Ku ka ikur gėzimi?

"Kėto gjėra jua kam thėnė qė gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi juaj tė jetė i plotė" (Gjoni 15:11).

Parathėnie

Sot, me gjendjen e vėshtirė ekonomike qė po kalon bota, si edhe me lajmet e kėqija qė dėgjojmė dita-ditės, nuk na vjen mė pėr tė qeshur, apo pėr ta vėnė sadopak buzėn nė gaz e pėr tė qenė tė gėzuar. E megjithatė, ideja e gėzimit gjendet kudo nė Bibėl. Njė ide e tillė ėshtė njė nga mjetet e domosdoshme tė jetės sė krishterė. "Jini gjithmonė tė gėzuar" (1 Thesalonikasve 5:16)... "Gėzohuni gjithnjė nė Zotin; po jua them pėrsėri: Gėzohuni!" (Filipianėve 4:4).

Burimi i gėzimit

Nė vargun e studimit tonė, Jezusi na e bėn tė qartė se gėzimi i vėrtetė gjendet vetėm nė Tė. Prandaj, pra, ėshtė gėzimi i Tij, e jo i yni, apo i botės, i cili na e ndryshon pėrjetėsisht jetėn. Ai nuk na e ofron gėzimin pak nga pak, por na jep njė gėzim tė plotė, qė nuk mund tė pėrshkruhet dot me fjalė. "Tė cilin, megjithėse ju nuk e keni parė, e doni, duke besuar nė tė, megithėse tani nuk e shihni, dhe ngazėllohuni nga njė hare e patregueshme dhe e lavdishme" (1 Pjetrit 1:8).

Lumturia tokėsore e ka si zakon, qė tė zhduket si mjergulla. Por gėzimi i krishterė ėshtė i vazhdueshėm. Mateo Henri ka thėnė: "Gėzimi i hipokritit zgjat vetėm pėr njė moment, por gėzimi i atyre, qė qėndrojnė nė dashurinė e Perėndisė, i pėrngjan njė feste, qė s'ka fund". Jezusi tha qė ky gėzim "qėndron" brenda nesh, d.m.th. ai i reziston edhe situatave mė tė vėshtira, qė mund tė kalojmė, ngaqė e ka themelin tek njė Person, jo tek ngjarjet, qė ndodhin. "Kėshtu edhe ju tani jeni nė dhembje, por unė do t’ju shoh pėrsėri dhe zemra juaj do tė gėzohet, dhe askush nuk do t’ua heqė gėzimin tuaj" (Gjoni 16:22)... "Ta konsideroni njė gėzim tė madh, o vėllezėr tė mi, kur ndodheni pėrballė sprovash nga mė tė ndryshmet" (Jakobi 1:2)... "Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i kėndonin himne Perėndisė; dhe tė burgosurit i dėgjonin" (Veprat e Apostujve 16:25). Ėshtė gėzimi i Krishtit brenda nesh, qė na jep fitoren nė ēdo situatė. "Gėzimi i Zotit ėshtė fuqia juaj" (Nehemia 8:10).

Sekreti i gėzimit

Po kur nuk e ndjemė atė "gėzim, gėzim, gėzim, gėzim nė shpirtin tim", siē thotė kėnga? Mos, vallė, Krishti nuk na ka dhėnė njė gėzim tė plotė e tė pėrsosur? Mos, vallė, ka diēka brenda nesh, qė e pengon gėzimin e Tij qė tė jetė i plotė?

Sekreti i gėzimit fillon atėherė, kur ia dorėzojmė jetėn Zotit. "Kthemė gėzimin e shpėtimit" (Psalmi 51:12)... "Atėherė shpirti im do tė ngazėllejė tek Zoti dhe do tė gėzohet pėr shpėtimin e tij" (Psalmi 35:9). Njė dorėzim i tillė nuk do tė thotė thjesht t'i kėrkosh Atij, qė tė tė shpėtojė prej mėkatit, por gjithashtu qė ta lejosh Atė, qė, nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė, tė tė udhėheqė nė ēdo hap, qė hedh. "Dhe ju u bėtė imituesit tanė dhe tė Zotit, duke e pranuar fjalėn nė mes tė njė pikėllimi tė madh, me gėzimin e Frymės sė Shenjtė" (1 Thesalonikasve 1:6). Njė gėzim i tillė ėshtė njė nga karakteristikat e pranisė sė Frymės sė Shenjtė nė jetėn tonė (shiko Galatasve 5:22). Ndoshta, po tė kthehemi pėrsėri tek "dashuria e parė" (Zbulesa 2:4), do ta kuptojmė vėrtet gėzimin e shpėtimit e do tė rifreskohemi shpirtėrisht. "Ju do tė merrni me gėzim ujin nga burimet e shpėtimit" (Isaia 12:3). 

Sekreti i gėzimit pėrfshin edhe tė studjuarit nga ana jonė e fjalės sė Perėndisė. "Dhe po ju shkruajmė kėto gjėra qė gėzimi juaj tė jetė i plotė" (1 Gjonit 1:4). Vargu nė hyrje tė kėtij studimi thotė: "Kėto gjėra jua kam thėnė qė gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi juaj tė jetė i plotė". Mungesa e tė studjuarit tė Biblės ėshtė njė nga arsyet pse ca tė krishterė janė tė mėrzitur e pa jetė.

Sekreti i gėzimit njihet prej atyre, qė gjejnė kohė pėr t'iu lutur Perėndisė. "Kėrkoni dhe do tė merrni, qė gėzimi juaj tė jetė i plotė" (Gjoni 16:24)... "Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės; ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsi" (Psalmi 16:11).   

Pėrfundim

Ku ka ikur gėzimi? Nuk e ka fajin Perėndia, por e kemi fajin ne. Jemi ne ata, qė e kemi lejuar gėzimin, qė na ka dhėnė Jezusi, qė tė na largohet, ngaqė nuk i jemi bindur Atij, ashtu siē duhet. Gėzimi qė na jep Ai, ėshtė i vėrtetė e i pėrjetshėm. Ky gėzim egziston edhe nė mes tė frikės, hidhėrimit dhe vuajtjes. Nuk mund ta gjejmė askund njė gėzim tė tillė, veēse nė Krishtin.

© 16/3/2009