Dituria e vėrtetė dhe dituria e rreme (pjesa 2)

" Kush ėshtė ndėr ju i urtė dhe i ditur? Le tė tregojė me sjellje tė bukur veprat e tij me zemėrbutėsi tė urtėsisė. Por nė qoftė se ne zemrėn tuaj keni smirė tė hidhur dhe grindje, mos u mbani me tė madh dhe mos gėnjeni kundėr sė vėrtetės. Kjo nuk ėshtė dituri qė zbret nga lart, por ėshtė tokėsore, shtazore, djallėzore. Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė dhe gjithfarė veprash tė kėqija, kurse dituria qė vjen nga lart, mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj pajtuese, e butė, e bindur, plot mėshirė dhe fryte tė mira, e paanshme dhe jo hipokrite. Dhe fryti i drejtėsisė mbillet nė paqe pėr ata qė bėjnė paqen." (Jakobi 3:13-18).

Parathėnie   

Ka pasoja tė pėrjetshme pėr ata, qė i zėnė besė diturisė tokėsore e qė i shkojnė pas asaj, sepse kjo lloj diturie ėshtė mishore dhe djallėzore. Shumica e njerėzve udhėhiqen ose prej traditave tė pabazuara nė Bibėl, ose prej teorive tė pavėrtetuara, qė konsiderohen si fakte, ose prej mashtrimeve tė llojeve nga mė tė ndryshmet, qė e maskojnė veten si 'shkencė'. Ėshtė pėr tė tė ardhur keq, pra, qė, si rezultat i mashtrimeve tė tilla, turma tė tėra njerėzish po e mallkojnė veten drejt vuajtjes sė pėrjetshme. Pėr kėtė arsye, asnjė i krishterė nuk duhet ta pėrziejė tė ashtu-quajturėn 'dituri' tė kėsaj bote me fjalėn e Perėndisė. "Qė besimi juaj tė mos qėndrojė mbi diturinė e njerėzve, po mbi fuqinė e Perėndisė" (1 Korintasve 2:5).

Mungesa e rregullit

Ēdo njeri, qė e ka mendjen e kthjellėt, e kupton se jetojmė nė njė shoqėri, nė njė komb e nė njė botė tė shthurur. Por, a e kuptojmė se kjo vjen, ngaqė njerėzit e pėrkrahin diturinė e rreme dhe e hedhin poshtė diturinė e Perėndisė? Dituria e rreme sjell rrėmujė e konfuzion. "Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė" (Jakobi 3:16). Dituria djallėzore, e marrė prej teorisė sė evolucionit, e bėn njeriun egoist dhe zemėrgur, duke e mėsuar atė, qė tė sillet madje edhe mė keq, sesa bishat e pyllit. Njerėzimi e ka zėvendėsuar diturinė e Perėndisė me diturinė e vet, ndaj edhe e ka humbur rrugėn e shpėtimit. "Sepse, duke qenė se nėpėrmjet diturisė sė Perėndisė bota nuk e njohu Perėndinė me urtinė e vet, Perėndisė i pėlqeu tė shpėtojė ata qė besojnė nėpėrmjet marrėzisė sė predikimit" (1 Korintasve 1:21). Ē'tė mirė i ka sjellė njerėzimit Ēarls Darvini? Tė gjitha krimet e vrasjet, divorcet, abortet, etj. janė si rezultat i tė propaganduarit tė teorisė sė mallkuar tė evolucionit. Ai, qė i beson kėsaj teorie, me tė ashtu-quajturėn 'dituri' tė tij, thotė se "nuk ka Perėndi", ndaj edhe pėrshkruhet nė Bibėl si "i pamendė" (Psalmi 14:1). Nga ana tjetėr, njeriu mė i ditur, qė ka jetuar ndonjėherė, ka thėnė kėshtu: "Frika e Zotit ėshtė parimi i diturisė, dhe njohja e tė Shenjtit ėshtė zgjuarsia" (Fjalėt e Urta 9:10). Kurse autori i Psalmit 111 shkroi: "Frika e Zotit ėshtė zanafilla e diturisė; kanė dituri tė madhe ata qė zbatojnė nė praktikė urdhėrimet e tij; lėvdimi i tij vazhdon nė pėrjetėsi" (vargu 10).

Gjithfarė veprash tė kėqija

"Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė dhe gjithfarė veprash tė kėqija" (Jakobi 3:16). Mund tė duket sikur po e egzagjerojmė, po tė themi se dituria e rreme ėshtė nėna e ēdo lloj vepre tė keqe nė botė. Por, duhet ta kuptojmė se kjo dituri e ka origjinėn prej Ferrit, e jo prej Qiellit. Po t'i marrim nė konsideratė fetė dhe filozofitė e botės, do ta shohim se ato, jo vetėm qė s'kanė prodhuar asgjė me vlerė, qė t'i ketė qėndruar kohėrave, por, pėr shekuj me rradhė, janė bėrė shkaktare tė shumė luftrave. Qoftė dituria e rreme e grekėrve tė lashtė, qoftė ligėsia e nazizmit, apo qoftė edhe gėnjeshtrat e komunizmit - tė gjitha kėto i kanė kthyer njerėzit nė pėrbindsha, ngaqė ata iu kanė besuar filozofive tė tilla. Dituria e rreme e myslimanizmit e tregon veten tek figura e terroristit. Tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr tė gjitha kultet, sektet, apo fetė e tjera tė rreme tė botės. Secila prej tyre tė ēon pėrfundimisht drejt sė ligės. E sa gjak duhet derdhur nė emėr tė njė perėndie tė rremė, apo tė njė doktrine a teorie tė rremė, me qėllim qė njerėzit ta kuptojnė se po udhėhiqen prej diturisė sė rreme? "Dhe ne flasim dituri nė mes njerėzish tė pjekur, por jo diturinė e kėsaj kohe dhe as tė pushtetarėve tė kėsaj kohe, qė nuk arrin asgjė" (1 Korintasve 2:6).

Pėrfundim

"Dituria ėshtė gjėja mė e rėndėsishme; prandaj fito diturinė. Edhe sikur tė humbasėsh ato qė ke, fito diturinė" (Fjalėt e Urta 4:7). Krishtėrimi biblik kurrė nuk ka shkaktuar luftra, kurrė nuk ka rrėnuar kombe, kurrė nuk ka skllavėruar njerėz e nuk i ka kthyer ata nė qytetarė tė klasit tė dytė. Pėrkundrazi, krishtėrimi biblik, kudo qė ka shkuar, ka ngritur lart dashurinė, paqen, mirėsinė, besnikėrinė dhe stabilitetin. Dituria e rreme kurrė nuk e ka shpėtuar qoftė edhe njė shpirt tė vetėm prej mallkimit. Dituria e rreme nuk ka Shpėtimtar. Lavdi Perėndisė pėr diturinė e vėrtetė, e cila ia ndryshon zemrėn, karakterin dhe destinacionin e pėrjetshėm kujtdo, qė i nėnshtrohet Krishtit. "Nė fakt unė nuk kam turp pėr ungjillin e Krishtit, sepse ai ėshtė fuqia e Perėndisė pėr shpėtimin e cilitdo qė beson, mė parė Judeun e pastaj Grekun" (Romakėve 1:16).

© 14/5/2009