"Ju nė fakt, jeni tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush" (Efesianėve 2:8-9) .
Parathėnie
Fatkeqėsisht, ka nga ata njerėz,
qė nuk besojnė nė hirin e Perėndisė. Ata kujtojnė se Parajsa fitohet atėherė,
kur punon shumė, sillesh mirė, kryen vepra bamirėsie, apo zbaton rregullat e
fesė. Kėshtu, pra, njerėz tė tillė e hedhin poshtė Perėndinė dhe dhuratėn
e Tij tė ēmuar, ngaqė i konsiderojnė ato si marrėzi.
Ungjilli i Hirit
Shumica e njerėzve fetarė kujtojnė
se Perėndisė mund t'i afrohesh, nė bazė tė meritave tė tua personale, apo
nėpėrmjet ndonjė sistemi ritesh e zakonesh, tė formuluara prej drejtuesve tė
njė organizate tė caktuar. Nė momentin kur njeriu i var shpresat tek zakonet
e ritet fetare, atėherė nuk ėshtė mė besimi, por veprat ato, tek tė cilat
bazohet shpėtimi i tij. Njė themel i tillė ėshtė i rremė e nuk sjell shpėtim.
Kisha e galatasve ishte larguar prej
Ungjillit tė hirit dhe po ndiqte njė ungjill tė rremė, ngaqė i konsideronte
veprat si mjet shpėtimi: "Ēuditem qė kaluat kaq shpejt nga ai qė ju thirri ju me anė tė hirit
tė Krishtit, nė njė ungjill tjetėr" (Galatasve 1:6). Njė gjė e
tillė e bėn tė pavlerė gjakun e Krishtit. Ata qė ndjekin njė ungjill
veprash, nuk e kuptojnė dashurinė dhe hirin e Perėndisė. Njė sistem, qė
ofron shpėtim si shpėrblim pėr suksesin personal tė individit, ėshtė pėrjetėsisht
i gabuar. Ritet dhe zakonet nuk mund ta shpengojnė dot shpirtin. Gjon Uesli ka
thėnė: "Hiri ta jep dhuratėn e lavdishme, pa marrė parasysh vlerėn e
njeriut. Besimi e pranon bekimin qiellor me duart bosh, pa pretendime e pa
ankesa".
Rritja nė hir
"Por
rrituni, nė hirin dhe nė njohjen e Zotit dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu
Krisht. Atij i qoftė lavdia, tani dhe pėrjetė" (2 Pjetrit 3:18).
Dėshira jonė mė e madhe duhet tė
jetė qė Perėndia tė mbretėrojė nė jetėn tonė. Duhet ta konsiderojmė Atė
si njė Perėndi tė hirit e tė mėshirės, si njė Perėndi, qė, nėpėrmjet
Krishtit, iu siguroi tė vetmin mjet shpėtimi atyre, qė as nuk mund ta
meritonin, as nuk mund ta fitonin dot ndryshe njė shpėtim tė tillė. Duhet ta
pranojmė, njėherė e pėrgjithmonė, faktin se shpėtimi na jepet plotėsisht
prej Perėndisė. Nuk e arrijmė dot me forcat tona. Njė favor i tillė i
pamerituar nuk mund tė blihet dot. Ėshtė dhuratė e paguar me anė tė gjakut
tė Krishtit, pėr hatrin tonė.
Marrja e bekimit
Duhet ta marrim e ta pranojmė vetė bekimin e shpėtimit, edhe pse ai ėshtė pėrmes hirit, nėpėrmjet besimit e nuk mund tė fitohet me anė tė ndonjė merite personale, apo duke bėrė vepra bamirėsie. Dhuratėn e mrekullueshme tė hirit tė Perėndisė nuk mund ta marrim dot, po qe se nuk besojmė se kjo dhuratė ėshtė e jona vetėm nė Krishtin. Njė komentator i Biblės ka thėnė: "Hiri i takon Perėndisė, besimi na takon neve". Mirė bėjmė, kur studjojmė dhe reflektojmė, lidhur me hirin e Perėndisė. Por nuk do tė mund tė arrijmė ta kuptojmė plotėsisht tėrėsinė e kėtij hiri, deri atė ditė kur tė shkojmė nė Qiell. "Tė mund tė kuptoni me tė gjithė shenjtorėt cila ėshtė gjėrėsia, gjatėsia, thellėsia dhe lartėsia, dhe ta njihni dashurinė e Krishtit qė tejkalon ēdo njohuri, qė tė mbusheni me tėrė plotėsinė e Perėndisė" (Efesianėve 3:18-19). E megjithatė, nė shpirt, kemi garancinė se gjithēka qė Perėndia na ka premtuar, ėshtė e vėrtetė: "Por, sikurse ėshtė shkruar: Ato gjėra qė syri nuk i ka parė dhe veshi nuk i ka dėgjuar dhe nuk kanė hyrė nė zemėr tė njeriut, janė ato qė Perėndia ka pėrgatitur pėr ata qė e duan atė (1 Korintasve 2:9)... "Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn e Shenjtė tė premtimit, i cili ėshtė kapari i trashėgimisė tonė, pėr shpengimin e plotė tė zotėrimit tė blerė, pėr lėvdim tė lavdisė sė tij" (Efesianėve 1:13-14).
Pėrfundim
![]()
© 24/1/2009