"Dhe ai, pasi hipi nė barkė, kaloi nė bregun tjetėr dhe erdhi nė qytetin e vet. Dhe ja, iu paraqit njė paralitik i shtrirė nė vig; dhe Jezusi, kur pa besimin qė kishin ata, i tha paralitikut: Merr zemėr, o bir, mėkatet e tua tė janė falur! Atėherė disa skribė thanė me vete: Ky po blasfemon!. Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: Pse mendoni gjėra tė mbrapėshta nė zemrat tuaja? Nė fakt, ēėshtė mė e lehtė, tė thuash: "Mėkatet e tua tė janė falur," apo: "Ēohu dhe ec"? Tani, qė ta dini se Biri i njeriut ka autoritet nė tokė tė falė mėkatet: Ēohu (i tha paralitikut), merr vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde. Dhe ai u ēua dhe shkoi nė shtėpinė e vet. Turmat, kur e panė kėtė, u ēuditėn dhe lėvdonin Perėndinė, qė u kishte dhėnė pushtet tė tillė njerėzve" (Mateu 9:1-8).
Parathėnie
Ne tė krishterėt duhet tė jemi njerėzit mė tė lumtur nė botė, sepse na janė falur mėkatet. Bota, me tė vėrtetė, tė bėn tė jesh i dėshpėruar, sidomos nė kėtė periudhė krize ekonomike, terrorrizmi ndėrkombėtar dhe krimesh nga mė tė ndryshmet. Por ne s'jemi tė kėsaj bote. Pėrkundrazi, na ėshtė dhėnė privilegji i mrekullueshėm, pėr t'u quajtur bijtė e Perėndisė. "Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij" (Gjoni 1:12).
Mėkati tė
paralizon
Paralitiku i kėsaj historie kishte dy probleme: problemin fizik (qė ishte goxha i madh), si edhe problemin shpirtėror, qė e ēonte nė ferr. Ishte, pra, i paralizuar si nė trup, ashtu edhe nė shpirt. Doktorėt s'ia shėronin dot trupin. Priftėrinjtė s'ia shėronin dot shpirtin. Por pėrpara syve tė tij po qėndronte njė njeri, i cili ishte ekspert i tė dyja problemeve. "Ai fal tė gjitha paudhėsitė e tua dhe shėron tė gjitha sėmundjet e tua" (Psalmi 103:3).
Zoti Jezus Krisht hyn drejt e nė thelb tė problemit, d.m.th. drejt e nė zemėr. "Zemra gėnjehet mė tepėr se ēdo gjė tjetėr dhe sėmuret nė mėnyrė tė pashėrueshme" (Jeremia 17:9). Po, Ai kishte mundėsi t'i jepte paralitikut njė palė kėmbėsh tė reja. Por, edhe me kėmbė tė shėndosha, ai do tė kishte shkuar, prapėseprapė, nė ferr. Tė shumtė janė ata, qė vijnė tek Krishti pėr tė marrė shėrim, apo pasuri, por nuk iu vjen mirė, kur Ai iu thotė tė pendohen pėr mėkatet e tyre. Krishti, ashtu siē i foli paralitikut, na flet edhe ne sot. Nuk tha kurrė: "Ji i lumtur - tė kam shėruar!", por tha: "Ji i lumtur - t'i kam falur mėkatet!" Mėkati na paralizon mė shumė, sesa ēdo sėmundje tjetėr. "Sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja, por dhuntia e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme nė Jezu Krishtin, Zotin tonė" (Romakėve 6:23).
Jezusi fal
Tė gjithė kemi dėshirė qė miqtė, apo anėtarėt e familjes sonė tė na falin, kur bėjmė ndonjė gabim, apo kur i ofendojmė pa dashje. Por, mbi tė gjitha, duhet t'i kėrkojmė falje Perėndisė. Jemi mėkatarė, ngaqė e kemi shkelur ligjin e Tij. Ēdo mėkat, madje edhe ai mėkat, qė kemi bėrė kundėr tė tjerėve, ėshtė, nė fakt, mėkat kundėr Perėndisė. "O atė, mėkatova kundėr qiellit" (Luka 15:21)... "O Zot, ki mėshirė pėr mua, ma shėro shpirtin, sepse kam mėkatuar kundėr teje" (Psalmi 41:4).
Vetėm Perėndia mund tė falė mėkatet. Prandaj edhe Jezusi e fali paralitikun. Pak rėndėsi ka se ē'thonė Dėshmitarėt e Jehovait, apo kultet e tjera rreth Jezusit. Atė ditė, pėrpara njerėzve po qėndronte vetė Perėndia nė mish. "Dhe ska asnjė dyshim se misteri i mėshirės ėshtė i madh: Perėndia u shfaq nė mish, u shfajėsua nė Frymė, u duk ndėr engjėj, u predikua ndėr johebrenj, u besua nė botė, u ngrit nė lavdi" (1 Timoteut 3:16). Kjo histori s'ka kuptim, po qe se nuk e pranojmė faktin se ajo na vė nė dukje 3 aspekte hyjnore tė Jezusit: 1) Ai di gjithēka. Ai e dinte, p.sh. se ē'mendime kishin drejtuesit fetarė nė mendje. 2) Ai ėshtė i gjithė-pushtetshėm, ngaqė e shėroi plotėsisht paralitikun. 3) Ai ka autoritet, sepse falja e mėkateve ėshtė njė karakteristikė, qė i takon vetėm Perėndisė.
Le tė mos harrojmė se kėto akte mėshire, si shėrimi, ashtu edhe falja, kushtuan shumė. Kėto akte mėshire e ēuan Jezusin nė kryq. Atje Ai vdiq pėr mėkatet e tė gjithė botės. "Hyri njė herė e pėrgjithmonė nė shenjtėrore, jo me gjakun e cjepve dhe tė viēave, por me gjakun e vet, dhe fitoi njė shpėtim tė amshuar" (Hebrenjve 9:12).
Besimi ėshtė dėshmitar
Paralitiku mund tė mos kishte lėvizur fare nga vendi e tė mos kishte besuar se Jezusi kishte fuqi, si pėr ta shėruar, ashtu edhe pėr ta falur. E vėrtetoi se kishte besim tek Jezusi, atėherė kur u ngrit nė kėmbė dhe filloi tė hidhte hapat e para, pėr tė shkuar drejt shtėpisė sė vet. Turma u habit, priftėrinjtė mbetėn gojėhapur, por, mbi tė gjitha, Zoti u shfaq si i madhi "Perėndi dhe Shpėtimtari" ynė (Titit 2:13).
Ndoshta, ka ardhur koha, qė edhe ne ta vėmė nė praktikė besimin tonė. E dimė mirė se ē'nuk mund tė bėhet dot realitet, por, po sikur ta lejojmė Zotin, qė tė veprojė e ta bėjė tė pamundurėn tė mundur? "Pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur (Mateu 19:26). Ndoshta edhe ne jemi tė paralizuar prej mėkatit, i cili na e ka bėrė tė pavlefshme jetėn tonė tė krishterė. Nė vend qė tė mendojmė se Perėndia nuk mund tė na pėrdorė mė, le t'i besojmė Atij, qė dėshiron tė na i falė tė gjitha mėkatet. "Po ti rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (1 Gjonit 1:9). Gjaku i Jezusit vlen akoma pėr mėkatarėt.
Pėrfundim
![]()
© 12/9/2009