"Kush ėshtė ndėr ju i urtė
dhe i ditur? Le tė tregojė me sjellje tė bukur veprat e tij me zemėrbutėsi
tė urtėsisė. Por nė qoftė se ne zemrėn tuaj keni smirė tė hidhur dhe
grindje, mos u mbani me tė madh dhe mos gėnjeni kundėr sė vėrtetės. Kjo
nuk ėshtė dituri qė zbret nga lart, por ėshtė tokėsore, shtazore, djallėzore.
Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė dhe gjithfarė veprash tė
kėqija, kurse dituria qė vjen nga lart, mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj
pajtuese, e butė, e bindur, plot mėshirė dhe fryte tė mira, e paanshme dhe
jo hipokrite. Dhe fryti i drejtėsisė mbillet nė paqe pėr ata qė bėjnė
paqen." (Jakobi 3:13-18).
Parathėnie
Shumica e njerėzve kujtojnė se ata, qė janė inteligjentė, tė moshuar, apo njerėz fetarė janė edhe njerėz tė ditur. Por Perėndia nuk mendon kėshtu. Ata, qė nuk janė besimtarė, mund tė kenė njė tė ashtu-quajtur 'dituri', por dituria e vėrtetė vjen prej Qiellit. Prandaj, pra, dituria mund tė jetė ose hyjnore, ose djallėzore.
Dituria njerėzore ėshtė mishore
Jakobi na e bėn shumė tė qartė faktin se dituria njerėzore ėshtė produkt i natyrės mėkatare tė njeriut dhe, si e tillė, nuk e ka prejardhjen nga Perėndia. Dituria tokėsore ėshtė "shtazore", d.m.th. "natyrale", njė dituri, qė njeriu e pėrfiton prej shqisave tė tij. Njerėzit veprojnė nė bazė tė ndjenjave, preferencave dhe dėshirave tė tyre mishore. Mateo Henri ka thėnė se "njė dituri e tillė nuk vjen nga lart, por buron prej parimeve tokėsore, vepron nė bazė tė motiveve tokėsore dhe ka si qėllim t'i shėrbejė qėllimeve tokėsore". "Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjėrat qė janė tė Frymės sė Shenjtė; sepse pėr tė janė marrėzi dhe nuk mund ti njohė; sepse ato gjykohen frymėrisht" (1 Korintasve 2:14). Njeriu tokėsor ėshtė pak a shumė i ngjashėm me bishėn e fushave apo me zogjtė e qiellit. "Por kėta, si shtazė pa mend, tė lindura nga natyra qė tė kapen dhe tė shkatėrrohen, flasin keq pėr gjėrat qė nuk i dinė dhe do tė asgjėsohen nė prishjen e tyre" (2 Pjetrit 2:12). Shkurtimisht, pra, ēfarėdo lloj diturie apo urtėsie, qė tė ketė njeriu mėkatar, prapėseprapė kjo dituri del nga njė zemėr e pashenjtėruar. "Por gjėrat qė dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun" (Mateu 15:18). Ėshtė pikėrisht njė dituri e tillė, qė vazhdon ta uli poshtė e ta vėrė nė lojė fjalėn e Perėndisė. "Por ju, shumė tė dashur, mbani mend fjalėt qė ju kanė parathėnė apostujt e Zotit tonė Jezu Krisht. Ata ju thoshnin qė nė kohėn e fundit do tė ketė tallės qė do tė ecin sipas pasioneve tė tyre tė paudhėsisė. Kėta janė ata qė shkaktojnė pėrēarjet, njerėz mishor, qė skanė Frymėn" (Judės vargu 17-19).
Dituria njerėzore ėshtė djallėzore
Sot, njerėzit kujtojnė se ėshtė zgjuarėsi t'ia bėsh dikujt me hile, apo t'i shtrembėrosh faktet pėr tė pėrfituar pėr vete. Por, e vėrteta qėndron kėtu se njerėz tė tillė imitojnė Satanain, atin e gėnjeshtrave dhe tė mashtrimit (shiko Gjoni 8:44). Dituria njerėzore, jo vetėm qė s'ėshtė dhuratė nga Perėndia, por, pėr mė tepėr, ėshtė e frymėzuar prej Satanait dhe ėngjėjve tė tij, sepse ata janė burim i tė gjitha filozofive dhe feve tė botės. Njerėzit e ashtu-quajtur "tė ditur" respektohen e adhurohen prej tė tjerėve, por ata tė gjithė janė tė mashtruar prej djallit. "Dhe nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite. Nuk ėshtė, pra, gjė e madhe, nėse edhe punėtorėt e tij shndėrrohen nė punėtorė (marrin trajtėn e punėtorėve) tė drejtėsisė, fundi i tė cilėve do tė jetė sipas veprave tė tyre" (2 Korintasve 11:14-15). Jeta e miliona njerėzve ėshtė shkatėrruar dhe vazhdon akoma tė shkatėrrohet pėrjetėsisht prej gėnjeshtrave, qė janė tė sheqerosura e tė maskuara si 'dituri'. "Tregoni kujdes se mos ndokush ju bėn prenė e tij me anė tė filozofisė dhe me mashtrime tė kota, sipas traditės sė njerėzve, sipas elementeve tė botės dhe jo sipas Krishtit" (Kolosianėve 2:8).
Pėrfundim
![]()
© 14/5/2009