Kur Jezusi u ngrit pėr tė folur

"Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė." (Mateu 28:18).    

Parathėnie   

Tė gjithė duan tė kenė fuqi e autoritet, qė nga qeveritė e botės e deri tek njeriu i zakonshėm i rrugės. Ēdo diktator i kėsaj bote ka patur si synim tė ketė fuqinė mė tė madhe, pėr ta qeverisur njerėzimin. E kemi vėnė re kėtė fakt nė jetėn e Nebukadnetsarit, Ēezarit, apo Hitlerit. Njė ditė kjo fuqi supreme do tė shfaqet pėr herė tė fundit edhe tek Antikrishti. Por, asnjė njeriut, sado i pėrulėt, apo humanist qė tė jetė ai, nuk mund t'i besohet njė fuqi, apo pushtet i tillė. "Fuqia ka si tendencė pėr ta korruptuar njeriun dhe fuqia absolute tė korrupton absolutisht" (Baron Akton). Por Zoti Jezus Krisht ushtroi njė fuqi tė tillė absolute me shenjtėri dhe drejtėsi tė pėrsosur.

Autoriteti i fjalės sė Tij

"Pastaj hynė nė Kapernaum dhe menjėherė, ditėn e shtunė, ai hyri nė sinagogė dhe i mėsonte njerėzit. Dhe njerėzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mėsonte si njė qė ka pushtet dhe jo si skribėt" (Marku 1:21-22).

Sinagoga ishte vendi, ku tė gjithė ekspertėt mblidheshin pėr t'iu dhėnė mėsim tė tjerėve se si ta jetonin jetėn. Priftėrinjtė dhe skribėt konsideroheshin si njerėz me autoritet, kur vinte puna pėr tė sqaruar gjėra, qė kishin lidhje me fjalėn e Perėndisė. Por gjithēka ndryshoi, kur Jezusi u ngrit pėr tė folur. Fjala e Tij ishte e freskėt, e fuqishme dhe mbresėlėnėse. Priftėrinjtė e sinagogės iu thonin dėgjuesve tė tyre, qė t'i drejtonin sytė nga komentatorėt e tjerė tė famshėm, kurse Jezusi i drejtoi njerėzit drejt e tek Perėndia. Mėsuesit e tjerė flisnin rreth atyre, qė kishin autoritet, kurse Jezusi vetė fliste me autoritet. Atė ditė tė shtune, asgjė nuk ishte monotone, apo e mėrzitshme, sepse njerėzit e vunė re se Zoti Jezus kishte autoritet absolut. Ai iu mėsoi atyre atė, qė thonin Shkrimet e Shenjta. S'ka gjė mė tė mirė sesa kjo!

Autoriteti i Tij mbi Satananė

"Atėherė nė sinagogėn e tyre ishte njė njeri i pushtuar nga njė frymė e ndyrė, i cili filloi tė bėrtasė, duke thėnė: “Ē’ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe tė na shkatė-rrosh? Unė e di kush je: I Shenjti i Perėndisė”. Por Jezusi e qortoi duke thėnė: “Hesht dhe dil prej tij!”. Dhe fryma e ndyrė, mbasi e sfiliti, dhe duke lėshuar njė britmė tė madhe doli prej tij" (Marku 1:23-26).

Pikėrisht aty, nė sinagogė, ndodhej njė njeri i pushtuar prej demonėve, i cili ndoshta kishte shkuar nė sinagogė pėr vite me rradhė, por, gjatė gjithė asaj kohe, askush nuk kishte qenė nė gjendje ta ēlironte. Por gjithēka ndryshoi, kur Jezusi u ngrit pėr tė folur. Demonėt nuk kishin deklaruar kurrė se priftėrinjtė dhe skribėt ishin njerėz tė shenjtė, tė dėrguar prej Perėndisė, por, kur panė Jezusin, ata e njohėn menjėherė se kush ishte Ai. E dinin se Ai kishte fuqi absolute, pėr t'i nxjerrė prej trupit tė kėtij njeriu dhe pėr t'i ēuar nė Ferr. E dinin se Ai kishte ardhur nė tokė pėr ta shkatėrruar Satanain dhe pushtetin e tij mbi njerėzimin. "Prandaj ėshtė shfaqur Biri i Perėndisė: pėr tė shkatėrruar veprat e djallit" (1 Gjonit 3:8). Jezusi kishte si detyrė, pėr t'i ēliruar njerėzit. "Do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė tė lirė... Pra, nėse Biri do t’ju bėjė tė lirė, do tė jeni me tė vėrtetė tė lirė” (Gjoni 8:32, 36). Asnjėri prej drejtuesve fetarė nuk e kishte autoritetin, pėr t'i ēliruar njerėzit prej Satanait. Vetėm Jezusi e kishte njė pushtet tė tillė.

Autoriteti i Tij i shpallur

"Dhe tė gjithė u mahnitėn aq shumė sa pyesnin njeri tjetrin duke thėnė: “Vallė ē’ėshtė kjo? Cfarė doktrinė e re qėnka kjo? Ky i urdhėroka me autoritet edhe frymėrat e ndyra, dhe ata i binden”. Dhe fama e tij u pėrhap menjėherė nė mbarė krahinėn pėrreth Galilesė. Dhe tė gjithė u mahnitėn aq shumė sa pyesnin njeri tjetrin duke thėnė: “Vallė ē’ėshtė kjo? Cfarė doktrinė e re qėnka kjo? Ky i urdhėroka me autoritet edhe frymėrat e ndyra, dhe ata i binden”. Dhe fama e tij u pėrhap menjėherė nė mbarė krahinėn pėrreth Galilesė" (Marku 1:27-28).

Njerėzit e dinin se Jezusi ishte ndryshe nga priftėrinjtė dhe skribėt. Ata s'kishin qenė kurrė kaq tė entuziazmuar rreth ndonjė mėsuesi tjetėr tė sė shtunės, por tani, gjithēka ndryshoi, kur Jezusi u ngrit pėr tė folur. Qė prej atij momenti, njerėzit donin t'iu tregonin shokėve e miqve, pjesėtarėve tė familjes dhe komshinjve rreth Zotit Jezus Krisht. Ah, sikur tė vepronin kėshtu edhe besimtarėt e sotshėm! Edhe ne kemi pėrjetuar ēlirimin prej kthetrave tė Satanait. Jezusi na e ka ndryshuar plotėsisht jetėn, me anė tė gjakut tė Tij. A nuk mund ta ndajmė edhe ne kėtė lajm tė mirė me tė tjerėt? Njerėzit kanė nevojė tė dinė mė shumė rreth Zotit dhe ėshtė detyra jonė, qė t'iu tregojmė atyre pėr Tė. "Si do ta thėrrasin, pra, atė, tė cilit nuk i besuan? Dhe si do tė besojnė tek ai pėr tė cilin nuk kanė dėgjuar? Dhe si do tė dėgjojnė, kur s’ka kush predikon? Dhe si do tė predikojnė pa qenė dėrguar? Siē ėshtė shkruar: “Sa tė bukura janė kėmbėt e atyre qė shpallin paqen, qė shpallin lajme tė mira!” (Romakėve 10:14-15).

Fuqia e Tij shėruese

"Sapo dolėn nga sinagoga, erdhėn nė shtėpinė e Simonit dhe tė Andreas, me Jakobin dhe Gjonin. Vjehrra e Simonit ishte nė shtrat me ethe dhe ata menjėherė i folėn pėr tė. Atėhėrė ai u afrua, e kapi pėr dore dhe e ngriti. Menjėherė ethet e lanė dhe ajo nisi t’u shėrbejė. Nė mbrėmje, pas perėndimit tė diellit, i prunė tė gjithė tė sėmurit dhe tė idemonizuarit. Dhe gjithė qyteti ishte mbledhur pėrpara derės. Ai shėroi shumė, qė lėngonin nga sėmundje tė ndryshme, dhe dėboi shumė demonė; dhe nuk i lejoi demonėt tė flasin, sepse ata e njihnin" (Marku 1:29-34).

Priftėrinjtė, skribėt dhe tė gjithė njerėzit e tjerė e kishin si zakon qė, sapo tė mbaronte predikimi nė sinagogė, tė shkonin nė shtėpi, tė hanin drekė e tė pushonin. Por gjithēka ndryshoi, kur Jezusi u ngrit pėr tė folur. Edhe Zoti mund tė kishte shkuar pėr t'u qetėsuar pak, por, pėrkundrazi, Ai vazhdoi tė bėnte atė punė, pėr tė cilėn ishte dėrguar pėr tė bėrė nė tokė. Ai iu gjend afėr tė sėmurėve dhe atyre, qė ishin tė pushtuar prej demonėve, madje deri natėn vonė. Pėr Jezusin, njerėzit kishin rėndėsi dhe vlerė tė madhe dhe kjo ishte njėra nga arsyet, qė e bėnte Atė tė dallohej prej drejtuesve fetarė. "Mjerė edhe ju, o mėsues tė ligjit! Sepse i ngarkoni njerėzit me barrė qė me vėshtirėsi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrė as edhe me njė gisht" (Luka 11:46)... "Por nė se unė i dėboj demonėt me gishtin e Perėndisė, mbretėria e Perėndisė, pra ka arritur deri te ju" (Luka 11:20).

Pėrfundim   

Zoti Jezus Krisht foli me autoritet dhe fuqi absolute. Ai akoma edhe sot vazhdon t'iua ndryshojė jetėn njerėzve me fjalėn e Tij. Priftėrinjtė e sotshėm nuk janė nė gjendje t'i shpėtojnė shpirtrat e njerėzve; mėsuesit e ndryshėm tė fesė sė judenjve janė po aq religjozė, sa edhe farisenjtė e dikurshėm; imamėt e myslimanizmit paguhen prej Satanait, kurse shumica e pastorėve e kanė kompromentuar besimin e tyre dhe e kanė holluar fjalėn e Perėndisė. A nuk mund tė veprojmė, ashtu siē na tha edhe Jezusi? "Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: “Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės" (Mateu 28:18-20).

© 19//2009