Ē'mendoni?

"Sepse, ashtu si mendon nė zemėr tė tij, ashtu ėshtė ai" (Fjalėt e Urta 23:7).

Parathėnie

Nuk mund t'i matim dot gjithmonė njerėzit nga fjalėt, qė nxjerrin nga goja, sepse ka njerėz, qė ndryshe flasin e ndryshe mendojnė. Perėndia kėrkon prej nesh, qė tė flasim atė, qė kemi nė mendje. "O vėllezėr, po ju bėj thirrje, nėpėrmjet dhembshurisė sė Perėndisė, ta paraqisni trupin tuaj si fli tė gjallė, tė shenjtėruar, tė pėlqyer te Perėndia, qė ėshtė shėrbesa juaj e mėnēur. Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri vullnet i Perėndisė. Sepse, pėr hirin qė mė ėshtė dhėnė, unė i them secilit prej jush tė mos e vlerėsojė veten mė shumė se sa duhet ta ēmojė, por tė ketė njė vlerėsim tė pėrkorė, sipas masės sė besimit qė Perėndia i ndau secilit" (Romakėve 12:1-3).

Mendja e Krishtit

Bibla na thotė se ata, qė nuk janė besimtarė, nuk mund tė mendojnė dot mendime shpirtėrore. "Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet" (Romakėve 8:7). Njerėz tė tillė as qė nuk mund tė fillojnė tė mendojnė dot nga ana shpirtėrore, po nuk iu dha "mendja e Krishtit" (1 Korintasve 2:16). Edhe ne kėshtu ishim, para se tė vinim tek Krishti. "Dhe ju vetė, qė dikur ishit tė huaj dhe armiq nė mendje me veprat tuaja tė kėqija, tani ju paqtoi" (Kolosianėve 1:21-22). Mendimet tona u ndryshuan vetėm nėpėrmjet mėshirės sė Perėndisė. "Ndėrmjet tė cilėve edhe ne dikur jetuam nė lakmitė e mishit tonė duke i plotėsuar dėshirat e mishit dhe tė mendjes, dhe ishim prej natyre bij tė zemėrimit, ashtu si edhe tė tjerėt. Por Perėndia, qė ėshtė i pasur nė mėshirė, pėr shkak tė dashurisė sė tij tė madhe me tė cilėn na deshi, edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit), edhe na ringjalli me tė, dhe me tė na vuri tė rrimė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus" (Efesianėve 2:3-6). Perėndia filloi tė na e pastrojė mendjen nėpėrmjet fjalės sė Tij e me anė tė Frymės sė Shenjtė. "Ai na shpėtoi jo me anė tė veprave tė drejta qė ne bėmė, por sipas mėshirės sė tij, me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes sė Frymės sė Shenjtė" (Titit 3:5). Ndaj edhe ne, ashtu si burri gadarenas i pushtuar nga djajtė, e kemi tani mendjen "nė rregull" (Marku 5:15).

Njė mendje e re

Besimtarėt e rilindur vėrtet kanė njė mendje tė re, e cila ėshtė nė gjendje ta kuptojė zėrin e Frymės sė Shenjtė e ta sjellė atė zė vazhdimisht nė mendje. Si besimtarė tė tillė, ne nuk udhėhiqemi mė prej pikėpamjeve tė vdekura tė kėsaj bote, por jemi tė lirė pėr t'i shkuar pas fuqisė jetė-ndryshuese tė Perėndisė. "Sepse ata qė rrojnė sipas mishit e ēojnė mendjen nė gjėrat e mishit, por ata qė rrojnė sipas Frymės nė gjėrat e Frymės. Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontro-lluar nga Fryma prodhon jetė dhe paqe...Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė" (Romakėve 8:5-6, 14). Mė pėrpara, Bibla pėr ne ishte thjesht njė libėr, tė cilin s'kishim dėshirė ta lexonim. Por tani, gjejmė "kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm" (Romakėve 7:22). Mė pėrpara, nuk i afroheshim dot Perėndisė. Kurse tani mund ta adhurojmė Atė "nė frymė dhe nė tė vėrtetė" (Gjoni 4:24).

Perėndia i di mendimet tona

"Mė heto, o Perėndi, dhe njihe zemrėn time; mė provo dhe njihi mendimet e mia" (Psalmi 139:23). Ai dėshiron, qė tė na i largojė fare nga mendja ato mendime, qė na e ndotin shpirtin. "Sepse nga brenda, domethėnė nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorės, kurvėrimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitė, ligėsitė, mashtrimet, pafytyrėsia, smira, blasfemia, kryelartėsia, budallallėku. Tė gjitha kėto tė mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut” (Marku 7:21-23). Nuk mund t'ia fshehim dot mendimet Zotit. Ashtu siē na vjen turp pėr tė thėnė apo pėr tė bėrė ca gjėra apo veprime tė caktuara, ashtu duhet tė na vijė turp, edhe kur mendojmė mendime tė gabuara, apo tė pista e mėkatare. "Sepse ē’ka zemra qet goja" (Mateu 12:34). Duhet tė lutemi sė bashku me Davidin: "U miratofshin para teje fjalėt e gojės sime dhe pėrsiatjet e zemrės sime, o Zot, kėshtjella ime dhe shpėtimtari im" (Psalmi 19:14).

Farat e veprave

Mendimet janė farat e veprave. Mendimet, nė fillim, mendohen nė mendje, pastaj bėhen realitet nė formėn e veprave. Trupi bėn atė qė i thotė mendja. Nuk ėshtė pėr t'u habitur, pra, qė ata, tė cilėt admirojnė njė aktor, apo kėngėtar tė famshėm, shumė shpejt fillojnė dhe vishen, flasin apo ecin, si ky aktor apo kėngėtar, d.m.th. e kopjojnė atė nė ēdo drejtim. Fjala e Perėndisė na thotė: "Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jezu Krishtin" (Filipianėve 2:5)... "Sė fundi, vėllezėr, tė gjitha gjėrat qė janė tė vėrteta, tė gjitha gjėrat qė janė tė ndershme, tė gjitha gjėrat qė janė tė drejta, tė gjitha gjėrat qė janė tė pastra, tė gjitha gjėrat qė janė tė dashura, tė gjitha gjėrat qė janė me famė tė mirė, nėse ka ndonjė virtyt dhe nėse ka ndonjė lėvdim, kėto mendoni" (Filipianėve 4:8). Njė mendje e tillė do tė fillojė tė japė frytet e drejtėsisė, tė shenjtėrisė dhe tė perėndishmėrisė. Nė kėtė mėnyrė, arrijmė tė shfaqim "frytin e Frymės" nė jetėn tonė tė pėrditshme (shiko Galatasve 5:22 dhe Efesianėve 5:9). Kur e kemi mendjen tek gjėrat qiellore, edhe karakteri ynė fillon e transformohet. "Kini nė mend gjėrat qė janė atje lart, jo ato qė janė mbi tokė" (Kolosianėve 3:2).     

Pėrfundim

"Ruaje zemrėn tėnde me shumė kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetės" (Fjalėt e Urta 4:23). Kishat tona sot kanė nevojė pėr njerėz me njė mendje tė pastėr, tė cilėt i kanė hedhur poshtė mendimet e botės dhe kanė marrė vendim pėr ta pėrqėndruar vėmendjen e tyre tek Krishti. "Qė tė zhvisheni, pėr sa i takon sjelljes sė mėparshme, nga njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė lakmive tė gėnjeshtrės, dhe tė pėrtėriteni nė frymėn e mendjes suaj dhe tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės" (Efesianėve 4:22-24). Njerėzve tė tillė me njė mendje tė ndryshuar do t'iu jepet vajosja (ose misioni) pėr ta ndryshuar edhe vetė shoqėrinė.

© 2/5/2009