Parathėnie
Filipi ėshtė njė shembull i shkėlqyer pėr ēdo tė krishterė, kur vjen puna pėr ta ndarė besimin tonė me tė tjerėt. Shpeshherė, na duket shumė e vėshtirė pėr tė ungjillizuar, sidomos kur kemi tė bėjmė me njerėz, qė s'i njohim. Por nuk kemi pse tė ndihemi kėshtu, nėse i zbatojmė parimet e shprehura tek Veprat e Apostujve 8:26-40. Perėndia kėrkon tė na pėrdorė sa mė mirė, sidomos kur na jepet mundėsia pėr t'iu folur tė tjerėve rreth Zotit Jezus Krisht.
Zemra e hapur
"Dhe njė engjėll i Zotit i foli Filipit, duke i thėnė: Ēohu dhe shko drejt jugut, nė rrugėn qė nga Jeruzalemi zbret nė Gaza; ajo ėshtė e shkretė (Veprat e Apostujve 8:26).
Pasuesit e Krishtit po e predikonin me besnikėri Ungjillin, ashtu siē i kishte urdhėruar Ai. "Dilni nė mbarė botėn dhe i predikoni ungjillin ēdo krijese; ai qė beson dhe ėshtė pagėzuar, do tė jetė i shpėtuar; por ai qė nuk ka besuar, do tė jetė i dėnuar" (Marku 16:15-16)... "Ju do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e dheut (Veprat e Apostujve 1:8). Ata po e zbatonin kėtė urdhėrim, nėpėrmjet fuqisė dhe vajosjes prej Frymės sė Shenjtė. Edhe pse ishte njė ėngjėll ai, qė e drejtoi Filipin pėr nė Gaza, prapėseprapė e shohim kėtu parimin e udhėheqjes prej Frymės sė Shenjtė.
Tek Romakėve 8:14 thuhet se "tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė". A e kemi parė ndonjėherė kėtė varg me syrin e temės sė studimit tė sotshėm? Fryma e Shenjtė nuk na drejton gjithmonė nė vende tė jashtėzakonshme, siē veproi me Filipin. Por Fryma e Shenjtė dėshiron tė na drejtojė, aty, ku mund tė jemi mė shumė tė dobishėm. "Pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua" (Fjalėt e Urta 3:6). Kjo do tė thotė se duhet tė jemi tė ndjeshėm ndaj zėrit tė Frymės, nėse duam qė Ai tė na pėrdorė fuqimisht.
Sy dhe veshė tė
hapura
"Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, njė njeri Etiopas, eunuk, njė zyrtar i lartė i Kandaces, mbretėreshės sė Etiopisė, pėrgjegjės i tė gjitha thesareve tė saj, i cili kishte ardhur nė Jeruzalem pėr tė adhuruar. Tani ai po kthehej dhe, i ulur nė karrocėn e vet, lexonte profetin Isaia. Dhe Fryma i tha Filipit: Afrohu dhe arrije atė karrocė!. Filipi iu turr afėr dhe, duke dėgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: A e kupton atė qė lexon? (Veprat e Apostujve 8:27-30).
Kur arriti nė shkretėtirėn e Gazės, Filipi vuri re njė burrė, i cili, tek qėndronte i ulur nė karrocėn e vet, po lexonte njė papirus, pėr tė cilin duhej tė kishte paguar njė shumė tė madhe parash. Fryma e Shenjtė i tha Filipit tė nxitonte e ta arrinte karrocėn. Ka mundėsi qė Filipit t'i jetė dhėnė njė fuqi e mbinatyrshme, pėr ta ndjekur me vrap karrocėn, ashtu siē ndodhi edhe me Elijan. "Dora e Zotit ishte mbi Elian, qė shtrėngoi ijet dhe vrapoi para Ashabit deri nė hyrje tė Jezreelit" (1 Mbretėrve 18:46). Por ka tė ngjarė qė karroca nuk po ngitej me shpejtėsi aq tė madhe, pėr vetė faktin se Etiopasi po lexonte, i ulur nė tė. Megjithatė, Filipi nuk i bėri asnjė pyetje ėngjėllit, lidhur me kėtė urdhėrim tė jashtėzakonshėm.
Ndoshta Zoti na ka vendosur edhe ne nė vendin e duhur, por i kemi sytė e mbyllur dhe nuk e shohim dot mundėsinė, qė na ka pėrgatitur Ai. Ka raste, kur Perėndia na thotė, qė tė vrapojmė drejt njė drejtimi tė caktuar, ose pėrndryshe do ta humbim fare mundėsinė pėr t'iu folur tė tjerėve pėr Tė. Duhet t'i mbajmė veshėt hapur, jo t'i fusim hundėt nė punėt e tė tjerėve, por ta shfrytėzojmė mundėsinė pėr t'iu folur atyre rreth Krishtit. Thjesht, p.sh. kur dėgjojmė dikė, qė flet rreth fesė, atėherė kemi mundėsinė pėr tė diskutuar me atė person rreth asaj, qė thotė Bibla lidhur me atė ēėshtje tė caktuar.
Bibla e hapur
"Ai tha: E si do tė mundja, po spata njė qė tė mė udhėzojė?. Pastaj iu lut Filipit tė hipė dhe tė ulet pranė tij. Por pjesa e Shkrimit qė ai po lexonte ishte kjo: Atė e ēuan si delja nė thertore; dhe ashtu si qengji ėshtė memec pėrpara qethtarit, kėshtu ai nuk e hapi gojėn e vet. Nė pėruljen e tij iu mohua ēfarėdolloj drejtėsie; po kush do tė mund ta pėrshkruajė brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka. Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: Tė lutem, pėr kė e thotė profeti kėtė? Pėr veten e vet apo pėr ndonjė tjetėr? (Veprat e Apostujve 8:31-34).
Filipi nuk e pyeti Etiopasin sesi ia kaloi nė Jeruzalem, apo se ē'plane tė tjera kishte. Pėrkundrazi, ai ishte gati tė hynte drejt e nė temė: tė kuptuarit e fjalės sė Perėndisė. Bibla duhet tė jetė themeli, mbi tė cilin duhet tė bazohet edhe biseda jonė me ata, qė nuk e njohin Zotin si Shpėtimtar. Mund tė mos na kryqėzohen mė kurrė rrugėt me ca njerėz, prandaj edhe ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė hyjmė drejt e nė temė, sepse prandaj na e ka dhėnė edhe mundėsinė Perėndia, pėr t'iu folur njerėzve pėr Tė, jo pėr motin, apo pėr gjėra tė tjera mondane.
Dera e hapur
"Atėherė e mori fjalėn Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin" (Veprat e Apostujve 8:35).
A kishte nevojė Filipi pėr kurajo, qė t'i fliste kaq hapur kėtij zyrtari me post kaq tė lartė prej Etiopisė? Jo, ajo qė i nevojitej, ishte thjesht bindja pėr tė vepruar ashtu siē e kishte urdhėruar Fryma e Shenjtė. Filipi ishte vajosur mė parė prej Perėndisė pėr ta kryer kėtė punė. Ai mund t'ia shpjegonte Shkrimin Etiopasit, ngaqė e kishte studjuar vetė mė parė Biblėn. "Mundohu tė dalėsh pėrpara Perėndisė si i sprovuar, si punėtor qė nuk ka pse tė turpėrohet, qė thotė drejt fjalėn e sė vėrtetės" (2 Timoteut 2:15). Pėr Filipin, dera ishte e hapur pėr t'i treguar kėtij burri rreth Krishtit.
Arsyeja pse e diskutojmė Biblėn me tė tjerėt, qėndron kėtu: qė ata, qė na dėgjojnė, tė arrijnė tė kenė njė marrėdhėnie tė vėrtetė me Krishtin. Nėse nuk veprojmė kėshtu, atėherė e humbim kot kohėn. Duhet t'iu themi njerėzve se kush ėshtė Jezusi dhe se pėrse erdhi nė kėtė botė. "Dhe ēdo ditė, nė tempull e nėpėr shtėpi, nuk pushonin duke mėsuar dhe duke shpallur lajmin e mirė: qė Jezusi ėshtė Krishti" (Veprat e Apostujve 5:42).
Sfida e hapur
"Dhe, ndėrsa po vazhdonin rrugėn, arritėn nė njė vend me ujė. Dhe eunuku tha: Ja uji! Ēfarė mė pengon tė pagėzohem?. Dhe Filipi tha: Nėse ti beson me gjithė zemėr, mund ta bėsh. Dhe ai u pėrgjigj duke thėnė: Unė besoj se Jezu Krishti ėshtė Biri i Perėndisė. Urdhėroi atėherė tė ndalet karroca, dhe tė dy, Filipi dhe eunuku, zbritėn nė ujė dhe ai e pagėzoi. Kur dolėn nga uji, Fryma e Zotit e rrėmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa mė; por e vazhdoi rrugėn e tij me plot gėzim. Por Filipi u gjet nė Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillėzoi tė gjitha qytetet, derisa arriti nė Cezare" (Veprat e Apostujve 8:36-40).
Filipi e sfidoi burrin, duke i treguar faktet rreth Zotit Jezus Krisht dhe domosdoshmėrinė e tij pėr t'u penduar. Menjėherė, Etiopasi e pa veten si mėkatar, qė kishte nevojė tė pastrohej prej mėkatit. U sfidua pėr t'u penduar e pėr t'u pagėzuar dhe e pranoi kėtė sfidė me gjithė zemėr. Nėse Filipi nuk do tė ishte treguar i gatshėm pėr t'iu bindur udhėheqjes sė Frymės sė Shenjtė, Etiopasi nuk do tė kishte arritur ta kuptonte atė, qė po lexonte dhe do tė ishte kthyer nė Afrikė mėkatar, njėlloj si ishte edhe mė parė.
Edhe ne nuk duhet tė kemi frikė, qė t'i sfidojmė njerėzit. Kjo s'do tė thotė, qė t'i bėjmė qė tė besojnė me zor, derisa tė bėjnė "lutjen e mėkatarit", por, pėrkundrazi, duhet t'i inkurajojmė ata drejtpėrsėdrejti, qė tė pendohen dhe tė kthehen tek Krishti.
Pėrfundim
![]()
© 17/10/2009