Besimi i Kalebit

Parathėnie   

Perėndia, me dorėn e Tij tė fuqishme, i kishte ēliruar izraelitėt prej skllavėrisė 400-vjeēare. Gjatė gjithė udhėtimit tė tyre prej 40 vjetėsh nėpėr shkretėtirė, Ai iua kishte plotėsuar atyre tė gjitha nevojat. Tani ata ishin nė prag tė Tokės sė Premtuar.

Frika

Moisiu kishte dhėnė urdhėr, qė 12 vetė tė shkonin e ta vėzhgonin tokėn e Kananit. "Mbas dyzet ditėsh ata u kthyen nga vėzhgimi i vendit, dhe shkuan tė takojnė Moisiun, Aaronin dhe tėrė asamblenė e bijve tė Izraelit nė shkretėtirėn e Paranit, nė Kadesh; para tyre dhe tėrė asamblesė paraqitėn njė raport dhe u treguan pemėt e vendit. Kėshtu para tij raportuan duke thėnė: "Ne arritėm nė vendin ku na dėrgove; aty rrjedh me tė vėrtetė qumėsht dhe mjaltė, dhe kėto janė pemėt e tij. Por populli qė banon nė kėtė vend ėshtė i fortė, qytetet janė tė fortifikuara dhe shumė tė mėdha; dhe aty pamė edhe pasardhėsit e Anakut. Amalekitėt banojnė nė krahinėn e Negevit; Hitejtė, Gebusejtė dhe Amorejtė banojnė pėrkundrazi nė krahinėn malore, ndėrsa Kananejtė banojnė pranė detit dhe gjatė Jordanit" (Numrat 13:25-29). Tė gjithė kėta burra kishin lajme tė mira pėr t'i raportuar asamblesė sė Izraelit, lidhur me tokėn dhe prodhimet e begatshme tė saj. Por dhjetė prej tyre patėn frikė prej banorėve, qė jetonin nė atė vend. Vetėm Jozueu dhe Kalebi kishin besim se marrja e Kananit nuk ishte punė e vėshtirė. Frika e skllavėron besimtarin. "Frika e njeriut pėrbėn njė lak, por ai qė ka besim te Zoti ėshtė i siguruar" (Fjalėt e Urta 29:25).

Besimi

"Atėherė Kalebi e qetėsoi popullin qė murmuriste kundėr Moisiut dhe tha: "Le tė ngjitemi menjėherė dhe ta pushtojmė vendin, sepse kėtė mund ta bėjmė me siguri" (Numrat 13:30). Kalebi iu foli izraelitėve dhe iu tha atyre qė tė shkonin e ta pushtonin menjėherė tokėn e premtuar. Ai kishte besim tek Perėndia, sepse, nėse Ai iua kishte premtuar atyre kėtė vend, atėherė nuk kishte pengesė, qė t'i ndalonte. Vini re se si ai tha: "le tė ngjitemi", d.m.th. "tė gjithė ne", ngaqė ai besonte se populli i Perėndisė duhej tė vepronte si njė trup i vetėm, nė mėnyrė qė tė pėrmbushej premtimi. Pėr Kalebin, s'kishte arsye pse tė prisnin mė shumė, sepse hezitimi nė prag tė fitores sjell vetėm humbje. S'ėshtė pėr t'u habitur, pra, se edhe besimtarėt e parė tė Krishtit ishin tė gjithė " njė mendje tė vetme, nė tė njėjtin vend", para se Fryma e Shenjtė tė derdhej mbi ta (Veprat e Apostujve 2:1). Kur njė popull beson dhe vepron si njė trup i vetėm, ai mund tė realizojė vepra tė mėdha. "Ja, sa e mirė dhe e kėnaqshme ėshtė qė vėllezėrit tė banojnė bashkė nė unitet! Ėshtė si vaji i ēmuar i shpėrndarė mbi krye, qė zbret mbi mjekrėn e Aaronit, qė zbret deri nė cep tė rrobave tė tij. Ėshtė si vesa e Hermonit, qė zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vėnė bekimin, jetėn nė pėrjetėsi" (Psalmi 133). Perėndia do tė kryejė vepra tė mėdha edhe midis nesh, nėse punojmė tė bashkuar sė bashku pėr lavdinė e Tij.

Kalebi e dinte se Izraeli ishte nė gjendje ta pushtonte tokėn, qė ia kishte premtuar Perėndia. Ky besim i tij i palėkundshėm mbėshtetej tek fakti se Zoti ishte me ta. Ata ishin nė gjendje tė luftonin me fuqinė e Perėndisė. Edhe ne, si besimtarė qė jemi, kemi njė fuqi tė pafundme, nėse mbėshtetemi tek Zoti dhe i besojmė Atij. "Por ata qė shpresojnė te Zoti fitojnė forca tė reja, ngrihen me krahė si shqiponja, vrapojnė pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur" (Isaia 40:31)... "Unė mund tė bėj gjithēka me anė tė Krishtit qė mė forcon" (Filipianėve 4:13).

Ato gjėra, qė sollėn 12 burrat prej Kananit, vėrtetonin se Perėndia i kishte qėndruar besnik fjalės sė Tij. "Dhe kam thėnė: Nga shtypja e Egjiptit do t’ju ēoj nė vendin e Kananejve, tė Hitejve, tė Amorejve, tė Perezejve, tė Hivejve dhe tė Jebusejve, nė njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė" (Eksodi 3:17). Ēfarė mund t'i ndalonte ata, prej sė shkuarit e sė pushtuarit tė trashėgimisė, qė iua kishte dhėnė vetė Perėndia? Burrat dhe gratė besimtare kanė njė vizion pėr t'i realizuar detyrat e tyre, ngaqė kanė besim tek Perėndia, i Cili ėshtė besnik.

Pėrfundim

"Por njerėzit qė kishin shkuar me tė thanė: "Nuk mund tė sulemi kundėr kėtij populli, sepse ėshtė mė i fortė se ne". Kėshtu i paraqitėn njė informacion tė keq pėr vendin qė kishin vėzhguar duke thėnė: "Vendi qė kemi pėrshkuar pėr ta vėzhguar ėshtė njė vend qė i ha banorėt e tij; dhe tė gjithė njerėzit qė kemi parė nė tė janė njerėz me shtat tė lartė. Pėrveē kėsaj aty pamė gjigantė (pasardhėsit e Anakut rrjedhin nga gjigantėt), pėrballė tė cilėve na dukej se ishim karkaleca, dhe kėshtu duhet t’u dukeshim atyre" (Numrat 13:31-33).

Gjithmonė do tė ketė nga ata njerėz, qė nuk duan tė angazhohen me punėt e Perėndisė, ngaqė kujtojnė se kėto punė janė tė vėshtira. Zoti Jezus Krisht na tha, qė tė shkojmė e t'i marrim tė korrat. "Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen” (Mateu 28:19-20). Por, fatkeqėsisht, puna qėndron kėtu se "e korra ėshtė me tė vėrtetė e madhe, por punėtorėt janė pak" (Mateu 9:37).

Na duhet besimi, qė kishte Kalebi. Tė tjerėt e pėrqėndruan vėmendjen e tyre tek gjigandėt, kurse ai pa Perėndinė. Pėr tė, gjigandėt ishin xhuxha, nė krahasim me Perėndinė e Gjithėfuqishėm. Kurrė nuk do ta pėrfundojmė detyrėn, qė na ka dhėnė Jezusi, po qe se nuk e pranojmė faktin se Ai ėshtė me ne dhe na jep fuqi pėr ta realizuar atė detyrė. "Le tė mos lodhemi duke bėrė tė mirėn; sepse, po tė mos lodhemi, do tė korrim nė kohėn e vet" (Galatasve 6:9).

© 24/10/2009