Teksti i studimit: Psalmi 23
Parathėnie
Tek vargu i Psalmit 23, Davidi thotė: "Kupa ime po derdhet". Sikur tė gjithė tė krishterėt, qė besojnė nė Bibėl, tė thonin kėshtu, atėherė shumė shpejt rilindja pėr tė cilėn lutemi kaq fort, ka pėr tė ardhur. Njė pėrvojė e tillė nuk ka pse tė na duket si ėndėrr, sepse Zoti Jezus Krisht erdhi, nė mėnyrė qė pasuesit e Tij "tė kenė jetė e ta kenė me bollėk" (Gjoni 10:10). S'ėshtė pėr t'u habitur, pra, konkluzioni, qė nxjerr Davidi nė fund tė Psalmit 23, kur thotė: "Me siguri pasuri dhe mirėsi do tė mė shoqėrojnė nė gjithė ditėt e jetės ime; dhe unė do tė banoj nė shtėpinė e Zotit ditė tė gjata" (vargu 6). Ai e dinte kuptimin e njė jete tė mbushur me bekime tė bollshme.
Jezusi mjafton
Zoti nuk na ēon nė haxhillėk (apo pelegrinazh), nė ndonjė vend tė largėt, tė ashtu-quajtur 'tė shenjtė', me qėllim qė tė bekohemi. Nuk e gjejmė bekimin, kur i shkojmė pas ndonjė predikuesi tė famshėm, me qėllim qė ai tė na vėrė duart mbi kokė e tė na bekojė. Pėrkundrazi, Jezusi na ofron Vetveten dhe ky ėshtė i vetmi bekim, pėr tė cilin kemi nevojė ne. "Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje" (Gjoni 14:6). Nėse Ai ėshtė e vetmja rrugė shpėtimi, atėherė s'ka dyshim se Ai ėshtė po ashtu edhe e vetmja rrugė drejt njė jete tė bekuar, ngaqė gjithēka qė na jep Perėndia, ėshtė e pėrsosur, e plotė dhe e mjaftueshme.
A e kemi zemrėn plot?
Gruaja samaritane erdhi pėr tė nxjerrė ujė nga pusi i Jakobit, por nuk ishte kova, por zemra e saj ajo, qė u mbush plot e pėrplot prej takimit me Jezusin. Feja, traditat dhe prejardhja e saj familjare nuk mund t'ia shuanin dot etjen shpirtėrore, por u deshėn vetėm pak fjalė prej Jezusit dhe ajo u ngop. "Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: Po ta njihje ti dhuratėn e Perėndisė dhe kush ėshtė ai qė tė thotė: "Mė jep tė pi!," ti vetė do tė kėrkoje nga ai dhe ai do tė tė jepte ujė tė gjallė... Por kush pi nga uji qė do ti jap unė nuk do tė ketė mė kurrė etje pėrjetė; por uji qė unė do ti jap do tė bėhet nė tė njė burim uji qė gufon nė jetė tė pėrjetshme (Gjoni 4:10, 14). E qė prej asaj dite, kupa e saj vazhdonte tė derdhej. Po ne, a mund tė bekohemi mė me bollėk, sesa po tė pijmė prej burimeve, qė na ka siguruar Perėndia? "Ju do tė merrni me gėzim ujin nga burimet e shpėtimit" (Isaia 12:3).
A e kemi bosh kupėn?
Me pak fjalė, pra, a kemi etje pėr gjithēka, qė na siguruar Zoti nė Krishtin? "Nėse dikush ka etje, le tė vijė tek unė e tė pijė. Ai qė beson nė mua, siē ka thėnė Shkrimi, nga brendėsia e tij do tė burojnė lumenj uji tė gjallė (Gjoni 7:37-38). Shumica e besimtarėve po pėrjetojnė vetėm ca pika tė dobta bekimi nė jetėn e tyre, nė vend qė tė pėrjetojnė pėrronj shpėrthyes. Pse ndodh kjo?
Arsyeja kryesore pse kupa jonė nuk po derdhet ėshtė se nuk i besojmė Zotit ashtu siē duhet. Kur u shpėtuam, u pagėzuam nė Krishtin nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė. Qė prej atij momenti, Perėndia na dha mundėsinė pėr tė shijuar njė mbushje tė vazhdueshme me Frymėn e Shenjtė. "Mbushuni me Frymė" (Efesianėve 5:18)... "Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė" (Romakėve 8:14). Shpeshherė, nė vend qė tė udhėhiqemi prej Frymės, ne vendosim qė ta jetojmė jetėn e krishterė me forcat tona e, si rezultat, e shohim sesi jeta qė kujtojmė se kemi, shpejt fillon e thahet. "Sepse populli im ka kryer dy tė kėqija: mė ka braktisur mua, burimin e ujit qė rrjedh, pėr tė hapur sterna, sterna tė prishura, qė nuk e mbajnė ujin" (Jeremia 2:13). Tė kesh jetė tė pėrjetshme do tė thotė tė marrėsh "pasuritė e papėrshkrueshme tė Krishtit" dhe tė mbushesh "me tėrė plotėsinė e Perėndisė" (Efesianėve 3:8, 19). Kupa jonė fillon e boshatiset, atėherė kur harrojmė qė t'i besojmė Krishtit. "Qė Krishti tė banojė nė zemrat tuaja me anė tė besimit" (Efesianėve 3:17).
Ēfarė presim?
Nė shkretėtirė, po tė na thahej goja e dikush tė na jepte njė kupė me ujė, qė po derdhej, do tė ishim tė marrė tė mos e pinim e ta shuanim etjen. Pse hezitojmė, pra? Arsyeja ėshtė se i kemi vėnė kufinj Perėndisė, duke kujtuar se Ai ėshtė nė gjendje tė bėjė ca gjėra, por jo gjithēka. Por Perėndia dėshiron tė na japė mė shumė sesa ē'presim ne prej Tij! "Tani atij qė, sipas fuqisė qė vepron nė ne, mund tė bėjė jashtė mase mė tepėr nga sa kėrkojmė ose mendojmė, atij i qoftė lavdia nė kishėn nė Krishtin Jezus pėr tė gjitha brezat, nė jetė tė jetėve" (Efesianėve 3:20-21). Ai dėshiron, qė tė themi me gėzim: "Kupa ime po derdhet"!
Pėrfundim
![]()
© 27/6/2009