Koha ėshtė tani

"Kujdesuni, pra, qė tė ecni me kujdes dhe jo si tė marrėt, por si tė menēurit, duke e shfyrtėsuar kohėn, sepse ditėt janė tė mbrapshta. Prandaj mos u bėni tė pakujdesshėm, por kuptoni cili ėshtė vullneti i Zotit. Dhe mos u dehni me verė, nė tė cilėn ka shthurje, por mbushuni me Frymė" (Efesianėve 5:15-18).

Parathėnie   

Sot, teknologjinė e kemi nė majė tė gishtave, e prapėseprapė, na duket sikur s'na del koha pėr tė bėrė tė gjitha ato gjėra, qė duam t'i bėjmė. Njerėzit vrapojnė sa andej, kėtej, sikur t'i vinte fundi botės! E megjithatė, njė ditė, kanė pėr ta parė sesa vite kanė shkuar dėm kot, duke u marrė me punė tė parėndėsishme, qė iu kanė sjellė veē shqetėsime e boshllėk shpirtėror. "Ne nė tė vėrtetė i pėrkasim sė djeshmes dhe nuk dimė asgjė, sepse ditėt tona mbi tokė janė si njė hije" (Jobit 8:9).

Limiti i kohės

Koha ikėn shpejt, jo vetėm kur jemi duke bėrė qejf, por edhe kur plakemi. 70-ė vitet e jetės njerėzore janė shumė pak tė krahasuara me pėrjetėsinė. "Ditėt e viteve tona shkojnė deri nė shtatėdhjetė vjet dhe pėr mė tė fortėt nė tetėdhjetė, por ajo qė pėrbėn krenarinė e tyre nuk ėshtė veēse mundim dhe dėshirė pėr t’u dukur, sepse kalon me tė shpejtė dhe ne fluturojmė tutje" (Psalmi 90:10). Nė internet, gjendet njė orė, e quajtur Ora e Vdekjes, e cila tė llogarit se sa minuta e se sa sekonda tė kanė mbetur nė kėtė botė. Kjo orė e bazon jetėgjatėsinė mesatare tė njeriut tek mosha 75-ė vjeēare. Por puna qėndron kėtu: askush nga ne nuk e di se sa kohė na ka mbetur nė kėtė botė. "Dhe tani, ju qė thoni: “Sot ose nesėr do tė shkojmė nė atė qytet, dhe do tė rrijmė atje njė vit, do tė tregtojmė dhe do tė fitojmė”, ndėrsa nuk dini pėr tė nesėrmen. Sepse ē’ėshtė jeta? Ėshtė avull qė duket pėr pak, dhe pastaj humbet" (Jakobit 4:13-14).

Koha e pėrshtatshme

Duhet ta pėrdorim ēdo minutė tė jetės sonė pėr lavdinė e Perėndisė, duke jetuar ashtu siē na thotė Ai vetė. Pali na kėshillon, qė ta shfrytėzojmė kohėn, "sepse ditėt janė tė mbrapshta". Djalli do tė pėrdorė gjithēka, qė t'i vijė pėrdore, me qėllim qė tė na e grabisė kohėn, qė kemi. "Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar" (Gjoni 10:10). Kjo duket qartė nė jetėn e Martės, e cila vraponte sa andej kėtej, pa i dalė koha, qė tė ulej nė praninė e Jezusit. "Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, i tha: “Martė, Martė, ti po shqetėsohesh dhe kujdesesh pėr shumė gjėra; por vetėm njė gjė ėshtė e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesėn mė tė mirė, qė asaj nuk do t’i hiqet” (Luka 10:41-42).

E shohim, pra, se edhe punėt e pėrditshme shtėpiake na e grabisin kohėn tonė tė ēmuar. Nėse i lejojmė punėt, takimet, apo njerėzit e ndryshėm qė tė na bėhen barrė, atėherė do tė vuajmė depresion, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo shpirtėrore. Kohėn e shfrytėzojmė mė sė miri, atėherė kur jemi tė angazhuar me punėn e Zotit. Por edhe nė kėtė punė, Jezusi na thėrret, qė tė ēlodhemi nė Tė. "Ejani veēmas nė njė vend tė vetmuar dhe pushoni pak" (Marku 6:31). A e shfrytėzojmė ashtu siē duhet kohėn, kur rendim sa andej, kėtej, si tė marrė?

Koha e Zotit

Duhet t'i lėmė kohė vetes, pėr tė qėndruar ēdo ditė nė praninė e Zotit, sepse vetėm kėshtu e kuptojmė se cili ėshtė vullneti i Tij pėr jetėn tonė. Shqetėsimet, frika dhe ankthi mund tė na mbysin, kurse lutja, studimi i Biblės dhe bindja ndaj Perėndisė na bėn, qė ta shohim jetėn me njė sy tjetėr. Ditarėt tanė dėshpėrues kthehen atėherė nė ditarė adhurimi. "Na mėso, pra, tė numėrojmė ditėt tona pėr tė pasur njė zemėr tė urtė...Na ngop nė mėngjes me mirėsinė tėnde, dhe ne do tė ngazėllojmė dhe do tė kėnaqemi nė tė gjitha ditėt tona" (Psalmi 90:12, 14). Nėse nuk e dimė sesi ta shfrytėzojmė ashtu siē duhet kohėn, atėherė le tė marrim mėsim prej Perėndisė. "Ditėt e mia janė nė dorėn tėnde" (Psalmi 31:15).

Tė shumtė janė ata njerėz, qė e shkojnė dėm kot jetėn, duke pirė alkol. Ėshtė pėr tė tė ardhur keq, kur i sheh njerėz tė tillė, tek pėrkulen pėrpara banakut, e nė mes tė natės, i tėrheqin kėmbėt zvarrė drejt shtėpisė, madje ka raste, kur duhet t'i mbajnė tė tjerėt pėr krahu, qė tė mos rrėzohen, aq tė dehur janė. Pijanecėt as qė nuk e mbajnė mend fare se ē'iu ndodhi natėn e kaluar. Nuk kemi nevojė, pra, qė ta kalojmė kohėn si bota. Nėse ecim nė shenjtėri dhe jemi tė mbushur me Frymėn e Shenjtė, atėherė do ta nderojmė Perėndinė edhe me vetė kohėn tonė.

Pėrfundim

"Mbillni pėr vete sipas drejtėsisė, korrni sipas dhemshurisė, lėroni arėn tuaj tė lėnė djerrė, sepse ėshtė koha pėr tė kėrkuar Zotin, derisa ai tė vijė dhe pėrhapė mbi ju drejtėsinė" (Osea 10:12). Nė vend qė tė vrapojmė sa andej kėtej, e tė habitemi sesa shpejt na ikėn koha, le t'i lutemi Perėndisė. Nė kėtė mėnyrė, jo vetėm qė do tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm pėr ato vite, qė na kanė mbetur, por edhe do ta shohim jetėn me njė sy tjetėr, me syrin e pėrjetėsisė. Po ta dimė se Jezusi na ka shpėtuar, atėherė duhet ta pranojmė se Ai kėrkon prej nesh, qė ta shfrytėzojmė ashtu siē duhet edhe kohėn, qė na ka dhėnė. "Dhe nė qoftė se thėrrisni si Atė atė qė, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprės sė gjithsecilit, kalojeni kohėn e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikė, duke ditur se jo me anė gjėrash qė prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mėnyra e kotė e tė jetuarit tė trashėguar nga etėrit, por nga gjaku i ēmuar i Krishtit, si tė Qengjit tė patėmetė dhe tė panjollė" (1 Pjetrit 1:17-19).             

© 10/10/2009