Dituria e vėrtetė dhe dituria e rreme (pjesa 3)

"Kush ėshtė ndėr ju i urtė dhe i ditur? Le tė tregojė me sjellje tė bukur veprat e tij me zemėrbutėsi tė urtėsisė. Por nė qoftė se ne zemrėn tuaj keni smirė tė hidhur dhe grindje, mos u mbani me tė madh dhe mos gėnjeni kundėr sė vėrtetės. Kjo nuk ėshtė dituri qė zbret nga lart, por ėshtė tokėsore, shtazore, djallėzore. Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė dhe gjithfarė veprash tė kėqija, kurse dituria qė vjen nga lart, mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj pajtuese, e butė, e bindur, plot mėshirė dhe fryte tė mira, e paanshme dhe jo hipokrite. Dhe fryti i drejtėsisė mbillet nė paqe pėr ata qė bėjnė paqen." (Jakobi 3:13-18).

Parathėnie

Jakobi e pėrshkruan diturinė, qė na e jep Perėndia, si njė dituri tė pastėr, qė do tė thotė se kjo dituri duhet tė jetė e shenjtė, e pafajshme dhe e papėrzier me tė ashtu-quajturėn dituri tė botės, tė shkencės apo tė feve tė rreme. Njė dituri e tillė e pastėr mund tė vihet re vetėm nė ata, qė e njohin me tė vėrtetė Krishtin si Shpėtimtar. "Dhe kushdo qė e ka kėtė shpresė nė tė, le ta pastrojė veten, siē ėshtė i pastėr ai" (1 Gjonit 3:3).

Pastėrtia e zemrės

Njeriu, qė ėshtė vėrtet i ditur, kėrkon ta ndjekė Krishtin nė shenjtėri, bindje dhe besim. Gjėja mė e ditur e mė e menēur qė mund tė bėjmė, ėshtė ta kėnaqim Perėndinė. Kėtė donte tė bėnte edhe apostulli Pal, kur shkroi tek Romakėve 7:15-21, "Sepse unė nuk kuptoj atė qė bėj, sepse nuk bėj atė qė dua, por bėj atė qė urrej. Edhe, nėse bėj atė qė nuk dua, unė pranoj qė ligji ėshtė i mirė. Por tani nuk jam mė unė qė veproj, por mėkati qė banon nė mua. Nė fakt unė e di se nė mua domėthėnė nė mishin tim nuk banon asgjė e mirė, sepse, ndonėse e kam dėshirėn pėr tė bėrė tė mirėn, nuk ia gjej mėnyrėn. Nė fakt tė mirėn qė unė e dua nuk e bėj; por tė keqen qė s’dua, atė bėj. Edhe, nė qoftė se bėj atė qė nuk dua, s’jam mė vetė ai qė e bėj, por ėshtė mėkati qė banon nė mua. Unė, pra, po zbuloj kėtė ligj: duke dashur tė bėj tė mirėn, e keqja gjindet nė mua". Dituria e vėrtetė deklaron se vetėm Perėndia mund ta pastrojė njeriun prej mėkatit. "Mė pastro me hisop dhe do tė jem i pastruar; mė laj dhe do tė jem mė i bardhė se bora" (Psalmi 51:7).

Njeriu, qė ka dituri tė pastėr, jo vetėm qė e pranon se vetėm Perėndia ėshtė Ai, qė mund ta shėrojė atė prej sėmundjes sė mėkatit, por gjithashtu e lejon Perėndinė tė veprojė nė tė. "Kush do t’i ngjitet malit tė Zotit? Kush do tė qėndrojė nė vendin e tij tė shenjtė? Njeriu i pafajshėm nga duart dhe i pastėr nga zemra, qė nuk e ngre shpirtin pėr t’u dukur dhe nuk betohet nė mėnyrė tė rreme" (Psalmi 24:3-4). Perėndisė i duhet t'ia pastrojė mėkatarit shpirtin mirė, qė t'ia heqė mėkatin, sepse dituria e rreme ia ka korruptuar atij deri nė thelb zemrėn. "Dhe unė do t’ju jap atyre njė zemėr tjetėr dhe do t’u shtie pėrbrenda njė frymė tė re, do tė heq nga mishi i tyre zemrėn prej guri dhe do t’u jap njė zemėr prej mishi" (Ezekielit 11:19). Vetėm atėherė shenjtėria mund tė mbretėrojė nė zemrat tona, nė vend tė mėkatit dhe tė vdekjes, qė sjell ai. Me pak fjalė, pra, jeta e vjetėr dhe gjithēka qė i pėrket asaj, duhet tė shkatėrrohet plotėsisht. "Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit. Nė fakt, ai qė ka vdekur ėshtė shfajėsuar nga mėkati" (Romakėve 6:6-7)... "Qė tė zhvisheni, pėr sa i takon sjelljes sė mėparshme, nga njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė lakmive tė gėnjeshtrės" (Efesianėve 4:22).

Bekimi i njė zemre tė pastėr

"Mos e mbaj veten tė ditur nė sytė e tu, ki frikė nga Zoti dhe hiq dorė nga e keqja" (Fjalėt e Urta 3:7). Ata, qė janė tė pastėr nė zemėr, duan t'i shkojnė pas diturisė sė Perėndisė dhe, si rezultat, do tė bekohen pėrjetėsisht. "Lum ata qė janė tė pastėr nė zemėr, sepse ata do ta shohin Perėndinė" (Mateu 5:8). Njerėz tė tillė jetojnė sipas standarteve tė diturisė sė Perėndisė, derisa Ai t'i thėrrasė njė ditė pranė Vetes. "Jini, pra, tė pėrkryer, ashtu siē ėshtė i pėrsosur Ati juaj, qė ėshtė nė qiej” (Mateu 5:48)... "Por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: “Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė” (1 Pjetrit 1:15-16)... "Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ē’do tė jemi; por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai. Dhe kushdo qė e ka kėtė shpresė nė tė, le ta pastrojė veten, siē ėshtė i pastėr ai" (1 Gjonit 3:2-3).

Pėrfundim

Njeriu kėrkon ta gjejė diturinė, pa patur Krishtin. Por dituria pa Krishtin ėshtė e pamundur tė gjendet. Ata, qė kėrkojnė ta gjejnė diturinė e botės, zėnė nė kurth shpirtrat e tyre, duke i mallkuar ato pėr nė ferr. "Sepse dituria e kėsaj bote ėshtė marrėzi pranė Perėndisė, sepse ėshtė shkruar: “Ai i zė tė urtėt nė dinakėrinė e tyre” dhe pėrsėri: “Zoti i njeh mendimet e tė urtėve se janė tė kota” (1 Korintasve 3:19-20). Ata qė janė tė shpėtuar e tė shpenguar, e kanė hedhur poshtė diturinė mishore dhe janė gati tė konsiderohen si tė marrė, me qėllim qė tė marrin diturinė, qė tė ēon nė jetėn e pėrjetshme. "Askush tė mos mashtrojė vetveten; nė qoftė se ndonjė nga ju mendon se ėshtė i urtė nė kėtė kohė, le tė bėhet i marrė, qė tė mund tė bėhet i urtė" (1 Korintasve 3:18). Vetėm ata, qė janė tė armatosur me tė vėrtetėn e Perėndisė, mund t'iua tregojnė kėtė tė vėrtetė tė tjerėve dhe t'i drejtojnė ata drejt shpėtimit nė Krishtin. "Fryti i tė drejtit ėshtė njė dru i jetės, dhe ai qė shtie nė dorė shpirtėrat ėshtė i urtė" (Fjalėt e Urta 11:30).

© 23/5/2009