Llogaritja e shpenzimeve

"Dhe turma tė mėdha shkonin me tė. Ai u kthye nga ata dhe tha: “Nėse ndokush vjen tek unė dhe nuk urren babanė e vet dhe nėnėn e vet, gruan dhe fėmijėt, vėllezėrit dhe motrat, madje edhe jetėn e vet, nuk mund tė jetė dishepulli im. Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk mė ndjek, nuk mund tė jetė dishepulli im. Kush nga ju, pra, kur do tė ndėrtojė njė kullė, nuk ulet mė parė tė llogaritė shpenzimet, pėr tė parė nėse ka mjaftueshėm pėr ta mbaruar? Qė atėherė, kur t’i ketė hedhur themelet e tė mos mundė ta pėrfundojė, tė gjithė ata qė e shohin, tė mos fillojnė e tė tallen, duke thėnė: "Ky njeri filloi tė ndėrtojė e nuk mundi ta pėrfundojė". Ose cili mbret, kur niset tė luftojė kundėr njė mbreti tjetėr, nuk ulet mė parė tė gjykojė nė se mund ta pėrballojė me dhjetė mijė atė qė po i vjen kundėr me njėzet mijė? Nė mos, ndėrsa ai ėshtė ende larg, i dėrgon njė delegacion pėr tė biseduar pėr paqe. Kėshtu, pra, secili nga ju qė nuk heq dorė nga tė gjitha ato qė ka, nuk mund tė jetė dishepulli im" (Luka 14:25-33) .

Parathėnie

Shumica e kishave janė tė mbushura me njerėz, qė kurrė nuk i kanė bėrė siē duhet llogaritė, lidhur me tė qėnit dishepull i vėrtetė i Krishtit. Kėshtu qė, kur pėrndiqen e persekutohen pėr shkak tė besimit tė tyre, ata i varin shpresat tek bota dhe siguria fallco e saj. Vini re se si, nė tekstin e studimit tonė tė mėsipėrm, Jezusi me qėllim u kthye nga turma dhe u pėrpoq pėr t'i larguar prej Vetes ata, qė e ndiqnin. "Jezusi veproi nė mėnyrė dramatike. Ai donte qė ta shikonte sesa i vėrtetė ishte entuziazmi i turmės sė njerėzve. A po e ndiqnin ata Atė thjesht sa pėr tė kaluar rradhėn, apo ishin vėrtet tė vendosur pėr ta ndjekur deri nė fund?" (Komentim i marrė prej 'Fjalėve figurative tė Robinsonit').

Bėrja me vonesė e llogarive

Sa tė shumtė janė ata tė ashtu-quajtur besimtarė, qė kujtojnė se do t'i vėnė gjėrat nėpėr vijė me Perėndinė, para se tė vdesin! Nga e dinė ata se do t'iu jepet shansi, pėr tė vepruar kėshtu? Pėr mė tepėr, ē'lloj garancie kanė, qė tregon se janė tė shpėtuar? Shumica e njerėzve kanė pėr ta parė se do tė largohen prej kėsaj bote pa patur fare shpresė e hir, tė papėrshtatshėm pėr tė qėndruar pėrpara Perėndisė tre-herė tė shenjtė. Ndoshta do t'iu hapen sytė shpirtėrorė e do ta shohin se bota, bashkė me argėtimet e saj, fillon e vyshket. Por, atėherė, do tė jetė shumė vonė pėr t'ia kthyer zemrėn e tyre Perėndisė. 

Rreziku i madh

Tė paktė janė ata, qė e kuptojnė rrezikun e madh, nė tė cilin ndodhen, ngaqė nuk ia vėnė veshin Frymės sė Shenjtė, qė i thėrret pėr ta ndjekur me tė vėrtetė Krishtin. Njerėz tė tillė mund tė kenė shumė njohuri rreth doktrinave tė krishtėrimit, por nuk janė "tė rrėnjosur dhe tė themeluar" nė Krishtin (Efesianėve 3:18). Kanė mėsuar qė tė flasin si qytetarė tė Qiellit (tė Parajsės), por kurrė nuk e kanė pėrjetuar ndryshimin e brendshėm shpirtėror, qė sjell hiri i shpėtimit. Njerėz tė tillė janė nė rrezik tė humbin gjithēka, po qe se nuk i bėjnė mirė llogaritė.

Gjatė kėtyre dekadave tė fundit, kemi dėgjuar rreth shumė predikuesve tė fuqishėm tė ungjillit, jeta dhe shėrbesa e tė cilėve ėshtė shkatėrruar, ngaqė nuk e kanė braktisur botėn njė herė e pėrgjithmonė.

Shembuj prej Biblės

Perėndia i ēliroi Izraelitėt nga Egjipti, nėpėrmjet dorės sė Tij tė fuqishme. Por, s'kaloi shumė kohė dhe ata e humbėn besimin dhe donin tė ktheheshin prapė tek skllavėria nė Egjipt, nė vend qė tė shkonin nė Tokėn e Premtuar. Kujtuan se rruga e tyre me Zotin do tė ishte fushė me lule. Nuk i bėnė mirė llogaritė, ndaj edhe vdiqėn nė shkretėtirė.

Tė shumtė ishin ata njerėz, qė i shkonin pas Zotit Jezus Krisht. Por shumė pak prej tyre ishin gati tė vuanin pasojat e tė qėnit dishepull i Tij, ndaj edhe u kthyen mbrapsht dhe "nuk shkuan mė me tė" (Gjoni 6:66). Kėnaqeshin me spektaklin e mrekullive, si edhe me diskutimet rreth Mbretėrisė sė Qiellit, por, kur erdhi puna pėr koston e besimit dhe tė pėrkushtimit, i ashtu-quajturi besim i tyre u shkatėrrua fare.

Edhe Dema nuk i bėri siē duhej llogaritė. Njėherė e njė kohė, ai kishte qenė shok besnik i apostullit Pal, njė "bashkėpunėtor" nė predikimin e ungjillit (Filemoni 1:24). Por, me sa duket, Dema kurrė nuk i kishte zgjidhur zinxhirėt, qė e mbanin tė lidhur me botėn. Me sa keqardhje do t'i ketė shkruar Pali kėto fjalė: "Dema mė la, sepse deshi kėtė botė" (2 Timoteut 4:10).

Kostoja (Ēmimi)

Jemi shumė naivė, kur besojmė se njė besimtar i ri ėshtė i shpėtuar vėrtet, ngaqė ka bėrė njė lutje, apo ngaqė duket i gėzuar e i mbushur me entuziazėm. Harrojmė se tė shumtė janė ata, qė vijnė tek Krishti, thjesht si dėgjues zemėrgurė, tė cilėt tėrhiqen, sapo jeta e dishepullit fillon e vėshtirėsohet. "Por, nuk ka rrėnjė nė vete, dhe ėshtė pėr pak kohė; dhe kur vijnė mundimi ose pėrndjekja pėr shkak tė fjalės, skandalizohet menjėherė" (Mateu 13:21). Shumica e njerėzve kujtojnė se tė jesh i shpėtuar do tė thotė tė jesh i gėzuar e tė kesh njė jetė pa probleme e shqetėsime. Po ku janė, vallė, kėta njerėz sot? Janė kthyer prapė tek jeta e tyre e vjetėr nė botė, ngaqė e kanė parė se ēmimi i tė shkuarit pas Krishtit ėshtė shumė i lartė pėr t'u paguar.

Ai, qė i ka bėrė mirė llogaritė, e ka kuptuar se duhet ta mohojė vetveten, ta marrė kryqin mbi supe dhe ta ndjekė Krishtin, aty ku ta drejtojė Ai. E si mund t'i pėrshtaten vargjet nė hyrje tė kėtij studimi stilit tė ungjillit, qė predikohet sot, qė thotė se ėshtė e lehtė tė jesh i krishterė?  

Pėrfundim   

Shpėtimi, qė Perėndia na e jep si dhuratė, duhet tė ofrohet dhe tė pranohet ashtu siē pėrshkruhet nė Bibėl. Duhet t'iu themi njerėzve se tė ndjekurit e Krishtit ka tė bėjė me vetė-mohim, bindje dhe besnikėri tė plotė ndaj Tij. Duhet t'iu themi: "Mos hajde tek Krishti, po qe se nuk je gati pėr ta braktisur gjithēka dhe gjithkėnd, pėr t'u bėrė njė dishepull i vėrtetė i Jezusit". Gjithashtu, bėjmė mirė qė t'i hedhim njė sy edhe besimit tonė nė Krishtin. Po ne, a jemi gati qė ta ndjekim Atė deri nė fund, pavarėsisht se sa mund tė na kushtojė kjo? "Ē’dobi do tė ketė njeriu tė fitojė gjithė botėn, nėse mė pas do tė humbė shpirtin e vet?" (Marku 8:36).

© 10/1/2009