Dituria e vėrtetė dhe dituria e rreme (pjesa 4)

"Kush ėshtė ndėr ju i urtė dhe i ditur? Le tė tregojė me sjellje tė bukur veprat e tij me zemėrbutėsi tė urtėsisė. Por nė qoftė se ne zemrėn tuaj keni smirė tė hidhur dhe grindje, mos u mbani me tė madh dhe mos gėnjeni kundėr sė vėrtetės. Kjo nuk ėshtė dituri qė zbret nga lart, por ėshtė tokėsore, shtazore, djallėzore. Sepse atje ku ka smirė dhe grindje, atje ka trazirė dhe gjithfarė veprash tė kėqija, kurse dituria qė vjen nga lart, mė sė pari ėshtė e pastėr, pastaj pajtuese, e butė, e bindur, plot mėshirė dhe fryte tė mira, e paanshme dhe jo hipokrite. Dhe fryti i drejtėsisė mbillet nė paqe pėr ata qė bėjnė paqen." (Jakobi 3:13-18).

Parathėnie

Si mund ta dallojmė diturinė e vėrtetė prej asaj sė rreme? Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, duhet ta pėrcaktojmė nė fillim, nėse ajo qė thuhet ėshtė e pastėr, e shenjtė dhe e panjollosur prej diturisė sė botės. Dituria e vėrtetė mund tė gjendet vetėm atje, ku vihet nė zbatim Bibla dhe mesazhi i saj. Xhon K. Haēisėn ka thėnė: "Dituria ėshtė aftėsia pėr ta parė jetėn me sytė e Perėndisė".

Fakti

Jakobi na shfaq karakteristikat e dikujt, qė jeton sipas diturisė sė Perėndisė, e jo sipas diturisė sė botės. Lista e elementeve pėrbėrėse tė kėsaj diturie nuk mund tė shkurtohet.

Dituri pajtuese: Njė dituri, qė nuk ka si qėllim paqen me Perėndinė, s'ka dyshim se do tė shkaktojė konfuzion e do tė ndihmojė nė thurjen e herezive tė mėdha. Paqja e vėrtetė ėshtė e bazuar vetėm mbi themelin e fortė tė fjalės sė Perėndisė. Prandaj edhe Zoti Jezus i pėrshkruan pasuesit e Tij si "ata qė pėrpiqen pėr paqen". Vetėm njerėz tė tillė mund tė quhen "bij tė Perėndisė" (Mateu 5:9).

Dituri e butė: Pasuesve tė doktrinave tė rreme nuk iu vjen mirė, kur tė tjerėt iua vėnė nė dukje se mėsuesi apo udhėheqėsi i tyre ėshtė heretik. Rrallėherė gjejmė pasues tė tillė, qė tė jenė gati pėr t'i dėgjuar tė tjerėt me njė zemėr tė pėrulur. Pėrkundrazi, nė mė tė shumtėn e rasteve, vėmė re tek ata njė sjellje krenarie, inati dhe smire.

Dituri e bindur: Dituria e vėrtetė ėshtė "e arsyeshme" dhe e gatshme pėr ta hedhur poshtė gjithēka, qė nuk bazohet nė tė vėrtetėn biblike. Sot, sa tė paktė janė ata, qė janė gati pėr t'iu nėnshtruar mėsimeve tė qarta tė fjalės sė Perėndisė! "Djema, kurrkush mos ju mashtroftė: ai qė zbaton drejtėsinė ėshtė i drejtė, ashtu sikur ėshtė i drejtė ai. Kush kryen mėkat ėshtė nga djalli, sepse djalli mėkaton nga fillimi; prandaj ėshtė shfaqur Biri i Perėndisė: pėr tė shkatėrruar veprat e djallit. Kush lindi nga Perėndia nuk kryen mėkat, sepse fara e Perėndisė qėndron nė tė dhe nuk mund tė mėkatojė sepse lindi nga Perėndia. Prej kėsaj njihen bijtė e Perėndisė dhe bijtė e djallit; kushdo qė nuk praktikon drejtėsinė nuk ėshtė nga Perėndia, dhe i tillė nuk ėshtė as ai qė nuk do vėllanė e vet" (1 Gjonit 3:7-10).

Dituri plot mėshirė: Ata, qė janė tė ditur, tregojnė mirėsi, dashuri dhe dhembshuri, atėherė kur dikush i ofendon apo i persekuton, sepse, duke vepruar kėshtu, ata pėrpiqen ta imitojnė Krishtin nė jetėn e tyre tė pėrditshme.

Dituri me fryte tė mira: Tė diturit e vėrtetojnė se e njohin Zotin, nga mėnyra se si jetojnė. Fryti i Frymės nė ta tregon se besimi i tyre nė Krishtin ėshtė i vėrtetė, jo fallco. "Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj" (Galatasve 5:22-23)... "Sepse fryti i Frymės konsiston nė gjithēka qė ėshtė mirėsi, drejtėsi dhe tė vėrtetė" (Efesianėve 5:9)... "Tė mbushur me fryte drejtėsie qė arrihen me anė tė Jezu Krishtit, pėr lavdi e pėr lėvdim tė Perėndisė" (Filipianėve 1:11).

Dituri e paanshme: Ai, qė ėshtė i ditur, nuk ia bėn me hile askujt, por i trajton tė tjerėt njėlloj sikur tė ishin tė barabartė me veten e tij, pa kujtuar se ai vetė ėshtė mė i mirė sesa ata. "Mos bėni asgjė pėr rivalitet as pėr mendjemadhėsi, por me pėrulėsi, secili ta ēmojė tjetrin mė shumė se vetveten" (Filipianėve 2:3).

Dituri pa hipokrizi: Kjo shprehje i referohet atij, qė nuk devijon prej besimit tė tij. Njė njeri i tillė nuk bėn gjoja se ėshtė, nga njėra anė, i krishterė nė kishė, kurse, nga ana tjetėr, kur nuk ėshtė mes bashkėbesimtarėve tė tjerė, sillet si njė mėkatar. I dituri ėshtė pasues i vėrtetė i Krishtit nė ēdo fushė tė jetės. Ata, qė janė tė ditur, janė nė gjendje ta dallojnė menjėherė njė tė krishterė fallco prej sjelljes sė tij, si edhe prej mėnyrės sė tė folurit.     

Pėrfundim

Vans Havner ka thėnė: "Nėse tė mungon njohuria, shko nė shkollė. Nėse tė mungon dituria, pėrulu nė gjunjė!"

Dituria e vėrtetė shfaqet, atėherė kur jemi tė pėrkushtuar ndaj Krishtit nė ēdo aspekt tė jetės sonė tė pėrditshme. Tė tjerėt, madje edhe ata, qė na pėrēmojnė, do ta vėnė re diturinė tonė, kur e shohin sinqeritetin, pastėrtinė dhe bindjen tonė ndaj fjalės sė Perėndisė. Dituria ėshtė toka ku mbillen e rriten frytet e drejtėsisė dhe tė shenjtėrisė. Dituria e vėrtetė ėshtė e bazuar plotėsisht nė shkėmbin e Biblės. "Prandaj, ai qė i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i vė nė praktikė, mund tė krahasohet prej meje me njė njeri tė zgjuar, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi shkėmb. Ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkėmb. Pėrkundrazi ai qė i dėgjon kėto fjalė dhe nuk i vė nė praktikė, do tė krahasohet me njė njeri budalla, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi rėrė. Mė pas ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; ajo u shemb dhe rrėnimi i saj qe i madh” (Mateu 7:24-27).

© 3/6/2009