabuar.

Jezusi na thotė se babai po qėndronte nė tė njėjtėn rrugė, prej sė cilės u largua edhe i biri. Ai rrinte atje e priste, qė t'i kthehej djali. Ai rri atje, pėr tė na treguar se falja dhe mėshira janė gjithmonė gati pėr mėkatarin. Babai nuk qėndron nė mes tė rrugės me kamzhik nė dorė, por me zemėr tė copėtuar e me njė dashuri tė pamatė. Ishte pikėrisht ky hir, qė bėri qė djali tė kthehej pėrsėri e tė zinte vendin e vet nė shtėpinė e tė atit. " Por i ati u tha shėrbėtorėve tė vet: "Sillni kėtu rrobėn mė tė bukur dhe visheni, i vini njė unazė nė gisht dhe sandale nė kėmbė. Nxirrni jashtė viēin e majmur dhe thereni; tė hamė dhe tė gėzohemi, sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye nė jetė, kishte humbur dhe u gjet pėrsėri". Dhe filluan tė bėnin njė festė tė madhe" (Luka 15:22-24)... "Zoti, Perėndia yt, nė mes teje ėshtė i fuqishmi qė shpėton. Ai do tė mbushet me gėzim pėr ty, nė dashurinė e tij do qėndrojė nė heshtje, do tė gėzohet pėr ty me britma gėzimi" (Sofonia 3:17).

Babai donte bij, e jo shėrbėtorė. Prandaj edhe ai, qė largohet prej Perėndisė, ėshtė ende fėmijė i Tij. E megjithatė, ai duhet tė pendohet e tė kthehet tek Ati i tij Qiellor, me qėllim qė tė zėrė vendin e tij nė Mbretėrinė e Perėndisė. Ėshtė pendesa ajo, qė bėn qė mėkatari tė ketė pėrsėri njė marrėdhėnie tė plotė me Perėndinė: "O Perėndi, krijo tek unė njė zemėr tė pastėr dhe pėrtėri tek unė njė frymė tė patundur. Mos mė largo nga prania jote dhe mos mė hiq Frymėn tėnde tė shenjtė. Kthemė gėzimin e shpėtimit dhe pėrkahmė me frymė dashamirės" (Psalmi 51:10-12).     

Pėrfundim

Ati ynė Qiellor ėshtė besnik dhe i vėrtetė. Ai i ruan dhe i mbron tė gjithė ata, qė i besojnė Atij, madje edhe atėherė, kur ata largohen prej Tij. Ai e ka gati gjithmonė dashurinė dhe mėshirėn e Tij dhe kurrė nuk ia mbyll derėn atij, qė pendohet vėrtet. "Gjithēka qė mė jep Ati do tė vijė tek unė; dhe atė qė vjen tek unė, unė nuk do ta nxjerr jashtė kurrė" (Gjoni 6:37).

© 28/3/2009